Përplasje të ashpra në mes të Fethullah Gylenit dhe kryeministrit turk Rexhep Tejib Erdogan

0
163

                                                                                                                                                       (u130u)83373

Shefi i policisë së Stambollit është larguar nga posti i tij, njoftuan mediat turke të enjten, dy ditë pasi bijtë e ministrave të kabinetit dhe biznesmenë të shquar të afërt me kryeministrin turk Tajip Erdogan u arrestuan për hetim të korrupsionit.

Huseyin Capkin, shefi i policisë së kryeqendrës së Turkisë, ka qenë në këtë post që nga qershori i vitit 2009. Ai do të zëvendësohet nga Selami Altinok guvernator i provincës Aksaray.

Një numër i zyrtarëve të lartë janë shkarkuar nga detyrat e tyre të mërkuren në mëngjes pasi policia arrestoi 52 vetë në tri bastisje të veçanta në të gjithë Stambollin të martën. Individët në fjalë, ku përfshihet edhe kryetari i qarkut Fatih të Stambollit, administratorin e përgjithshëm të Halkbank, bij të ministrave të qeverisë dhe biznismenë të lartë, janë duke u akuzuar për korrupsion, ryshfet dhe kontrabandë të paligjshme.

Fakti se një numër i zyrtarëve të lartë kanë humbur punët e tyre tregon se ka grindje në mes qeverisë dhe disa anëtarëve të sistemit ligjor, shumë komentues sugjeruan se bastisjet ishin pjesë e një përplasje të vazhdueshme midis partisë në pushtet AK dhe ish-aleatët e Fethullah Gylenit nga Lëvizja Hizmet.

Burime të pakonfirmuara sugjerojnë se një numër i ministrave kanë dorëzuar dorëheqjet verbale, ashtu sikurse kryeministri Rexhep Tajip Erdogan përgatitet të riorganizojë qeverinë përpara zgjedhjeve lokale në mars. Erdogan denoncoi bastisjet dhe arrestimet duke i cilësuar si “operacione të pista” për të shpifur administratën e tij vetëm pak muaj para zgjedhjeve lokale, kritikët e shohin si një provë të autoritetit të tij.

Një zëdhënës i ambasadorit të Turqisë në BE Egemen Bagis ka pohuar se disa fotografi ku shihet një makinë e numërimit të të hollave gjoja i përket Baris Guler, birit të ministrit Muamer Guler, në të vërtetë i përket policisë. Ka pasur edhe video që qarkullojnë në mediat turke ku shihet një kuti e këpucëve e mbushur me të holla gjoja se i përkasin menagjerit të përgjithshëm të Halkbank Sulejman Aslan, por me vonë u zbulua se këto janë marrë nga një video internet nga një faqe e huaj.

Fetullah Gulen ka mohuar çdo përfshirje në këtë skandal, të cilin shumë besojnë se është një përpjekje për ta diskredituar Partinë AK dhe largimin e tyre nga pushteti. Zëvendës kryeministri Bulent Arinç po ashtu ka thënë se qeveria nuk do të pengojë procesin e hetimeve dhe asnjë nga ministrant nuk do të qëndrojnë nëse janë fajtor.

Ndërkohë në zhvillimet e kohëve të fundit, nëntë prej të arrestuarve në këtë skandal, duke përfshirë edhe dy gra, i janë referuar gjykatës.

Lajme të reja:

Disa nga 52 e të dyshuarve të ndaluar nga policia turke të martën u liruan, ndërsa të tjerët janë dërguar në gjykatë.

Pesë të dyshuarit të cilët ishin arrestuar si pjesë e operacionit anti ryshfet në qendër të Stambollit janë liruar, ndërsa marrja në pyetje nga gjykata e 8 të dyshuarve vazhdon ende.

3 nga 5 e të dyshuarve u liruan pas marrjes në pyejte në një stacion policor.

10 të dyshuar duke përfshirë 2 gra të cilët kanë qenë të ndaluar për krim financiar dhe krim të organizuar në departamentin e policisë së krimit, janë dërguar në ndërtesën e gjykatës Caglajan në Stamboll.

8 nga 10 të dyshuarit të cilët u morrën në pyetje në zyrën e prokurorit janë dërguar në gjykatë, ndërsa 2 të dyshuar janë liruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here