I Pasuri (EL GANIJ) | Mjeksia Islame

0
220

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju. Ai është i falënderuari.” (Kur’an, Fatir: 15)

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju. Ai është i falënderuari.” (Fatir, 15).

Allahu është i Pasur me Qenien e Vet. Atij i përket pasuria e plotë nga të gjitha aspektet dhe këndvështrimet për shkak të përsosmërisë së Tij dhe përsosmërisë së cilësive të Tij. Nuk i shfaqet ndonjë mangësi në asnjë aspekt dhe nuk mund të jetë vetëm se i Pasuri, ngase pasuria e Tij është nga domosdoshmëritë e Qenies së Vet. Siç është Krijuesi, i Plotfuqishmi, Bamirësi, s’ka nevojë për askënd.

Ai është i Pasuri në Dorën e të Cilit janë depot e qiejve dhe të tokës, depot e kësaj dhe botës tjetër. Pasuridhënësi i të gjitha krijesave dhe pasuridhënësi i robërve të dashur të Tij nga ajo që ka trashëguar në zemrat e tyre, njohjet e Krijuesit dhe të vërtetave të besimit (imanit).

Nga pasuria dhe bujaria e Tij e përsosur Ai i urdhëron robërit e Vet t’i bëjnë lutje (dua) dhe u premton atyre pranimin e lutjeve të tyre, plotësimin e dëshirave të tyre, u jep nga mirësitë e Veta atë që kërkojnë dhe atë që nuk kërkojnë.

Nga përsosmëria e pasurisë së Tij është edhe ajo se sikur të tuboheshin të gjitha krijesat i pari dhe i fundit prej tyre në një vend të vetëm dhe i kërkojnë Atij, do t’i jepte secilit atë që i kërkoi, duke mos iu pakësuar asgjë nga pasuria e Vet.

Gjithashtu, nga mirësitë e Tij është edhe ajo çfarë ju jep robërve të Vet nga begatitë dhe kënaqësitë e vazhdueshme, mirësi të pandërprera, atë çfarë syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe as që i ka shkuar ndokujt në mend.

Gjithashtu, nga pasuria e Tij e përsosur është edhe ajo se Ai nuk ka ortak, as rival, as bijë, as të afërm. Ai është i Pasuri me atributet dhe cilësitë e Veta. Ai është pasuridhënësi i të gjitha krijesave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here