Pëlqehet të jepet selam gjatë hyrjes në shtëpi

0
245

Disa prej shokëve të Profetit, alejhi selam, kur i gjenin shtëpitë bosh, pëlqenin të përshëndesnin veten e tyre me selam. Transmetohet se Abdullah ibn Umer, radijAllahu anhu, ka thënë: “Nëse dikush futet në një shtëpi të pabanuar, le të thotë: “Paqja qoftë me ne dhe me robërit e devotshëm të Allahut.” (Buhariu)

Ibn Haxheri thotë: “Përshëndetja e vetes me selam në një vend ku s’ka njeri, përfshihet në rregullin e përhapjes së selamit, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse futeni nëpër shtëpi, përshëndetni vetvetet tuaja.” (En-Nur; 61)

Nëse në shtëpi ndodhen vetëm pjestarët e familjes tënde, atëherë është e pëlqyeshme t’i përshëndesësh ata. Transmetohet nga Ebu Umameh se Profeti, alejhi selam, ka thënë: “Tre njerëz i ruan Allahu, nëse jetojnë i ruan nga çdo e keqe, e nëse vdesin i fut në Xhenet: Ai që futet në shtëpi me selam, ai që del për të shkuar në xhami dhe ai që ecën në rrugën e Allahut. Të gjithë këta janë të ruajtur nga Allahu.” (Buhariu)

Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub/xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here