Kur ishe njëvjeçar, ajo të ushqente dhe të pastronte, kurse ti e falënderoje me të qarë gjatë natës.
Kur ishe dyvjeçar, ajo të ushtroi të ecish, kurse ti e falënderoje me ikje kur ajo të kërkonte.
Kur ishe trevjeçar, ajo të përgatiste ushqim të shijshëm, kurse ti e falënderoje me hedhjen e enëve në tokë.
Kur ishe katërvjeçar, ajo ta jepte lapsin të mësosh vizatimin, kurse ti e falënderoje me ngjyrosjen e mureve.
Kur ishe pesëvjeçar, ajo ti vishte rrobat më të bukura për festën e Bajramit, kurse ti e falënderoje me përlyerjen e tyre.
Kur ishe gjashtëvjeçar, ajo të regjistroi në shkollë, kurse ti e falënderoje me britmë, se unë nuk dua të shkoj.
Kur ishe dhjetëvjeçar, ajo të priste nga shkolla që të përqafon, kurse ti e falënderoje me hyrjen tënde me shpejtësi të madhe në dhomën tënde.
Kur ishe pesëmbëdhjetëvjeçar, ajo qante për suksesin tënd, kurse ti e falënderoje duke i kërkuar dhuratë për korrjen e atij suksesi.
Kur ishe njëzetvjeçar, ajo shpresonte ta shoqërosh në vizitën e farefisit, kurse ti e falënderoje me ndejën tënde me shokë.
Kur ishe njëzet e pesë vjeçar, të ndihmoi në financimin e martesës tënde, kurse ti e falënderoje duke u larguar sa më larg me banim nga ajo, së bashku me gruan tënde.
Kur ishe tridhjetëvjeçar, të këshilloi me disa porosi rreth fëmijëve, kurse ti e falënderoje me fjalët, mos ndërhyn në çështjet e mia private.
Kur ishe tridhjetë e pesë vjeçar, të lajmëronte të shkosh tek ajo dhe të drekoni së bashku, kurse ti e falënderoje me fjalën tënde, jam nxënë këto ditë.
Kur ishe dyzetvjeçar, të lajmëroi se është e sëmurë dhe ka nevojë për përkujdesjen tënde, kurse ti e falënderoje me fjalët, ka mundësi të infektohem nga sëmundje jote.
Ti sot, pa marrë parasysh se sa vjeç që je, si e falënderove nënën tënde!!
Nëse nënën e ke gjallë dhe afër teje, mos e lejo veten të ik ky shans i artë që ta respektosh, mos e harro dashurinë e saj dhe vepro për hir të arritjes së asaj dashurie, ngase ti, nuk ke në këtë dynja përveç se një nëne.
Kur ajo do të ndërrojë jetë… a do të bëjë dobi pendimi yt, për ato fjalë dhe vepra që e zemëronin atë…
Atëherë do të mbetesh i vetëm, pa nënë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU