‘” LUTE ZOTIN PER MUA …”

0
215

 

Shpeshhere na ndodhe qe, kur i ndihmojme nje te varferi apo nje nevojtari, i themi:

” Lute Zotin per mua ” ose ” Mos harro me be dua per mua … ! ”

A e dine se kjo fjale na i pakeson sevapet – shperblimet ?!

Thote ibn Tejmije ne komentimin e fjaleve te Allahut: ” Dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim).Thonë ata): “Ne, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Ne – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim ! ” El Insan, 8-9.

” Ai i cili nga personi qe e ka ndihmuar kerkon dua – lutje ( psh. i thote bene dua per mua …) ai del nga ky ajet ( d.m.th. kur kerkon dua nga nevojtari pse e ka ndihmuar “Ne, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Ne – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim ! ” )

Sa prej nesh kemi deshire qe nje te mire qe ia bejme dikuj, ai person te jete falenderues ndaj nesh dhe e detyrojme qe se paku te beje nje lutje per ne ?!

Eshte mire qe dikush nese te ka ndihmuar apo te ka bere nje te mire t’ia kthene ne te njejten menyre, apo edhe me mire, por nese nuk ke mundesi, atehere na ka mesu Muhamedi alejhi selam qe ti themi :
” xhezakallahu khajren ” – ” Allahu te shperblefte me te mire”
ne kete menyre e ke shpaguar kete miresi te tij, ke kerkuar qe Allahu ne vende tendin t’ia shperbleje ate miresi.
Nese e ka bere kete me ty , atehere mos kerko prej tij perseri lutje se Allahu zaten ka me te shperbly per ate pune nese e ke bere per hire Tij!

Aisha , Allahu qofte i kenaqur me te, kur i dergonte dikuj ndonje ndihme, i thoshte personit qe e kishte derguar dhuraten ” Qendro pak aty dhe degjoje me cfare lutjesh po lutet per ne qe edhe ne ne te njejten menyre te lutemi per te! ”

Subhanallah, nuk i thoshte kerko nga ata te luten per ne, por donte qe te dinte se me cfare lutje ia kishin kthyer ate miresi e ne te njejten menyre me ua kthy edhe njehere atyre.

Allahu na dhashte sinqeritet ne fjale dhe vepra. Te mundohemi qe punet t’i bejme per Allah dhe vetem prej Tij te presim shperblim, e jo te kerkojme miresi nga njerezit.

Allahu i shperbleft bemiresat dhe ua shtofte miresit e Tija te shumta!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here