Tre pyetje e studentit për Hoxhën!

0
220

Një djalosh i ri udhëtoi larg vendit për të mësuar. Qëndroi një kohe bukur të gjatë dhe pasi qe u kthye ne shtëpi kërkoi nga familja t’ia sjellin një hoxhe, qe t’i përgjigjej tri pyetjeve “konfuze” te tij. Ia sollën një hoxhe dhe ne mes tyre u zhvillua kjo bisede: Djaloshi: Kush je ti dhe a ke mundësi t’i përgjigjesh tri pyetjeve te mia?

Hoxha: Unë jam rob prej robërve te Allahut dhe me lejen e Tij do t’iu përgjigjem pyetjeve tua.
Djaloshi: A je i sigurte ngase shume te tjerë para teje kane dështuar ne përgjigje. Hoxha: Do te mundohem dhe me ndihmën e Allahut do te përgjigjem! Djaloshi: Unë kam tri pyetje:

A ekziston ne te vërtetë Allahu, dhe nëse po, atëherë ma trego pamjen (formën) e tij?
Cfarë është Kadaja dhe Kaderi?
Nëse djalli është i krijuar prej zjarrit atëherë perse ai te ndëshkohet ne te kur zjarri nuk ndikon ne te?
Hoxha i ra një shuplake te forte ne fytyre. Djaloshi duke fërkuar faqen nga dhimbja i tha hoxhës: Perse me godite? Perse u hidhërove prej meje? Hoxha: Nuk jam hidhëruar por ajo e rene është përgjigje e tri pyetjeve tua. Djaloshi: Si, nuk po te kuptoj. Hoxha: Cfarë ndjeve pas goditjes?
Djaloshi: Dhimbje natyrisht. Hoxha: A beson se kjo dhimbje ekziston? Djaloshi: Po. Hoxha: Ma trego formën e dhimbjes? Djaloshi: Nuk kam mundësi. Hoxha: Kjo është përgjigja ime e pare. Ne te gjithë ndiejmë ekzistimin e Allahut por nuk mund ta shohim. Hoxha vazhdoi ta pyesë: Mbrëmë a pe në ëndërr se unë do te godas ne fytyre? Djaloshi: Jo. Hoxha: A ke imagjinuar se unë sot do te bie shuplake ne fytyre? Djaloshi: Jo. Hoxha: Ky është Kadaja dhe Kaderi.

Hoxha: Dora me te cilën te godita prej çka është krijuar? Djaloshi: Prej dheut. Hoxha: Po fytyra jote?
Djaloshi: Prej dheut gjithashtu. Hoxha: Cfarë ndjeve pasi qe te godita? Djaloshi: Dhimbje. Hoxha: Mire, djalli edhe pse është i krijuar prej zjarrit ai do te ndieje dhimbje në të siç ndjeu fytyra jote prej dheut nga rënia e dorës sime po ashtu e krijuar prej dheut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here