Pesë mënyra për të përfituar nga leximi i çdo libri

0
237

Për të përfituar nga leximi i ndonjë libri, nga të dhënat, mësimet dhe këshillat që na pëlqejnë, atëherë ka një mori rregullash dhe udhëzimesh që të ndihmojnë në këtë drejtim. Këtu do të ndalemi në vetëm pesë sosh prej tyre:

– Duhet të kesh patjetër një motiv që të nxit të lexosh dhe ta kuptosh e mësosh librin që e ke në duar.

– Kapitullin ose kreun lexoje shpejt, në mënyrë që të kesh një njohuri të përgjithshme rreth asaj që bën fjalë kapitulli, e pastaj, kthehu prapë dhe lexoje me kujdes, që të kuptosh idenë dhe mendimin.

– Mundohu që herë pas here ta aplikosh atë që lexon në jetën e përditshme, apo si mund të përfitojmë prej tij në këtë kohë, në mënyrë që të motivohesh edhe më shumë për leximin e librit, ngase, përderisa i ke vënë vetes një qëllim të leximit të librit, e që është përfitimi i mësimeve dhe udhëzimeve, atëherë leximin do ta gjesh tërheqës.

-Mbarimi i leximit të librit le të mos jetë kontakti yt i fundit me të. herë pas herë ktheju atij, sidomos kur në memorie fillon të zbehet imazhi i përmbajtjes së tij.

– Përpiloje një rezyme të librit me gjëra që ke përfitua por dhe me njohuritë e reja që i ke mësuar – marrë prej tij.

Përshtati në shqip: Sedat Islami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here