Përse nuk duhet t’i lëmë bebet të djersinë, ja si u rrezikohet shëndeti

0
551

Djersitja është një proces biologjik rregullues që ofron përfitime të shumta, por që këto të fundit vijnë me kohën.

Një bebe nuk duhet lënë kurrë të djersijë së tepërmi pasi mund t’i rrezikohet shëndeti.

Duke qenë se bebet e porsalindura flenë shumë dhe orët në fazën e ciklit të thellë të gjumit janë të gjata, kanë më shumë gjasa të djersiten se të rriturit apo fëmijët.

Kjo gjendje nëse është e vazhdueshme dhe nuk varet nga faktorët e jashtëm si temperatura e ambientit mund të jetë një shenjë e sëmundjeve kardivaskulare si problemeve të ndryshme dhe Apnea-s së gjumit.Mbinxehja është një faktor rreziku për sindromin e vdekjes së papritur të miturve (SIDS – sudden infant death syndrome).

Dhoma ku fle foshnja juaj duhet të jetë e ngrohtë – rreth 16 deri më 21 gradë Celsius – dhe jo e nxehtë.Nëse e mbani shtëpinë tuaj të freskët, dhe foshnja juaj pavarësisht se e keni veshur hollë, prapë djersitet, atëherë është koha ta vizitoni mjekun për t`u konsultuar.