...
Home Blog Page 842

VËRTETOHET FUQIA E ARGJILIT NGA SHKENCËTARËT

0
Zbulimet më të reja të shkencëtarëve thuajse i vërtetojnë bindjet fetare se jeta, ndoshta, ka ngjarë nga toka, siç mësojnë shumë religjione.
Ekip doktorësh, biokimistë dhe mikrobiologë nga Instituti Mjekësor “Hauard Hjuz” dhe Spitali i përgjithshëm shtetëror “Mesaçuses” në Boston, pohojnë se në argjilën kanë gjetur material që mund të jetë substancë kryesore në procesin e formimit të jetës.
Përzierja e argjilës e quajtur si “montmorilionit” jo vetëm që ndihmon në krijimin e “strajcave” të vogla yndyrash dhe lëngjesh, por ndihmon që qelizat të përdorin material gjenetik në emrin RNA. Kjo, ndërkohë, është njëra nga proceset kryesore jetësore.
Xhek Shostak, Martin Hançik dhe Sheli Fuxhikava në hulumtimet e kaluara zbuluan se argjila mund të jetë katalizator i reaksioneve kimike të domosdoshme për krijimin e RNA-së ashtu që do të mundësojë krijimin e pllakëzave të quajtura nukleotide.
Shkencëtarët zbuluan se argjila përshpejton procesin me të cilin acidet yndyrore krijojnë struktura të vogla në formë të strajcave, të cilat quhen vezikule. Argjila bartë RNA-në në këto vezikle. Sipas tyre, qeliza, në thelb, është “strajcë” e koklavitur me përbërje të lëngëta.
“Dëshmuan se argjila dhe mineralet tjera jo vetëm që mund të përshpejtojnë formimin e vezikleve, porse sigurojnë edhe kohën e duhur, që RNA-ja të kalojë në veziklet”, deklaroi Shostaku.

“Krijimi, zhvillimi dhe ndarja e qelizave më të vogla mund të ndodhin si përgjigje e një reaksioni të ngjashëm në mes tyre me mineralet e pjesërishme dhe përbërjen e materialeve dhe energjisë”, pohojnë shkencëtarët.
“Nuk themi se jeta ka ngjarë pikërisht kështu, atë që ne e themi është se dëshmuam zhvillim dhe ndarje pa kurrfarë mekanizmi biokimik. Të mundeshim të tregonim mënyrë më të natyrshme se si ajo ka ndodhur, do të mund të na mundësonte se si jeta ka ngjarë që në Tokën “primitive” – , konstaton Shostaku.

Muslimanë! Ruhuni nga sekti Ahmedij (Kadjanizmi)

0

Myslimanët shqiptarë në disa zona të Shqipërisë kohët e fundit janë ndeshur me disa predikues që hiqen si mysliman dhe që i përkasin një sekti që ata e quajnë Ahmedij. Ata kanë ngritur edhe një xhami, me dy minare, pranë autostradës Tiranë-Durrës! Në të vërtetë cilët janë ahmeditë, apo siç njihet ndryshe kadjanitë, dhe a janë ata me të vërtetë mysliman?

 Kjo rrymë u themelua nga Mirza Ghulam Ahmed El-kadajni në shekullin e XIX ,në kohën kur India sapo kishte filluar të shkëputej nga kolonializmi anglez. Është vërtetuar historikisht se Kadjanizmi u themelua vetëm për ti shërbyer interesave kolonialiste angleze në Indi. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë Kadjani në disa nga shkrimet e tij, ku pohon se ai që e mbolli këtë farë ishte kolonializmi anglez. Po ashtu ai pranon se është ndjekës i devotshëm i këtij kolonializmi, ndaj dhe një nga shtyllat e “fesë” së sjellë prej tij është obligimi i bindjes ndaj anglezëve. Madje ky i vetëshpallur profet e ka pranuar hapur se ishte kolonializmi anglez ai që e bëri atë profet. Ky njeri lindi në vitin 1835 apo në 1939 në fshatin Kadjan, një nga fshatrat e krahinës së Penxhabit në Indi. Familja e tij ishte e njohur si shërbëtore e kolonializmit anglez dhe si bashkëpunëtore e ngushtë e sektit Sikh, një nga sektet hinduse më armike të myslimanëve në Indi. Po në këtë qytet ai mori mësimet e para në filozofi, logjike dhe mjekësi. Punoi për disa kohë punë të ndryshme e me pas mori pjesë në një provim për studime juridike, por nuk doli me sukses. Ndaj filloi të merrej me administrimin e punëve bujqësore të tokës që kishte nën zotërim. Vuante nga sëmundje mendore dhe kriza të forta nervore, dhe për t’i mjekuar përdorte medikamente droguese. Pas vdekjes së të atit, më 1876, filloi të pretendonte se i vinin frymëzime nga Allahu. Kadjani ndoqi një rrugë të përshkallëzuar në thirrjen e tij, gjë që të kujton metodat që përdorin grupet e humbura për përhapjen e parimeve të tyre.

1 – Në fillim pretendoi se atij i zbriste shpallja në formë inspirimi.

2 – Më pas pretendoi se ishte ripërtëritësi (muxhedidi) i kohës dhe se ai i ngjante Mesihut, Isait, birit të Merjemes në thjeshtësinë dhe mjerimin e tij.

3 – Në etapën e tretë pretendoi së ai vetë ishte Mesihu i premtuar, i cili do të zbresë afër Ditës së Kiametit, vetëm se nuk ishte një profet i plotë por një profet i pjesshëm.

 4 – Në vitin 1901 pretendoi se ishte një profet i plotë. Një nga thëniet e tij ishte edhe kjo: Thirrja ime është se unë jam resul (i dërguar) dhe nebij (profet).

5 – Dhe së fundi në vitin 1904 shtoi një pretendim të ri, se ai ishte ‘Krishna’, kur dihet se Krishna për hindusët është si Allahu për myslimanët.

PËRFUNDIMI I TIJ

    Në vitin 1907 ky i vetëshpallur profet kërcënoi një nga dijetarët e Indisë i njohur me emrin Meulana Thenaullah El-Amr Tusrij, i cili vazhdimisht vinte në dukje herezitë e Ghulamit. Më 5 Prill të vitit 1907, Kadjani shkruante, duke lutur Allahun që t’ia merrte shpirtin atij që gënjente prej atyre të dyve me një sëmundje të rëndë, si murtaja apo kolera. Nuk vonoi shumë dhe e vërteta doli në shesh. Allahu i Madhëruar e demaskoi gënjeshtarin. Pas 13 muajsh e 10 ditësh Mirza Gulamit i ra në kokë ajo që kërkoi vetë. Ai vdiq nga sëmundja e kolerës, në banjë duke kryer nevojat personale, më 26 Maj të vitit 1908. Ndërsa dijetari Indian Thenaullah jetoi pas tij edhe dyzet vjet të tjera, deri në vitin 15 mars 1948.

     SHENJAT DALLUESE TË TYRE

Ata nuk kanë shenja tipike të jashtme, pasi veten e quajnë me emra myslimanë dhe shfaqen si myslimanë. Pikërisht këtu qëndron dhe rreziku i tyre më i madh. Ne po përmendim këtu dy gjëra të rëndësishme që duhet të kihen parasysh:

Thirrësit kadjanistë kur fillojnë të përhapin thirrjen e tyre ndërmjet myslimanëve shfaqen vetëm me paraqitjen e tyre të rreme, duke e quajtur çështjen e tyre thjesht si ringjallje dhe ripërtëritje. Me këtë gjë ata përpiqen të mashtrojnë myslimanët. Nuk kalon shumë dhe personi që ndjek ata fillon të ndjej se ata i kanë futur në mendje, mendimin se Kadjanizmi është Islami i vërtetë.

Siç e përmendëm edhe më parë, Kadjani e përhapi ideologjinë e tij në mënyrë graduale, për këtë arsye qëllon që kadjanite t’i mashtrojnë myslimanët, duke u paraqitur disa shprehje të vjetra të Kadjanit, para se ai të pretendonte se ishte profet. Në këto shprehje ai konsideron si jobesimtar çdo njeri që pretendon se është profet. Po ashtu ata tregojnë se Kadjani e donte shumë Profetin Muhamed (salallahu alejhi ue selem) duke dashur të zbusin një mysliman që dëgjon se Kadjani ishte Profet! Është për të ardhur keq që ka pasur njerëz që janë mashtruar me këto makinacione. Ata bëjnë interpretime të gabuara të Kuranit dhe të haditheve për të vërtetuar profetësinë e rreme të Kadjanit.

Ata besojnë se Isai alehji selam është kryqëzuar, por nuk ka vdekur në kryq! Sipas tyre ai paska zbritur nga kryqi i gjallë dhe pasi është mjekuar, është nisur për në kërkim të dhjetë fise të humbura të Izraelit. Së fundi qenka vendosur në Kashmir ku edhe paska vdekur në moshën 120 vjeçare. Kadjani rreth kësaj teme ka shkruar edhe një libër të tërë, tashmë i botuar edhe në gjuhën shqipe nën titullin “Mesihu në Indi”. Të gjithë propagandën e tyre ata e mbështesin mbi këtë fakt. Sipas tyre nëse Isai ka vdekur atëherë të gjitha hadithet për ardhjen e Isait janë alegorike, dhe në vend të tij do të vij dikush tjetër që do të kryej misionin e tij! Dhe ky njeri na qenka Ahmed Kadjani i cili përveç kësaj pretendoj se ishte njëkohësisht edhe Imam Mehdiu i cili do të sundojë mes myslimanëve me drejtësi dhe do tu jap atyre fitoren! Të gjitha pretendimet e tij nuk përputhen fare as me ajetet e Kuranit dhe as thëniet e Profetit (alehji selam) ai vetëm merret me interpretime false dhe me lojra fjalësh. Jeta e tij e tregon më së miri se ai nuk ishte vetëm se një mashtrues dhe nuk kishte asnjë shenjë të Mehdiut, e jo më Isai (alehji selam)që nuk mund të jetë vetëm se ai që erdhi më parë. Këtu po japim disa hadithe të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) për të treguar se nuk ka për të pasur asnjë profet tjetër ët vërtetë mbas tij, qofshin këta të barabartë me të, apo edhe nën rangun e tij. Ai ka thënë:

“Bijtë e izraelit udhëhiqeshin nga profetët, sa herë që vdiste njëri prej tyre një profetë tjetër e pasonte atë, e ndërsa pas meje nuk ka më profet, por do të ketë halifë. Pra udhëheqës politik dhe jo profetë. Po ashtu ai thotë:

“Shembulli i im dhe i profetëve që qenë para meje është si shembulli i një njeriu që ndërtoi një shtëpi të cilën pasi e përsosi dhe e zbukuroi, la të zbrazët në një kënd vendin e një tulle. Njerëzit që e vizitonin habiteshin me këtë ndërtesë dhe thonin: ah sikur të vihej edhe kjo tullë! Unë jam ajo tullë dhe unë jam vula (i fundmi) e profetëve.”

“Dalloj nga profetët e tjerë në gjashtë gjëra: më janë dhuruar përmbledhja e fjalëve, jam fuqizuar me frikën që më kanë armiqtë, më është lejuar plaçka e luftës, toka kudo për mua është xhami dhe pastrim, jam dërguar tek gjithë krijesat (xhinët dhe njerëzit) dhe me mua iu është dhënë fund profetëve (janë vulosur).

 “Mesazhi hyjnor (risaleh) dhe profetësia (nubuetu) janë ndërprerë dhe mbas meje nuk ka as të dërguar (resul) dhe as profet (nebij)…“

“Nuk ka për tu bërë kiameti derisa të dalin dexhalë, mashtrues afërsisht tridhjetë dhe çdo kush do të pretendojë se është i dërguari i Allahut.”

 Bazuar në këto hadithe dhe plot të tjera myslimanët që nga koha e Profetit e deri më sot i kanë konsideruar si jomyslimanë të gjithë ata që besojnë se mbas Muhamedit (alehji selam) ka profet, edhe nëse këta njerëz falen dhe agjërojnë dhe mbajnë veten për mysliman! Ja seç thonë disa dijetarë të shquar të Islamit:

 Imam Ebu Hanife (150 h.): Një njeri u vetëshpall profet në kohën e Ebu Hanifes dhe tha: Më jepni kohë deri sa tu japë argumente. Ebu Hanifja tha: Kush kërkon prej tij ndonjë argument ka dalë nga feja, dhe kjo në bazë të fjalës së Profetit që thotë: “nuk ka profet pas meje”

Ebu Hamid El-gazali (Gazaliu i famshëm) (505 h.): “I tërë umeti unanimisht (me ixhma) ka kuptuar prej këtyre fjalëve “s’ka profet mbas meje” si dhe nga historia e jetës së Profetit se pas tij nuk ka për të pasur kurrë as profet (nebij) e as të dërguar (resul). Nuk pranohet asnjë interpretim dhe asnjë përjashtim, kushdo që del kundra ka dalë kundra Ixhmasë (unanimitetit).”

Zemahsheri (538 h.): “Nëse mund të thuhet sesi (Muhamedi) qenka profeti i fundit ndërkohë që Isai do të zbresë në kohët e fundit? Kuptimi se ai është profet i fundit do të thotë se është i fundit që është bërë profet ndërkohë që Isai ka qenë bërë profet para tij dhe kur të zbres do të praktikoj sheriatin e Muhamedit duke u falur në drejtim të kibles së tij sikur të ishte një prej pjesëtarëve të umetit të tij.”

Ibn Kethiri (774 h.) (komentuesi i njohur i Kuranit): “Ky ajet tregon se pas tij nuk ka më profet (nebij) dhe me që nuk ka profet pas tij aq më tepër nuk mund të ketë as të dërguar (resul), sepse pozita e të dërguarit (resulit) është më veçantë dhe e kufizuar se sa ajo e Profetit (nebij), kjo sepse çdo i dërguar (resul) është profet (nebij) dhe jo e kundërta.”… “dhe kushdo që pretendon këtë pozitë pas tij (Muhamedit) s’ka dyshim që ai është një gënjeshtar, shpifës, dexhal, i humbur dhe i lajthitur.”

Së fundi duhet të sqarojmë se sekti ahmedij në të gjithë botën islame konsiderohet si sekt jomysliman, dhe për këtë kanë folur me qindra dijetarë anekënd botës, ndaj dhe njerëz të tillë nuk duhet të bëjnë vend në radhët tona në asnjë lloj mënyrë. Ahmedive nuk u duhet hapur asnjë portë por duhen përzënë sepse ata nuk janë mysliman dhe sjellin përçarjen dhe shkatërrimin e Islamit në tokat tona. Lusim Allahun që ti ruaj myslimanët nga mashtrimet e tyre.

Përgatiti: Justinian Topulli

AGJERIMI KA FUQI

0
AGJERIMI
AGJERIMI

Fjalë të Myftiut të Republikës së Kosovës

0
Fjalë të Myftiut të Republikës së Kosovës
Fjalë të Myftiut të Republikës së Kosovës

Qyteti Musliman i dyti për nga popullimi në botë, 10 qytetet më të populluar në botë (FOTO LAJM)

0
Tokyo: Me një sipërfaqe prej 600 km katrorë, Tokyo numëron 35.1 milion banorë.
Tokyo: Me një sipërfaqe prej 600 km katrorë, Tokyo numëron 35.1 milion banorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Xhakarta: Kryeqyteti i shtetit më të madh musliman në botë, Indonezisë, ka një sipërfaqe prej 661,52 km² me gjithsej 28.0 milion banorë.
Xhakarta: Kryeqyteti i shtetit më të madh musliman në botë, Indonezisë, ka një sipërfaqe prej 661,52 km² me gjithsej 28.0 milion banorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Seul: Popullsia 25.2 milion banorë
Seul: Popullsia 25.2 milion banorë

 

 

 

 

 

 

 

 

 10 qytetet më të populluar në botë (FOTO LAJM)  Pas 4 / 10 Para Karaçi: I themeluar nga anglezët në mesin e shekullit 19, me shpalljen e pavarësisë së Pakistanit në vitin 1947, bëhet kryeqytet i Pakistanit. Refugjatët musliman nga India, u vendosën në këtë qytet gjë shkaktoi ndryshim të madh demografik. Karaçi sot ka 24.1 miliona banorë.

Karaçi: I themeluar nga anglezët në mesin e shekullit 19, me shpalljen e pavarësisë së Pakistanit në vitin 1947, bëhet kryeqytet i Pakistanit. Refugjatët musliman nga India, u vendosën në këtë qytet gjë shkaktoi ndryshim të madh demografik. Karaçi sot ka 24.1 miliona banorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Manila: Kryeqyteti i Filipineve numëron 21.9 milion banorë
Manila: Kryeqyteti i Filipineve numëron 21.9 milion banorë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

New Delhi: Kryeqyti indian numëron 21.7 milion banorë ne një sipërfaqe prej 42.7 km2
New Delhi: Kryeqyti indian numëron 21.7 milion banorë ne një sipërfaqe prej 42.7 km2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shanghai: Qyteti më i madh kinez numëron 20.8 milion banorë
Shanghai: Qyteti më i madh kinez numëron 20.8 milion banorë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mexico City: 21.2 milion banorë
Mexico City: 21.2 milion banorë

 

 

 

 

 

 

 

 

Sao Paolo: 19.8 milion banorë
Sao Paolo: 19.8 milion banorë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

New York: Qyteti më i madh i SHBA-ve me një sipërfaqe prej 830 km² dhe 19.5 milionbanorë
New York: Qyteti më i madh i SHBA-ve me një sipërfaqe prej 830 km² dhe 19.5 milionbanorë

Prej kishës në xhamis dhe prej xhamisë në varr

0

Paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju!
U takuam me Shejhun ne nje hotel te Mekes se nderuar.Patem shkuar t’a benim Umren.Filluam te bisedonim per shume te krishtere qe koheve te fundit jane duke e pranuar Islamin.Cdo jeri prej nesh fliste atë qe e dinte apo kishte lexuar prej ngjarjeve te tilla.

Ajo qe vlen per t’u permendur ne këtë kontest është se ky shejh na tregoi nje tregim shume interesant.Ishte takuar me nje imam te Tarablus-it ne Libi dhe e kishte njoftuar per tregimin ne vijim:

Isha duke u përgaditur per t’a falur namazin e sabahut kur jam mu afrua nje njeri dhe me tha: Dua te behem musliman!
I thashe :Ti..Po kush je ti,nga je ti,si,cfare,kur…
Dua t’a pranoj Islamin,a mund te me ndihmosh-ia ktheu njeriu.
I thashe: Ne rregull.Thuaji dy shehadetet Eshhedu En La Ilahe Il-La Allah Ve Eshhedu Enne Muhammedun Resulullah ( Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjeter perveq Allahut dhe deshmoj dhe deklaroj se Muhammedi është rob dhe i derguari i Allahut),pastaj ia mesova formen e pastrimit dhe i thashe : Shko pastrohu! Pasi qe te pastrohesh dhe te marresh abdes,eja qe te falesh me ne.I thashe: Une do te pres!

U fal namazi. U kthye imami por nuk e pa njeriun dot.Pasi u ben gati per te shkuar imami shikonte ta gjente njeriun kur ja ne te dalur nje djalosh e lajmeroi se nje njeri i zi kishte rene i vdekur ne vendin e marrjes se abdesit.Kur shkoi imami pa se vertet ai ishte dhe kishte mbetur ne vend i vdekur.

O Zoti yne! Sa vdekje e mire… O Zoti yne! Sa vdekje e mire…
Ky njeri i zi ishte i krishtere dhe punonte afer xhamise.Ky tregim është i vertete dhe ka ndodhur ne vitin 1974.Xhenazen e tij e kishin percjellur shume vellezer muslimane.

www.twbh.com
pershtati : Sedat Gani Islami

Premtimet dhe përgëzimet nga ligjet e Allahut në gjithësi

0
HUTBE E XHUMASE
HUTBE E XHUMASE / Arkiva

Sedat ef.Islami

Të nderuar vëllezër besimtarë!

Hytbeja jonë e sotme do të trajtojë temën e filluar tash e sa javë, por nga një këndvështrim tjetër. Paralajmërimeve a përgëzimeve hyjnore për triumfin e së vërtetës dhe për kthimin e saj në skenën njerëzore, do t’u qasemi nëpërmjet analizimit të disa prej ligjeve të Allahut, aplikimi i të cilave ka për pasojë (rezultat) ngadhënjimin e së vërtetës.
Karakteristikë e këtyre ligjeve është se ato nuk ndërrojnë(Shih:El Ahzab, 62 dhe Fatir, 43) dhe se janë të aplikueshme deri në amshim. Madje, e rëndësishme shumë në raport me këto ligje,është se ato janë pjesë e fesë. Pra, njohja e tyre nënkupton njohje të një pjese apo aspekti të fesë(1)
Këto ligje inspirojnë për fundin e materializmit dhe civilizimit të tij, tashmë të qelbur. Se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht, ju ftoj të më dhuroni vëmendjen dhe dëgjimin, ndërsa E lus Allahun të keni dobi nga fjalët që dëgjoni!

Ligji i Allahut për ndryshim

Të mirat dhe dhuntitë e Allahut janë të lidhura ngushtë me falënderimin dhe mirënjohjen për to. Njerëzit mund të vazhdojnë jetën me mirësi, nëse falënderojnë për to, por mund të sprovohen nëse janë përbuzës dhe i mohojnë ato. Me një fjalë, ndryshimi vjen në varësi nga ndryshimi, pozitiv a negativ qoftë. Allahu ka thënë: “…Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata të ndryshojnë veten e tyre…” (Err-Rra’d, 11)
Reshid Rida ka dhënë një koment të shkëlqyeshëm dhe shumë domethënës. Në lidhje me këtë thotë: “Mirësitë e Allahut për njerëzit dhe popujt janë të kushtëzuara që të fillojnë dhe vazhdojnë (të ekzistojnë) me moral, tipare, bindje dhe gjëra që i përcaktojnë ato.
Evidentimi tek njerëzit dhe mishërimi i tyre me këto tipare, nënkupton se ato do të ekzistojnë dhe vazhdojnë tek ata. Por, po ndërruan (për të keq), atëherë ndërron edhe gjendja e tyre; Allahu tërheq mirësitë prej tyre, kështu që i pasuri bëhet
i varfër, i ndershmi i nënçmuar, i forti i dobët. Ky është ligj që vlen për popujt dhe individët”.
Perëndimi, me gjithë faktin që Allahu u dha shumë të mira, kanë zgjedhur rrugën e përbuzjes dhe mohimit. Sistemet e tyre shoqërore, politike dhe kulturore, janë tërësisht të zhveshura nga feja dhe përkushtimi për Zotin. Ata, në fakt, siç thotë Muhamed Esed në ‘Islami në udhëkryq’, nuk E mohojnë tërësisht Allahun, porse mendojnë se Ai nuk ka vend në ligjet dhe sistemet e tyre të tanishme. ‘Evropiani i ri, pavarësisht se a është demokrat apo fashist, kapitalist apo socialist, inxhinier apo mendimtar, njeh vetëm një fe pozitive, atë të adhurimit të zhvillimit
material’. – konstaton Esedi(2).
Shejhu Ebu-l-Hasen Nedeviu citon një profesor anglez, Xhodin, të ketë përkufizuar teorinë dominante të jetës në kohën moderne ‘në lukth dhe xhep’(3), pra vetëm në interes material. Kësisoj, vështruar nga ky prizëm, mirësitë që disponojnë jobesimtarët, janë vetëm sprovë dhe mashtrim. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur e godet njeriun ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë: “Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime”! Jo, por ajo është një sprovë, po shumica e tyre nuk e dinë. Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar”. (Ez-Zumer, 49-50)

Ligji për ata që I kthejnë shpinën Allahut të Madhëruar

Ligji islam është i vetmi që duhet pasuar dhe përvetësuar si program jete (Shih:El Bekare, 120 dhe El Fet’h, 27). Ndërsa ata që nuk bëjnë një gjë të tillë, pra, ia kthejnë shpinën këtij udhëzimi, janë njerëz që veten ia ekspozojnë një ligji tjetër të Allahut, të përshkruar në kaptinën Taha, 124: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kiametit do ta ringjall të verbër”.
Këtë gjendje mund ta vërejmë shumë qartë në shoqëritë perëndimore, me theks të veçantë. Indiferenca ndaj moralit hyjnor dhe largimi nga udhëzimi i Zotit, ka pasur për pasojë shkatërrimin e brendshëm të tyre. Ata tashmë i ngjajnë një skeleti të veshur me rroba të fryra, sepse përndryshe, brenda janë të shkatërruar.
Në Britani, në vitin 1964, 1/3 e vajzave që martoheshin në moshën 20 vjeçe, paraprakisht ishin shtatzëna që përpara. Kini kujdes! Shifra i referohet vitit 1964, kurse sot, ajo është rritur shumë pa dyshim. T’i afrohemi pak më shumë kohës sonë. Në Kajro, në vitin 1994, u mbajt një konferencë, në të cilën u miratua dokumenti famëkeq për lejimin e abortit dhe u sqarua se, sipas statistikave të KB-ve, viktima të kësaj dukurie ishin hiç më pak se 53 milionë fëmijë, 21 milionë prej të cilave kryheshin fshehurazi.
Fëmijët kishin dhe vazhdojnë të kenë dhe një tjetër fatkeqësi, atë të kërcënimit nga dhunimi apo abuzimi seksual. Në Los-Anxheles ekziston madje një shoqatë, motoja e së cilës është: ‘Seks në të tetat, se bëhet vonë’!. Pra, këta u bëjnë thirrje fëmijëve që të bëjnë seks kur të jenë në moshën tetë vjeç. Këto bindje, për të mos ua hedhur fajin vetëm lapërdharëve, ju them se janë edhe të një numri mjekësh, psikologësh, letrarësh, të cilët janë anëtarë të shoqatës në fjalë.
Forma të degjenerimit, shthurjes dhe devijimit moral ka shumë. Homoseksualizmi, si një fenomen për shkak të të cilit Allahu shkatërroi edhe popuj të tërë, është, jo në përhapje, por në legalizim e sipër në shumë vende të botës.
E ç’është më e keqja, kurorëzimi i tyre bëhet në disa kisha. Madje janë vetë disa nga priftërinjtë që ushtrojnë këtë dukuri të shëmtuar, duke ia atribuuar atë edhe Isait,a.s.,. Një prift amerikan në vitin 1970 publikoi një libër me titullin ‘Jezusi si homoseksual’. Një lloj tjetër i shthurjes është lidhja seksuale ndërmjet prindërve dhe bijave të tyre. Revista el-Muxhtemea (24/210) citonte një psikolog britanik dhe thoshte se shumë vajza irlandeze, në rininë e hershme, kishin pasur marrëdhënie me prindërit e tyre, për se jo vetëm që nuk ishin penduar, ngase e vlerësonin si dashuri të prindërve ndaj tyre, porse mendonin se këto lidhje nuk duheshin klasifikuar si lidhje të shthurura… Çmenduritë nuk kanë fund.
Nëse do të donit të tërhiqnit paralele ndërmjet së kaluarës antike a mesjetës së errët dhe kohës moderne, ju lutem, merrni çfarëdo aspekti dhe do të gjeni se në këto kohë ka shembuj të tillë me bollëk. Është interesante se domethëniet e ajetit vërtet janë evidente në këto shoqëri. Të marrim vendet skandinave, standardi jetësor i të cilave është më i larti në botë, por, për çudi, përqindja e vetëvrasjeve në to është duke u rritur me një ritëm të shpejtë dhe alarmues. Kanë çdo gjë dhe nuk kanë asgjë. Mungesa e besimit dhe udhëzimit nënkupton që, edhe po pate tërë botën, je shumë i varfër.

Ligji i Allahut për të dhënit pas luksit

Thotë Allahu i Madhëruar: “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atjeshëm (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht”. (El Isra, 16)
Për njerëzit e dhënë vetëm pas kënaqësive dhe dëfrimeve, pas jetës së shthurur, është ligj që të sprovohen me varfëri dhe shkatërrim të vendbanimeve të tyre.
Allahu i Madhëruar thotë: “E, sa vendbanime që përbuzën jetën e vet, Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre, ato për pak kohë, janë banuar prej ndokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre”. (El Kasas, 58)
Dukuria e dhënies pas luksit dhe shpenzimit të tepërt, është në rritje në shoqërinë perëndimore. Jo rrallë lexojmë për ‘të bërat’ e tyre, se filan biznesmeni shpenzoi për këtë gjë kaq milionë, siç bëri një miliarder rus për festën e ndërrimit të motmoteve, që shpenzoi hiç më pak se 90 milionë dollarë(4), apo për shtëpi luksoze, siç u bë bujë rreth një apartamenti në Nju-Jork, që u shit për 88 milionë dollarë(5), apo edhe për pushime dhe dëfrim, siç bëri madje edhe një murgeshë, e cila në një kazino shpenzoi 850.000 dollarë6.
Kështu, këta janë të dhënë pas epsheve dhe shpenzojnë kuturu, ani pse statistikat tregojnë se madje edhe në vendet më të zhvilluara, siç është Amerika p.sh., një në pesë fëmijë është i varfër dhe është pa baba. Ose, për të mos u larguar fare nga Evropa, vetëm këtë dimër, për shkak të ftohtit të madh, vdiqën shumë të pastrehë në vende të zhvilluara, si Gjermania, Anglia dhe Franca. Ishin xhamitë, siç ndodhi në Belgjikë, që, pa dallim feje, u hapën dyert të pastrehëve për të kaluar natën e ftohtë.

Ligji i Allahut për despotët dhe tiranët

Ky ligj është i përshkruar në kaptinën El En’am (ajeti 135):“Thuaj: “O populli im (kurejshit)! Veproni në atë që jeni, e unë do të vazhdoj të veproj në atë që jam, e më vonë do ta dini se kujt do t’i takojë e ardhmja e lavdishme. Është e ditur se zullumqarët nuk gjejnë shpëtim”.
Padrejtësia më e madhe pa dyshim që është kufri, jobesimi, po kjo bëhet dhe më e madhe atëherë kur asaj i shtohet edhe zullumi. Sa herë që të jetë shfaqur kjo cilësi e urryer tek popuj, ata ishin shkatërruar. Ky është ligj i Zotit dhe ndryshe s’bën. Allahu ka thënë: “Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), sepse bënin krime dhe sepse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë”. (Junus, 13)
Ajo që konsideroj se ia vlen të thuhet këtu, është në fakt, konstatimi i një perëndimori të cituar nga Mehdi Abudi në veprën e tij ‘Islami – ideologjia e së ardhmes’, se “…mbajtja e perëndimorëve për Krishterimi, nuk është sepse ata e besojnë, por sepse kanë një bindje që rënia e saj, nënkupton edhe rënien e sistemeve që kanë, siç është marksizmi…”.

Ndëshkimi i zullumqarëve nëpërmjet zullumqarëve

Ka thënë Allahu: “Po ashtu (sikur u dhamë xhinëve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë, për shkak të asaj që fituan (vepruan)”. (El En’am, 129) Ka thënë Imam Kurtubiu në koment të këtij ajeti: “Ne bëjmë që disa tiranë të mbizotërojnë mbi të tjerët dhe ta shkatërrojnë njëri-tjetrin.
Ky është kërcënim prej Allahut për despotin e diktatorin, se, nëse nuk ndalen nga padrejtësia, atëherë kësisoj do të jetë fati i tyre”. Ali Emin, një gazetar i njohur arab, në librin ‘Ide në shitje’ (Efkarun li-l-bej’), duke folur për fatin e diktatorëve komunistë, citon një autor rus të ketë përmendur statistika të frikshme për komunistët me pozita të larta, që u vranë pas ardhjes së Stalinit në pushtet. Më konkretisht, Stalini:
– Kishte zhdukur të gjithë anëtarët e mbledhjes së parë të Partisë, të cilët në fakt u pajtuan njëzëri për kandidaturën e tij për president.
– Kishte zhdukur (varur) të gjithë ministrat e Leninit, për shkak se i kishte akuzuar për tradhti.
– Kishte zhdukur 80{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të Sekretarëve të Sindikatës së Punës, të cilët përkrahën dhe “lumturuan” kandidaturën e tij.
– Vrau 15 nga 27 anëtarët e Komisionit, të cilët vendosën Kushtetutën e vitit 1936.
– Vrau 43 nga gjithsej 53 Sekretarët, të cilët mbikëqyrnin organizimin e Partisë Komuniste.
– Vrau 70 nga gjithsej 80 anëtarët, sa kishte Këshilli Sovjetik i Mbrojtjes.
– Vrau 9 nga 11 ministrat, prej sa përbëhej kabineti i tij në vitin 1936.
– Vrau dhe zhduku 60{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të komandantëve të Ushtrisë së Kuqe si dhe 30.000 nëpunës të Qeverisë.
Kështu, sistemi komunist ‘hante’ veten duke hedhur madje njëherë e përgjithmonë edhe Bashkimin Sovjetik në koshin e plehrave të historisë.

Përfundim

Besimtarë të nderuar!
Rënien e kësaj kulture shterpe dhe të këtij qytetërimi steril e kishin paraparë edhe vetë perëndimorët. Shumë autorë e kishin trajtuar atë në vepra dhe punime të rëndësishme, disa prej të cilave qenë pritur si shenja ogurzeza në ambientet dhe rrethet e tyre. ‘Ditën kur Amerika do të pranojë të vërtetën’, është një libër i botuar në vitin 1991 nga Shtëpia botuese Plume Book, me autorët Xhejms Paterson dhe Piter Kim. Autorët në fjalë kanë trajtuar aspekte të ndryshme të shoqërisë amerikane, për të ardhur në përfundimin se e ardhmja e shoqërisë amerikane është në pikëpyetje të madhe, për shkak të degradimit moral, dhe se rënia e saj është e pashmangshme. Amerika, siç theksohet edhe në vepra të tjera, sikur është ajo e Gjeneralit të pensionuar, Hamilton Howze – ‘The Tragic Descent: America in 2020’ (Rënia tragjike: Amerika në 2020-tën), ku Gjenerali nuk ngurron të tregojë për problemet e shumta që ka Amerika dhe që nuk mund t’i përkufizojë e jo më t’i diskutojë – trajtojë. ‘Fajin për tërë këtë e ka zhveshja nga morali i lashtë i pastërtisë, nderit, butësisë, frenimit, etj.. Këto kanë humbur respektin dhe janë zëvendësuar me vlera të tjera ose kemi mbetur pa vlera fare…’ –thotë Xhejms Xh. Kilpatrick.

Të nderuar vëllezër besimtarë!
Kështu e kanë Ligjet e Allahut. Të gjithë ata që zgjedhin rrugën e mohimit dhe përbuzjes së mirësive të Allahut, do të ndëshkohen, kurse ata që hulumtojnë për udhëzime të tjera, kurrë nuk do të udhëzohen. Allahu ka thënë: (Shih:El Bekare, 211 dhe Ali Imran, 83) Këto ishin edhe fjalët e fundit për këtë hytbe.
Fjalë më të mirë se fjalët e Allahut nuk ka, prandaj E lus Allahun që të na bëjë të jetojmë me Librin e Tij. Të udhëzohemi me traditën të Dërguarit të Tij, Muhamedit, a.s., dhe të jemi prej falënderuesve dhe mirënjohësve!

(1) Allahu i Madhëruar ka thënë: “…Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët.” (En-Nahl, 89) Alusi, [Allahu e mëshiroftë] në koment të këtij ajeti (Ruhu-l-Meani, 14/214) ka thënë: “Pjesa ‘sqarim për çdo send’ përfshin çdo gjë që lidhet me çështjet e fesë. Pra, sqarim të thukët për çdo gjë që lidhet me të, e që në këtë kontekst, normalisht, përfshin edhe gjendjet e popujve me të Dërguarit e tyre [alejhimus salatu ves selam].”
(2) Esed, Muhammed, El-Islamu fi muftereki-t-turuk, f. 41.(3) Nedevi, Ebu-l-Hasen, Ma dha hasere al-alem binhitati-l-muslimine, f. 157.
(4) www.revistashtypi.al(5) http://botasot.info(6)www.shqiperia.com

Buxheti i shtetit sipas sistemit ekonomik Islam

0

Dr.Islam Hasani

Një pasqyrë nga koha e Muhamedit alejhi selam

Do të ishte shumë e rëndësishme që të shikohet nga një perspektivë islame se cilat janë burimet për formimin e buxhetit të shtetit dhe ku duhet të shpenzohet ai buxhet?
Buxheti shtetëror në sistemin modern në përgjithësi ndahet në dy lloje: buxheti rrjedhës dhe buxheti kapital.
– Buxheti rrjedhës përgatitet për financimin e shpenzimeve në administratën civile, mbrojtje, shpenzimet buxhetore dhe shpenzimet e kësaj natyre.
– Ndërsa, buxheti kapital përgatitet për financimin e projekteve kapitale; ndërtimi i infrastrukturës, institucionet edukative, telekomunikacion, infrastrukturë rrugore, hekurudhave etj.

Buxheti i shtetit në një sistem islam është pak me ndryshe nga ai që u përmend. Të gjitha të ardhurat nga pagesa e Zekatit dhe sadakaja transferohen në bayt al-mal (thesari shtetëror) për financimin e projekteve të mirëqenies sociale për kategoritë e varfra dhe të nevojshme. Kurse të ardhurat tjera nga taksat e ndryshme, dedikohen për financimin e projekteve të administratës civile, mbrojtjes, projekteve për zhvillim ekonomik, pagesa e borxheve të shtetit (nëse ekzistojnë), etj. Kjo shpjegon se buxheti i shtetit Islam ndahet në dy lloje tjera: 1. buxheti për mirëqenie sociale dhe 2. buxheti gjeneral.[i]
Atëherë, si është zhvilluar ky sistem në kohën e Pejgamberit a.s.? Ky artikull ka për qëllim të diskutoj këtë çështje të rëndësishme.

Ditët e para te Islamit
Kur’ani dhe Sunneti kanë dhënë instruksione të qarta në lidhje me politikën shtetërore rreth formimit të buxhetit dhe shpenzimit të tij. Në kohën para-islame, të ardhurat e shtetit janë konsideruar të ardhura personale për udhëheqësin e shtetit, mirëpo me ardhjen e Muhamedi a.s., ai e konsideroi të ndaluar zakatin për vete dhe për familjen e tij.
Ashtu si është e ditur, kur Islami ka filluar të predikohet, nuk ka qenë fe shtetërore, përkundrazi është dashur të luftoj kundër shumë fenomeneve negative për të mbijetuar. Numri i simpatizuesve është rritur në mënyre graduale, por ky numër i vogël i myslimanëve nuk kishin siguri për ekzistencë, e lëre më të organizojnë diçka në nivel më të lartë. Mësimet Islame ishin të bazuar në nivelin më të lartë të moralit, andaj është normale që Pejgamberi a.s. i ka udhëzuar shokët e vet që të japin lëmosh (sadaka). Këtë e argumenton edhe Kur’ani, ku në kaptinat të cilat janë zbritur në periudhën mekase, përmenden edhe termet zekat (pastrim, rritje; që do të thotë të dhënit e pasurisë së rritur, për ta pastruar atë), sadaka (lëmoshë, vërtetësi: që do të thotë argument i besimtarit të vërtetë), hakk, (e drejta, do të thotë nëse lëmosha është e drejta e të varfrit, atëherë kjo është detyrë e të pasurit për ta dhënë atë). Nafakah, (shpenzim në rrugën e Allahut).
Të gjitha këto kontribute janë dhënë në mënyrë private, e jo në mënyrë të organizuar nga autoritetet qendrore.

Organizimi pas Hixhretit
Me kalimin nga Meka në Medinë gjendja e myslimanëve ka ndërruar krejtësisht. Atje themeluan shtetin, kishin lirinë të jetojnë ashtu si dëshironin, pa pasur persekutime dhe frikë. Shteti i cili u themelua në Medinë, nuk ishte një vazhdimësi e diçkaje që ka ekzistuar apo një ndërrim dinastie, por ishte një evolucion prej organizimit fisnor, në një rregull superior të shoqërisë, në fillim një qytet-shtet, kurse një shtet i gjerë më vonë. Natyrisht, çdo gjë është dashur të themelohet prej fillimit, sepse personat në udhëheqje, Muhamedi a.s. dhe pasuesit e tij, nuk patën trashëguar ndonjë traditë qeverisjeje apo institucione administrative. Në aspektin e financimit të administratës është bërë një zhvillim gradual, duke filluar me rekomandime, e duke përfunduar në obligime të mbështetura me tërë forcën që një shoqëri mund të këtë.
– Menjëherë pas shpërnguljes, një nga prioritet ishte rehabilitimi i të shpërngulurve dhe vëllazërimi në mes veti.[ii]
– Në fazën e dytë, vërehet një sistem i organizuar për shpërndarjen e lëmoshës. Pejgamberi a.s. i mblidhte ato vet, e pastaj i shpërndante te njerëzit e nevojshëm.
– Në fazën e tretë, lëmosha bëhet obligim shtetëror, një taksë e vërtet dhe ibadet (adhurim ndaj Zotit).
– Ndërsa në fazën e katërt, organizimi i mbledhjes dhe i shpërndarjes bëhet nga ana e zyrtarëve të shtetit, dhe kjo sipas disa dokumenteve ka ndodhë në vitin e 8 hixhrij.

Natyra e zekatit dhe sadakasë
Edhe pas shpërnguljes nga Meka në Medinë, termet e lartpërmendura (zekat, hakk, sadakah) nuk janë ndërruar apo zëvendësuar me terme të tjera, por është ndërruar domethënia e tyre. Në Meke, këto terme nënkuptonin lëmoshën, kurse në Medinë, këto terme janë përdorur për një detyrim të caktuar, sikurse namazi dhe agjërimi. Ndërsa termi nafakah apo infak, është përdorur në kuptimin njësoj si në Meke, dhe ka kuptimin e lëmoshës në mënyrë vullnetare sipas mundësive dhe vullnetit të personave.
Të gjitha këto termet, zekat, hakk dhe sadakah për qëllime praktike mund të merren si sinonime që kanë kuptim edhe si taksa të shtetit, ku ndaj personave të cilët nuk i kanë zbatuar janë paraparë sanksionime të ndryshme. Të gjitha këto terme që u përmenden deri më tani janë burime të shtetit vetëm nga popullsia myslimane, ndërsa të ardhurat prej jomyslimanëve janë njohur me termat haraxh, ganimeh, etj.
Zekati dhe sadakaja e kohës së Pejgamberit a.s. ka përfshirë jo vetëm taksat në para të gatshme, por edhe taksat në prodhimet e tokës dhe në shtazët shtëpiake (dele, dhi, lopë dhe deve); aty janë përfshi edhe taksat në bletari, minerale (posaçërisht ari dhe argjendi) dhe të ngjashme. Me fjalë përmbledhëse zekati dhe sadakaja kanë përberë komplet të ardhurat e shtetit në kohën e Muhamedit a.s. derisa paguesit kanë qenë vetëm myslimanët.

Tarifat e taksave
Kur’ani nuk e ka caktuar tarifën e çmimit për tu taksuar në artikuj të ndryshëm që i kanë takuar myslimanëve. Kjo heshtje është një indikator i elasticitetit apo fleksibilitetit të rregullave Islame në këtë temë. Para 14 shekujsh, vendet arabe nuk kanë prodhuar shumë, duke pas parasysh kushtet klimatike. Toka e përdorur për kultivimin e agrikulturës, e cila ka prodhuar, i është nënshtruar rregullit të tokës e cila ka paguar zekatin e një të dhjetës, nëse ka arritur të prodhojë një sasi të caktuar të produkteve. Zekati i këtyre prodhimeve është paguar në mall në kohën e korrjeve. Duhet të cekim këtu se Zekati i monedhave paguhet 2.5 {ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} dhe se ky zekat apo taksë paguhet në kursime, e jo në të ardhura.
Përveç këtyre, ka pasur edhe të ardhura tjera për shtetin, taksa mbi importin, e cila është ngarkuar mbi të huajt. Në Medinë në atë kohë ka qenë e njohur tregtia ndërkombëtare. Tregtarët e huaj dërgonin artikuj të ndryshëm për të cilët artikuj kanë paguar një lloj takse mbi importin. Përveç kësaj ka ekzistuar edhe një lloj takse për ata të cilët nuk kanë kryer shërbim në ushtri, ata kanë paguar një taksë për tu siguruar. [iii]

Shpenzimi i të ardhurave të shtetit (parasë publike) sipas Kur’anit
Në kaptinën e 9 verseti 61, Kur’ani në mënyre shumë precize e sqaron se ku duhet të shpenzohen të ardhurat e shtetit.
“Sadakaja (d.m.th. taksat të cilat vijnë nga myslimanët) janë të destinuara vetëm për: të varfrit (fukara) nga myslimanët, të varfrit nga të huajt por që banojnë aty (mesakin), për punonjësit të cilat i mbledhin taksat, për ti përfituar zemrat e tyre (në Islam), për lirimin e robërve dhe të burgosurit e luftës, për t’iu ndihmuar atyre të mbyturve ne borxhe, në rrugë të Allahut, dhe atij që ka mbetur në rrugë; ky është një obligim nga Zoti dhe Zoti është i Gjithëdijshëm, i Urte.”
Një shpjegim i shkurtër i këtij vërseti Kur’anor do të ishte i nevojshëm.
Fukara apo i varfri nga myslimanët nuk ka nevojë për sqarim.
Mesakin, ky term i referohet jo-myslimanëve por që jetojnë në shtetin mysliman, këtë e vërteton edhe shpjegimi dhe praktika e Omerit r.a..
Punonjësit të cilat janë të angazhuar me mbledhjen e taksave pagat e të cilëve merren nga ky fond, kjo nuk nënkupton vetëm ata të cilët mbledhin e që janë të angazhuar me mbledhjen e taksave, por edhe ata të cilët punojnë si kontabilistë, auditor dhe e bëjnë shpërndarjen e tyre.
Për ti përfituar zemrat e tyre.- kjo pjesë mund të ketë një interesim të veçantë, ato ndahen në katër grupe:
a. E para, janë ata të cilët zemrat e tyre janë për tu përfituar për t’i bërë ata që t’i vijnë në ndihmë myslimanëve.
b. E dyta, për t’i përfituar zemrat, për t’i ndaluar nga ndonjë dëm që mund të bëjnë kundër myslimanëve.
c. E treta, për ti përfituar zemrat e atyre që të hyjnë në Islam.
d. E katërta, që me përfitimin e zemrave të tyre të bindin popullin e tyre apo fiset e tyre për të hyrë në Islam. Kështu që, është e lejuar që kushdo që i takon këtyre grupeve duhet të jetë përfitues i kësaj kategorie të zekatit pa marr parasysh a është mysliman apo jo-mysliman.
Për lirimin e robërve dhe të burgosurit e luftës.- buxhetit shtetëror i është dashur të ndaj një shumë për lirimin e robërve të luftës, të cilët janë zënë në fillim si të burgosur të luftës.
Për t’iu ndihmuar atyre të mbytur në borxhe.- kjo kategori është mjaftë e gjerë. Përveç ndarjes nga buxheti shtetëror, kësaj kategorie duhet dhënë edhe hua pa kamatë nën përkujdesjen e qeverisë gjë që kishte me kontribuar edhe në eliminimin e kamatës në vend.
Në rrugë të Allahut.- është gjithashtu një term shumë përfshirës, ku mund të përfshihen që nga dhënia për ushtrinë e vendit, e deri te dhënia e granteve në ndihmë të studentëve. Dhe grupi i fundit,
atij që ka mbetur në rrugë.- mund të ndihmohet me pagesë të udhëtimit, sigurim të rrugës dhe me sigurim të qëndrimit.
Nëse studiohet gjendja e Arabisë në kohën e Muhamedit a.s., mund të kuptohet shumë qartë se kategoritë e përmendura më lart në mënyrë praktike kanë përmbushur të gjitha nevojat e strukturës shtetërore dhe të banorëve të shtetit të atëhershëm. Në realitet, Pejgamberi a.s. themeloi një sistem, i cili ishte më i zhvilluar se sistemet në vendet fqinje të asaj kohe; Bizantit dhe Iranit.
Shteti të cilin e themeloi dhe e udhëhoqi Pejgamberi a.s., ishte një shtet në rritje dhe zgjërim të vazhdueshëm. Filloi në një qytet të vetëm dhe për 10 vite deri në fund të jetës së tij, u zgjerua në shtetë të shumta që sot gjinden në dy kontinente, atë të Afrikës dhe Azisë. Kjo tregon se ligji Islam mbi financat ka një elasticitet të madh për zgjerim, për t’iu përgjigjur nevojave të çdo kohe, vendi dhe civilizimi. [iv]
I tërë sistemi ekonomike duhet të funksionoj bazuar në rregullat Kur’anore, gjithashtu edhe buxheti i shtetit, grumbullimi dhe shpenzimi i parasë publike duhet të jetë në atë formë që i tërë populli të jenë përfitues dhe të gjithë të ndihen të sigurt. Nëse arrihet te fitohet besimi i popullit për drejtësi në këtë lëmi, atëherë kjo do t’i kontribuonte një stimulimi për punë dhe për pagesë të taksave banorëve të një shteti, gjë që është një shtytës i madh për rritje dhe zhvillim ekonomik.

[i] Muhammad Sharif Chaudry, Fundamentals of Islamic Economic System, (Lahore: Burhan Education and Welfare Trust, 1999), faqe. 195.
[ii] Muhammad Hamidullah, “Budgeting and Taxation in the Time of the Prophet Muhammad (P.U.B.H.)”, The Islamic Review 1956. Faqe. 20.
[iii] Ibid, 21.
[iv] M.A. Sabzwari, “Economic and Fiscal system during the Life of the Holy Prophet Mohammed (P.B.U.H.)”, Journal of Islamic Banking and Finance, Vol: 1, No. 4, 1984. Faqe. 9-10.

Humbi 100 kg brenda një viti

0
MURAT ILDEMIR
MURAT ILDEMIR

Murat Ildemir nga Yozgati i Turqisë ka arritur të dobësohet për 100 kilogramë me anë të operacionit të stomakut.

“Më parë konsumoja tri pica në drekë, pija tri litra Kola dhe haja një akullore. Kur mbaroja pyesja kamerierin, a ka më?. Më parë vishja rroba të porositura me masën 70, tani masa ime është 31. Tani jam shumë mire”, shprehet 38-vjeçari, i cili ka rënë nga 170 në 70 kilogramë.

Murat, i cili prej një kohe të gjatë jetonte në Gjermani kishte filluar të shëndoshej pas vitit 1995 për shkak të problemeve familjare. Në atë periudhë ai nga 70 kg shkoi në 170 kg. Pasi jeta iu shndërrua në një ferr për shkak të kilogramëve të tepërt, doktorët në Gjermani nuk i dhanë shpresë për operacionin “by pass” të stomakut duke thënë se është i rrezikshëm, por operacionin e vështirë e realizuan vitin e kaluar mjekët e spitalit të universitetit Hacettepe të Ankarasë.

“Pas ndarjes nga bashkëshortja në vitin 1995 fillova të shëndoshesha shumë shpejt dhe nga pesha normale 70 kg arrita në 170 kg. Në vitin 2002 dola në pension dhe u ktheva në Turqi. Në vitin 2003 u martova përsëri, por edhe kjo martesë nuk shkoi gjatë dhe u divorcova. E kisha të vështirë të ecja për shkak të kileve të tepërta. Netëve gërhisja shumë. I kisha humbur të gjitha shpresat dhe nuk dilja nga shtëpia . Gjatë kohës që isha në Gjermani dhe kisha një peshë 130 kg, mjeku nuk më operoi nga frika se do të vdisja nga një ndërhyrje e tillë. Por pas një operacioni të realizuar këtu në Ankara shpëtova dhe u ktheva në normalitet”, citon Start fjalët e Ildemir.

“Më parë haja shumë më tepër. Pas operacionit fillova dietën të cilën e kam ndjekur me përpikëri. Dhashë 100 kg për një vit. Tani jam 70kg. Tani që jam dobësuar dhe ndihem shumë mirë. Nuk mund të ha më si më parë edhe po të dua. Më janë pakësuar dhe shqetësimet që kisha në të ecur. Kur isha i shëndoshë vishja rroba të porositura të një mase 70 ndërsa tani vesh masën 31. Jam shumë i lumtur që po vesh rrobat të cilat i vishja para se të shtoja në peshë. Të gjithë personave që kanë një shqetësim të tillë u sugjeroj të njëjtën mënyrë kurimi”, ka shtuar ai. /Telegrafi/Besimtari.com