Disa Ajete ne lidhje me temen !
Dijetari i njohur hanefij Shemsudin es-Serhasi në librin e tij “El Mebsut” përmend pesë përfundime të ashpra me të cilat kërcënohet njeriu që punon me kamatë . Shih “El Mebsut” Es-Serhasi, vëll.12, f.109; “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin”, dr. Alaudin Zateri, f.184.
1) Do të ringjallet sikurse ai që e ka kapluar shejtani:
Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që e hanë kamatën (ditën e gjykimit), nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (kjo ndodh kështu) ngase thanë: “Tregtia është njësoj sikurse edhe kamata”! E Allahu e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën.” (Bekare, 275).
2. Asgjësimi dhe zhdukja e pasurisë:
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar” (Bekare, 276). Nënkupton zhdukjen dhe çrrënjosjen e pasurisë, apo largimin e bereqetit, mos përmbushjen e kënaqësisë dhe mos arritjen e dobisë nga ajo pasuri që fitohet me kamatë . “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin”, dr. Alaudin Zateri, f.184.
3. Shpallje luftë Allahut:
Allahu i Lartësuar thotë: “E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), ta dini se do të jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.” (Bekare, 279).
4. Mosbesim (kufri):
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.” (Bekare, 278).
Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar.” (Bekare, 276).
Fjala “Kef-far, mohues”, e cila ka ardhur në fund të këtij ajeti do të thotë mohues i Islamit, nëse thotë se kamata është e lejuar dhe “Ethim, mëkatar”, nëse e ha dhe punon me kamatë . “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin”, dr. Alaudin Zateri, f.184.
5. Përhershmëria në zjarr të xhehenemit:
Allahu i Lartësuar thotë: “E kujtdo që i vjen këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij dhe çështja për këtë i takon Allahut. E, kushdo që i kthehet (punës me kamatë, pas ndalimit) ai do të jetë banues i zjarrit, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.” (Bekare, 275).
Këto ajete të sures Bekare që u përmendën ishin vetëm disa prej ajeteve që aludojnë për ndalimin kamatës dhe se sa mëkat i madh është kjo vepër. Kemi edhe ajete tjera që vërtetojnë këtë gjë, por do të mjaftohemi me kaq.
Allahu na ruajte prej kamates dhe cdo gjeje te ndaluar !