Mos u bën i ashpër ndaj meje, sepse Resulullahu s.a. nuk ka qene asnjëherë i ashpër ndaj grave te tij.
Me kujtohet një hadith nga Resulullahu s.a: “Kjo botë është dëfrim kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme”. (Muslimi)
Mbase ndonjëherë do mund të mendosh se ke bërë një gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës.
Me kohë frikohem se dashuria jote do të shndërrohet në urrejtje, durimi yt do të kaloje në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do zbehet.
Burri im i dashur Ndoshta kur jeta kalon në fazën e ndezur me tensione dhe gjen veten i zënë me shumë punë,ndodh që nuk do kesh kohë për mua,dhe kohën që do duhet ta kaloje me mua do humbiste. Me një sinqeritet do jap aq sa mundem që të te bej të lumtur në jetë. Por,a nuk është e drejtë që edhe unë të kem përkujdesjen tënde?
Pra, më fal dhe më buzëqesh,ashtu siç e përshkruante të Dërguarin sallahu alejhi ue selem, nëna e besimtarëve Aisha radiuallahu anha. Dhe në këtë mënyrë,shpresoj se do të më vlerësosh për virtytet e tjera që i kam.
A nuk ka thënë Allahu në Kur’an, Ai, i Cili na bashkoi në martesë dhe vendosi dashurinë në zemrat tona: “O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.”
Po ashtu i Dërguari i Allahut s.a. ka thënë: “Më i ploti besimtar me iman është ai që është më i mirë në moral kurse më të sjellshmit prej jush janë ata që janë më të sjellshëm ndaj grave të tyre”. (Tirmidhiu)
Burri im i dashur Duhet ta dish se nuk ka krijesë njerëzore që nuk gabon, vetëm Allahu i Përjetshmi është i Përkryeri. Nuk është e drejte për ty apo për mua që thjesht t’ia marrim gabimet dhe të metat njeri-tjetrit në llogarinë tonë, derisa të metat tona t’i lëmë anash.
Do mundohem të jem një bashkëshorte besnike ndaj teje, dhe të dëgjoj gjithmonë, por shpresoj se do më falesh dhe harrosh kur gaboj. I kam lënë prindërit dhe vëllezërit e motrat e dashura që të jem me ty. Dua që të ma mbushësh zemrën me dashuri. Të më dashurosh si një rrebesh shiu.
Nuk dyshoj aspak që të kam zgjedhur bashkëshort. E çmoj devotshmërinë tënde çdo ditë dhe devotshmëria jote të bën të dukesh si njeriu më i mirë për mua.
Më kujtohet ngjarja e shoqëruesit të resulullahut a.s., Ali bin thalib r.a. kur është pyetur nga një njeri: “E kam një vajzë,me kënd ta martoj? Aliu r.a iu përgjigj: ”Ajo duhet ta martoje njeriun që ka devotshmëri në zemrën e tij,nëse ky njeri e do atë, ai do e shkëlqej atë,por nëse nuk e do, nuk do ta lëndoje asnjëherë.” Ne fakt ti je ky!
Dashuria jote më bën të ndihem si gruaja më e lumtur në botë. Ndoshta kur ndodhemi para një situate te vështirë për shkak të gabimeve të mia, dhe në këtë moment ti do dëshiroje të kishe një grua më të mirë. Të lutem bëhu i ndërgjegjshëm,egoizmi dhe moskujdesi yt mund të te drejtoje në sjellje jo të mira. Të lutem m’i përmirëso gabimet e mia me butësi dhe mirëkuptim, mos u bën i ashpër ndaj meje.
Nëse sheh ndonje te metë në anën time kujtoje mesazhin e Resulullahut s.a. drejtuar neve: “Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen,ndoshta mund të i pëlqeje diçka tjetër”. (Muslimi)
Burri im i dashur, Të lutem të kërkosh riskun në hallall sepse burri duhet të marr përgjegjësinë mbi familjen e tij të dashur. A nuk na ka mësuar i Dërguari s.a, kur ka pyetur Muavije ibn Hajde r.a.: I Dërguari i All-llahut, çfarë detyra ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?” (Pejgamberi) Tha:“Ta ushqesh kur të ushqehesh vetë, ta veshmbathësh kur këtë e bënë për vete, mos ta mallkosh dhe mos ta lësh vetëm askund përveç në shtëpi”. (Hadith hasen,transmeton Ebu Davudi i cili thotë: “Mos e qorto” e ka kuptimin: mos i thuaj “All-llahu të shëmtoftë”) që do të thotë se burri duhet të përmbush nevojat për familjen e tij.
Mos u bën i ashpër ndaj meje, sepse Resulullahu s.a. nuk ka qene asnjëherë i ashpër ndaj grave te tij.
Me kujtohet një hadith nga Resulullahu s.a: “Kjo botë është dëfrim kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme”. (Muslimi)
Do mundohem te jem thesari yt me i madh, ashtu si unë e ndjej se ti je thesari im më i madh.
A e di shpërblimin qe do marrësh nga Allahu ne ahiret? A e di se cili është shpërblimi për ata qe sillen drejtë ndaj grave të tyre? Shiko me sy, zemër dhe kuptoje këtë hadith: ”Ata qe jane te drejte, ne diten e gjykimit do te marrin fronin prej drite. Ata jane njerëz te drejte, me deliresine e tyre ndaj grave te tyre dhe njerëzve per te cilet jane pergjegjes. (Muslimi)
Lus të jesh njëri prej tyre, dhe unë të jem mbretëresha në pallatin tënd të bukur. Po mundohem të jem thesari yt më i çmueshëm ne dynja dhe ne ahiret. Kur te jesh i lirë, më mëso me diturinë qe Allahu të ka falur. Nëse nuk ke kohë, më lejo të përfitoj diturinë e Islamit në ndonjë mënyrë tjetër. Sidoqoftë, unë nuk do harroj përgjegjësinë që kam si grua, ashtu që më vonë të jem një mësuese për djemtë dhe vajzat tua. A nuk është nëna mësuesja e parë për djemtë dhe vajzat e saj? Do dëshiroja t’i mësonim fëmijët tanë se bashku ashtu qe te jene bartës te flamurit dhe te jene ne mesin e mutakineve. Dua te jem një grua besimtare e cila do te sjell familjen time ne xhenet!
O Allah i Vetmi qe nuk ke shok, Ti je dëshmitar ne këtë lidhje martesore, kam rene ne dashuri me bashkëshortin tim, beje këtë dashuri ndaj tij ashtu qe te përforcoj dashurinë ndaj Teje, por, lutem po ashtu qe dashuria ime ndaj tij te mos e kaloj dashurinë ndaj Teje. Beje këtë dashuri kuptimplote. Me mbroj zemrën time ashtu qe te mos te te harroj kurrë. Beje këtë dashuri për mua ashtu qe te mos kaloj dashurinë qe ai ka ndaj Teje, dhe beje shehid për hir Tendin, beje dashurinë dhe lutjen e tij ndaj meje ashtu qe te mos e harroj xhenetin. Nëse dashuria ime ndaj tij me bën qe te te harroj, me përkujto dhe me udhëzo, mos me lë me te humburit.
O Allah i mbushur me dashuri, i Cili dhuron butësi, Ti e di nëse zemrat tona janë ne pajtueshmëri dhe se mund ta duam njeri-tjetrin. Na bej robër te dëgjueshëm ndaj Teje. Na bej qe ta mbrojmë se bashku ligjin Tënd. Bëje këtë lidhje të fortë. Bëje këtë dashuri të përhershme. Na udhëzo në rrugë të drejtë. Na i mbush zemrat me dritën Tënde e cila asnjëherë nuk shuhet. Na i zgjero zemrat me iman dhe zbukuroje të dorëzuar në rrugën Tënde. Amin ja rabil alemin!
Gruaja jote!