Pendimi është i rrethuar me dy pendime.

Pendimi është i rrethuar me dy pendime.

Pendimi është i rrethuar me dy pendime.

“Kësisoj, pendimi i njeriut është i rrethuar me dy pendime, të cilat ja dha nga mirësia e Tij, Zoti i tij: leja e tij për tu penduar dhe përcaktimi i pendimit dhe lehtësimi i tij derisa pendohet, pastaj pranimi i pendimit të tij dhe fshirja e gjynaheve të tij. Sepse Ai – i Lartësuari – është Pendim-pranuesi, Mëshirëploti. Dhe pendimi është prej adhurimeve më të ndershme dhe më e madhja prej tyre.

Dhe ky gjykim është i vërtetë në të gjitha adhurimet, Allahu është Ai që i jep sukses për to njeriut fillimisht, ia lehtëson shkaqet e tyre, dhe ja bën të lehta rrugët për tek to, pastaj kur i binduri i vepron ato, Ai ia pranon, dhe i shkruan me to Kënaqësinë e Tij dhe shpërblimin e Tij. Sa e gjerë është mirësia e Bujarit, e sa e bollshme dhe e shumëllojshme është bujaria e Tij që përfshin çdo gjë!”

Shejkh Abdurrahman es Sa’dij – Allahu i Madhëruar e mëshiroftë – “Behxhetu kulubil ebrar” (206)