A do të vazhdosh të mos falesh ?!

0
157

Pasojat e mos-faljes në këtë botë:

1- Përderisa të mos falesh, Allahu e tërheq bereqetin nga jeta jote.

2- Përderisa të mos falesh, fytyra jote do të jetë përherë e zezë.

3- Përderisa të mos falesh, për çdo punë që bën nuk shpërblehesh nga Allahu.

4- Përderisa të mos falesh, nuk ngrihen lutjet e tua në qiell (d.m.th. nuk pranohen).

5- Përderisa të mos falesh, lutjet e të tjerëve për ty nuk pranohen.

6- Përderisa të mos falesh, të urrejnë të gjitha krijesat në këtë botë.

Me vdekjen tënde:

1- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i poshtëruar.

2- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i uritur.

3- Përderisa të mos falesh, do të vdesësh i etur, edhe nëse pinë gjithë ujin e deteve.

Ndërsa në varr:

1- Përderisa ti nuk je falur, do të ngushtohet varri derisa t’i thyejë eshtrat e tua.

2- Përderisa ti nuk je falur, varri yt do të ndizet zjarr dhe ti do të rrotullohesh në prushin e tij ditë e natë.

3- Përderisa ti nuk je falur, ti ke një takim me gjarprin 5 herë në ditë, i cili do të dënojë për lënien e namazit të sabahut dhe shtyrjen e tij deri në kohën e drekës, dhe do të vazhdojë të dënojë për lënien e drekës dhe shtyrjen e saj deri në kohën e ikindisë, e kështu me radhë…

Në Ditën e Gjykimit:

1- Përderisa ti nuk je falur, do të tërhiqesh zvarrë me fytyrë mbi gaca zjarri.

2- Përderisa ti nuk je falur, Allahu do të shikojë me syrin e hidhërimit Ditën e Llogarisë.

3- Përderisa ti nuk je falur, do të merresh me llogari të rëndë e pastaj do të urdhërohet të hidhesh në zjarr.

A do të vazhdosh të mos falesh?!

Subhanallah… Subhanallah…

O Allah, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre.

Përshtati: Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here