“Pasuria dhe djemtë…”

0
162

Kurani herë pas here ia rikujton njeriut “zuhdin” pra përmbajtjen, ekuilibrin, modestinë, heqjen dorë nga gjërat e dynjasë, duke e shtyrë kah hapësirat e ahiretit, sepse i mençuri punon për atë çka është e përhershme, e lenë të përkohshmen dhe atë që është përfundimtare. Allahu i Lartësuar thotë:الْمَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَاباً وَخَيْرٌ أَمَلاً

“Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).” (Kehf, 46)

Në vazhdim t’i marrim disa mësime nga ajeti i lartpërmendur:

E para: Ajeti zbriti si reagim ndaj disa idhujtarëve ti cilët mburreshin me pasurinë e tyre dhe pasardhësit e tyre, këtë e vlerësonin dhe çmonin mbi besimin dhe besimtarët. Kështu që Allahu i tregoi idhujtarëve arrogantë se “Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote.”, rezultati i kësaj është përfundimi, ndërsa i mençuri nuk duhet të mashtrohet me këto.

E dyta: “Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote.” I Lartësuari Allah informon se stolitë dynjasë kanë mbarim dhe përfundimi i tyre është hi e pluhur, ajo që mbetet është përgatitja e ahiretit.
Ebu Hajani thotë: çdo gjë “stoli e jetës së kësaj bote.” shpejt përfundon, “Pasuria dhe djemtë”, shpejtë përfundon, pra atë që mendja e koncepton si të tillë, mendari e urren dhe nuk e pëlqen për mburrje ose të gëzohet me diçka të tillë. Ajo që ta tërheq vëmendjen është “Pasuria dhe djemtë” në ajet paraprin “Pasuria” sepse rrezikshmëria e sajë është më e madhe, ngase ketë e duan të vegjlit e të mëdhenjtë, të rinjtë e të vjetrit, edhe ata që kanë djem e nuk kanë. Realiteti tregon se një kategori sakrifikon djemtë vetëm për të arritur deri te pasuria.

E treta: (وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ)“Por veprat e mira që mbeten përherë,”, mufesirat për këtë koment ndanë disa mendime se çka dëshirohet me këtë fjali:
1. Janë për qëllim pesë kohët e namazit, këtë e thot Ibni Abasi r.a.
2. Janë për qëllim “La ilahe ilAllah”, “Subhanallah”, “El-hamdu lilah”, “Allahu ekber”, “La havle ve la kuvete il-la bilah”. Kështu mendojnë pjesa më e madhe mufesirëve.
3. Janë për qëllim punët që fitojnë kënaqësinë e Allahut.
4. Janë për qëllim veprat e mira: “Subhanallah”, “El-hamdu lilah”, “La ilahe ilAllah”, “Allahu ekber”.
5. Janë për qëllim përkujtimet që i bëhen Allahut duke përmbledhur: “La ilahe ilAllah”, “Allahu ekber”, “Subhanallah”, “El-hamdu lilah”, “Tebarek-Allah”, “La havle ve la kuvete il-la bilah”, “Estagfirullah”, “Allahume Sali Ala Muhamedin, pastaj: agjërimi, namzi, haxhi, sadaka, xhihadi, kujdesi i familjarë, dhe të gjitha veprat e mira që e fusin besimtarin në xhenet dhe e bëjnë të përhershëm në të.
6. Janë për qëllim fjalët e mira.

Haku duhet thënë se të gjitha këto koment nuk kundërshtojnë njëra tjetrën, janë të afërta njëra me tjetrën. Ajo që vlen të përmendet se në secilin prej këtyre shpjegimeve është nënvizuar Ibni Abasi, duke u referuar në mendimin e tij.

Tani për tani gjithsesi se duhet shkëputur mendimin dhe animin e Tabariut, ai thotë: e saktë insha-Allah është: gjësë që i mbetet sevapi, lejohet të thuhet: (وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ) “Por veprat e mira që mbeten përherë,”.

Aliu r.a. thotë: Të mirat (mbjelljet) janë dy lloje: Të mirat e dynjasë janë: pasuria dhe djemtë; ndërsa të mirat e ahiretit janë: (وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ) “Por veprat e mira që mbeten përherë,”.

E katërta: (خَيْرٌ عِنْدَ رَبِّكَ ثَوَاباً) “janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit”, veprat e mira mbeten çdo herë, punët e hajrit janë të dobishme dhe të ngritura. Ndërsa të mirat e dynjasë janë të zhdukura dhe që përfundojnë. Padyshim që e përhershmja që mbetet është më e mirë se e përkohshmja që zhduket.

E pesta: (وَخَيْرٌ أَمَلاً) “, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).” Me veprat e mira që mbetet përherë besimtari shpreson në shpërblimin e Allahut të Lartësuar, duke qenë në dynja.

Në përmbyllje të kujtojmë edhe ajetin e ngjashëm: “Allahu ua shton udhëzimin atyre, që janë në rrugë të drejtë. Veprat e mira që mbesin, janë të shpërblyera më mirë te Zoti yt dhe kanë përfundim më të mirë. ” (Merjem, 76)

E rëndësishme është që mos të keqkuptohet ajeti se Islami kërkon braktisjen e dynjasë plotësisht, jo nuk është qëllimi ky. Por kërkohet përmbajtja, modestia dhe ekuilibri.

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here