Paralajmërim për grupacionet e havarixhëve (Tekfircat dhe tjerë…)

0
549

Paralajmërim për grupacionet e havarixhëve
(Tekfircat dhe tjerë…)

Falenderimi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij.[1]

 

Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

Dhe më pastaj…

 

Në dekadën e fundit[2] u paraqitën grupacione të ndryshme të dalura nga rruga e selefu salih(të parëve tanë të mirë) dhe është e natyrshme që edhe muslimanët shqiptarë, dhe veçanërisht nxënësit, të kenë qëndrimin e tyre në lidhje me këto grupacione.

 

Ndër grupacionet që u paraqitën ne mesin e shumë grupacioneve[3] janë edhe grupet tekfirite që po lulëzojnë në mesin tonë, më e keqja është se këto gjëra po perhapen në atdhe tek muslimanët e pastër e të pafajshëm të vendit tonë për të derdhur helmin tek ata, në fazën e tyre të çeljes[njoftimin mbi sunnetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem].

 

Nga idetë e devijuara[4] që janë përhapur ne vendin tonë janë:

 

-Tekfiri[të bërit kafir] i muslimanëve e sidomos i pushtetarëve],

 

-Kryengritja ndaj pushtetit që sipas tyre eshte obligim/vaxhib pa kushte,

 

-Akuzimi i dijetarëve tanë selefi me Irxha[kinse janë Murxhia][5],

 

-Akuzimi i dijetarëve tanë selefi kinse ata bashkëpunojne me qeveritë tagute(qeveri jobesimtare),

 

-Ndarja ne mes davetçiut(thirrësitë) dhe dijetarëve[pretendojnë se davetçiu është në nivelin e të kuptuarit të aktualitetit më mirë se sa dijetarët]-këta te gjorë nuk e dinë se çdo dijetarë është davetçi mirëpo çdo davetçi nuk mund të jetë dijetarë. Dhe si pasojë e kësaj zemrat e tyre u lidhen me misionarët dhe jo me dijetarët e ummetit.

 

-Hizbizmi(partishmëria) i urryer-duke i pasuar symbyllurazi hoxhallarët.[6]

 

Këto ishin disa nga devijimet qe përfliten shumë në mesin e tyre.

 

Ndaj këtyre devijimeve dhe ideve të prishta, ne,[7] nuk duhet të qëndrojmë duarkryq, pasi ashtu na ka mësuar Allahu azze ve xhele dhe i Dërguari i Tij  sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se nëse nuk paralajmërojm kundër të keqes, do të na përfshinte dënimi edhe neve:

 

 “Vërtetë kur njerëzit e shohin të keqen dhe nuk e ndryshojnë atë, atëherë ka frikë që All-llahu ata (njerëz) T’i përfshijë me një ndëshkim nga Ai”.  Sahih Ibn Maxheh (3236).

 

Thotë Allahu azze ue Xhel-le në Kur’anin Fisnik:

 

“Vërtetë ishit populli më i mirë i nxjerrë ndër njerëz, urdhëroni për të mirë dhe ndaloni nga e keqja dhe besoni në All-llahun.” Ali Imran, 110.

 

Ibn Kethiri transmeton se Umer Ibn Hatabi radiAllahu anhu thotë: “Kush do ta provojë gëzimin e qenies prej ummetit më të mirë, le të përmbush kushtin që i ka vënë Allahu: urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e së keqes, përndryshe do t’i përngjaj të krishterëve dhe jehudëve të cilët Allahu i qorton në Kur’an:

 

“Ata ishin që nuk ndalonin njëri tjetrin nga keqja që punonin.”Tefsiri el-Kur’an El-Adhim, 387/1[8]

 

Duke u nisur nga thënia e Allahut dhe e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u përpoqëm sadopak që t’ua sqarojmë disa nga devijimet që gjenden në dy grupet tekfirite, them dy grupe tekfirite pasi ne fillim të daves së tyre ata ishin në një grup duke kursyer tekfirin ndaj ulemave të mëdhenjë si shejhun tonë AbdulAziz Bin Bazin pastaj shejh Albanin, shejh Uthejminin, shejh Feuzanin, shejh Luhejdanin e  dijetarë të tjerë selefinjë.[9]

 

Deri dje[10]  siq e potencuam ishin në një grup të vetëm duke i simpatizuar pseudoxhihadistët me në krye Bin Ladenin [11] dhe organizatën e tij[12], duke i përkrahur shpërthimet në emër te “xhihadit” fantom dhe “shehidllëkut”[13] të pretenduar ,duke e bërë të lejueshme khuruxhin(kryengritjen kundër pushtetarëve)[14], i morrën argumentet në mënyrë të përgjithshme rreth kufrit si p.sh ajetin 44 të sures Maide rreth mosgjykimit me ligjin e Allahut subhanehu ue teala[15]  dhe tani së fundi u ndanë rreth zingjirit të tekfirit që e bëjnë këta të humbur.[16] Kjo për ne nuk është diçka e re, pasi dihet se khavarixhët e hershëm u ndanë në shumë grupe[17] ashtu siç na ka informuar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ummeti i tij do të përçahet në 73 grupe[18] [19]dhe një prej tyre do ta ndjek rrugën e saktë të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij.

 

Akuzimi i selefive me irxha

 

Para se të futemi në sqarimin e gabimeve të grupit më ekstrem tekfiri, do t’i sqarojmë disa akuza që janë bërë në llogari të selefive[20] dhe në veçanti muhadithit të shekullit Imam Albanit rahimehullah, nga grupi tekfirist[21] që ende nuk e kanë bërë tekfir Imam Albanin porse e akuzojnë me irxha dhe thonë se Albani thjesht është një muhadith dhe nuk është fakih[22], apo akideja nuk merret nga ai e thënie të tilla të djallëzuara. Me këto pretendime të tyre të ndyra, këta kanë për qëllim që ti largojnë muslimanët nga pasimi i dijetarëve selefi.

 

Këta të humbur nuk e dijnë se Imam Albani kur ka paralajmëruar kundër murxhive ndoshta ata(akuzuesit), as që kanë ekzistuar në këtë botë fare.

 

Lexoni në vijim se çfarë komentimi ja ka bërë Imam Albani librit të Imam Tahaviut”Akideja Tahavije” pikës 62: “Imani është pohim me gjuhë dhe vërtetim me zemër”[23]

 

Shejh Albani thotë: Ky është medhhebi i hanefive dhe maturidive, medhheb që është i ndryshëm nga medhhebi i selefëve dhe shumicës dërmuese të imamllarëve si p.sh Malikut, Shafiut, Ahmedit, Euzait, e të tjerëve, të cilët thonë se imani(besimi) përveç pohimit me gjuhë dhe vërtetimit me zemër ka edhe një element tjetër të domosdoshëm: veprimin me gjymtyrë.[24]

 

Kjo fjalë e shejh Albanit “të domosdoshëm: veprimin me gjymtyrë” ua thyen kurrizin grupacioneve të Tekfirit dhe shokëve të tyre në skajshmëri”

Kur është pyetur shejh Ebi Abdilah Muhamed ibën Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) se :

“Disa njerëz thonë se shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!), në çështjet e besimit thotë me fjalën e murxhieve. Çfarë thotë shkëlqesia juaj për këtë?!”

Përgjigjja e profesorit tonë të nderuar, Ibën el Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!) ishte tekstualisht kështu:

“Them siç ka thënë poeti:

“Ngrijini prej tyre fajësimet,

O ju humbtë babai i babait tuaj!

Ose zini vendin që ata kishin zënë!”

Albani (Allahu e mëshiroftë!) është dijetar, muhadith (dijetar i hadithit), fakih (dijetar i fikhut -legjislacionit Islam), megjithëse është më i fortë në hadith se sa në fikh.[25] Unë nuk di që ai të ketë ndonjë fjalë që përmban Irxha, assesi. Por, ata që duan t’i quajnë njerëzit kafira, thonë për atë, e për të tjerë si ai: Ata janë prej murxhieve! E kjo hyn tek mveshja me llagape të ndaluara. Ndërsa unë dëshmoj për shejh Albanin (Allahu e mëshiroftë!), se ai ka qenë në Rrugën e Drejtë, me Akide të pastër e me qëllim të mirë. Por megjithatë, nuk themi se ai nuk gabon. Sepse askush nuk është i pagabueshëm përveç të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)…”[26]

Një herë tjetër, dhe duke kundërshtuar ata që thanë se shejh Albani është murxhi, Ai (Allahu e mëshiroftë!), tha[27]:

“Kush e akuzon shejh Albanin me Irxha, ai ka gabuar; ose sepse ai nuk e njeh Albanin, ose sepse nuk e njeh Irxhanë. Albani është prej Ehli Sunetit, sakrifikues për të, imam në Hadith, saqë nuk njohim ndokë që e konkuron atë në kohën tonë. Por disa njerëz – dhe lusim Allahun të na ruaj prej tyre! – kanë smirë në zemrën e tyre; nëse sheh suksesin e ndokujt në tokë, shkon dhe shpif për të; siç veprojnë munafikët (hipokritët), të cilët shpifin për ata që japin lëmoshë prej besimtarëve, e ata të cilët nuk gjejnë çfarë të japin përveç mundit të tyre. Ata shpifin e përgojojnë për atë që jep lëmosh shumë, e për atë që jep pak, nga varfëria!

Këtë njeri (Allahu e mëshiroftë!) e njohim nga librat e tij, madje unë e njoh edhe nga disa takime që kam pasur me të nganjëherë. Ai është selefi në Akide, i pastër në menhexh. Por disa njerëz duan që të bëjnë kafira robët e Allahut, me atë që nuk i ka bërë Allahu të atillë, e pastaj pretendojnë se ai i cili i kundërshton në këtë gjë, është murxhi, duke shpifur, mashtruar e dëshmuar rrejshëm. Ndaj mos e dëgjoni këtë fjalë prej kujtdo që ajo të dalë…!”[28]

Kjo është fjala e dijes për njerëzit e dijes, kështu që kapu për të, o nxënës i dijes, sepse ajo është metoda e drejtë dhe rruga më e arsyeshme, e mos prano zëvendësim të saj, as mos u largo prej saj…![29]

Kujdes, përsëri kujdes! O ti vëlla i dashur që e do të vërtetën! Kujdesu të mos mashtrohesh nga fjalët e zbukuruara të injorantëve të panjohur, frikacakëve që dridhen, trilluesëve të luhatshëm. Ata të cilët nuk njohin drejtësi, nuk punojnë me hakun (të vërtetën) dhe nuk dallojnë dije, të cilët duke u maskuar thonë:

Ai ështe murxhi (shejh Albani)!

Apo: Ka rënë në përputhshmëri me murxhiet!!

Apo: Ai ka irxha!!!

Ju i mveshët atyre turpin,

që të largoni njerëzit prej tyre,

ashtu siç vepron magjistari i djallëzuar.

Por faji i tyre, për Zotin, nuk është tjetër,

veçse ata u kapën për Furkanin

dhe Shpalljen e Allahut të Madhëruar![30]

 

 

 Ndërsa Imam Ahmed Ibn Hanbel (v. 241 H), rahimehullah ka thënë: “Sa për havarixhët, atëherë ata i kanë quajtur Ehli Sunetin  Murrxhi’a, dhe havarixhët kanë gënjyer me këtë thënien e tyre. Më saktë, ata vetë janë Murrxhi’a. Ata pretendojnë se janë në Iman dhe në Hak, duke i përjashtuar pjesën tjetër të njerëzve, dhe ata e shpallën qafir çdo njeri që i kundërshton ata.[ Shiko er-Risale të el-Istakhrit, siç gjendet në Tabakatul-Hanabileh (1/36).].

 

Besoj se kjo me lejen e Allahut azze ve xhele u sqarua.

 

 

Mosgjykimi me ligjin e All-llahut

 

Këto dy grupe tekfirite pajtohen në mes veti se mogjykimi me ligjin e All-llahut subhanehu ue teala është kufër i madh pa bërë sqarime[31] rreth kësaj çështjeje, mirëpo grupi më ekstrem tekfiri nuk i arsyeton në asnjë mënyrë dijetarët dhe popullin musliman, për ta të gjithë janë mushrikë përpos disa personave që janë në rrethin e tyre dhe pas kësaj fillon zingjiri i tekfirit i cili shkon deri tek imamët dhe muezinët e xhamijave.

 

Tekfirijunët i marrin argumentet e përgjithshme[32], ata kanë probleme në të kuptuarit[33] e argumenteve, ata pasojnë të përgjthshmen dhe bien në humnerë ashtu sikur ranë paraardhësit e tyre havarixhët kur thanë “gjykimi i takon Allahut” porse Aliu radiAllahu anhu u tha-“fjalë hakk qe dëshirohet të arrihet e kota”.

 

Havarixhët kanë dobësi në të kuptuarit e fesë së Allahut, prandaj ata janë popull që e lexojnë Kur’anin por nuk e kalon fytin e tyre (Pra nuk e kuptojne Kur’anin dhe nuk depërton në zemrat e tyre), siç transmetohet tek Buhariu me nr.5058 dhe 6934, si dhe tek Muslimi me nr.2455 dhe 2469. Në një transmetim të Muslimit me nr.2470: “E lexojnë Kur’anin me gjuhët e tyre, (por ky lexim) nuk e kalon gropën e fytit.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Ata mendojnë se është (Kur’ani) argument për ta, por në të vërtete është kundra tyre.” (Sun-neh ibn Ebi Asim nr.916 dhe Muslim 2467) Në një transmetim tjeter: “Thërrasin tek libri i Allahut por nuk u takon asgjë nga Allahu i Lartësuar” (Sun-neh Ibn Ebi Asim 941).

Thotë Ibn Umeri: “Ata morën ajetet që kanë zbritur për kafirat dhe i përdorën për muslimanët”. Këtë e transmeton el Buhari, në kapitullin:Vrasja e hauarixhëve dhe mulhidave (ateistave) pasi t’u ngrihet atyre argumenti.

Kjo shihet tek ata se si i marrin disa thënie të dijetarëve në mënyrë të përgjitshme[34] për qëllimet e ideologjisë tekfiriste dhe gjykojnë për të gjithë pushtetarët se janë kafira pa bërë dallim, ja disa shembuj:

 

Shejh Abdul-Azez Ibn Abdullah Ibn Baz ka thënë:
” Nuk ka Iman (besim) ai i cili beson se ligjet e njerëzve dhe mendimet e tyre janë superiore (kanë përparësi) ndaj Hukmit të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, apo e barazon me të, apo ia gjasonë atij ose e len apo e zëvendëson me ligje të fabrikuara dhe institucione të shpikura nga njerëzit, edhe nëse ai beson se Ligjet e All-llahut janë më përfshirëse dhe më të drejta.” [35]

 

Këto janë fjalë të përgjithshme të shejhut, ndërsa lexone në vijim sqarimin e shejh Bin Bazit rreth kësaj çështjeje:

 

Thotë Shejh Bin Bazi rahimehullah: “Kush gjykon me diçka tjetër, përveç asaj që është shpallur nga All-llahu, gjindet në katër gjendje, e jo më shumë:

 

1-           Kushdo që thotë: Unë gjykoj me këtë , ngase është më i mirë se sheriati Islam; ky (person) është pabesimtar (ngase ka bërë kufër të madh).

 

2-            Kush thotë: Unë gjykoj me këtë, sepse është i njëjtë sikur sheriati Islam, kështu që lejohet të gjykuarit me të, siç lejohet edhe me sheriat; atëherë ky person ka bërë kufër të madh dhe është pabesimtar.

 

3-           Kush thotë: Unë gjykoj me këtë, kurse të gjykuarit me sheriatin islam është më i mirë, por lejohet të gjykohet edhe me atë që nuk e ka shpallur All-llahu; atëherë ky është pabesimtar me një kufër të madh.

 

4-           Ndërsa kush thotë: Unë gjykoj me këtë, por është i bindur që të gjykuarit me diçka tjetër përveç asaj që ka shpalluar All-llahu nuk lejohet dhe thotë: të gjykuarit me sheriat të islamit është më i mirë dhe nuk lejohet të gjykohet me diçka tjetër. Por, është tolerant apo këtë e bën për shkak të një urdhëri që i është dhënë nga udhëheqësit e tij, atëherë ky ka bërë kufër të vogël i cili nuk e nxjerr nga feja dhe (vepra e tij) konsiderohet prej mëkateve më të mëdha”.[36]

 

Poashtu i citojnë edhe fjalët e shejhul Islam Ibn Kajjim el Xheuzijes:

 

“Ka ardhur në Kur’an dhe sunnet dhe konsenzus se, islami ka deroguar të gjitha sheriatet që kanë qenë para tij, dhe kush kapët për ato ligje që kanë ardhë në Tevrat dhe Inxhil dhe nuk pason Kur’anin është Mosbesimtar. Allahu e ka bërë të pavlefshëm çdo ligj që ka qenë në Tevrat, Ingjil dhe në fetë tjera. Njerëzve dhe Xhinëve ua ka obliguarë ligjet islame, nuk ka të ndaluar përveç atë që ka ndaluar islami dhe nuk ka të lejuar përveç asaj që ka lejuar islami, e as nuk ka të obliguar përveç asaj që ka obliguar Allahu.” Ehkamu el-Dhimmeh v.1 f.259.

 

Lexoje sqarimin në detale:

 

Shejkhul Islam Ibn Kajjim El-Xheuzijje (rahimehull-llah) thotë:
E vërteta është se, gjykimi me ligj tjetër përveç ligjit të All-llahut, i përmban të dy kufret ( të madhin edhe të voglin), dhe kjo, duke parë në gjendjen e gjykatësit.
Nëse gjykatësi e beson se është obligim që të gjykoj me atë që ka zbritur All-llahu në çdo çështje dhe nuk e bën duke e besuar se ai e meriton ndëshkimin nga All-llahu, atëhere këtu kemi të bëjm me kufrin e vogël.
Nëse beson se nuk është obligim të gjykosh me ligjin e All-llahut dhe ai është i lirë të zgjedhi në mes tyre, duke e besuar se njëri prej tyre është ligji i All-llahut, atëherë këtu kemi te bëjmë me kufrin e madh. (Medarixhus Salikin: 1/337.)

 

 Pastaj na erdhën edhe me fjalët e shejh Muhammed Ibn Ibrahim Ali shejh(Ish Myftiut të Saudisë):


“Lloji i pestë:……këto gjykata që janë në shumë vende islame të përgatitura me dyer të hapura, njerëzit hyjnë grupe grupe, gjykatësit e tyre i gjykojnë me ligje që janë në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin, me ligjet e atij kanuni dhe i detyrojnë njerëzit t’i përmbahen. Ç’farë kufri mund të ketë mbi këtë kufër?? Çfarë negacioni tjetër të fjalës së dëshmisë, se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, mund të ketë pas këtij Negacioni?? (shih: Tehkimu el-Kavanin)

 

Lexoje se çfarë sqarimi bëri Ish Myftiu:

 

“Kush gjykohet me ligje te tjera pervec ligjit te All-llahut apo i gjykon te tjeret duke besuar se kjo eshte e sakta dhe e lejuar, ai eshte kafir i cili ka dal prej miletit islam.
Nese gjykon apo gjykohet pa e besuar (se eshte e sakte) apo lejuar (bere hallall), ai ka bere kufer (te vogel) ne vepra i cili nuk te nxjerr prej miletit islam.”(Mexhmuatul Fetaua Li Shejkh Muhammed: 1/80.)

 

Ky sqarim nga ish myfiu ishte shumë i qartë për ata të cilët dëshirojnë ta ndjekin të vërtetën.

 

Duhet ditur se në usulul fikh është një rregull që thotë:
Nëse thënia apo argumenti i paqartë bie në kundërshtim me thëniet apo argumentet e qarta atëherë i jepet përparësi argumenteve dhe thënieve të qarta.

 

Ndërsa Allahu azze ve xhel-le thotë:

“Është Ai i Cili të ka zbritur ty Librin. Në të ka vargje plotësisht të qarta të cilat janë bazë e Librit, dhe të tjera që janë jo krejt të qarta. Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka devijim, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar të shkaktojnë fitne (trazira) gjoja se kërkojnë interpretimin e tyre.” [Ali-Imran,7]

Ka ardhur nga A’ishah (radij-Allahu anha) se Profeti (sal-Allahu alejhi ues-selem) këndoi këtë ajet dhe tha: ”Kur t’i shohësh ata që e ndjekin atë që është e paqartë nga Kur’ani, atëherë ata janë ata për të cilët ka thënë Allahu, prandaj ruhu prej tyre.”[el-Bukhari (n.4547) dhe Muslim (n.2665).]

 

Imam Albani, rahimehullah, në lidhje me këtë çështje për këto ajete, ka folur në një kasetë me numër 670 [Silsiletu el-Huda ven-Nur] me datën 12/5/1413h apo 7/11/1993, e pastaj kjo është publikuar në numrin e parë të revistës “es-Selefijje” me 1415 h dhe në numrin 556 të revistës “el-Muslimun” me datën 5/51416 apo 29/9/1995.

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të këtillët janë Kafira”[Maide,44]; ata e marrin atë pa ndonjë kuptim të thellë, dhe e komentojnë atë pa njohuri të përpikëta. Ne e dimë që ky ajet fisnik është përsëritur, kurse përfundimi i tyre ka ardhur me tri fjalë (të ndryshme); ato janë: “…të këtillët janë Kafira”, “…të këtillët janë Dhalimunë (mizorë)”, “…të këtillët janë Fasikun (mëkatarë,të pabindur e të panënshtruar)”; kështu që prej injorancës së plotë të atyre që argumentojnë vetëm me përfundimin e ajetit të parë “të këtillët janë kafira” se, ata nuk kanë bashkuar – së paku – me disa tekste (tjera) të ligjëruara –nga Kur’ani dhe Sunneti– në të cilat është cekë fjala (el-Kufër); por i kanë kuptuar ato –pa kurrfarë meditimi- se kanë për qëllim: Dalje nga Feja! (Dhe i kanë kuptuar ato) Se nuk ka dallim mes këtij [muslimanit] i cili ka rënë në kufër, dhe mes të atyre mushrikëve Çifutë dhe të Krishterë dhe ummeteve tjera të cilat kanë dalur nga feja Islame!

Tani t’i kthehemi ajetit: “Dhe kushdo që nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, të këtillët janë Kafira”; çfarë është për qëllim me fjalën “el-kufër” në të? A është për qëllim Dalja nga Feja? Apo diçka tjetër?

Them: Për të kuptuar këtë citat kuranor nevojitet precizitet i madh, ngase ai mund të ketë kuptimin e kufrit vepror (d.m.th.: të vogël); e ai është dalja nga disa dispozita të Islamit me vepra. Në këtë kuptim na ndihmon dijetari i ummetit dhe përkthyesi i Kur’anit Abdullah ibn Abbasi, radijaAll-llahu anhuma, që tërë ummeti janë të pajtimit –përveç se grupacioneve të lajthitura– se ai është Imami unik në tefsir. E ai (kur e ka komentuar këtë ajet) sikur t’a kishte ditur se do të ketë njerëz të cilët do të thonë atë që e thonë disa, të cilët këtë ajet e kuptojnë vetëm në mënyrë sipërfaqësore pa detaje. Kështu që ka thënë –radijaAll-llahu anhu-: “Nuk bëhet fjalë për kufrin, për të cilin ju mendoni”, dhe ka thënë: “Vërtetë ai, nuk është kufri i cili të nxjerr nga feja”, dhe ka thënë: “ai është kufër pa kufër”; dhe padyshim se ai me këtë ka për qëllim havarixhët; ata të cilët dolën nga nënshtrimi i udhëheqësit të besimtarëve, Aliut radijaAll-llahu anhu, e si pasojë e kësaj ishte se ata derdhën gjakun e besimtarëve, dhe bënë me besimtarët atë që nuk e kanë bërë me mushrikët, andaj edhe tha se: nuk është siç kanë thënë ata, apo siç kanë menduar! Por, ai (kufër) është kufër pa kufër[kufer i vogel].

Dhe prej gjërave që ia vlen të përmendet dhe të flitet për të është se, unë jam takuar me disa prej atyre që ishin në xhematin e tekfirit, pastaj All-llahu azze ve xhel-le i udhëzojë ata; e unë ju pata thënë atyre: po mirë, ju po gjykoni me pabesim mbi disa udhëheqës! Por, ç’është puna e juaj që po gjykoni me pabesim mbi imamët e xhamive dhe hatibat e tyre, muezinat dhe shërbëtorët e xhamive?! Dhe pse po gjykoni me pabesim mbi mësuesit e sheriatit nëpër shkolla e vende tjera?! Ata thanë: ngase ata janë kënaqur me gjykimin e udhëheqësve të cilët udhëheqin (gjykojnë, punojnë) jo me atë që e ka shpallur All-llahu!!

Ju thash atyre: Nëse ata janë kënaqur me gjykimin e tyre jashtë asaj që ka shpallur All-llahu, kënaqje me zemër, atëherë në këtë rast kufri vepror (i vogël) kthehet në kufër me bindje (të madh)!

Kështu që, çdo udhëheqës i cili nuk gjykon me atë që ka shpallur All-llahu, është i mendimit dhe i bindur se ky ligj (jashtë ligjit të All-llahut) është ligj i përshtatshëm për këtë kohë! Dhe se nuk është koha të punohet me ligjin e sheriatit të cituar në Kur’an dhe Sunnet! Atëherë, nuk ka dyshim se ky udhëheqës me këtë ka bërë kufër ‘itikadi (me bindje) dhe nuk është vetëm kufër vepror (amelij)! Dhe kushdo që kënaqet me atë që është kënaqur ai (udhëheqësi) dhe bindet në atë që është bindur ai: atëherë edhe ai konsiderohet njëjtë, sikur ai-(kafir) !!”.

“Dhe si konkluzë: patjetër duhet ditur se edhe kufri (sikurse fisku dhe dhulmi) ndahet në dy lloje:

– Kufri, fisku dhe dhulmi i cili të nxjerr nga feja, e , e tërë kjo, burimin e ka tek bërja hallall një gjë me zemër (përkundër që ajo është haram).

– Dhe të tjerat (kufri, fisku dhe dhulmi) që nuk të nxjerr nga feja, e burimi i kësaj është tek bërja hallall një gjë me vepra (e jo me zemër).

Prandaj, të gjitha mëkatet të cilat kryhen nga mëkatarët si burim i të bërit hallall me vepra (si kamata, zinaja, pirja e alkoolit): konsiderohen prej kufrit vepror (amelij); andaj nuk lejohet që të gjykojmë në mënyrë të përgjithshme mbi mëkatarët, thjeshtë vetëm për disa mëkate të cilat i kryejnë dhe për shkak të bërjes së tyre me vepra![e jo me zemer].

Vetëm në qoftë se shohim tek ata diçka që na shtyen të vendosim se ata këto i kryejnë duke i bërë hallall me ‘itikad (me bindje), atë që All-llahu dhe Pejgamberi i Tij e kanë bërë haram. E nëse e shohim se ata këto i bëjnë me zemër, atëherë ne gjykojmë mbi ta me pabesim[kufer], i cili i nxjerr nga feja”.(mbaruan fjalet e shejhut)

 

Pikat e devijimit

 

Pikat devijuese në të cilën mbetën grupi tekfiri nga grupi tjetër më esktrem tekfiri janë këto:

 

  1. Tekfirizmi i sundimtarëve pa bërë detale,

  2. Rebelizmi ndaj udhëheqësve me pretekstin se ata janë kufarë,

  3. Akuzimi i disa dijetarëve me irxha ,

  4. Akuzojnë dijetarët selefi se janë përkrahës të udhëheqësve(dhe nuk mund ta flasin hakkun),

  5. Thërrasin në xhihad para se të përgatitet ummeti ne aspektin akaidik/shpirtëror(me akide të shëndosh dhe të edukohet sipas menhexhit pejgamberik) dhe material,[37]

  6. I përkrahin sulmet vetëvrasëse,

  7. Me pretekstin e xhihadit ata kërkojnë bashkim dhe nuk bëjnë dallime , ata vetëm shpata i bashkon,

  8. I akuzojnë selefitë se janë të ashpër[38].

 

Këto ishin disa nga pikat që kanë mbetur te këta tekfirijunë[39] ndërsa grupi tjetër i havarixhëve është prej grupeve më ekstreme që tani për momentin ekziston, ata kanë një tekfirizëm të theksuar sa që edhe vetet e tyre i kanë bërë tekfir[40] dhe thonë se në botën islame ka vetëm disa musliman(grupit të tyre)-pasi sipas tyre ata e kanë kuptuar teuhidin.

 

Tani po fillojm sqarimin rreth devijimeve të grupit më ekstrem nga havarixhët të përfaqësuar nga një Kuvajtijan së bashku me të humburin boshnjak.

 

Ky grup ka shumë webfaqe të internetit[41] që e përhapin davetin e tyre nëpërmjet shkrimeve dhe derseve që i mbajnë nëpërmjet paltakut.

 

Ndarja e besimit në “asluddin dhe usuluddin”

 

Këta njerëz qëllimin e ndarjes së besimit në asl dhe usul e kanë bërë kamxhik kundër atyre dijetarëve dhe nxënësve të dijes që i arsyetojnë muslimanët të cilët veprojnë shirk përshkak të xhehlit/injorancës që e kanë në lidhje me fenë e tyre islame.

 

Sipas bindjeve të tyre, muslimanët nuk arsyetohen në “asluddin” ndërsa arsyetohen në “usuluddin”. Devijimi tjetër është se ata cilat dispozita dëshirojnë i fusin në “asluddin” dhe me këtë bëjnë tekfir para se të ja sqarojnë se vepra e bërë është kufër apo shirk.

 

Pastaj ikametul huxhxhen(ngritja e argumentit) e shfrytëzojnë vetëm për dënimin me sheriat por jo edhe për të gjykuar mbi personin në fjalë, pasi ata gjykojnë me pabesim para ikametul huxhxhes.[42]

 

Ibn Tejmija rahimehullah ka thene:
“Asnjeri nga selefet dhe prijesit e dijes nuk ka bere ndryshim mes parimeve dhe degezimeve. Madje ndarja e fesë në dy pjesë, në parime dhe në degëzime, nuk ka qenë diçka e njohur tek sahabet dhe tabiinet.Asnjeri prej tyre dhe prej selefeve nuk ka thenë qe muxhtehidi, i cili jep te gjithe mundin e tij per te kerkuar te vertetën, eshte gjynahqar nese nuk e qellon ate,qofte ne parime apo ne degezime. Ky ndryshim mes parimeve dhe degezimeve eshte shafqur nga mutezilet dhe e kane futur ne librat e usuli fikhut ata qe e kane marre prej tyre”[Mexhmuul Fetava 13/125]

 

I sjellin disa thënie të dijetarëve në mënyrë të përgjithshme për mosarsyetimin e muslimanëve nëse veprojnë shirk poashtu edhe duke mos bërë dallimin në mes vendeve ku dituria e fesë islame është më e përhapur kundrejt vendeve ku islami është më i dobët.

 

Ja edhe thënia që këta e përhapin për të ja arritur qëllimit të ideologjisë së tyre.

 

Shejh Ebu Batini rahimehullah:
”……..Për atë shkak,secili që thotë se vepruesi i shirkut mundet të arsyetohet me tevil(keqkuptim) ,ixhtihad (ai që përpiqet të gjen ndonji rregull sherijatike dhe pastaj gabon),pasim qorrazi (taklid) ose nga mosdituria (injoranca,xhehli)-ju ka kundërvu librit,sunnetit dhe ixhmasë, pa kurfar dyshimi. Ai që thotë kështu, duhet domosdo ta shkatëron këtë temel të gabuar. Sepse nëse deri në fund i përmbahet këtij qëndrimi- pa dyshim do të bëhet mosbesimtar (do ta humb emrin ose statusin si musliman dhe e merr emrin qafir,që pastaj kjo në veti tërhjek edhe dënimin),kjo i ngjanë sikur atij që dyshon në shpalljen e Muhammedit (s.a.w.s.)” (Ed-Durerus-Senijje”, 12/72, 73)

 

Këtë thënie e kanë bërë kamxhik kundër atyre dijetarëve që i arsyetojnë muslimanët nga injoranca, bile kanë shkuar aq larg sa që i shpallën edhe dijetarët e mëdhenjë të këtij shekulli si pabesimtar.[43]

 

Duhet ditur vëllezër të nderuar se nëse një person sjell atë që është mosbesim i madh,ose nga gjërat që janë kufr i pavarur, dmth që është kufr i madh, apo kur ai të bëjë istihlal(të lejuar) të asaj që është kufr i vogël apo ndonjë mëkati që është më pak se kufr i madh, ose bën xhuhud në atë dhe atë që është e ngjashme me të, atëherë kushtet për tekfirin e tij duhet të jenë të pranishme dhe të mënjanohen pengesat. Në njërën anë kemi kushtet, të cilat janë:

1) Ilm – dituria dhe
2) kasd – qëllimi, apo ihtijar – zgjedhja me paramendim.

E kundërta e kësaj janë pengesat e tekfirit, të cilat janë:

1) xhehli, padituria që kundërshton diturinë;
2) ikrah, detyrimi që kundërshton zgjedhjen me paramendim, apo qëllimin;
3) te’uil, i cili është interpretimi i gabuar, prapë që kundërshton zgjedhjen me paramendim dhe qëllimin e paramenduar;
4) shubheh, e cila është ideja e gabuar, apo dyshimi që ka njeriu;
5) dhuhul, shkujdesja, kjo është kur njeriu s’është i vetëdijshëm për ç’farë bën. Pra, këto janë pengesat, të cilat parandalojnë përmbushjen e kushteve.

Ndonjëherë, kur të jenë përmbushur kushtet, vendosen dëshmitë [ikamet ul-huxhah] dhe nga personi kërkohet të pendohet. Nëse jo, atëherë ai është femohues/kafir.

 

Dhe fatkeqësia më e madhe është se këta nuk mund ta bëjn dallimin nga fjalët e dijetarëve në mes të tekfirit të përgjithshëm ndaj asaj te veçantës.P.sh ja se si e ndan kufrin shejh Feuzani(Allahu e ruajt):

 

“Kufri ndodh me tekdhib [mospranim me zemër]… dhe kufri, po ashtu, ndodh me anë të të folurit me gjuhë… dhe ndodh me anë të përqeshjes së Allahut, të dërguari të Tij dhe Librit të Tij… dhe ndodh me istikbar [arrogancë] dhe imtina [përmbajtje, frenim] nga bindja ndaj Allahut, siç thotë Allahu, më i larti, për Iblisin: “Ai refuzoi [të bënte sexhde], shfaqi arrogancë dhe u bë mosbesimtar” [el-Bekare:34], dhe ndodh me anë të largimit nga feja e Allahut, duke mos e mësuar atë dhe duke mos vepruar sipas saj… dhe ndodh me anë të veprës, siç është sakrifikimi ndaj dikujt tjetër pos Allahut, apo të bërit sexhde ndonjë idhulli, apo praktikimi i magjisë dhe mësimi i saj dhe jepja e mësimit lidhur me të…” [nga ed-Da’ue nr.1648, 8 Rebi ul-Euel, 1419H].

 

Ja p.sh këto fjalë janë fjalë të përgjithshme rreth llojeve të kufrit.

 

Sufjan ibn Ujejneh ka thënë: “Kur’ani është Fjalë e All-llahut azze ve xhel, ai i cili thotë se është i Krijuar, ai është Kafir,[44] dhe ai i cili dyshon në Kufrin e këtij personi, edhe ai vet është Pabesimtar”. Imam Ebu Hanife, rahimehullah ka thënë: “Kur’ani është Fjalë e All-llahut, e shkruar në Mus’hafe, e ruajtur në zemra, dhe e lexuar në gjuhë, i ka zbritur Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem”. Dhe thotë: “Dhe Kur’ani nuk është i krijuar”;[‘Itikad eimmeti el-erbeah fq.14]. Në lidhje me këtë çështje, këtë qëndrim e kanë pasur të gjithë dijetarët e selefit si: Malik Ibn Enesi, Sufjan eth-Thevri, Ibn Mubareku, Veki’ ibn Xherrah, Shafiu, Imam Ahmedi dhe të tjerët.

Lejohet të thuhet në mënyrë te pergjithshme: “Ai cili thotë kështu dhe kështu është kafir”, apo “Ai i cili vepron kështu dhe kështu është kafir”. Mirëpo, megjithatë përkundër kësaj, zbatimi i tekfirit t’pergjithshem mbi personin e veqante nuk lejohet vetëm pasi që të plotësohen kushtet dhe të hiqen pengesat. Ngase njeriu shpesh-herë thotë fjalë kufri, por nuk gjykohet –menjëherë- mbi të me kufër;

Mirëpo, një gjë që duhet pasur parasysh në këtë çështje, e që njëherit është edhe pjesë e kësaj çështje, është ajo se: Tekfiri i selefit disa grupacione të risimtarëve është prej tekfirit pergjitheshem, mirëpo nga kjo nuk nënkuptohet se ata e bëjnë Kafir çdo pasues të këtyre grupacioneve, assesi. Pra, nëse dijetarët e selefit kanë gjykuar mbi Xhehmitë dhe Kaderitë apo Rafiditë me pabesim, kjo nuk do të thotë që çdo person (kaderij, xhehmij apo shiitë) duhet ta cilësojmë si Kafir.[45]

Ekziston dallimi mes bërjes së tekfirit në aktin [i njohur si tekfir bil-uesf apo tekfir bin-neu] dhe bërja tekfir në personin [tekfir bil-ajn].

Shembulli i së parës është kur thuhet:”kushdo që e shkelmon Kur’anin, ka mohuar” apo “kushdo që e përqesh Allahun, ka mohuar.” Kjo është thënie e përgjithshme me anë të së cilës shpjegohet apo tregohet që një vepër është mukeffir [dmth që përjashton nga feja].

Shembulli i së dytës është kur themi se filani është kafir, ngaqë ai ka vepruar kështu e kështu. Thënë shkurt, ne bëjmë dallim mes shpalljes së një vepre kufr dhe marrjes së vendimit për ta shpallur kafir atë që bjen në të. Nuk do të thotë që, nëse ndokush bie në atë që është kufr, të gjykohet si kafir. Më saktë, kur ndokush bie në atë që është kufr, atëherë duhet përmbajtur direktivave Sheriatike të tekfirit.

 

Lexoni në vijim disa thënie të dijetarëve rreth çështjes së gjykimit me pabesim ndaj muslimanit i cili bën shirk/kufër[46] nga injoranca.

 

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “Gjykimi me tekfir ndaj ndonjë personi kërkon dy çështje: a) vendimi se veçoria që gjindet tek ai kërkon kufrin [dmth kufr që përjashton nga feja], b) zbatimi i kushteve të tekfirit ndaj tij…” [el-Kaul ul-Mufid Alaa Kitab it-Teuhid, f.2/271]

Shejh Ibn Ibrahimi po ashtu është pyetur: “Kushtet për gjykimin me tekfir mbi ndonjë musliman? Gjykimi mbi atë që ka bërë çfarëdo vepre mukeffir [dmth që përjashton nga feja] por vetëm për shaka [jo seriozisht]?”Shejhu u përgjigj:” Për gjykimin me tekfir mbi ndonjë musliman, janë dy kushte: i pari, që të vendoset dëshmia se kjo çështje është diçka që përjashton nga feja; e dyta, zbatimi i vendimit mbi atë që e bën këtë, kur ai të ketë njohuri për të dhe ta ketë për qëllim atë [alimen bidhalik kasiden lehu].” [Mexhmu el-Fetaua, 2/125-126]

Në Fetavat e Shejh Al-lameh AbdurRezzak el-Afifi, rahimehullah citohet kështu (fq.372): “Është pyetur shejhu (AbdurRezzaku): Cili është vendimi i atij i cili bën shaka me fe, e shanë fenë apo Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, apo Kur’anin Fisnik; a bën kufër ai me këtë, qoftë edhe nëse është injorant?

Shejhu, rahimehullah, u përgjegj: “Kjo kaptinë është sikur edhe kaptinat tjera të kufrit: (personi i cili i bën ato gjëra) mësohet dhe edukohet; nëse mësohet dhe pas mësimit tregohet kryeneq, atëherë ai ka bëre kufër, pas mësimit dhe sqarimit.
E nëse thuhet: ai nuk arsyetohet me injorancë; atëherë kjo do të thotë se ai duhet të mësohet dhe të edukohet, e nuk do të thotë se ai ka bërë kufër”.

 

Ibnu Tejmija rahimehullah ka thene:
“Ne pas njohjes se asaj me te cilen ka ardhur I Derguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mesojme detyrimisht se Pejgamebri nuk ia ka lejuar Ummetit te tij qe t’i lutet te vdekurve, profeteve, njerezve te mire dhe as dikujt tjeter, qofte duke perdorur shprehjen e “istigathes”[kerkimit te shpetimit], te “istiadhes”[kerkimit te mbrojtjes] apo ndonje shprehje tjeter. Po ashtu nuk ia ka lejuar Ummetit te tij te bej sexhde per te vdekurin ose per te gjallin e te tjera si keto. Përkundrazi, ne e dimë që ato janë shirk, te cilin e ka ndaluar Allahu dhe i Derguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem). Po pershkak te dominimit te injorancës dhe dijes se paket ne lidhje me gjurmet e profesisë tek shume nga njerezit dhe gjeneratat e mëvonshme, nuk eshte e mundur ti cilesojmë keta te fundit ‘Kafirë’ per shkak te ketyre gjerave, derisa t’u behet e qarte ajo qe ka sjell i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe ajo qe nuk e ka sjell dhe nuk eshte prej fesë së tij” [Erred-du alel bekrij,376]

 

Shejh Muhammed ibn AbdulVehhab në “Ed-Durer es-Sunnijeh” 1/56: “Kurse sa i përket gjykimit mbi dikënd me pabesim, unë gjykoj me pabesim mbi atë i cili e njeh fenë e Pjegamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem; e pasi që e ka njohur atë, e ka sharë Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, (përveç kësaj) ka qenë prej atyre që i ka ndaluar njerëzit nga kjo (sharje) dhe i ka armiqësuar ata që shajnë. (Në këtë rast) mbi këtë person unë gjykoj me kufër”.

Kurse në faqe 66 thotë: “ Kurse sa i përket gënjeshtrave dhe shpifjeve, si fjalët e tyre se kinse: ne gjykojmë mbi të tjerët me kufër në mënyrë të përgjithshme (pa detaje), dhe se ne ua obligojmë të tjerëve shpërnguljen tek ne edhe nëse kanë mundësi që në vendin e tyre ta shfaqin fenë e tyre. E tëra kjo, është gënjeshtër dhe shpifje, (e që këto shpifje i përdorin) për t’i larguar të tjerët nga feja e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij.

(Dhe themi) nëse ne nuk i themi kafir atij që adhuron idhullin mbi (varrin) e Abul Kadirit dhe idhullin mbi Ahmed Bedevin, dhe mbi të tjerët si këta dy, për shkak të injorancës së tyre dhe për shkak se nuk ka kush që t’ua tërhjekë vërejtjen atyre. Atëherë si është e mundur që ne u themi kafir atij që nuk është shpërngulur tek ne, nuk i ka bëre shirk All-llahut, nuk ka bërë kufër dhe ka mbytur dikë?!!”-(mbaroi fjala e AbdulVehhabit).

 

Shejh Muhammed Ibn AbdulVehabbi, rahimehullah, në veprat e veta -pjesa e pestë fq.220 ku thotë ashtu siç kanë thënë edhe selefi më herët para tij: “Nëse një person bën pabesim pasi që t’i kumtohet argumenti, këtu është e njohur se me “kumtim” nuk është për qëllim që ai person të kuptojë Fjalën e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, ashtu siç e ka kuptuar Ebu Bekri radijaAll-llahu anhu (p.sh.). Por, nëse atij i arrin Fjala e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe nuk mbetet asgjë që të arsyetohet, atëherë ai është pabesimtar”.[47]

 

Ndërsa sa i përket asaj që disa njerëz kanë kuptuar nga fjalët e këtij dijetari në “ed-Durer es-Sunnijeh”9/90 dhe “Mexhmu’atu er-Resail en-Nexhdijeh” 5/639 se, kinse ai nuk e kushtëzon kuptimin e tekstit gjatë kumtimit të argumentit; kjo nuk është ashtu, ngase ai në ato libra, ka pasur për qëllim se nuk kushtëzohet kuptimi i detajizuar, e jo ai i përgjithshem. Andaj, këtë le ta kenë me dije sikur ata të cilët këtë dijetar e cilësojnë apo e numërojnë prej havarixhëve!! Poashtu (ta kenë me dije) edhe ata të cilët fjalët e tij i marrin ashtu siç ju shkon për shtati atyre, vetëm e vetëm për të gjykuar mbi njerëzit e pafajshëm me kufër absolut![48]

Te gjitha keto argumente nuk jane per njeriun i cili zgjodhi fe tjeter pos islamit apo nuk zgjodhi asnje fe-porse keto arysetime jane per njeriun i cili zgjodhi islamin si fe mirepo ka gabime ne ibadet dhe te kuptuarit e fese ashtu siq thote shejh Uthejmini rahimehullah(lexo në vijim).

 

Shejh Uthejmini rahimehullahu teala thote:
Lloji i parë është: që kjo fjalë apo vepër kufri të jetë prej personit i cili për fe ka marrë diçka jashtë fesë islame, apo nuk ka fe fare dhe nuk i ka shkuar në mendje se ndonjë fe e kundërshton atë gjë të cilën e vepron ai. Në këtë rast, mbi këtë person gjykohet sipas asaj që e shohim haptazi në këtë botë, kurse në ahiret çështja e tij (se çka do të ndodhë me të) mbetet në Duar të All-llahut të Lartësuar. Por, mendimi i preferuar është se, ky person në ahiret sprovohet me atë çka don All-llahu i Madhëruar dhe se All-llahu e din më së miri se çka kanë vepruar (dhe se çfarë nijetesh/qëllimesh kanë pasur).
Mirëpo, ne e dimë (sigurisht) se ky person nuk do të hyn në zjarr, përveç se nëse ka bërë mëkat, e këtë e dimë nga Fjala e All-llahut të Lartësuar: “ …e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt” -Kehf 49.
Dhe thamë (më lartë) se mbi të gjykohet në saje të veprës që e bën ai në këtë botë -e që ai gjykim është kufri-; sepse ai nuk ka marrë për fe Islamin, kështu që nuk mund t’i thuhet atij musliman. Mirëpo, siç thamë se mendimi më i preferuar për këtë person (që nuk ka fe fare dhe që nuk ia ka marrë mendja se me ato vepra të tij është duke i kundërshtuar parimet Islame) është se, ai sprovohet në ahiret. Sepse në lidhje me këtë janë transmetuar hadithe të shumta të cilat i ka përmendur Ibn Kajimi në librin e tij “Tarikul Hixhretejn”, kur ka folur për mendimin e tetë (të dijetarëve) në lidhje me fëmijët e mushrikëve.

Lloji i dytë është, që kjo fjalë apo vepër pabesimi të jetë prej personit i cili është musliman. Mirëpo, ai ka jetuar me këtë fjalë apo vepër kufri e nuk e ka ditur se ajo është në kundërshtim me Islamin, e as nuk ia ka tërhjekë dikush vërejtjen për atë (fjalë apo vepër kufri). Në këtë rast, mbi këtë person gjykojmë me Islam (ende), kurse në ahiret puna e tij mbetet në Dorë të All-llahut.(mbaroi fjala e shejh Uthejminit)[49]

 

Transmetohet nga Abdullah ibn Ebu Evfa se ka thënë: (Kur u kthye Muadhi nga Shami, i ra në sexhde Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, e ky i tha: Çka është kjo, o Muadh? Ai tha: “Shkova në Sham e i pashë (njerëzit e atjeshit)i bënin sexhde peshkopëve dhe vizitorëve të natës, e dëshirova që edhe ne të bëjmë njësoj me ty ashtu”. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem atëherë tha: “Mos veproni ashtu, ngase vërtetë sikur unë ta kisha urdhëruar dikë që t’i bie dikujt në sexhde përveç All-llahut, do ta kisha urdhëruar gruajen që t’i bie në sexhde burrit…”.

Në këtë rast, Muadhi radijAll-llahu anhu i ka rënë në sexhde Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, e sexhdeja për dikë tjetër përveç All-llahut është prej Shirkut të madh i cili e nxjerr njeriun nga Islami, e Muadhi radijAll-llahu anhu bile ka qenë prej sahabëve që më së miri e ka njohur hallallin dhe haramin (siç ka cituar vet Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem në një hadith).

Do të thotë nuk ka qenë injorant mbi fenë, mirëpo megjithatë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem nuk i ka thënë kafir apo mushrik. Por vetëm e ka këshilluar që kjo vepër nuk është e mirë dhe është e ndaluar, dhe e ka porositë që më mos të veprojë ashtu, kaq!

Shevkani, rahimehullah, në Nejlu el-Evtar 6/363 thotë se, Sexhdeja e bërë nga Muadhi Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem është argument se ai i cili i bën sexhde –me injorancë- dikujt tjetër përveç All-llahut, ai nuk ka bërë kufër. ( librin nejlul evtare e kam te paketuar me duhet ta shikoj sepse personi I till ka bere kufer por nuk eshte bere kafir)

 

Në një hadith të transmetuar nga Ibn Hibbani (81), Buhariu në “Tarihu el-Kebir” (4/301) dhe të tjerët nga Ebu Hudhejfe [radijAll-llahu anhu] se ka thënë, se Pejgamberi [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ajo çfarë unë kam frikë për ju është kur një njeri lexon Kur’an, derisa të shihet ndikimi i tij në fëtyrën e tij, por është prishje e Islamit (të tij); e ndryshon atë sa të dojë All-llahu. Pastaj ai zhveshet nga ai, e hedh atë mbas shpinde, sa që fqiut të tij ia mësyn me shpatë dhe e akuzon me shirk”. Ai tha: unë thash: O pejgamber i All-llahut! Cili prej tyre është më me prioritet që të akuzohet me shirk: I akuzuari apo akuzuesi? Ai tha: “Gjithsesi akuzuesi”.[50]

Ne vijim lexo edhe nje argument nga Ebu Bekir b.El-Arabi rahimehullah i cili ka thene:

“…këtij ummeti nga personat injorantë dhe gabimtar, nëse bëjnë kufër apo shirk-të tillët nuk bëhen as kafir as mushrik. Përshkak të injorancës[xhehlit] dhe gabimit të tillët janë të arsyetuar….Këtë çështje askush nga ulemat nuk e kanë kundërshtuar përpos ehli bidatit”[51]

 

Ndarja e gabuar e Teuhidit

 

Tekfirijunët[52] për ti arritur qëllimet e vete politike shpikën dhe predikuan teuhidin hakimije, të cilët e morrën nga prijësi i tyre Sejid Kutub(rahimehullah)[53], këtë predikim mund ta gjeni tek libri i tyre “Tewhid el-Hakimijje”[54], lexoni në vijim se çfarë përgjigjje jep njëri nga “shujukt” e tyre i ashtuquajturi, Ebu Hudhejfe Jusuf el-Kanadi, në artikullin e tij, “A është Teuhidi Hakimije-Bidat”, ai trumbeton duke thënë se kjo çështje është çështje ixhtihadi ashtu siq është ndarja e teuhidit në tri grupe:

 

“Prandaj, si mundet dikush të pohoj që përdorimi i kategorisë së katërt apo i pestë i Teuhidit caku i shtjellimit dhe kategorizimi i shkencës së teuhidit-(të jetë)bidat?!

Veçanërisht kur shohim se shumica prej dijetarëve të hershëm i kanë përdorur dy(kategori) të  teuhidit, i kanë shpjeguar dhe i kanë identifikuar vlerat e tyre.[55]

 

Ndërsa lexo në vijim se çka thonë dijetarët bashkohorë rreth kësaj çështjeje.

 

Shejh Albani rahimehullah thotë:

“El-Hakimije është degë ndër degët e Teuhid ul-Uluhije, dhe ata që e përqendrojnë vëmendjen në këtë thënie të risuar së voni në kohën e sotme, e përdorin atë si armë jo për t’ua mësuar muslimanëve Teuhidin me të cilin erdhën të gjithë të dërguarit dhe pejgamberët, por si një armë politike…Më pas ata e avancuan një pjesë të Teuhid ul-Uluhije apo adhurimit me këtë titull të risuar për qëllime politike… Pra, ju e përdorni këtë term [el-hakimije] për të zhvilluar luftë kundër atyre për të cilët ju dyshoni se janë mosbesimtarë nga mesi i pushtetarëve nga që ata nuk gjykojnë me ligjin Islamik. Por ju e keni harruar veten, sepse kjo hakimije përfshin çdo musliman.” [Gazeta el-Muslimun nr.639]

Shejh Ibn Uthejmini rahimehullah kur është pyetur “Si t’i përgënjeshtrojmë ata?”, dmth ata që e bëjnë Teuhid el-Hakimije kategori të katërt, ai u përgjigj:”Ne i përgënjeshtrojmë ata duke u thënë, ‘Çfarë do të thotë el-Hakimije?’ Kjo s’ka tjetër kuptim veçse që gjykimi i përket vetëm Allahut,’ dhe kjo është Teuhid ur-Rububije. Pra, Allahu, Ai është Zoti, Krijuesi, Pronari Sovran, Ai që i kontrollon çështjet. Por, përsa i përket asaj çka ata mendojnë me të dhe shpjegimit të rrezikut të kësaj ideje të tyre, atëherë ne nuk i njohim qëllimet dhe dëshirat e tyre, andaj ne s’mund të vlerësojmë seriozitetin e kësaj çështjeje.” [Gazeta el-Muslimun, botimi nr.639]

Po ashtu në një vend tjetër kur është  pyetur lidhur me këtë koncept(hakimijen), ai tha:”Kjo thënie është e shpikur, e risuar, thënie djallëzore, e cila e bën të neveritshëm atë që e përdor këtë… dhe vërtet kjo është bidat i devijuar.” [Lika’ul Meftuh nr.150, 20 Sheual, 1417H.]

Komisioni i Dijetarëve të Medhenj shkroi:”Të bësh hakimije kategori të veçantë nga kategoritë e teuhidit është vepër e risuar [bidat]. Asnjë nga imamët që ne njohim kurrë s’kanë folur mbi këtë [ndarje].” [Fetua nr.18870, 11/6/1417H.]

Shejh Salih el-Feuzani thotë:Janë disa në kohën tonë të cilët e kanë ndarë teuhidin në katër kategori, duke thënë, “Teuhidi është katër kategori: teuhidi er-rububijeh, teuhidi el-uluhijeh, teuhidi el-esma’ ues-sifat dhe teuhidi el-hakimijeh.” Për ta thënë këtë, ata mbështeten në idenë se ndarja e teuhidit është vetëm një mënyrë tradicionale për shpjegimin e tij, jo diçka e kufizuar. Bazuar në këtë supozim, asgjë nuk na pengon nga shtuarja e edhe një kategorie.Atëherë, duhet t’i themi një personi të tillë: “Kjo ndarje nuk është një shpjegim tradicional. Më saktë, kjo bazohet në Libër dhe Sunet, dhe Selefi i nxorrën këto tri kategori direkt nga Libri dhe Suneti.”Sa për hakimijeh, atëherë kjo është e vërtetë. Është obligim për ne që të udhëheqim me Sheri’at të Allahut, të Fuqishmit dhe të Madhërishmit. Mirëpo, kjo është e përfshirë në teuhid el-uluhijeh, sepse është bindje ndaj Allahut, të Fuqishmit dhe të Madhërishmit.Selefi nuk e kanë lënë anash teuhidin el-hakimijeh në mënyrë që dikush më vonë të dalë edhe ta shtojë atë. Vërtet ai për ta ka qenë gjithnjë brenda teuhidit el-‘ibadeh (teuhid el-uluhijeh)! Kjo është sepse bindja ndaj Allahut duke udhëhequr në përputhje më Sheriatin e Tij është prej formave të adhurimit ndaj Tij, të Fuqishmit dhe të Madhërishmit, kështu që ai nuk ndahet në kategori të veçantë. Përndryshe, namazi do të ishte një kategori e veçantë e teuhidit, pagesa e zekatit do të ishtë kategoria tjetër, agjërimi tjetra, Haxhi tjetra, si dhe të gjitha format tjera të adhurimit do të ishin kategori të veçanta po ashtu, dhe kështu nuk do të përfundonin ndarjet e teuhidit! Ky është gabim i qartë. Të gjitha format e adhurimit vijnë nën një kategori: teuhid el-uluhijeh. Kjo kategori përfshin atë (el-hakimijeh), dhe asgjë nuk duhet të shtohet në to.

Ekziston një grup nga ata që e shtojnë një kategori tjetër, të pestën. Ata e quajnë atë itiba’ er-resul (pasimi i të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem). Edhe kjo po ashtu është gabim. Pasimi i të Dërguarit është detyrim dhe nuk ka rrugë tjetër pos saj, aq sa pasimi i të Dërguarit (sallallahu aleji ue selem) është prej gjërave bashkërendëse të teuhidit, saqë asnjë dëshmi e “la ilahe il Allah” nuk vlen pa dëshminë “Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Kështu që kjo dëshmi për profetësinë e të Dërguarit tregon dëshminë e vërtetë të teuhidit.[56]

Shejh Salih es-Sedlan ka thënë:”Kushdo që e bën hakimije kategori ndër kategoritë e Teuhidit, ai është ose i paditur, ose bidatçi që merr një opinion nga opinionet e filozofëve. Këto opinione s’janë të njohura në Akiden e Sheriatit. Ai po ashtu mund të jetë njeri që tregon gjëra por nuk e di se çfarë tregon.” [Gazeta el-Muslimun, botimi nr.639]

Shejh Abdullah es-Sebt ka thënë:”Andaj, përse revolucionistët dhe thirrësit në revolucion dhe Hauarixhët përdorin el-Hakimije? Them – siç shpjegoi alameja e Shamit, shejh Nasirud-Din el-Albani – se ata e përdorin këtë për qëllime politike, meqë ata e bëjnë këtë hakimije vetëm për pushtetarët. Për këtë arsye, ata nguten të bëjnë tekfir në ta, ngase ata nuk gjykojnë me Shpalljen. Ndërsa ata e bëjnë të detyrueshme kryengritjen kundër tyre dhe përdorimin e armëve! Kjo në vetvete është nga teoritë e Hauarixhëve të vjetër, të cilët përdorën armën kundër Halifes [radiallah anhu].

Pra, hakimije në kohën tonë përdoret si mënyrë për t’u kryengritur dhe bërë revolucion, dhe hakimije vetvetiu është një qasje e vjetër. Andaj, hakimije përdoret si mënyrë për të bërë tekfir, dhe ata e përdorin atë si justifikim dhe si një mënyrë për t’i bindur ata që i ndjekin derisa t’i ndjekin në atë çka ata dëshirojnë! Kjo është nje mënyrë e lehtë për të bindur, posaçërisht meqë e dimë se ata që i pasojnë janë ata që nuk u japin kurrfarë rëndësie dijetarëve dhe nuk u japin kurrfarë statusi deklaratave të tyre. Madje thojnë:’Ne jemi njerëz dhe ata janë njerëz.’ Kjo është pikërisht çfarë thonin paraardhësit e tyre [Hauarixhët]! [Gazeta el-Muslimun, botimi nr.635, 26 Dhul-Hixheh, 1417]

 

 

 

Akuzimi i dijetarëve bashkëkohorë me kufër

Ky grup tekfiri i akuzon dijetarët tanë selefi si shejh AbdulAziz Bin Bazin, shejh Muhammed Nasiruddin el-Albanin, shejh Muhammed ibn Salih el-Uthejminin, shejh Feuzanin, shejh Luhejdanin e dijetarë të tjerë selefi me kufër dhe paralajmërojnë kundër librave të tyre, kundër komentimeve(sherh) që u kanë bërë librave të akides së dijetarëve të mëhershëm, me pretekstin se këta janë ndihmëtar të kufrit, pasi këta i shpallin pushtetarët kufarë dhe me këtë ata e fillojnë zingjirin e tekfirit.

Në parathënien e librit të tyre, “Aqida ehli-sunneta wel-džema’ata” shkruan:

“Në këto komentime[57] ndonjëher komentojnë gjëra të thjeshta që veçse janë të qarta, dhe shumë herë lexuesi hutohet nga komentimet e murxhieve me deklarata të dyshimta nga dijetarët e ndershëm.”

Pastaj në fusnotën e kësaj parathënie kur flet për komentimin e Akides Tahavije që ja ka bërë shejh Albani, shkruan:

“Kështu është rasti edhe me komentimin e Tahavijes nga ana e dijetarit të madh Ibn Ebi Izz el-Hanefi, Sherh el-Akide et-Tahavije, në të cilën fusnotat ja ka dhënë bashkohori jonë Nasiruddin el-Albani, për të cilën shumica thonë se ka qenë reformator i këtij shekulli, duke lënë pas dore veprimet e tija të kufrit dhe mbështjetjen e tagutave, prej të cilit kemi fjalët[58] që do ti citojm nga fjalët e Imam  Tahaviut në faqen 24 të këtij libri.”

Vazhdon fusnota e parathënies me shejh Uthejminin rahimehullah:

“Ashtu është edhe me komentimin e Uthejminit, vepra e tij “Keshfu shubuhat”(Largimi i dyshimeve), të përkthyer në gjuhën tonë[59], ku Uthejmini pas fjalëve të autorit- që vepruesi i shirkut të madh nuk arsyetohet me xhehl,”konkludon” se “nuk mund të jetë që autori nuk e merr parasysh dhe nuk e pranon arsyetimin me injorancë” që kinse mund të parandjejë nga citatet e ndryshme të tija! Uthejmini në atë vend e përpunoi detalisht teorin e kufrit të arsyetimit me injorancë secilit dhe gjithkujt.[60]

Poashtu edhe në një libër tjetër të tyre “Themeli i Islamit”[61] pretenduesit e akides së vërtetë i akuzojnë dijetarët me kufër:

“Mes “dijetarëve” të cilët bashkëpunuan me tagutët në atë mënyrë që i nxjerr nga feja, duke i quajtur musliman[62], duke u dhënë legjitimitet dhe duke i ndihmuar në padrejtësit e tyre i gjejm: Bin Bazin, Ibn Uthejminin, el-Luhejdanin, el-Feuzanin dhe të tjerët.[63]

Poashtu bëri tekfir haptazi njëri nga ligjëruesit e tyre në shejh Bin Bazin rahimehullah, në një nga kasetat e tija kur kishte debatuar me njërin nga kundërshtarët e tij[64] rreth kufrit në tagut(është për qëllim pushtetarët), ai në minutën 17,30 tha që “Bin Bazi është kafir” ndërsa në minutën e 38 dhe 57 e shpalli edhe kundërshtarin e tij kafir, duke i thënë “Ti je kafir në Allahun tebareke ue teala”[65]

Ndërsa në një webfaqe të tyre[66] në gjuhën boshnjake, titulli i artikullit “Roli i Bin Bazit” shkruan:

“Ua sjellim këtë letër si një nga shembujt nga e cila shihet qartë se çfarë roli ka luajtur Bin Bazi gjatë kohës së myftinisë së tij. Ky kafir e ka dashur dhe ndihmuar shtetin tagut të Saudisë në të gjitha mënyrat e mundshme. Këtu bëhet fjalë për letrën të cilën Bin Bazi ia dërgoi Nafij Ibn AbdulAzizit, ministrit të atëhershëm të punëve të brendshme të Arabisë Saudite në të cilën ai i këshillon se si të veprohet me Sefer el-Havalin dhe Selman el-Ouden[67]. Këtu duhet potencuar se Sefer Havali dhe Selman Oude janë kafira si Bin Bazi dhe gjer më tani(derisa nuk i ka ardhur dënimi i Allahut), Seferi ka luajtur rolin e shërbimit dhe ndihmesës shtetit të tagutit. Selmani, Allahu e shkatërroi atë, ende vazhdon të luan këtë rol.”

 

Çështja e tekfirit është shumë e rrezikshme, për këtë arsye edhe dijetarët kanë thënë: nëse për një person gjenden nëntëdhjetë e nëntë fjalë për konsiderimin e tij si pabesimtar, kurse vetëm një fjalë se ai nuk është pabesimtar, atëherë nga maturia është që të mirret kjo fjalë e vetme, përkundër atyre fjalëve[68] , ngase në këtë çështje ka rrezik të madh.

Shejh Albani thote: Mendoj se ky përshpejtim i tyre[69], buron nga mashtrimi dhe pëlqimi i vetvetës, dhe se këta janë trazuar nga kjo dije e cekët të cilën e kanë përfituar “disa” ; andaj ata edhe i konsiderojnë pabesimtarë robët e All-llahut “Dhe mendojnë se ata me të vërtetë bëjnë punë të mirë” me atë vepër të tyre![70]

 

Keqkuptimi i haditheve që ka të bëjë me këshillimin e prijësave[71]

 

Në fillim të secilës libër që këta i botojnë gjejm hadithe dhe ethere që flasin për pushtetarët duke mos ja ditur komentimin e tyre, si p.sh:

 

Ka thënë Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Xhihadi me i mire eshte,thenia e se vertetes para Sundimtarit zullumqar”(sahihu xhamiu sagir(1100) Albani) si dhe “Zoteriu i shehidave eshte Hamza dhe burri i cili ngritet(shkon)tek imami zullumqar,e urdhëron ate dhe e ndalon,kurse ai e vret”.(Hadithi eshte hasen,Hakimi)

 

Mirëpo këto hadithe kanë sqarim dhe jo të komentohen sipas epsheve dhe tekave të tyre.

Sa i përket hadithit te parë në këtë hadith ka vetëm nxitje për të këshilluar Imamin,por në menyrë legjitime, e jo në mënyre publike.Ngase Pejgamberi sal-allahu alejhi ve sel-lem ka thënë:”… thënia e së vërtetës para Sundimtarit…” e nuk ka thënë para njerëzve në mënyrë publike.

Kurse hadithi tjetër të cilin e transmeton Xhabiri radiAll-llahu anhu poashtu nuk ka nxitje per kritikim ne mënyre publike.
Këtë kuptim e përforcon me shumë çeshtje se, Pejgamberi sal-allahu alejhi ve sel-lem në këtë hadith të dytë ka përdorur shprehjen “Kame ila”(ngritet tek),e jo “kame ala”(ngritet kundër tij para njerëzve).

 

Kjo do të ishte e tëra vëllëzerit e mi selefi dhe lus Allahun teala ti udhezoj në rrugën e vërtetë muslimanët e tillë të cilët i kanë këto bindje.

 

Subhaneke Allahune ue Bihamdike, Eshheduen La-ilahe il-la ente estagfiruke ue etubu ilejk.

 




[1] Dobi:Imam Albani rahimehullah,në parathënien e botimit të parë të ri 1421 h,të librit”Sahihut-Targib vet-Terhib”vëll.i parë fq.3-Mektebul-Mearif,Rijad;tregon se:leximi i tri ajeteve të njohura nga suret ’Ali Imran’ ,’Nisa’ dhe ‘Ahzab’,bëhet ndonjëher,e jo gjithmonë,qoftë nëpër hutbe apo nëpër derse të ndryshme.Lidhur me këtë shiko një libërth të posaçëm të Albanit me emër “Hutbetul-Haxheh”,botuar nga “Mektebul-Islami”-Bejrut.

[2] Në trojet tona

[3]Dijetari Salih el-Fevzani thotë: ”Çdo kush që e kundërshton ehli sunnetin dhe xhematin (grupin e vetëm të shpëtuar) është i humbur. Në islam nuk ka vetëm se një xhemat, e ai është “ehli sunneh vel xhema’ah”, e kush e kundërshton këtë xhemat, ai me këtë ka kundërshtuar metodën dhe rrugën e pastër të Muhammedit alejhisselam. Themi gjithashtu se çdo kundërshtar i rrugës së ehli sunnetit dhe xhematit është pasues i epshit, dhe kundërshtimet dallojnë varësisht nga lloji i tyre, disa me devijim, disa me dalje nga feja islame, varësisht nga madhësia e tyre apo largësia dhe afrimi i tyre me të vërtetën. Gjithashtu nga grupacionet e humbura dhe të lajthitura të kësaj kohe janë: grupi i Hasen Bennas (el-ihvanijje), grupi i Hasen Turabit (et-turabijje), grupi i Sejjid Kutbit (el-kutbijje), grupi i Muhammed Sururit (es-sururijje), grupi i Abdurrahman Abdulhalik (et-turathijje), grupi i Muhammed Haddadit (el-haddadijje), grupi i Ahmed Jasinit (el-hamasijje), e të tjerë, por këta janë më kryesorët.””Thënia jonë “grupacione” – kjo është ajo që e meritojnë për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj Kur’anit dhe sunnetit dhe metodës se pastër të selefit, dhe ky emërtim për ta është emërtim sheriatik i paralajmëruar nga Muhammedi alejhisselam sikurse që u cekë në hadithin e grupacioneve. Përsa u përket xhemateve, në islam ekziston vetëm një xhemat i vërtetë dhe ai është xhemati “ehli sunneh vel xhema’ah”në pajtim me metodën dhe rrugën e selefit.”(e-exhvibetul-mufide…faq.10, po ashtu faq.7)

[4] Disa devijuan nga menhexhi i selefit ne te berit kafir muslimanet, disa te tjere i kundershtuan keta qe i ben muslimanet kafira-porse ndjeken nje rruge paksa me te bute qe deshen ta bejn nje grup i cili eshte ndermjet ihvaneve dhe selefive-apo siq e quajne ata “Selefizmi ripertrires”, apo “Selefizmi Modern”- e gjithe kjo nen parollen e selefizmit dhe nga kjo ide lindi nje grupacion shume i rrezikshem qe ne esence ishte me afer selefive porse ishte nje rrezikshmeri e madhe per selefizmin, po e them rezikshmeri per selefizmin, pasi dijetaret si Imam es-Sixhzi në risalen e tij (fq: 177-181),  ka thenë: ”Mutezilitë përkundër drejtimit të tyre të keq, janë më pak të dëmshëm për popullin e ehlu sunnetit se sa ata (esharitë), sepse mutezilitë e kanë shfaqë medh’hebin e tyre dhe nuk e kanë fshehur, e as nuk e kanë mbështjellur. Përkundrazi janë deklaruar hapurazi (sipas tyre): All-llahu me Qenien e Tij gjendet çdokund, dhe Ai nuk shihet (në ahiret), dhe Ai nuk dëgjon e as nuk sheh….kurse Kulabitë dhe Esharitë janë paraqitur si kundërshtarë të mutezilëve dhe si mbrojtës të Sunnetit dhe pasuesve të saj. Kështu që dëmi i tyre është më i madh se i mutezilive, sepse mutezilitë e kanë shfaqur bidatin e tyre dhe janë larguar krejtësisht prej Ehlu Sunnetit; kurse ata – do të thotë esharitë – e kanë fshehur bidatin e tyre dhe në të njëjtën kohë janë përzier me Ehlu Sunnetin, pasuesit e të vërtetës”.(mbaroi fjala e Imam Sixhziut rahimehullah). E njëjta gjë është edhe sot me disa që pretendojnë menhexh, të tillët flasin kundër tekfirit të nxituar, shpërthimeve-mirëpo në disa çështje ata kanë kundërshtuar menhexhin selefi dhe për këtë, këta njerëz janë më të rrezikshëm se sa havarixhët për selefitë të cilët ndjekin menhexhin e pastër të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem.

[5] Murxhiet janë një grup të dalur nga ehlu sunneti, të cilët thonë se vepra nuk është nga imani, dhe imani as nuk shtohet e as nuk pakësohet.

[6] Nga cilësitë kryesore të hizbinjëve(partiakëve) janë këto: 1.Pamja e jashtme e tyre vërehet se është në kundërshtim me udhëzimin e Muhammedit, alejhi selam.2. Ngritja dhe lavdërimi i personaliteteve të tyre përtej mase si dhe urrejtja dhe dashja e njerëzve për hirë të urrejtjes së personaliteteve të njohura të tyre. 3. Urrejtja e dijetarëve të ehli sunnetit dhe talebeve që zbulojnë gabimet dhe dredhitë e tyre. 6. Akuzimi i dijetarëve dhe talebeve që kundërshtojnë metodologjinë e tyre me llagape të ulëta dhe poshtëruese. 4. Mos kërkimi i diturisë nga dijetarët e ehli sunnetit që dallohen më tepër në kundërshtimin e besimit dhe metodologjisë së tyre. 5.Propagandimi se preokupimi me çështjet aktuale në botë dhe përqeshja e prijësve muslimanë është esenca e dijes së shëndoshë dhe e devotshmërisë së fortë. 6.Emocionimi i të rinjëve me ligjërata për urrejtjen e prijësve muslimanë në emër të xhihadit, duke shfrytëzuar për këtë sprovat aktuale. 7.Përdorimi i gënjeshtrës në interes të davetit të tyre, me pretekstin se “Lufta është mashtrim”. 8.Zgjerimi i përdorimit të shumë ndalimeve e bidateve si mjet daveti, si p.sh ilahijat me instrumentet muzikore,dramat, mevludet…etj. 9.Joshja dhe afrimi i njerëzve duke ua arsyetuar gabimet, mëkatet e bidatet e tyre, përshkak të interesit material që lidh ata mes vete. 10.Ekspozimi i tyre para masës në emër të Selefizmit dhe mbrojtjes së tij. 11. Bashkëpunimi me xhemate që nuk flasin kundër tyre.12.Ambicia për arritjen e posteve të larta në shtet apo në institucionet më të larta fetare të një vendi. 13.Organizimi i seminareve dhe tubimeve përkujtimore për lindjen apo vdekjen e ndonje hoxhe të tyre. 14.Mosinteresimi në zbatimin e shumë sunneteve, me pretekstin se këto janë si lëvorja e fesë, ndërsa interesohen për thelbin e fesë, që, sipas tyre, është aktualiteti i muslimanëve. 15.Të vlerësuarit e suksesit apo mossukesit të davetit të tyre sipas numrit të madh apo të cekur që prezentojnë në ligjëratat e tyre.16.Përkrahja e çdo mendimi që nuk cenon interesat e tyre, edhe nëse janë më të devijuarit e një populli. 17.Organizimi i darkave, drekave, iftareve vetëm me pasanikët apo me njerëzit me famë, si p.sh me politikanë, tregtarë, sportist, etj. 18.Prezentimi i tyre në ligjëratat e dijetarëve të Ehli Sunnetit vetëm për të përfituar famë, kinse janë nga nxënësit e afërt të atij dijetari, me qëllim të mbulimit të realitetit të tyre.(Marrur nga artikulli: “Shenjat e Hizbinjëve”-Abdulmelik-Besfort Maxhuni)

[7] Që e bartim dijen nga hoxhallarët dhe dijetarët.

[8] “Normat e sjelljes në Islam”,Fuad Ibn AbdulAziz Esh-Shehlub, fq: 263

[9] Edhe pse nuk i benin tekfir ketyre dijetarëve-këta tekfirijunë kishin rezerva ndaj këtyre dijetareve dhe i merrnin ato fetva që u interesonin për ideologjinë e tyre shkatërruese ekstremiste tekfirite. Madje në disa raste edhe shpifnin mbi dijetarët tanë selefi, sikur që vepruan me muhadithin tone të shekullit, Muhammed Nasiruddin el-Albanin duke e akuzuar me irxha. I pari i cili e filloi luftën kundër davetit selefi me pretendimin se ehli sunneti/selefitë ka rënë në irxha ishte Muhammed Kutubi. Sefer Havali ishte ai, i cili nën udhëzimin dhe direktivat e Muhamed Kutbit vëllait të Sejid Kutbit, ndërseu akuzën për Irxha kundër Ehl us-Sunnetit me anë të tezës së doktoraturës së tij. Kjo, kah fundi i viteve të 90-ta do të ngrihej nga fraksioni ekstrem nga mesi i Kutbive, dhe të zhvillohej më tej me qëllim të hedhjes së dyshimit dhe konfuzionit lidhur me akidenë e Imam Albanit. Si pasojë, në vitet e fundit është bërë e qartë se Sefer Havali ishte njeriu më injorant në lidhje me çështjet e Imanit dhe Irxhas dhe poashtu përshkoi nëpër bidatin e Kaderive në adoptimin e tij të metodologjive të Sejid Kutbit, dhe atë se ai gjithashtu, së bashku me Selman Avden dhe të tjerët prej Kutbive, ishin në mesin flamur-mbajtësve të Irxhas në kohën e sotme- Irxha ndaj bidatçinjëve(Prej lajthitjeve të fundit të tyre është edhe fetvaja e fundit e tyre se, rafidive (shiave) të cilët gjinden në Saudi duhet tu ipen patjetër të gjitha të drejtat e arsimimit (sipas fesë së tyre)!!!) Poashtu e kemi dëgjuar edhe shejh Falah Ibn Ismailin kur ishte në Prishtinë i cili foli rreth akuzimit të ehli sunnetit me irxha, ku tha se Muhamed Kutubit ishte i pari që e akuzoi Imam Albanin me Irxha.(Kaseta: “Ruajtja e Ehlu Sunnetit nga akuzimi i Irxhasë” -Shejh Falah Ismail, Qendra “Imam Albani”,Prishtinë)

[10] Tekfirijunet(havarixhët)

[11] Të gjithë dijetarët kanë paralajmëruar për Bin Ladenin dhe organizatën e tij shkatërruese, “Al-Kaida”. Sheikh AbdulAziz Ibn Bazi rahimehullah thotë: “…Këshilla ime për Masarin, Fakih, Bin Ladenin dhe çdonjërin që ndjek rrugën e tyre është që ata të heqin dorë nga rruga shkatërrimtare në të cilën po ecin, t’i frikësohen Allahut dhe t’i frikësohen ndëshkimit dhe Zemërimit të Tij. Ata duhet të kthehen në udhëzim dhe duhet të pendohen tek Allahu për atë çfarë kanë bërë. Allahu u ka premtuar atyre që pendohen se do t’ua pranojë pendimin, duke thënë: “Thuaj: O robërit e mi që që i keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut. Nuk ka dyshim se Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet Ai është gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirëploti. Dhe kthehuni (me pendim) tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni.” Zumer, 53-54. Dhe Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kthehuni tek Allahu me pendim të gjithë ju O Besimtarë që të shpëtoni.” Nur, 31. (Burimi: vëllimi i nëntë i koleksionit të Fetvave me titull “Mexhmu’ul-Fetaua ue Mekalatul-Mutenaui’e” si dhe në faqen zyrtare të Shejkh Ibni Bazit: http://search.ibnbaz.org/display.asp?f=bz01711.htm)

Shejkh Ibn Bazi ka përmendur gjithashtu se: “Usama Bin Laden është një person që përhap shkatërrim në tokë. Ai bën përpjekje në rrugë të këqia e shkatërrimtare dhe është rebeluar kundër prijësave dhe pushtetarëve.”( Këto fjalë janë marrë nga gazetat “el-Muslimun” dhe “esh-Sharkul-Euset” (të muajit Hënor Xhumadel-Ula në vitin 1417 Hixhri, që korrespondon me vitin 1996 E.K.)) Ndërsa Imam Mukbili ka thënë: “Distancohem përpara Allahut nga Usame bin Ladin. Ai është një fatkeqësi dhe një sprovë për muslimanët dhe veprimet e tij janë të liga!”.( Nga intervista e el-Alame, dijetarit të hadithit, shejh Mukbil bin Hadi el-Ued’i, dhënë gazetës kombëtare Kuvajtiane “el-Xherideh er-Re’ij” [Datuar më 19 Dhjetor 1998, botimi 11503), poashtu edhe shume dijetare te tjere paralajmeruan kunder Bin Ladenit.

[12] Është pyetur Muhadithi i Medinës, sheikh AbdulMuhsin el-Abbad(Allahu e ruajtë): “Thonë disa njerëz, se organizata e Al-Kaidës janë Khauarixh, ndërsa disa të tjerë thonë se ata janë muxhahida? Përgjigjet sheikhu: Po, ata janë Muxhahidunë në rrugë të shejtanit”(Audio është e gatshme).

[13] Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, tha në shpjegimin e tij të Rijadus-Salihit (1/165-166), duke i cekur disa pika dobiprurëse nga Hadithi i Suhejbit, Allahu qoftë i kënaqur me të:“I Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Ka qenë një mbret nga mesi i atyre që erdhën para jush, dhe ai kishte një magjistar. Kështu që kur ai u moshua i tha mbretit, “Unë jam plakur. Ma dërgo një djalosh që unë t’ia mësoj magjinë atij’…“ hadithi vazhdon. (Shiko Rijadus-Salihin, nr. 30) Nuk është e lejuar për personin që t’i eksponohet rrezikut për një çështje që është me dobi të përgjithshme për Muslimanët, sepse djaloshi i tregoi mbretit mënyrën me të cilën ai do ta mbyste atë, dhe e cila do të çonte në vdekjen e tij – e cila ishte ajo se ai duhej ta merrte një shigjetë dhe…etj.Shejhul Islam Ibn Tejmije tha, “Sepse ky ishte Xhihad në rrugën e Allahut, i cili bëri që një popull i tërë të besojë, dhe ai në të vërtetë nuk humbi asgjë, meqë ndonëse ai vdiq, ai dosido do të vdiste, herët ose vonë.”Por përsa i përket asaj çka disa njerëz bëjnë në lidhje me aktivitetet vetëvrasëse, duke e lidhur eksplozivin për trupi dhe pastaj duke iu afruar pabesimtarëve dhe duke e detonuar në mesin e tyre, atëherë ky është rast i vetëvrasjes dhe kërkohet ndihma e Allahut nga kjo. Pra, kushdo që bën vetëvrasje, ai do të hyjë në Xhehenem duke mbetur aty përgjithmonë, siç qëndron në hadithin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam), “Dhe kushdo që mbyt veten me armë të hekurt, atëherë arma e hekurt do të mbetet në dorën e tij dhe ai vazhdimisht do ta ther veten me të në Zjarr përgjithmonë.” Trasmetuar nga el-Buhari, nr. 5778 dhe Muslim, nr. 109, në Librin e Imanit.)Nga që ky person e ka mbytur veten dhe nuk i ka sjellur dobi Islamit. Pra, nëse ai e mbyt veten së bashku me dhjetë apo njëqind njerëz të tjerë, atëherë Islami s’do të përfitojë nga kjo, meqë njerëzit nuk do ta pranojnë Islamin, në kundërshtim me rrëfimin e djaloshit. Më saktë, kjo me gjasë vetëm do ta bëjë armikun më të vendosur, dhe ky akt do të provokojë hidhërim në zemrën e tij deri ne atë masë sa që ai mund të bëjë kërdi në Muslimanë. Ky është rasti me praktikimin e Çifutëve me popullin e Palestinës. Kur njëri nga Palestinezët e hedh veten në ajër dhe mbyt gjashtë ose shtatë njerëz, pastaj në shenjë hakmarrje ata i mbysin gjashtëdhjetë apo më shumë. Pra, kjo nuk sjell ndonjë dobi për Muslimanët, dhe nuk u sjell dobi atyre në mesin e radhëve të të cilëve detonohen eksplozivët. Ajo që ne thamë është se, ata njerëz të cilët i bëjnë këto vetvrasje kanë bërë gabimisht vetvrasje, dhe se kjo e detyron hyrjen në Xhehenem, kërkojmë strehim te Allahu, dhe se ky person s’është martir (shehid). Sidoqoftë, nëse personi e ka bërë këtë duke u bazuar në keqinterpretim, duke menduar se kjo është e lejuar, atëherë shpresojmë se ai do të shpëtohet prej mëkatit, ndërsa përsa i përket martiritetit të tij, atëherë jo, meqë ai nuk e ka marrë rrugën e martiritetit. Por, kushdo që bën ixhtihad (nxjerr vendime) dhe gabon, do të pranojë vetëm një shpërblim (nëse ky person është i kualifikuar të bëjë ixhtihad).

[14] Dihet që prej veqorive të veçanta të havarixhëve është lejueshmëria e khuruxhit(kryengritjes ndaj pushtetareve). Shejhul Islam Ibn Tejmije rahimehullah ,thotë: ”Dhe mu për këtë,është e njohur se prej drejtimit të Ehli Sunnetit është se,ata nuk e shohin(nuk janë të mendimit) që të rebelizohet ndaj udhëheqësve dhe që të vriten me armë.Përkundër padrejtësive që shihen tek ata,siç dëshmon në këtë,hadithet autentike të transmetuara nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Sepse trazirat e vrasjeve dhe ngatërresave janë më të mëdha se trazirat e arritura nga padrejtësit e tyre(udhëheqësave) pa vrasje dhe ngatërresa.Kështu që nuk largohet më e madhja e dy trazirave duke e obliguar atë që është më e vogël prej atyre dyjave. Dhe nuk ka grup i cili njihet se ka rebelizu sultanin e vet,vetëm se në rebelizimin e tyre ka pas trazira më të mëdha se sa trazira që e kanë larguar (padrejtësia e udhëheqësve).[Minhaxhus-Sunnetin-Nebevijjeh;3/390]. Është pyetur shejh AbdulAziz Ibn Bazi rahimehullah: A është obligim i thirrësve në fenë e All-llahut në një shoqëri muslimane ku nuk i zbatojnë dispozitat e sherijatit, të thërret në ndryshim të atij lloji të qeverisjes me fuqi? Përgjigje: Obligim është të thirret në fenë e All-llahut, të jepet këshillë dhe udhëzim në të mirë, duke mos tentuar për të bërë ndryshim me dhunë, sepse kjo hap derën e të keqes para muslimanëve, e ngushton thirrjen dhe e ngulfatë, madje mund të shpien deri te bllokimi i thirrësve, mirëpo thërret në fenë e All-llahut me urtësi, me fjalë të mira, këshilla të mira, në mënyrë më të mirë, i këshillon pushtetmbajtësit, i këshillon edhe përgjegjësit tjerë, e këshillon masën e gjërë dhe i udhëzon kah e mira, duke vepruar sipas ajetit Kur’anor: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…”. (En-Nahl: 125).Dhe ajetin Kur’anor: “Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë …”. (El-Ankebut: 46). E ata janë çifutët dhe kristianët. All-llahu na e ka ndaluar polemizimin me ta përveç se në formë të mirë, në përjashtim të atij që ban zullum, e ai ka situatë tjetër: çeshtja e tij ngritet deri te përgjegjësit, vepron me sa ka mundësi për ta larguar atë zullum me metoda fetare të konsideruara. (Shejh Ibën Bazi, rahimehull-llah Marrë nga:http://www.binbaz.org.sa/) Është pyteur shejh Albani rahimehullah: A është përmendur si risi në fe ai që në ditët e sotme është i njohur si “grusht shteti ushtarak”kundër regjimit(sunduesit)? Përgjegje:Nuk ka baza në Islam për këto veprime. Kjo është në kundërshtim me metodën Islame në lidhje me kryerjen e davas dhe për kryerjen e një atmosfere te drejtë për të. Më saktë është një risi e futur nga mosbesimtarët, e cila ka ndikuar tek disa myslimanë.Kjo është ajo që unë kam deklaruarë në shënimet dhe shpjegimet e mia në El-Akidetul et-Tahavijah.[El-Esalah,Çështja 10](Burimi:marrë nga libri “Fetva nga shejh el-Albani”shqipëruar nga Abdu-Rahman bin SelimBoton:Shtëpia Botuese Hajtja,Tetor 2005,Tiranë fq.76 numri i pyetjes 12.)

 Kur është pyetur shejh Feuzani(Allahu e Ruajt): Çka mendoni për atë i cili thotë se kryengritja kundër pushtetarëve është çështje ixhtihadi, për të cilin selefët janë ndarë në mendime dhe përshkak të kësaj, nuk është e lejuar ta konsiderojmë bidatçi apo mëkatar atë që vepronë kështu? Përgjigje: Kjo është gënjeshtër dhe shpifje kundrejt të Dërguarit të All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kjo çështje nuk ka të bëjë asgjë me ixhtihad. I Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:“Nëse jeni të bashkuar rreth një personi dhe vjen dikush që tua prish grupin tuaj, prejani qafën, kushdo qoftë ai”. Veç kësaj, ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:“Ai i cili braktis dëgjueshmërinë dhe largohet nga xhemati dhe vdes në këtë gjendje, vdekja e tij eshte vdekje xhahilije(injorancë paraislamike)”Prandaj, nuk është e lejuar ngritja kundër udhëheqësitë muslimanë. Është detyrë t’u nënshtrohemi dhe ndalohet ngritja kundër tyre. Kjo, përshkak të gjakderdhjes, përçarjes dhe humbjes së shoqërisë/xhematit. E keni parë edhe vet çka është duke ndodhur në ato shtete kundër regjimit të të cilave është bërë kryengritje: vdekje, gjakderdhje, humbje e sigurisë, edhe pse pushtetarët e tyre nuk janë musliman.Kur bënë kryengritje ndaj tyre(pushtetarëve), ndodhi ajo që ka ndodhur në Somali, Afganistan, Irak dhe në disa vende tjera. E, si është puna kur udhëheqësi është musliman kundër të cilit nuk lejohet të bëjmë kryengritje, duke marrë parasysh gjakderdhjen dhe humbjen e sigurisë?! Po ashtu, jobesimtarët mund ta marrin pushtetin mbi muslimanët kur ata janë të ndarë.(burimi:sahab.net, rijadulilm.com)

[15] Në vijim do ta bëjmë një sqarim rreth mosgjykimit me ligjin e Allahut.

16.Këta të humbur deri dje siç e potencuam ishin bashkë, tani mjafton të futeni ne internet dhe ta dëgjoni ligjëratën e njërit nga hoxhallarët e tyre(boshnjak), i cili flet rreth Ejmen Dhavaharit dhe Bin Ladenit dhe grupacionit te tij(Kaida) duke i akuzuar këta me kufër.( Ligjerata me titullin “Aktuelni kufrovi Ejmena Ez-Zawahirija”(Kufret aktuale te Ejman Edh Dhavahahrit)

[17] Hauarixhët qenë sekti i parë që u shfaqën në historinë e Islamit, që u ndanë deri në më shumë se njëzet nën-sekte të ndryshme. Mirëpo, thuhet që nën-sektet kryesore të Hauarixhëve janë shtatë:

1. el-Mehkemeh el-Ula
2. el-Ezarikeh
3. en-Nexhdat
4. eth-Thu’alebeh
5. el-Axharideh
6. el-Ebadhijeh
7. es-Sefrijeh

[18] Hadithin e ndarjes se çifuteve ne 71 grupe, te krishtereve ne 72 grupe dhe te muslimaneve ne 73 grupe, e transmeton Ebu Daudi 4596, Iben Maxheh 3992, Iben Hibani 1834, Ahmedi 2/332, El Hakim 1/128, el Axhurri ne “Esh Sherijah” f. 25. Shejh Albani e ka bere nxjerrjen e tij ne “Es Silsiletu es Sahiha” 203, “Dhilalul Xheneh” 63. Per saktesine e hadithit nuk ka kundershtim ne mesin e dijetareve te hadithit. (nuk ka nevoj kjo)

[19] Disa prej tyre kanë ndjekur rrugën e predikimeve dhe kaq…Ka prej tyre që ndjekin ”udhëtimet turistike” (  xhematët tablike)…Ka prej tyre që ngrenë armët  kundër shtetit…Ka prej tyre që kanë marrë rrugën e politikës dhe janë përzierë me të zotët e saj…Ka prej tyre që ndjekin grupime partiake fshehtazi….Ka prej tyre që ndjekin metoda duke formuar shoqata bamirësie….Ka prej tyre që ndjekin rrugë sufiste…Ka prej tyre që u servilosen  udhëheqësve të tyre…Prej tyre ka edhe akademistë të cilët s’kanë për qëllim tjetër, veç dëshmitë dhe dijet e thata, larg shpirtit fetar…Prej tyre ka që akoma janë të luhatur në zgjedhjen e rrugës së duhur…Prej tyre ka që merren me filozofira (aklanijun) pa u kthyer në Kuran e Sunet….Nga këta ka dhe disa që nuk dinë tjetër veçse të merren me euforizma (hamase)… e kështu me radhë…( “Spastrimi dhe Edukimi”-Gjurmët e tyre në ripërtëritjen e jetës Islame-Autor: Ali ibën Hasen el Halebi-Parathënia e botimit të parë)

[20] E kemi dëgjuar ligjëratën nga kaseta kur një “nxënës dije” këtu tek ne në PZ më datën 30.07.2007 i akuzoi selefitë si murxhietul asr, duke thënë se është përhapur në këto vite ky qëndrim i murxhiave bashkohor(savremenih murdzija) që vetëm teorisht përputhen me ehli sunnetin ndërsa në esencë dhe praktikë ata përputhen me murxhiat, personi i njejtë kishte thënë për vete se e ka akiden më të mirë se Imam Albani rahimehullah dhe në një ligjëratë tjetër e akuzoi shejh Ali Halebiun si Murxhi i rrënjësuar(“Okorijelih Murdzija”). Allahu i drejtoftë të tillët.

[21] Kjo ishte në kohën kur ishin një grup derisa u ndanë dhe tani njeri grup prej tyre ende vazhdon në akuzimin e Imam Albanit me irxha dhe grupi tjetër e ka bërë tekfir Imam Albanin rahimehullah.

[22] Sa të mjerë që janë, kur një dijetar është muhadith padyshim që ai është edhe fakih-ç’të bësh injoranca nuk ka fund!!! Është pyetur shejh Albani rahimehullah: Cila është marrdhënia midis shkencës së Fikhut dhe shkencës së hadithit? Dhe a është e kërkuar që një muhadith të jetë Fakhih apo vetëm muhadith? Përgjigje: Fakhiut i kërkohet të jetë muhadith ndërsa muhadithit nuk i kërkohet të jetë fakhih.  Kjo sepse muhadithi është fakhih automatikisht për shkak të natyrës së kushteve të tij.A e studionin Fikhun Shokët e të Dërguarit, sal-Allahu alejhi ue selem, apo jo? Dhe cili ishte Fikhu që ata studionin? Është ajo të cilën ata e merrnin nga ai i Dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue selem, (hadithi). Kështu ata në fakt ishin duke studiuar hadithin.Sa për këto Fukhaha që studiojnë mendimet e dijetarëve dhe Fikhun e tyre, ndërsa nuk studiojnë hadithin e Resulit të tyre, sal-Allahu alejhi ue selem, që është burimi i Fikhut, duhet t’ju thuhet atyre: “Ju duhet të studioni Shkencën e Hadithit.” Kjo meqë nuk mund ta marrim me mend të qënurit e fikhut korrekt pa dijen e hadithit, dhe pa mbajtur mend, pa i vërtetuar dhe pa i deklaruar ato të dobët. Dhe në të njëjtën kohë, nuk mund ta marrim me mend që të ketë një muhadith që nuk është Fakhih.Kështu që, Kur’ani dhe Sunneti janë burimi për gjithçka të Fikhut. Sa për Fikhun që është në përgjithësi i njohur sot atëherë ai është Fikhu i dijetarëve dhe jo Fikhu i Librit të Allahut dhe i Sunnetit. Po, disa prej tij ekzistojnë në Kur’an dhe Sunnet, por disa nga ai përbëhen krejtësisht nga mendime dhe përfundime dijetari. Megjithatë, në shumë prej këtyre mendimeve, ka kundërshtime nga ana e tyre me hadithin, sepse ata nuk ishin në gjëndje të ngërthejnë të gjithë dijen e tij. [ El-Esalah, Çështja # 7 ] (Burimi:“Fetva nga shejh el-Albani”shqipëruar nga Abdu-Rahman bin Selim.Boton:Shtëpia Botuese Hajtja,Tetor 2005,Tiranë, numri i pyetjes 32.)

[23] Thëniet e Imam Tahaviut rahimehullah

[24] Akideja Tahavije,Imam Tahaviju-Komente dhe shënime:Shejh Muhammed Nasiruddin el-Albani,Boton:Es-Sebil,2008 fq:52-53.

[25] Të mos rebelizohet ndonjë injorant, apo ziliqar, me këtë fjali parantezë të shejh Ibën el Uthejmin, për fik’hun e shejhut tonë, Albanit (Allahu e mëshiroftë!), ashtu si dhe të mos rebelizohet me të njëjtën fjali, por për dijetarë të tjerë, të cilët kanë qenë në fikh më të fortë se në hadith!Ngase dija nga një aspekt, ka degë e tema të ndryshme, ndërsa nga aspekti tjetër, ka shkallë dhe grada të ndryshme

[26] Është marrë nga takimi i Drejtorisë së Thirrjes, në Ministrinë Fetare dhe të çështjeve të Islamit, në Katar, më datë: 752000, e Allahu i shpërbleftë të gjithë me të mira!

[27] Vëreje pak akuzën e bërë ketu me fjalën “murxhi”, ndërsa më parë me fjalën:”thotë me fjalën e murxhive”! Që ta dish se këta që luajnë me fjalë, nuk munden të mashtrojnë për profesorat tanë dijetarë dhe imamët tanë të mëdhenj.

[28] Siç është në kasetën me titull:”Biseda telefonike me dijetarë të thirrjes Selefije” (Nr: 4), e nxjerr nga:”Mexhalis el Huda lil Intaxhi ve et Teuzi”, në Algjeri, më datë 1262000.

[29] Prej çështjeve që të habisin, është se disa të ashtuquajtur “të arsimuar”, të cilët kanë qenë të “lidhur” pas shejhut të nderuar, Ibën Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!), madje e konsideronin si ndërmjetës mes tyre dhe Allahut(!), kur e panë këtë fjalë të tij, e disa të tjera, që nuk u përshtatet me epshet e tyre, e që e kundërshton qëllimin e tyre, filluan të flasin e të shpifin kundra shejhut. Madje në disa faqe të internetit, pretenduan se fjala e shejh Ibën Uthejminit (në një çështje të caktuar), i ka përçarë muslimanët kudo që janë në botë!! [Nëse ata e mohojnë adresimin e kësaj fjale tek ata, a e pranojnë atë në realitet, apo e kundërshtojnë në gjykim?!!]Këta lloj njerëzish, me të cilët nuk bën dobi mirësia, e as nuk përmirësohet me ta jetesa, duhet që të thyhet pragu i tyre i dobët, e të shkatërrohen kullat e tyre të pafuqishme!!

[30] “Vendimi i Islamit për Lënësin e Namazit”,Dijetari i madh dhe muhadithi i kohës,Imam Muhamed Nasirudin el Albani,Vdekur në vitin 1420 h. (Allahu e mëshiroftë!)Përgatiti për botim:Ali ibën Hasen ibën Ali ibën Abdulhamid el Halebi el Etheri, fq:10-14

[31] Këta të humbur sikur nuk i kanë lexuar ajetet në vijim pas ajetit 44 të sures Maide, ajetin 45 dhe 47 të sures Maide dhe nuk bëjnë shtjellime se kur është kufër i madh e kur është kufër i vogël.Allahu i udhëzoftë nëse e kërkojnë udhëzimin dhe nëse jo Allahu ua theft qafën.

[32] Shejh Ubejd Xhabirij, hafidhahullah thotë: Po filloj duke thënë: e para, fik’hu, apo kuptimi se si të përdorim argumentet, është:(1) Të sillen të tëra tekstet rreth temës në fjalë(2) Pastaj shihet se cilat prej tyre janë gjithëpërfshirëse (mutlak) dhe cilat janë të kufizuara (mukajed)(3) Pastaj (cilat prej tyre janë) të përgjithshme (‘am) dhe cilat janë të veçanta, specifike (khas)(4) Pastaj cilat prej tyre janë që të çojnë në kuptimin bazë (muxhmel) dhe cilat janë që zgjerohen më tej (muffeser). Kjo është rruga më e mirë, e vetmja që përdorimi i argumenteve nuk plotësohet veçse nëpërmjet saj. Ngjashëm është edhe:(5) Të shikohet se cilat prej tyre janë tekste të premtimit për shpërblim të mirë (ua’d) dhe cilat janë tekste të premtimit për ndëshkim (ua’ijd).(www.mburoja.net)

[33] Më ka pëlqyer shumë fjala e disa debatuesve kundër atyreve që bëjnë tekfir, se: “Problemi ynë me ta është në mendjen e tyre(!), e jo në zemrat e tyre!!”. (Pyetjet nga Shami që u përgjigjet Imam Albani- Shejh Ali Ibn Hasen el-Halebi el-Etherij,Përshtati: Zejd Haziri,Botimi i parë:Amman – Jordan 1428-2007)

[34] I kanë shpërndarë disa fletushka disa të rinjë me thënie të përgjithshme të dijetarëve rreth mosgjykimit me ligjin e Allahut azze ve xhel-le duke mos bërë sqarime se kur është kufër i madh e kur kufër i vogël.

[35] [Risalaat Wujoob Tah’keem Sharee’at Allaah f. 39, që pason Risalaat Tah’keem Al-Qawaneen publikuar nga Daar Al-Muslim]

[36] (Pyetjet nga Shami që u përgjigjet Imam Albani- Shejh Ali Ibn Hasen el-Halebi el-Etherij,Përshtati: Zejd Haziri,Botimi i parë:Amman – Jordan 1428-2007)

 

[37] Shejhul Islam Ibn Tejmije rahimehullah, thotë:“Ata besimtarë të cilët gjenden në një tokë, e që në të janë të dobët, apo në një kohë që në të janë të dobët, atëherë le të punojnë me ajetin e durimit dhe faljes mbi ata të cilët ngriten kundër All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, prej atyre që iu është dhënë libri dhe prej mushrikëve. Kurse ata të cilët posedojnë fuqi, ata veprojnë me ajetin-citatin e luftimit kundër atyre që u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e të mposhtur”[Es-Sarimu el-Meslul (2/413-414).]

Shejh AbdulMalik er-Ramadani el-Xhezairi në librin e tij “Fetava el-Ulema el-Ekabir Fq.20-23, pasiqë flet për vrasjet e paligjshme të muslimanëve (në emër të luftës së shenjët – xhihadit!!–kinse) nga ana e havarixhëve të Algjerisë, thotë: “Ne nuk e mohojmë legjitimitetin e luftës në rrugë të All-llahut, ky ummet (në historinë e tij) veçse ka lënë burra që për të janë marrë shembujt më të mirë. Mirëpo vrasja e muslimanit nga muslimani nuk është xhihad, assesi!
All-llahu i Lartësuar veçse ka thënë:“Dhe kush vranë një besimtar me qëllim, atëherë ndëshkimi i tij do të jetë zjarri i përhershëm dhe All-llahu është hidhëruar me të, e ka mallkuar dhe i ka pregaditë atij dënime të mëdha”. Nisa: 93.Bile edhe vrasja e pabesimtarit në rast se muslimanët janë të dobët nuk është xhihad;
All-llahu i Madhëruar thotë:“A nuk i ke parë ata të cilët u ishte thënë: “Ndalni duartë tuaja prej luftës, e falne namazin dhe jepne zeqatin! E kur iu bë atyre obligim lufta, qe një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë”. Nisa: 77.
Kjo sqaron se xhihadi i Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka përjetuar katër periudha:
1- Periudha e ndaljes nga lufta, dhe kjo është periudha më e gjatë; e argumenti i saj është ajeti i mëhershëm.
2- Periudha e lejes për luftë por pa urdhër, argument për këtë është transmetimi i Ibn Abbasit radijaAll-llahu anhu i cili ka thënë: “Kur u dëbua Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem nga Mekja, Ebu Bekri tha: “E kanë dëbuar Pejgamberin e tyre? Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun! Ata do të shkatërrohen. Atëherë zbriti (ajeti):
“Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t’u ndihmuar atyre”[Haxh,39]. (E kur zbriti kjo) e dita se do të ketë luftë”. Ibn Abbasi ka thënë: “ky është ajeti i parë i cili ka zbritë për luftë”.(Transmeton Ahmedi (1/216), Tirmidhiu (3171), Nesaiu (2/6) dhe Hakimi (2/66), dhe është Sahih)
3- Periudha e luftimit kundër atyre që luftuan (sulmuan) muslimanët, kurse të përmbajturit nga (luftimi) të tjerët.
Argument për këtë është Fjala e All-llahut të Madhëruar:
“Dhe luftoni në Rrugën e All-llahut, ata që ju luftojnë juve, e mos e teproni..”  Bekareh: 190.(Fjala “..e mos e teproni”, do të thotë: mos i vrisni ata që nuk ju luftojnë juve. Kjo ka qenë në periudhën e tretë, këtë edhe e sqaron Imam Shevkani rahimehullah në Tefsirin e tij (Fet’hu el-Kadir 1/345) ku thotë: “Kur zbriti ajeti, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem sulmonte ata që sulmonin, dhe përmbahej nga ata që nuk sulmonin..”. E pastaj zbriti ajeti tjetër që do ta lexoni tek periudha e katërt)
4- Periudha e vrasjes së çdo pabesimtari derisa të pranon Islamin. Argument për këtë është Fjala e All-llahut:
“T’i luftoni ata ose të dorëzohen (të pranojnë Islamin)”. Fet’h: 16. Apo e jep xhizjen(Taksë sigurie për gjakun, nderin dhe pasurinë e tyre) duke poshtëruar atë siç është e sqaruar kjo çështje në vendin e vet. Argument për këtë Fjala e All-llahut të Madhëruar:“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ka ndaluar All-llahu dhe i Dërguari i Tij, e as nuk besojnë fenë e vërtetë. Sikur ata që u është dhënë Libri (çifutët dhe të krishterët), derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur (të nënçmuar)”. Tevbe: 29.( Rreth këtyre periudhave kanë folur Ibn Tejmije në “el-Mexhmu’u” (28/349) dhe Ibn Kajimi në “Zadu el-Mead” (3/70-71).

Nga këtu dijetarët kanë thënë se, nuk lejohet luftimi pabesimtarët në momentet kur muslimanët janë të dobët, duke marrë shembull Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Ngase në atë rast nuk u lejohet muslimanëve që me duart e tyre ta gjuajnë vetveten në rrezik”. (mbaroi fjala e shejhut).

[38] Pos tekfirive, këtë mendim e kanë edhe partiakët rreth selefive.Është shumë çudi se në mesin e tyre ka përçarje mirëpo kur është puna të behen kundër nesh ata prap bashkohen dhe bëhen kundër selefive dhe paralajmërojnë kundër davetit selefi.

[39] Mjaftojnë këto pika për ne për ti shpallur të humbur dhe për të paralajmëruar kundër devijimit të tyre. Ndërsa shohim disa njerëz që pretendojn menhexh se si bashkëpunojnë me ta.E lusim Allahun azze ve xhele që të tillët ti udhëzoj në rrugën e vërtetë.Amin

[40] Një prej hoxhallarëve të tyre kishte thënë se nuk ka haxh të pranuar, pasi(sipas tij) në kohën kur e kishte bërë haxhin nuk ka qenë musliman(“nuk e ka ditur teuhidin”).A e shihni se në çfarë devijimi kanë rënë.

[41] Tani së fundi është hapur edhe një webfaqe në gjuhën shqipe e xhematit të tyre.

[42] Kam pasur rastin të debatoj me disa që i kishin këto bindje(ishin njerëz shumë të çuditshëm)-thonin se personi i cili bën shirk të madh para ikametul huxhxhe(para sqarimit) është mushrik, ndërsa pas ikametul huxhxhe është kafir. Sikur këta të humbur nuk e dinin se edhe mushriku edhe kafiri janë të njejtë në gjykim tek Allahu azze ue xehel-le, dënimi edhe i kafirit edhe i mushrikut është zjarri i xhehenemit pergjithemon.Allahu na ruajt.

[43] Këtë do ta sqarojm në vijim.

[44] Këto thënie të dijetarëve ata i komentojn ndryshe duke thënë se kjo është arsyetimi në usuluddin e jo në asluddin. Ndërsa ato gjëra që ata i konsiderojn nga asluddini-nuk i arsyetojn muslimanët me injorancë/xhehl në asnjë mënyrë.

[45] Qëndrime Selefite në disa Çështje Metodologjike-Zejd Haziri, Prishtinë 1426/2005, fq:135-136

[46] Kur thuhet kufri këtu është për qëllim edhe shirku. Ne librin “Akideja Tahavije” të Imam Tahaviut me komentim të shejh Albanit në faqen 58 thuhet, Pasi që Imam Tahaviu e përmend në pikën 68: …Allahu i falë kujt të dojë çdo gjë tjetër përveç shirkut” ndërsa ne komentimin që ja bën shejh Albani thuhet: Shpjegimi: Ka për qëllim shirkun, i cili njëkohësisht është edhe kufr, sepse nga ana fetare nuk ka dallim ndërmjet tyre, çdo shirk është kufër dhe çdo kufër është shirk. Kjo gjë vërtetohet nga debati ndërmjet besimtarit dhe kafirit, pronarit të dy kopshteve, që përmenden në suren Kehf. Burimi: “Akideja Tahavije”-Imam Tahaviu, Komentime dhe shënime: Shejh Muhammed Nasiruddin Albani,shtëpia botuese ‘Essebil’,2008, fq:58

 

[47] Mevkif fq.219 nëpërmjet librit,Qëndrime Selefite në disa Çështje Metodologjike-Zejd Haziri, Prishtinë 1426/2005, fq:139

[48] Qëndrime Selefite në disa Çështje Metodologjike-Zejd Haziri, Prishtinë 1426/2005, fq:139

[49] Qëndrime Selefite në disa Çështje Metodologjike-Zejd Haziri, Prishtinë 1426/2005, fq:140

[50] Hadithin e ka nxjerrë shejh Albani (rahimehullah) në “es-Silsiletus-Sahiha” (3201)

[51] Kasimi Mehasinut-Tevil (5/1307)

[52] Të dy grupet tekfirite

[53] Shikone edhe pasuesin e tij Sefer Havalin se si e ndan teuhidin(edhe pse grupi ekstrem tekfiri i ben tekfir Seferit-mirepo ideologjia e tyre nuk dallon fare përveq të tekfirit më të theksuar tek grupi më ekstrem): “Nëse realiteti i adhurimit kanë qenë veç thjesht ritualet e devocionit, atëherë asnjë prej këtyre nuk do ta kishte merituar dërgimin e karvanit të Pejgamberëve dhe Shpalljeve. Teuhijdi Uluhije, Teuhijdi Rububije, Teuhijdi Kiuame dhe Teuhijdi Hakimije… ky është Teuhijdi që e meriton dërgimin e të gjithë Pejgamberëve.”(Dhahiratul-Irrxha’, fq. 96) Me fjalë të tjera, është Teuhidi Hakimije ai, që e justifikoi dërgimin e Pejgamberëve (!!)

[54] Libri është në webfaqen e tyre kelimetulhaqq.

[55] Tewhid el-Hakimijje-sabrani tekstovi od grupe autora,Plav-Sandzak, Ramadan 1427.hidzretske, Oktobar 2006 godine, fq 24.

[56] ”Mësime nga Kur’ani Fisnik”-Durus min el-Kur’an el-Kerim,-shejh Salih Feuzan

[57] Ka për qëllim komentimet që ja kanë bërë akides tahavije, akides vasitije nga dijetarët Albani dhe Uthejmini.

[58] E shejh Albanit rahimehullah

[59] Në gjuhën boshnjake

[60] Aqida ehli-sunneta wel-džema’ata-7 djela u jednom,Plav, Sandžak, rebi’ul-ewwel 1430.hidžretske mart 2008.godine, Izdavač:”Kelimetul-Haqq” fq: 7-8 dhe fusnota 4.

[61] Libri: “Osnova Islama”-koju svaki čovjek mora da zna da bi bio musliman

[62] Pushtetarët

[63] Osnova Islama-koji svaki čovjek mora da zna da bi bio musliman, drugo prepravljeno izdanje, Autor: Abdul Wedud, Izdavač:“Kelimetul-Haqq“ Plav, Sanžak muharrem 1429.hidžretske februar 2008.godine, fq.115

[64] Kundërshtari i tij e ndjek rrugën e  tekfirit ndaj pushtetarëve por jo edhe  tekfirin ndaj ulemave bashkohorë(këtë ua sqaruam edhe më herët rreth ndarjes në dy grupe)

[65] Kaseta “Rasprava sa Ademom”

[66] http://www.el-tewhid.com/kutubhana/bidah/65-uloga-bin-baza.html   (Uloga “Bin Baza” Utorak, 25. mart 2008 ,Ebu Amatullah)

 

[67] Deri dje Selmani ishte nga imamët e kutbijinëve,tekfirsave, sururive tani ai i ka përqafuar idetë e Hasan el-Benës duke i ftuar Muslimanët që t’i lënë mënjanë mosmarrëveshjet që kanë ata me Shijat. Ja shikone se çka thotë Selmani për unitetin në mes sunnive dhe shiitëve në Irak: “Liderët Islamikë dhe njerëzit e tyre duhet të bashkohen. Grupet Muslimane duhet t’i harrojnë ndryshimet e vogla që ata kanë në besimet e tyre pasi një konflikt i brendshëm ndërmjet grupeve Islamike do të ishte vetëm në dobi të armikut.”( www.ArabTimesonline.com, Edicioni N. 12881, 13 Maj, 2007).Ndërsa lexo se çka thotë shejh Bin Bazi rahimehullah, pasi që është pyetur: “Duke u bazuar në dijen që keni ju rreth historisë së Rafidave (Shijave),Çfarë qëndrimi keni për sa i përket fillimit të bashkimit midis Ehli-Sunetit

dhe atyre (Shijave)?” Ai, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj:“Bashkimi i Ehli-Sunetit me Shijat është i pamundur për shkak të besimeve të ndryshme që kanë ata. Besimi i Ehli-Sunetit dhe Xhematit (Ehlus-Sunneh uel-Xhem’ah) është që të njësohet Allahu i vetëm me adhurim dhe adhurimi të bëhet me sinqeritet vetëm për Allahun subhanehu ue teala dhe të mos I drejtohesh dikujt tjetër bashkë me Të, as ndonjë meleku që është i afërt (tek Allahu) e as ndonjë Pejgamberi që është dërguar. Dhe është Allahu Ai që i di çështjet e Gajbit. Dhe nga besimi i Ehli-Sunetit është dashuria për Sahabët – Allahu qoftë I kënaqur me të gjithë ata dhe Ai është i kënaqur me ta – dhe të besosh se ata janë krijesat më të mira të Allahut pas Pejgamberëve, dhe më i miri prej tyre është Ebu Bekr Sidiku, pastaj ‘Umeri, pastaj ‘Uthmani, pastaj ‘Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Kurse Rafidat e kundërshtojnë këtë, prandaj nuk ka pajtim mes këtyre dy besimeve, ashtu sikurse nuk ka pajtim mes Çifutëve, të Krishterëve, idhujtarëve dhe Ehli-

Sunetit. Kështu që, nuk ka afrim midis Rafidave dhe Ehli-Sunetit për shkak të besimeve të ndryshme që i sqaruam.”

Shejkhu, Allahu e mëshiroftë, u pyet përsëri: “A është e mundur/e lejuar që të luftosh bashkë me ta (d.m.th. të luftosh

përkrah Rafidave) kundër një ushtrie të huaj, siç janë për shembull Komunistët etj… ?”

Ai u përgjigj: “Unë nuk e konsideroj atë si të mundur/të lejuar. Por Ehli-Suneti e kanë për detyrë që të jenë të bashkuar dhe një Umet i vetëm, një trup i vetëm dhe t’i ftojnë Rafidat që të kapen pas gjithçkaje që thotë Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me të Vërtetën. Dhe nëse ata kapen pas tyre (pas Kur’anit dhe Sunetit), ata do të jenë vëllezërit tanë kurse ne do të bashkëpunojmë me ta. Për sa kohë që ata vazhdojnë në atë (rrugë) ku ndodhen, në urrejtjen e Sahabëve me përjashtim të një pakice prej tyre; në mallkimin e Sidikut (Ebu Bekrit) dhe ‘Umerit dhe në adhurimin e familjes së Pejgamberit, ashtu siç bëjnë me ‘Aliun radiAllahu anhu, Fatimen, Hasenin dhe Husejnin radiAllahu anhuma – dhe poashtu besimi i tyre se dymbëdhjetë Imamët janë të pagabueshëm dhe kanë dije rreth çështjeve të Gajbit; të gjitha këto janë nga pavërtetësitë më të mëdha dhe të gjitha këto bien në kundërshtim me atë që ndjekin Ehli-Suneti dhe Xhemati (Ehlus-Sunne uel-Xhema’ah).” Mexhmu’ Fetaua ue Mekalat, Vëllimi 5.

[68] Këtë e ka cekur Ibn Haxheri në “Fet’hul-Bari” (12/300)

[69] Havarixhëve

[70] Fetvaja numër 6985.

[71] Në këtë gabim kanë rënë këto dy grupet tekfirite dhe një grup tjetër që pretendon se e ndjek menhexhin selefi ndërsa selefizmi është larg nga ata.

Përgatiti: Ergin SHALA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here