Si të fitoni për një sekond aq shume sevape, sa është edhe numri i besimtarëve në mbarë botën!

0
257

Për një sekond merr aq shume sevape sa është edhe numri i besimtarëve në mbarë botën!
Nëse i thua këto fjalë:

“Allahumme fagfirlil muminine uel muminat.”

(O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret)

Të shkruhen aq shumë sevape sa ka besimtarë muslimanë në sipërfaqen e tokës. Në një statistikë është dhënë se ka diku rreth 1.500.000.000 muslimanë në botë.

Ubadete ibnu Samit (radiallahu anhu), ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) të thotë:

“Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, fiton një shpërblim për çdo besimtarë dhe besimtare.”

(Shejh Albani në “Sahiha al-Xhamih”)

Ebu Talha ka thënë:

“Ky hadith tregon vlerën dhe shkallën e lartë që kanë besimtarët tek Allahu.”
(Marë nga Libri: “Kodra me sevape për pak minuta”)/xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here