Fjala e profetit Muhamed alejhi selam se si krijohet njeriu

0
222

Ebu AbduRrahman Abdullah bin Mesudi (RadijAllahu anhu) transmeton kështu:

“I Dërguari i Allahut, ai që fliste gjithmonë të vërtetën e që është i besueshëm na ka treguar:

“Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së tij, duke qëndruar dyzet ditë si pikë e lëngshme (nutfetun), pastaj, po për aq ditë bëhet copëz gjaku (alekatun), e më pas, po për aq kohë bëhet copë mishi, pas kësaj i dërgohet një engjëll që e frymëzon me shpirt dhe këtij engjëlli i urdhërohet që të shkruajë katër gjëra: Të shkruajë riskun e fëmijës, exhelin (sa do të jetojë), veprat (për këtë botë) dhe fatin. Betohem në Allahun që s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, se disa nga ju do të bëjnë vepra të banorëve të Xhenetit, derisa ndërmjet tyre dhe Xhenetit t’i ndajë një parakrah dhe aty do të ngadhënjejë ajo që është shkruar, e kështu do fillojnë të praktikojnë vepra të njerëzve të zjarrit, derisa të hyjnë në të. Gjithashtu disa nga ju do të kryejnë punë të banorëve të zjarrit, derisa ndërmjet tyre dhe zjarrit të ketë vetëm një parakrah hapësirë, e aty do të ngadhënjejë ajo që është shkruar, e si rrjedhojë do punojë vepra të njerëzve të Xhenetit dhe do të hyjë në të.”

Transmeton Buhariu dhe Muslimi./xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here