Poeti me qyp

0
505

Thuhet se një poet i varfër mori qortim nga gruaja e tij për shkak të varfërisë, e cila thjesht e përzuri nga shtëpia duke i thënë që të sjellë ndonjë ushqim në shtëpi.

Ai mori një qyp me vete dhe shkoi për të marrë ushqim nga diku. Duke shkuar rrugës, vuri re një turmë njerëzish në një vend paqësor, ku pa se si njerëzit vinin dhe shkonin atje. Ai i pyeti se ku po shkon gjithë ky popull? I thanë se është bajrami afër dhe halifi i ka ftuar dijetarët dhe poetët me reputacion, dhe, kushdo që shkon tek ai, do të shpërblehet me dhurata të vlefshme, veçanërisht poetët.

Kështu, edhe ai vendosi të shkojë me ta duke e mbajtur qypin e tij mbi supe. Kur arriti, poetët tashmë e kishin mbaruar vizitën e tyre. Dikush prej tyre kishte marrë 1000 dinarë, dikush disa qindra dhe rrallë kush vetëm 100 dinarë. I erdhi radha edhe atij, edhe pse nuk ishte përgatitur për një takim të tillë.

Halifi e pyeti atë me një buzëqeshje: Çfarë ka për të na thënë pronari i qypit?

Të gjithë u qeshen.

Ai i tha atij:

Kur pashë që njerëzit po ngarendnin, kah deti yt përplot me bamirësi, erdha edhe unë me këtë qypin tim.
Shkathtësia dhe elokuenca e këtij njeriu e mahniti halifin, edhe pse ai sapo e tha vetëm një varg, andaj dha urdhër që t’ia mbushin qypin me ar.

Poeti doli shumë i lumtur. Duke pasur parasysh se para kësaj ai ishte shumë i varfër, sa herë që po shihte ndonjë të varfër, i dhuronte nga një monedhë ari nga qypi. Dhe kështu e ndau krejt sasinë e arit. Poetët që e kishin zili për vargjet e bukura dhe bamirësinë, ia thanë këtë halifit dhe e ngarkuan se ai me atë rast po sillet me arrogancë dhe po i jep secilit me kapelë dhe çorape. Dhe sikur nuk ju mjaftoi kjo, por ata i thanë edhe: „Halif i nderuar, më shumë të ngjanë ty tu ndash të tjerëve në këtë ditë feste, sesa atij varfanjaku!“

Halifi u zemërua për këtë dhe urdhëroi që atë poetin e varfër t’ia sillnin në pallat. Kur e sollën, halifi i tha:

„O njeri, a ti je vendosur në pozitën time dhe po u ndanë lëmoshë të tjerëve? Unë të dhash lëmoshë ty për varfërinë tënde dhe ta dish se unë kam më shumë motive se ti që t’ju ndihmoj të varfërve.“

Poeti i tha atij: I nderuari halif,

Njerëzit e mirë na dhurojnë nga pasuria e tyre, kurse me pasurinë e njerëzve të mirë ne i dhurojmë të tjerët.
Njerëzit janë njerëz për aq kohë sa kanë ndershmëri, sepse edhe vështirësia edhe lehtësia janë momente kalimtare, e më i nderuari midis fqinjëve është njeriu që njerëzit i ndihmon. Mos e ndërprisni bamirësinë ndaj askujt, për sa kohë që ju jeni në gjendje dhe derisa ditët të vazhdojnë, dhe kujtoje mirësinë e Allahut ndaj teje, kur bëri që njerëzit prej jush, dhe jo ju prej tyre, ndihmë të kërkojnë. Kushdo që vdes, bamirësitë e tij nuk do të vdesin,
dhe shumë njerëz jetojnë, edhe kur në mesin e njerëzve janë të vdekur.

Kjo i pëlqeu halifit dhe urdhëroi që për herë të dytë t’i mbushet qypi me ar. Pasi u nis poeti, atij i ra në tokë një monedhë ari dhe nxitoi që ta merrte. Edhe ashtu xhelozë, poetët menjëherë i thanë halifit se poeti në fjalë ishte shumë i pangopur dhe po vraponte pas një monedhë ari të vetme.

Ai i çuditur tha me vete: A po vrapon pas një monedhe, ndërsa unë dy herë ta mbusha qypin?

Poeti iu përgjigj:

Halif i nderuar, unë nuk kam vrapuar pas një monedhe prej ari pse jam lakmitar dhe i pangopur, por sepse kam frikë se ndonjë nga shërbëtorët e tu do ta shkel, kurse aty është i shkruar emri yt i ndershëm!“
Mbushjani qypin për herë të tretë!

Urdhëroi halifi, kurse poeti shkoi tek gruaja e tij me një qyp plot me ar.

Xhemo Rexhematoviq; www.monteislam.com

Përshtati: Miftar Ajdini