Palestina është vendi i Profetëve

0
229

Robër të Allahut! Ne e kemi detyrë që të kuptojmë se agresioni i Çifutëve kundër xhamisë Aksa, kundër tokës së Palestinës dhe kundër Muslimanëve në Palestinë, nuk është thjesht konflikt për tokën! Ne e kemi detyrë që të kuptojmë se Çështja e Palestinës është çështje Islamike, prandaj çështja e saj duhet të zgjojë mendjen e çdo Muslimani, sepse Palestina është vendi i Profetëve, ajo është vendi i xhamisë së tretë, nga tre xhamitë e madhëruara, ajo është toka në të cilën udhëtoi natën i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, ajo është kibla e parë e Muslimanëve, andaj askush nuk ka hak në të përveç Islamit dhe Muslimanëve, dhe:

﴿ الْأَرْضَ لِلَّهِ يُورِثُهَا مَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ ﴾

“Toka është e Allahut, e Ai ia jep trashëgimi kujt të dojë nga robërit e Tij, dhe fundi i mirë do të jetë për të devotshmit.” El-E’araaf, 128]

Ne e kemi detyrë – o robër të Allahut! – që të kuptojmë se fitorja e këtij grupi të ultë, këtij fraksioni të poshtëruar, dhe sulmi që po bëjnë mbi Muslimanët, në të vërtetë është si pasojë i gjynaheve, mosbindjes dhe largimit të shumë prej Muslimanëve nga Feja e tyre, e cila është sebepi i krenarisë, suksesit dhe lartësimit të tyre në dynja dhe në ahiret. Ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿ وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ ﴾

“Dhe çdo fatkeqësi që ju bie juve, në të vërtetë është për shkak të asaj që kanë punuar duart tuaja, kurse shumë të tjera Ai ua fal juve.” [esh-Shuura, 30]

Prandaj o robër të Allahut, duhet patjetër që të bëjmë një kthim të sinqertë dhe të lavdishëm tek Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa –, kthim me të cilin korrigjohet besimi dhe lidhja me të Gjithëmëshirshmin, duke qenë i bindur dhe vepër-mirë, duke pasur kujdes e duke qëndruar larg nga gjynahet dhe nga mosbindja, në mënyrë që Besimtarët të arrijnë me këtë lavdinë, pa luhatshmërinë, fitoren dhe ndihmën.

Robër të Allahut! Ju e keni detyrë që të jeni të sinqertë me Allahun – Tebarake ue Te’ala – kur bëni dua, sepse Besimtari në të gjitha gjendjen e tij dhe punët e tij, kur është në vështirësi apo në rehati, kur është në mirësi apo kur është në halle, nuk gjen strehim diku tjetër vetëm se tek Allahu, e nuk gjen mbështetje tek askush përveç se tek Zoti i tij, Mbreti i tij dhe Ndihmuesi i tij. Ai duhet t’i drejtohet Allahut me dua dhe t’i mbajë shpresat tek Ai.

Shejkh ‘Abdurr-Rrazzaak el-Bedër
Përktheu: A.Malaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here