I panjohur në tokë, por shumë i njohur në qiej

0
267

Ebu Hurejre r.a. thotë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Allahu xh.sh. nga mesi i robërve të vet i do ata që janë më të pastër, të panjohur dhe të pafajshëm; ata që flokët i kanë të pakrehura, ata që fytyrat i kanë të pluhurosura dhe barqet i kanë të zbrazur; ata që nuk lejohen të hyjnë nëpër oborret e udhëheqësve dhe mbretërve; dhe që refuzohen nëse kërkojnë dorën e ndonjë vajzeje të pasur për martesë. Nëse ata mungojnë, askush nuk do të pyesë për ta dhe kur të shfaqen, askush nuk do të gëzohet nëse i sheh; kur këta njerëz sëmuren, askush nuk i viziton, dhe kur të vdesin, askush nuk ua përcjellë xhenazen.

Pejgamberi s.a.v.s. pastaj u pyet: Si ta takojmë një përson të tillë o i Dërguar i Allahut? Ai u përgjigj: Një personi i tillë është Uvejs El-Karni. Sahabët r.a. pyetën: Kush është ai o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: Një njeri lëkurëbardhë me sy të mëdhenj, shpatullgjërë, me trup të drejtë. Ai gjithmonë e mban mjekrën e tij afër gjoksit (pra është kokëulur dhe modest – shën. i përkth.), me sytë e fiksuar në vendin e sexhdes, me dorën e djathtë të vënë mbi dorën e majtë, duke lexuar Kur’an dhe duke qajtur. Ai ka rrobe jo të pastërta dhe askujt nuk i intereson për të. Ai është i panjohur në tokë, por shumë i njohur në qiej.

Nëse ai betohet në Allahun xh.sh., Ai me siguri se do t’ia përmbushë betimin e tij. Nën shpatullën e tij të majtë e ka një njollë të bardhë dhe briliante. Në Ditën e Gjykimit do t’iu thuhet robërve të Allahut: Hyni në Xhennet, ndërsa Uvejsit do t’i thuhet: Ndalu që të bësh ndërmjetësim! Pastaj Allahu do t’i lejojë që të ndërmjetësojë për një numër të madh njerëzish, ekujvalent me numrin e fiseve Rabiah dhe Muddar. O Ummer dhe ti Ali, nëse do ta takoni atë, kërkoni nga ai që të kërkojë falje tek Allahu për ju, meqë me siguri se Allahu do t’iu falë juve.

Shikoni o vëllezër e motra! Shikoni se ku na dërgon thjeshtësia dhe modestia, pra të qenit vërtetë i nënshtruar ndaj Allahut Fuqiplotë! Pra, le të mos lakmojmë jasht mase asgjë të kësaj bote të rrejshme, por të luftojmë për atë që është e amshueshme. E kjo arrihet vetëm nëse e injorojmë këtë jetë, e cila po mundohet të na hudh sa më shumë nëpër greminat e saja, atje ku i ka hudhur djajtë dhe miqtë e tyre.

O Allah i Gjithpushtetshëm! Na bëj prej atyre të thjeshtëve, modestëve dhe të sinqertëve e mos na bëj prej atyre që janë krylartë, interesxhinj dhe munafikë dhe në në botën tjetër na bashko me Pejgamberin s.a.v.s., Uvejs El-Karnin r.a. dhe të gjithë të ngjashmit me ta në xhennetet e tua të amshueshme, Amin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here