Ja përse na pickojnë mushkonjat ?

0
236
This 2005 photograph depicts a female Aedes aegypti mosquito, which is the primary vector for the spread of Dengue fever. The virus that causes Dengue is maintained in the mosquito?s life cycle, and involves humans, to whom the virus is transmitted when bitten. The female mosquito pictured here, was shown as she was obtaining a blood meal by inserting the feeding stylet through the skin, and into a blood vessel. Blood can be seen being drawn up through the stylet, and into the mosquito?s mouth.

Shkencëtarët tashmë e kuptojnë se si aroma, shikimi dhe i nxehti ndikojnë në pickimin e njeriut nga insektet.

E keni pyetur veten ndonjëherë pse tërhiqni mushkonjat si magnet?
Revista Time thotë se shkencëtarët tashmë e dinë metodën që insektet përdorin për të gjetur “prenë” e tyre, dhe kjo ka tre hapa.
Sipas një studimi të ri të publikuar në Current Biology, mushkonjat janë të tërhequra nga aroma e CO2 (dioksidit të karbonit), që është në frymëmarrjen e njeriut. Insektet e kapin këtë aromë nga një distancë prej 10-50 metrash.
Duke u afruar ato krijojnë një pamje vizuale të “presë” së tyre, dhe kjo është testuar nga studiuesit në një njollë të zezë në një tunel me erë. Ato shohin trupin e njeriut nga 5-15 metra.
E fundit, mushkonjat tërhiqen nga nxehtësia e trupit të njeriut, të cilët studiuesit e kanë konfirmuar me një panel qelqi të nxehtë. Insektet i afrohen të nxehtit brenda një metri.
Ndërsa shkencëtarët zbulojnë se këto elementë ndikojnë në pickimin e mushkonjave, për herë të parë kanë kuptuar lidhjen që këto tre etapa kanë me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here