Ballina Blog Faqe 466

Nxitoni në punë (të mira) para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari gjithmonë duhet nxituar drejt punëve të mira para se të bëhet vonë.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Nxitoni në punë (të mira) para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira:
– Vallë, a mos pritni varfërinë e t’ju shtyjë të harroni (punët e ahiretit)
– apo pasurinë e cila ju shtynë të azdiseni e të bëheni zullumqar,
– apo ndonjë sëmundje që t’ju shkatërrojë shëndetin tuaj,
– pleqërinë e cila ju humb (fuqinë),
– apo vdekjen që ju rri në pritje,
– apo Dexhallin, më e keqja që mund të ndodhë,
– ose, vallë, mos po pritni Ditën e Kijametit, e cila është më e vështirë dhe më e hidhur.
Transmeton Tirmidhiu.

Si të trajtoni parazitët e zorrëve me dy metoda natyrale

Parazitët e zorrëve, siç janë parazitët e llojit Ascaris, shiritat dhe krimbat e tjerë të zorrëve janë një infeksion shumë i shpeshtë që mund të paraqiten te çdokush. Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin. Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra. Këta parazitë prekin zakonisht gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, por edhe të rriturit. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%. Mungesa e higjienës si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave janë dy nga arsyet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre. Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, zona e anusit, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin; zorra mund të jetë e bllokuar dhe si pasojë shkaktonprobleme me jashtëqitjen; diarre ose gjak në feçe. Përveç trajtimi mjekësor, ju mund të ndiqni dy recetat e mëposhtme 100% natyrale.

1. Limon dhe mente
Një ndër mënyrat më efektive për trajtimin e krimbave të zorrave është përzierja e limonit me mente. Mentja ka veti shumë të mira tretëse, kurse limoni shquhet për veprimin e tij anti-bakterial dhe anti-parazitar, prandaj kombinimi i tyre është ajo çfarë ju duhet në raste se keni probleme me parazitën intestinalë.

Përbërësit: 2 lugë gjelle me mente të grirë, 1 gotë 200 ml ujë, 2 kokrra limon dhe kripë sipas dëshirës.
Vendosni ujin të ziejë dhe pasi të ketë marrë valën e parë, shtoni gjethet e grira të mentes. Lërini të ziejnë 10-15 minuta. Ndërkohë që mentet ziejnë, shtrydhni lëngun e limonëve dhe lërini në një enë më vete. Filtroni çajin e mentes dhe bashkojeni me lëngun e limonit. Sipas dëshirës mund të shtoni një majë luge kripë. Konsumojeni dy herë në ditë, në mëngjes esëll dhe para se të flini gjumë. Ky trajtim duhet ndjekur të paktën dy javë radhazi.

2.Hudhër dhe mjaltë
Krahas trajtimi të mësipërm, përzierja e hudhrës me mjaltë është një tjetër recetë e mjekësisë alternative që kuron infeksionet e zorrëve dhe probleme me parazitët. Hudhra ka veti anti-baketriale dhe anti-mykotike kundë një numri të madhsëmundjesh infektive. Përbërësi i saj kryesor, alicilina lufton inflamacionin e zorrëve dhe rrit aktivitetin e florës bakteriale. Përzierja e hudhrës dhe mjaltit është kura ideale për të hequr krimbat e zorrëve që ndikojnë në tretjen e keqe të ushqimit.

Përbërësit: 8-10 thelpinj hudhër, 150 gr mjaltë dhe një vazo qelqi.
Pasi të keni qëruar hudhrat, pritini në feta të holla ose grirjin me rende. Bashkojini me mjaltin dhe lërini në vazon e qelqit për tre ditë. Më pas mund të filloni konsumimin e tyre. Këshillohet të hani dy deri në tre lugë në ditë pas ngrënies.

Kjo është duaja e një njeriu që është në vështirësi

Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes Bin Maliku, i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i frikësohej Allahut. Njëherë, kur po merrej me punën e tij të zakonshme, përpara i doli një hajdut i armatosur, që i tha ‘Lëre këtu gjithçka që ke me vete, sepse do të të vras!’ Aba Mi’laku i tha: ‘Me paratë bëj ç’të duash, por me jetën time çfarë kërkon?”

Burri i armatosur iu përgjigj: ‘Paratë janë të miat, por dua edhe jetën tënde!’

Aba Mi’laku tha: “Nëse është kështu puna, më lër të paktën të fal katër regate namaz!”

Burri i tha: “Falu sa të duash.”

Kështu, Aba Mi’laku mori abdes e më pas fali namazin. Në sexhden e fundit, ai bëri një dua’ me këto fjalë ‘O i Dashur! O Zot i Arshit krenar! O Ti që bën atë që dëshiron! Të lutem, me krenarinë Tënde të pafund, me pronën Tënde të pashtershme, me dritën Tënde që mbush Arshin, më largo nga e keqja e këtij hajduti! O Ti, prej të Cilit kërkojmë ndihmë! Më ndihmo!’ Ai e përsëriti këtë dua’ tri herë. Papritur, aty erdhi një kalorës i cili kishte një shtizë të vendosur midis veshëve të kalit të tij. Sapo e pa, hajduti rendi ne drejtim të tij, por kalorësi e vrau. Më pas, ky i fundit u drejtua drejt Aba Mi’lakut dhe i tha: “Ngrihu!”

Aba Mi’laku e pyeti: “Kush je ti, të paça në vend të nënës dhe babait?! Allahu më ka ndihmuar sot me ty!” Kalorësi u përgjigj: “Unë jam një engjëll nga qielli i katërt. Kur bëre dua’në e parë, dëgjova zhurmën e dyerve të qiellit. Pasi bëre dua’në e tretë, m’u tha “Kjo është dua’ja e një njeriu që është në vështirësi.” Kështu, iu luta Allahut të ma ngarkonte mua vrasjen e tij (hajdutit).” El-Hasani thotë: “Atij që merr abdes, fal katër regate e më pas bën këtë dua’ do t’i vijë patjetër përgjigja, qoftë hallexhi ose jo.”

All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.

15 mënyra për ta fituar zemrën e burrit

Si gra, ne dëshirojmë të kemi një lidhje të thellë emocionale me bashkëshortin. Ne duam të jemi të dashura dhe te perkedhelura.

Bërthama jonë e brendshme është e mbushur me kënaqësi dhe lumturi kur ndihemi të kuptuara dhe vlerësuara. Lista e tipareve që ne dëshirojmë t’i ketë burri ynë është e lehtë, por nxjerrja e më të mirave prej tyre do shumë përkujdesje.

Ne duhet të ushqejmë bashkëshortin tonë me dashuri, mbështetje dhe mirëkuptim. Pra, këtu janë 15 mënyra për të fituar zemrën dhe vëmendjen e burrit tuaj.

Vishuni këndshëm / jini tërheqëse. Shumica e grave vishen siç duhet kur dalin jashtë dhe në shtëpi veshin rrobat më të këqija… Ju duhet të visheni në atë mënyrë që burri juaj të ndihet mirë kur të ju shikoj.
Thuaj faleminderit me buzëqeshje. Kur bashkëshorti juaj bën një punë të shtëpisë, falenderojeni me të vërtetë. Ai do të dijë se ndihma e tij nuk merret si “obligim”, por vlerësohet edhe më shumë.
Prite në derë kur të vijë në shtëpi, sikur të ishit duke e pritur nga një udhëtim i largëtr. Buzëbuzeqeshi dhe përqafoje.
Përgatit ose porosit ushqimin e tij të preferuar. Pasi të kthehet në shtëpi nga puna në një ditë të zakonshme, befasoni burrin tuaj me darkën e tij të preferuar. Ai jo vetëm që do të jetë i kënaqur që të ketë ushqimin që i pëlqen më së shumti por do të vlerësojë kohën dhe përpjekjet që ju kaloni për përgatitjen e ushqimit të tij.
Mos i shtroni të gjitha problemet tuaja me burrin tuaj sapo ai të hyjë në shtëpi. Jepini atij një pushim të vogël mendor.
Mos e mundo duke i kërkuar atij, “çfarë po mendon?” … sepse për dallim nga gratë, mendimet e burrave janë aq të rastësishme sa rezultatet e një kërkimi në Google.
Silluni mirë me nënën tuaj në të njëjtën mënyrë sic ju dëshironi që burri juaj të jetë i sjellshëm me nënën tuaj. Trajtojini vëllezërit e motrat e tij si të tutë dhe babanë e tij si tuajin, dhe ju do të shihni se sa do t’ju respektojë.
Lavdërojeni për gjërat ku ai ndihet i pasigurtë. Kjo do të ndërtojë vetëbesimin e tij.
Nxiteni që të bëjë vepra të mira.
Nëse ai është i zemëruar me ju dhe fillon të bërtasë, lëreni sa të qëtësohet. Pastaj do të shihni se lufta do të përfundojë shumë më shpejt. Pastaj, kur ai është i qetë, mund t’i tregoni anën tuaj të tregimit dhe si dëshironi që ai të ndryshojë diçka.
Tregoni burrit tuaj se e doni shumë, dhe thuajeni këtë shpeshherë.
Bëji dhurata. Edhe nevojat e tij mund të jenë dhurata.
Dëgjoni me vëmendje. Kur burri juaj shpreh një mendim, kushtoji vëmendje. Kjo tregon se ju e respektoni atë dhe pikëpamjet e tij.
Lëreni të dalë me miqtë e tij, veçanërisht nëse janë njerëz të mirë. Nxiteni që ai të dalë, kështu që ai nuk ndihet “i bllokuar” në shtëpi.
Përdorni kohën tuaj me mençuri dhe organizoni gjërat. Nëse jeni shtëpiake, merrni mësime online dhe aktivizohuni në komunitetin tuaj. Kjo do t’ju bëjë të lumtur dhe një bonus tjetër është se e impresiononi burrin tuaj.

Detyra e prindit ndaj fëmijës

Girl (5-7) embracing father, close-up

Falënderimi i plotë i qoftë Allahut, Krijuesit të botëve, i Cili thotë në Kur’an: وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَّكَ وَلِقَوْمِكَ ۖ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ ﴿٤٤﴾ “Me të vërtetë ky është përkujtim për ty dhe për popullin tënd dhe do të pyeteni për të.” (Zuhruf: 44).

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin (a.s), i cili ka thënë: “Çdo njëri prej jush është përgjegjës dhe secili do të pyetet për përgjegjësinë e tij.”

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi familjen e Pejgamberit (a.s), mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ecin me drejtësi dhe urtësi në rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Të jetë fëmija yt njeri i mirë dhe të jetë fëmija yt ashtu siç e dëshiron dhe e kërkon ti, kjo është kënaqësia dhe pasuria më e madhe për një prind në këtë botë, është me të vërtetë kënaqësia e syrit, ashtu siç na mëson Allahu (xh.sh) të lutemi duke thënë:

وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا ﴿٧٤﴾

“Ata të cilët thonë: “O Zoti ynë, na dhuro kënaqësinë e syrit në gratë dhe pasardhësit tanë dhe na bën neve prijës për të devotshmit. (Furkan: 74)

Çdo punë të mirë që fëmija yt vepron në këtë botë, duke falë namaz, duke agjëruar, duke lexuar Kur’an, duke kërkuar dituri, duke urdhëruar për mirë dhe duke ndaluar nga e keqja, duke pasur moralin dhe sjelljen e mirë, një pjesë të sevapit dhe shpërblimit i kalon menjëherë prindit të tij, sepse ai e ka edukuar me edukatën e duhur fetare. Madje jo vetëm prej fëmijës tënd merr shpërblim, por edhe prej nipave dhe mbesave dhe gjithë pasardhësve të tyre deri në ditën e gjykimit. Për këtë kemi argument fjalën e Allahut (xh.sh) që thotë në Kur’an:

﴿ وَالَّذِينَ ءَامَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُمْ بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُمْ مِنْ عَمَلِهِمْ مِنْ شَيْءٍ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ((21) سورة الطور(

“Ata të cilët besuan dhe pasardhësit e tyre i pasojnë duke qenë besimtarë, ata do t’i bëjmë bashkë në botën tjetër dhe atyre nuk do tua humbim asnjë punë. Çdo njeri është peng i punës së tij.” (Tur: 21)

Pejgamberi (a.s) na tregon se pasuria më e mirë, të cilën një njeri mund ta fitojë është fëmija i tij. Ai (a.s) thotë:

أفضل كسب الرجل ولده

“Pasuria më e mirë që një njeri fiton është fëmija i tij.”

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë, me të vërtetë fëmijët janë kënaqësia e prindit, por në të njëjtën kohë ata janë edhe përgjegjësia e tij, për të cilën do të pyetemi përpara Zotit në Ditën e Gjykimit. Pejgamberi (a.s) na e ka treguar shumë bukur këtë gjë duke na thënë:

كلكم راع وكلكم مسؤول عن رعيته، فالإمام راع ومسؤول عن رعيته، والرجل راع في أهله ومسؤول عن رعيته، والمرأة راعية في بيت زوجها ومسؤولة عن رعيتها، والولد راع في مال أبيه ومسؤول عن رعيته، والخادم راع في مال سيده ومسؤول عن رعيته، وكلكم راع وكلكم مسؤول عن رعيته.

“Çdo njëri prej jush është përgjegjës dhe secili do të pyetet për përgjegjësitë e tij. Imami është përgjegjës dhe do të pyetet për përgjegjësitë e tij. Burri është përgjegjës dhe do të pyetet për familjen e tij. Gruaja është përgjegjëse për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të pyetet për të. Fëmija është përgjegjës për pasurinë e babait të tij dhe ai do të pyetet për të. Punëtori është përgjegjës për pasurinë e pronarit të tij dhe ai do të pyetet për të. Prandaj çdo njëri prej jush është përgjegjës dhe secili do të pyetet për përgjegjësitë e tij.” (Buhariu)

Përgjegjësia, apo detyra e parë e prindit për fëmijën e tij është zgjedhja e nënës, sepse fëmija edukimin e parë e merr prej prindërve të tij përpara se të lind. Kështu që kur njeriu vendos të krijojë familje, le të shikojë se çfarë cilësish duhet të ketë gruaja, ose burri. Në qoftë se njeriu niset dhe vendos të zgjedhë si cilësi kryesore besimin, ai me të vërtetë ka bërë një zgjedhje të mirë për të ardhmen e fëmijëve të tij. Kur njeriu frymëzohet nga besimi, ai me ndihmën e Zotit do të ketë pasardhës të shembullit të Umer ibn Abdulazizit, sepse gjyshi i tij Umer ibnul Hatabi e martoi djalin e vet me një vajzë të varfër, por besimtare dhe e devotshme, e cila i tha nënës së saj, kur ajo e urdhëroi të mashtrojë: Oj nënë, në qoftë se Emiri i besimtarëve, Umeri nuk na shikon, Zoti i Umerit na shikon.

Në këto kohë që kanë ardhur edhe të jesh në një vend mysliman është e vështirë ta edukosh fëmijën tënd me edukatën e duhur islame, sepse manipulimi, mashtrimi, harami dhe veprat e këqija janë të pranishme kudo, madje ato kanë hyrë në çdo shtëpi, përmes televizorit, internetit, radios, celularit, gazetës, revistave, librave etj. Por, çfarë mendoni, sa e vështirë është të gjendesh në një vend perëndimor dhe ta edukosh fëmijën tënd me edukatën islame? Sigurisht që asgjë nuk është e pamundur, por ta dimë mirë, se neglizhenca më e vogël dhe çdo pakujdesi ndaj fëmijës tënd, ai rrëshqet prej rrugës së mirë dhe Zoti i di se ku përfundon në greminat e të ashtuquajturës liri e njeriut në perëndim.

Me këtë gjë nuk dua të them që myslimani e kanë të ndaluar të emigrojë, të jetojë dhe të punojë në një vend, i cili është larg ambientit islam, sepse ne dimë që toka është e Zotit dhe mund të jetojmë kudo në të, por duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe kushdo që dëshiron ta ruajë besimin dhe fenë e tij, të fëmijëve dhe të pasardhësve të tij, le të kujtojë këtë porosi që një thirrës islam ia jep një çiftit në prag të martesës duke i thënë: Në qoftë se nuk garanton që fëmija i fëmijës së fëmijës tënd të jetë mysliman në këtë vend, atëherë më mirë ktheju nga ke ardhur dhe mos qëndro më këtu!

Ndoshta kjo thënie edhe mund të mos na pëlqejë, por duke u nisur nga ajo që thamë më sipër, për përgjegjësitë që kemi ndaj fëmijëve dhe pasardhësve tanë, ky është vendimi i duhur për atë që dëshiron të jetë së bashku me gjithë pasardhësit e tij në xhenet. Të mos harrojmë se Pejgamberi (a.s) ka thënë:

قال رسول الله صلّى الله عليه وسلّم :الرجل على دين خليله فلينظر أحدكم من يخالل(رواه الترمذي وقال حديث حسن ) والحاكم وصحّحه

“Njeriu është në fenë e atij me të cilin shoqërohet, prandaj le të shikojë çdo kush se me kë shoqërohet.” (Tirmidhiu dhe Hakimi)

Megjithatë, ne gjendemi në këtë vend dhe duhet të përpiqemi maksimalisht që fëmijët tanë të edukohen me besimin dhe fenë tonë islame. Dhe gjithmonë shembulli më i mirë është i dashuri ynë, Pejgamberi (a.s), i cili edhe pse njeriu më i devotshëm dhe adhurues në botë, ai gjente kohë për të luajtur dhe për tu marrë me edukimin e fëmijëve. Dëgjoni më vëmendje se çfarë metode na mëson Pejgamberi (a.s) për edukimin e fëmijëve tanë, i cili transmetohet se ka thënë:

لاعب ولدك سبعاً، وأدبه سبعاً، وراقبه سبعاً، ثم اترك حبله على غاربه

“Luaj me fëmijën tënd deri në shtatë vjeç, edukoje shtatë vjet, mbikëqyre shtatë vjet, pastaj lëre të lirë të shkojë ku të dojë.”

Prandaj, a sillemi me fëmijët tanë në këtë mënyrë? A i kushtojmë atyre kohën e duhur? A shoqërohemi me ta dhe shkojmë së bashku në zbavitje, apo në lojë? A i marrim në xhami kur vijmë për tu falur? A ua mësojmë atyre detyrat dhe mësimet e fesë? E të tjera, e të tjera pyetje, të cilat prindi i mirë duhet t’ia bëjë për ditë vetes, në mënyrë që fëmija i tij të jetë pasuria dhe kënaqësia e tij në këtë botë.

Të nderuar vëllezër dhe motra, pjesa më e madhe e gabimeve të fëmijëve janë për shkak të gabimeve të prindërve të tyre, sepse kur prindi është me besim të fortë dhe i edukuar mirë, edhe fëmija do ta ndjek babanë, ose nënën e tij.

Vërtetë Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Mësojini fëmijët të falen që në moshën shtatë vjeçare dhe kur ata mbushin dhjetë vjeç, atëherë bëjani detyrë të falin namazin”, por në qoftë se prindi nuk falet për veten e tij, si do ta mësojë fëmijën e vet të falet?

Vërtetë Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Nderoni fëmijët tuaj dhe edukojini mirë ata”, por në qoftë se prindi nuk është i ndershëm dhe i edukuar, si do të nderohet dhe të edukohet fëmija i tij?

Me të vërtetë njeriu mburret dhe krenohet me pasurinë dhe me fëmijët e tij dhe Allahu na tregon në Kur’an se pasuria dhe fëmijët janë kënaqësi e kësaj bote duke thënë: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, ndërsa, të qëndrueshmet, veprat e mira ato janë më të mirat shpërblime dhe shpresa te Zoti yt.” (Kehf: 46)

A e lexojmë ndonjëherë Kur’anin e të gjejmë në të porositë për fëmijët tanë? A e kemi lexuar ndonjëherë suren Lukman dhe të marrim mësim prej porosive që një prind duhet t’i japë fëmijës së tij? Dëgjoni se çfarë e porositë Lukmani djalin e tij:

يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّـهِ ۖ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ ﴿١٣﴾

“O biri im, mos i bë shirk Allahut, sepse shirku është padrejtësi e madhe.”(13) Pra, babai e mëson të birin e tij adhurimin e pastër të Zotit Fuqiplotë.

يَا بُنَيَّ إِنَّهَا إِن تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ فَتَكُن فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّـهُ ۚ إِنَّ اللَّـهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ ﴿١٦﴾

“O biri im, n.q.s ajo punë e jotja është sa grimca dhe ajo ndodhet nën shkëmb, ose në qiell, apo në tokë, atë Allahu do ta sjellë. Me të vërtetë Allahu është i Butë dhe i Gjithënjohur.” (16) Babi e mëson djalin e tij se Zoti e vështron në çdo moment njeriu dhe Atij nuk i fshihet asgjë.

يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلَاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنكَرِ وَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا أَصَابَكَ ۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ ﴿١٧﴾

“O biri im, fale namazin, urdhëro për mirë, ndalo nga e keqja dhe duro fatkeqësitë. Këto janë prej gjërave madhore.” (17) Babai ia mëson djalit të tij detyrat dhe rrugën e suksesit në këtë botë.

وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا ۖ إِنَّ اللَّـهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ ﴿١٨﴾

“Mos e shtrembëro fytyrën përpara njerëzve dhe mos ec me mburrje nëpër tokë, sepse Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë dhe mburravecët.” (18) Babai e mëson të birin e tij si duhet të sillet ndaj njerëzve.

وَاقْصِدْ فِي مَشْيِكَ وَاغْضُضْ مِن صَوْتِكَ ۚ إِنَّ أَنكَرَ الْأَصْوَاتِ لَصَوْتُ الْحَمِيرِ ﴿١٩﴾

“Të jesh i matur në ecje dhe ule zërin kur të flasësh, sepse zëri më i urryer është zëri i gomarit.” (19) Babai e mëson të birin e tij si duhet të ecë dhe si duhet të flasë përpara njerëzve.

Vëllezër dhe motra besimtarë, në qoftë se duam që fëmijët tanë të na respektojnë dhe të na nderojnë në këtë botë dhe në botën tjetër, le tua mësojmë mirë këto porosi dhe të mos harrojmë që përpara se të kërkojmë prej fëmijëve tanë të na duan, të na nderojnë dhe të na respektojnë, duhet që ne t’i përmbushin detyrat tona ndaj tyre, tua tregojmë rrugën e drejtë dhe të sillemi mirë me ta dhe ky është sekreti i suksesit.

Kjo temë është e gjatë, delikate dhe shumë e rëndësime, por le ta mbyllim këtë ligjërata me disa porosi të Pejgamberit (a.s) për prindërit kudo që ata ndodhen:

أدبوا أولادكم على ثلاث خصال على حب نبيكم وعلى حب آل بيته وتلاوة القرآن )) أخرجه الطبراني عن علي]

“Edukojini fëmijët tuaj me tre gjëra: Dashurinë për të Dërguarin tuaj, për Ehli Bejtin e tij dhe për leximin e Kur’anit.” (Tabarani)

لأن يؤدب الرجل ولده خير له من أن يتصدق بصاع )) أخرجه الترمذي ]

“Për njeriun më mirë është të edukojë fëmijën e tij, se sa të japë sadaka.”(Tirmidhiu)

مَنْ عَالَ ثَلاَثَ بَنَاتٍ فأَدّبَهُنّ وَزَوّجَهُنّ وَأَحْسَنَ إِلَيْهِنّ فَلَهُ الْجَنّةَ

“Kushdo që rrit tre vajza, i edukon mira ata, i marton dhe sillet mirë ndaj tyre, atij njeriu i takon xheneti.”

مَنْ قَالَ لِصَبِيٍّ تَعَالَ هَاكَ ثُمَّ لَمْ يُعْطِهِ فَهِيَ كَذْبَةٌ)) أحمد

“Kushdo që i thotë fëmijës: Eja, merre këtë gjë dhe nuk ia jep atë, ajo gjë quhet gënjeshtër.” (Ahmed)

إذا مات الإنسان انقطع عمله إلا من ثلاث: صدقة جارية ، أو عمل ينتفع به أو ولد صالح يدعو له ))أخرجه مسلم

“Kur njeri vdes, atij i ndërpritet puna e tij, përveç tre gjërave: Sadakaja, vepra në të cilën ka dobi dhe fëmija i mirë, i cili lutet për të.”

O Zoti ynë, na udhëzo në rrugën e drejtë, na mbro neve dhe familjet tona dhe na i ruaj fëmijët tanë. Amin

Islami e do butësinë dhe e urren ekstremizmin

Falënderimi dhe madhërimi i plotë i qoftë Allahut, Krijuesit të gjithësisë, i Cili thotë në Kur’anin famëlartë:

فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللَّـهِ لِنتَ لَهُمْ ۖ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ ۖ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ ۖ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّـهِ ۚ إِنَّ اللَّـهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ ﴿١٥٩﴾

“Me mëshirën e Allahut u bëre i butë ndaj tyre dhe sikur të ishe i ashpër e zemër vrazhdë ata do të ishin larguar prej teje. Fali, kërko falje për ta, konsultoju dhe kur të vendosësh mbështetu Allahut, sepse me të vërtetë Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” (Ali Imran: 159)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi të dashurin tonë, të Dërguarin e butë dhe të mëshirshëm, Muhammedin (a.s), i cili na ka porositur duke thënë:

“ إن الله رفيق يحب الرفق، ويعطي على الرفق ما لا يعطي على العنف، وما لا يعطي على ما سواه“

“Allahu është i Butë dhe e do butësinë. Ai jep për butësinë çfarë nuk jep për vrazhdësinë dhe çfarë nuk jep për diçka tjetër, përveç saj.” (Muslim)

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë për mbi familjen e pastër të Pejgamberit (a.s), mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ecin në rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa herë që shfaqet në media diçka për Islamin, apo për myslimanët ajo patjetër shoqërohet me ndonjë pamje, apo koment duke dhënë imazhin se në këtë gjë ka ekstremitet. Ndikimi i medieve në këtë drejtim është aq i madh, sa që jo vetëm jo myslimanët kanë krijuar idenë se Islami është fe ekstremiste, por edhe në mesin e myslimanëve ka njerëz të prekur nga kjo lloj propagande.

Me të vërtetë, le të pyesim me sinqeritet dhe me çiltërsi: A është Islami fe ekstremiste? A i urdhëron Islami myslimanët për ekstremitet, apo për butësi? Çfarë thotë Zoti (xh.sh), i Cili e zbriti Islamin, në Kur’an për mënyrën se si duhet thirrësi, apo myslimani të ftojë dhe të sillet me njerëzit e tjerë jo myslimanë?

Gjëja e para që duhet të sqarojmë është të bëjmë dallimin dhe ndryshimin mes Islamit si fe dhe Shpallje nga Zoti (xh.sh) dhe myslimanëve si njerëz, të cilët janë në nivele dhe shkallë të ndryshme në kapjen dhe zbatimin e tyre të Islamit. Pra, do të flasim për natyrën e Islamit, të cilin e ka shpall Zoti (xh.sh) dhe e ka garantuar paprekshmërinë dhe vlefshmërinë e tij deri në Ditën e Kiametit dhe jo për natyrën e myslimanëve, të cilët i ka krijuar Zoti (xh.sh), por i ka lënë të lirë dhe u ka thënë: “Në qoftë se jeni korrekt në zbatimin e Islamit, Ai do t’ju ndihmojë juve.”

Dhe, kur njerëzit pretendojnë diçka, ose flasim për diçka, Allahu (xh.sh) na ka mësuar që t’u themi: “Thuaj: Sillni argumentet tuaja, në qoftë se jeni të vërtetë (në atë që thoni).”

Allahu i Madhëruar e bën shumë të qartë në Kur’an duke thënë: “Nuk ka dhunë, apo detyrim në fe.”, pra nuk bën të ushtrohet dhunë dhe forcë për t’i detyruar njerëzit të pranojnë Islamin. Madje, për ta përforcuar edhe më tutje këtë parim Ai (xh.sh) thotë përsëri:

وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَآمَنَ مَن فِي الْأَرْضِ كُلُّهُمْ جَمِيعًا ۚ أَفَأَنتَ تُكْرِهُ النَّاسَ حَتَّىٰ يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ ﴿٩٩﴾

“Sikur të kishte dashur Zoti yt, nuk ka dyshim se të gjithë njerëzit në tokë, pa përjashtim do të kishin besuar. A, ti do t’i detyrosh njerëzit, në mënyrë që ata të jenë besimtarë? (Junus: 99)

Vëllezër dhe motra besimtarë, ekstremizmi dhe dhuna nuk janë cilësi të Islamit, ato i ka përjashtuar Allahu dhe i ka mohuar plotësisht nga Islami. Dhe, në qoftë se ndonjë njeri thotë që në Kur’an ka ajete që flasin për luftë, apo xhihad duke spekuluar shumë me këtë fjalë, neve atyre u themi që këto ajete janë për gjendjen e luftës, ashtu si çdo shtet në botë ka ligje për gjendje paqe dhe ka ligje për gjendje lufte dhe asnjë njeri i mençur nuk i përzien ligjet e paqes me ligjet e luftës. Pra, nuk mund të gjykohen një njeri në gjendje paqe me ligjet e luftës, ashtu që kur një shtet hyn në luftë ligjet e paqes anulohen dhe hynë në funksion ligjet e luftës.

Butësia, mëshira, paqja, mirësia, dialogu dhe këshilla e mirë janë esenca dhe zemra e Islamit. Çdo mysliman, i cili beson në Allahun (xh.sh) dhe pason të Dërguarin e tij, këto duhet të jenë edhe cilësitë e sjelljeve të tij.

Kur Allahu (xh.sh) i thotë Pejgamberit (a.s):

فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللَّـهِ لِنتَ لَهُمْ ۖ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ

“Me mëshirën e Allahut u bëre i butë ndaj tyre dhe sikur të ishe i ashpër e zemër vrazhdë ata do të ishin larguar prej teje.” (Ali Imran: 159), Ai ka treguar dhe ka bërë të ditur se butësia dhe mëshira i afron njerëzit dhe i bën ata të të duan.

Madje, edhe ndaj njerëzve zullumqar dhe diktatorë, Allahu i Madhëruar na mëson se edhe atyre duhet t’u flasim me butësi, sepse kjo mënyrë mund t’i bëjë ata të kujtojnë, apo të pendohen dhe të bëhen të devotshëm. Allahu (xh.sh) dërgoi Musain dhe Harunin (a.s) te Faraoni dhe i urdhëroi që ndaj tij të sillen dhe të flasim me butësi, duke u thënë:

اذْهَبَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ ﴿٤٣﴾فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَّيِّنًا لَّعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَىٰ ﴿٤٤﴾

“Shkoni te Faraoni, sepse ai me të vërtetë e ka tepruar. Thoni atij fjalë të buta, ndoshta përkujton, ose frikësohet.” (TaHa: 43-44)

Islami shkon edhe më larg, sa që edhe në qoftë se ndonjë njeri sillet ashpër dhe keq, e porosit myslimanin që t’ia kthejë me të mirë dhe të butë, sepse kjo gjë, pra butësia dhe mirësia edhe armikun më të egër e kthen në mikun më të ngushtë:

وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ ﴿٣٤﴾

“Nuk janë të barabartë e mira dhe e keqja. Ktheje në mënyrën më të mirë, sepse mes teje dhe atij që ke armiqësi, do të bëhet miku më i ngushtë.”(Fusilet: 34)

Allahu Ekber, ky është Islami me mësimet e tij, të cilat myslimanët i kanë harruar dhe i kanë hedhur pas shpine, prandaj në vend që t’i shtojnë miqtë dhe shokët, po shtojnë armiqtë dhe kundërshtarët. Allahu (xh.sh) i tregon se si t’i përfitojnë zemrat e njerëzve dhe t’i bëjnë ata shokë e miq, ndërsa myslimani dëgjon epshet dhe cytjet e shejtanit duke e kthyer të keqen me të keqe, ose edhe me më të keqe. E, çfarë suksesi, mbarësi dhe ndihmë ka një njeri, i cili nuk vepron sipas fjalës së Allahut, por dëgjon fjalët e shejtanit?

وفي الصحيح أن النبي قال: “ما كان الرفق في شيء إلا زانه، وما نزع من شيء إلا شانه”.

“Sa herë që butësia hyn në diçka, ajo e zbukuron atë dhe sa herë që ajo hiqet prej saj, veçse e shëmton atë.” (Sahih)

Ejani dhe të dëgjojmë se çfarë na porositë i dashuri ynë, Pejgamberi (a.s), se si duhet të sillemi me njerëzit, me ata që na duan, por edhe me ata që na urrejnë.

Transmetohet se disa hebrenj erdhën te Pejgamberi (a.s) dhe e përshëndetën duke i thënë: “Es-samu alejk” që do të thotë: Vdekja qoftë mbi ty. Pejgamberi (a.) ua ktheu: “Ve alejkum”, gjithashtu edhe mbi ju. Ndërsa, Aisheja (r.a) u tha: Vdekja qoftë për mbi ju,gjithashtu edhe mallkimi dhe zemërimi i Allahut qoftë mbi ju. Pejgamberi (a.s) i tha Aishes: “Ngadalë, o Aishe. Duhet të jesh e butë dhe jo e ashpër dhe me fjalë të këqija.” Ajo i tha: A nuk i dëgjove se çfarë thanë? Ai (a.s) tha: “Po ti, a nuk dëgjove se çfarë thashë? Ua ktheva përgjigjen dhe mua më pranohet lutja ndaj tyre, ndërsa atyre nuk i pranohet lutja ndaj meje.”Pastaj Pejgamberi (a.s) përsëri i tha: “O Aishe, Allahu është i Butë dhe e do butësinë. Ai jep për butësinë çfarë nuk jep për vrazhdësinë dhe çfarë nuk jep për diçka tjetër, përveç saj.” (Muslim)

Le të dëgjojmë edhe disa shembuj prej paraardhësve tanë të devotshëm dhe të urtë, të cilët përdornin butësinë në fjalët dhe në sjelljet e tyre.

مر أبو الدرداء رضي الله عنه يوما على رجل قد أصاب ذنبا ، والناس يسبونه ،فنهاهم وقال : ( أرأيتم لو وجدتموه في حفرة ألم تكونوا مخرجيه منها..؟ قالوا : بلى قال رضي الله عنه : فلا تسبوه إذا ، وحمدوا الله الذي عافاكم قالوا : أنبغضه..؟قال رضي الله عنه : إنما أبغضوا عمله ، فإذا تركه فهو أخي\” مصنف عبد الرزاق 11/180 والزهد لأبي داود 1/248 وشعب الإيمان للبيهقي 5/290.

Ebu Darda (r.a) kaloi përpara një njeriu, i cili kishte bërë një gjynah dhe disa njerëz rreth tij po e shanin, Ebu Darda u tha: N.q.s këtë njeri do ta gjenit në ndonjë gropë, a do ta ndihmonit të dilte prej saj? Ata thanë: Po. Pastaj ai (r.a) tha: Atëherë pra, mos e shani, por falënderoni Allahun që ju ka mbrojtur prej gjynaheve. Ata i thanë: A ta urrejmë? Ai u tha: Urreni punën e tij dhe n.q.s e lë atë punë, atëherë ai është vëllai i juaj.

ويروى أن الخليفة المأمون وعظه واعظ فأغلظ له في القول فقال : يا رجل ارفق فقد بعث الله من هو خير منك إلى من هو شر مني وأمره بالرفق . فقال تعالى : { اذْهَبَا إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى }{ فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى } .

Transmetohet se një njeri shkoi te kalifi Me’mun dhe filloi ta këshillonte shumë ashpër, me fjalë të vrazhda. Kalifi i tha: O ti njeri, me butë. Allahu ka dërgoi dikën më të mirë se ti për te një njeri më i keq se unë dhe e urdhëroi të fliste butë, duke i thënë: “Shkoni te Faraoni, sepse ai me të vërtetë e ka tepruar. Thoni atij fjalë të buta, ndoshta përkujton, ose frikësohet.” (TaHa: 43-44)

خفف أعرابي صلاته فقام إليه علي رضي الله عنه بالدرة وقال أعدها، فلما فرغ قال: أهذه خير أم الأولى؟ قال: بل الأولى، قال: لم؟ قال: لأن الأولى صليتها لله عز وجل، وهذه فرقاً من الدرة نضحك علي.التذكرة الحمدونية لابن حمدون 3/209.

Një nomad e fali namazin shumë shpejt. Pasi e fali Aliu (r.a) shkoi tek ai me një shkop në dorë dhe i tha: Përsërite edhe një herë namazin. Nomadi u fal edhe një herë dhe Aliu (r.a) e pyeti: Cili namaz ishte më i mirë, ky, apo i pari? Nomadi i tha: Pa dyshim, i pari. Aliu i tha: Përse? Sepse të parin e fala për hir të Zotit, ndërsa këtë që fala tani prej frikës së shkopit.

Ndërsa Umer ibn Abdulazizi i thoshte djalit të tij, i cili i sugjeronte babait të tij të tregoj i ashpër ndaj njerëzve: “O biri im, nuk ka mirësi në një mirësi, e cila nuk vjen, vetëm se me shpatë!”

Të nderuar vëllezër dhe motra, Allahu (xh.sh) na ka ndaluar të flasim, apo të sillemi ashpër dhe me vrazhdësi. Po kështu edhe i dashuri ynë, Pejgamberi (a.s) na e ka ndalur një gjë të tillë. Prandaj, le t’i zbusim fjalët dhe zemrat tona me dy gjërat më të shtrenjta që kemi në fenë tonë, me Kur’an, fjalën e Allahut dhe me Sunetin e të Dërguarit të Tij, veprën e Pejgamberit (a.s) e kështu nuk kemi për të humbur kurrë. Butësinë le ta fillojmë me njerëzit tanë më të afërt dhe më të dashur, pastaj edhe ndaj njerëzve të tjerë, myslimanë, apo jo myslimanë kushdo qofshin ata, madje ndaj çdo lloj krijese dhe sendi që Allahu ka krijuar në këtë botë. Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Me të vërtetë feja është e lehtë dhe çdo kush që ia vështirëson fenë vetes, ai e ka tepruar dhe nuk mund ta mbajë. Prandaj, mundohuni të bëni më të saktën e më të duhurën dhe përgëzoni…” (Buhariu).

وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ ۖ وَمَا يَعْقِلُهَا إِلَّا الْعَالِمُونَ ﴿٤٣﴾

“Dhe, këto shembuj i sjellim për njerëzit, por ato nuk i kupton, përveçse njerëzit e ditur.” (Ankebutë: 43)

O Allah, na i zbut fjalët dhe zemrat tona dhe na udhëzo në rrugën e drejtë! Amin

Kam luajtur kumar, çka të bëj për të më falë Zoti?

Pyetje: Unë kam luajtur kumar, kam hy në borxhe si dhe gjëra tjera, çka mund të bëj për me i heq këto, për të më falë Zoti?
Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…
Më vjen mirë që kjo është e kaluar dhe e lus Allahun të mos përsëritet. Shpresoj që nuk je larguar nga kumari vetëm për shkak se ke borxhe, por ta kesh kuptuar se ai është një veprim i ndaluar dhe i fëlliqur, i cili sjellë kokëçarje në dynja dhe ndëshkim në ahiret.
Pasi je larguar nga kumari, ti duhet të ndjesh keqardhje për atë që ke bërë, të mos shkosh në lokalet ku luhet kumar, të mos rrish me shokë që luajnë kumar, të vendosësh me zemër që kurrë të mos kthehesh në atë gabim dhe të kërkosh falje tek Allahu kur të jesh në sexhde dhe çdoherë që të kujtohet ai gabim të thuash: Estagfirullah – Kërkoj falje tek Allahu.
Për të fituar faljen tek Allahu ti duhet të japësh sadaka aq sa ke mundësi, por nëse ke borxhe fillimisht përpiqu t’i lash borxhet e pastaj jep sa më shumë sadaka, ngase Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush betohet dhe në betimin e tij thotë: pasha Latin apo pasha Uzanë le të thotë: La ilahe il-lallah, e kush i thotë shokut të vet: Eja të luajmë kumar, le të jep sadaka” (Sahihul Buhari nr. 6650).
Në këtë hadith Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, na tregoi sesi përmirësohet gabimi kur dikush betohet në emër të dikujt tjetër përveç Allahut e po ashtu na tregoi sesi përmirësoi gabimi kur njeriu dëshiron të luajë kumar, pra për gabimin e kumarit duhet dhënë sa më sadaka, siç kanë thënë dijetarët.

NË KËRKIM TË THESAREVE JETËSORE

(Reflektim mbi botimin e librit “Dritë në kohën tonë” të autorit Flamur Kabashi, libër këshillues me motive islame. Mitrovicë, 2016)
Shkruan: Imer Pantina, Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, Master i Gazetarisë dhe Komunikimeve Mediale

Libri “Dritë në kohën tonë” i autorit Flamur Kabashi na jep atë rrëfenjën e raporteve të njeriut me modelin e të jetuarit sipas parimeve natyrale të tij, – islamit. Është libër me fragmente të shkurtëra leximi, por, me jehonën e madhe që lë porosia e tij. Libër që mbase është shkrirë koha e kaluar me të sotmen për t’u veçuar si mësim dhe përvojë porosia universale e dashurisë së njeriut ndaj vlerës së jetës së tij, dhe, t’i hedhë dritën e pastërtisë së fesë islame të frymëzuar nga Krijuesi Madhështor.
Autori në këtë libër është kërkues i thesareve jetësore të vjelura nga përvoja dhe urtësitë e njerëzve që kanë lënë ndikim. Protagonistët në këtë libër janë të përzgjedhur nga autori për shkak se kanë përquar tek të tjerët sistemin superior të vlerave islame, me punën dhe mendimtarinë e tyre intelektuale. Protagonistët nuk i përkasin vetëm një nacionaliteti, ka madje edhe dijetarë shqiptarë, siç është shejh Albani, Sh. Arnauti etj, por i përkasin të njëtit sistem vlerash mbi të cilin kanë jetuar në atë formë sa që kanë mahnitur të tjerët me energjinë dhe shëmbëlltyrat pozitive që i kanë dhënë shoqërisë. Protagonistët nuk janë të largët, kryesisht janë bashkëkohorë, por janë të inspiruar po nga ai qytetërim dhe kriter vlerash që buron nga Kur’ani famëlartë dhe shëmbëlltyra e të Dërguarit a.s.
Në gjashtë kapitujt e librit lexuesi do të gjejë se deri në çfarë kufijsh shkojnë virtytet e larta morale, besimi në Zotin e Madhërishëm, ambiciet e larta, bamirësia mes njerëzve, thirrja e tyre, me mençuri maksimale në rrugën e drejtë. Lexuesi do të mësojë atë burimin sublim që i ka kalitur protagonistët dhe i ka bëra me famë në mbarë botën isame. Në të njëjtën kohë këta protagonistë, krahas famës, kishin një vlerë më të veçantë, – modestinë. Tërësisht të vetëdijshëm për kalueshmërinë e tyre nga kjo botë dhe përgjegjësitë që duhet marrë me vete për kohën e jetuar në të, për diturinë e tyre, për veprat e tyre.
Libri trajton modelin e të jetuarit me parimet e fesë së pastër islame që buron nga Zoti i Madhërishëm, shpërfaq atë burimin e pagabueshëm të të jetuarit, dhe, kjo ndoshta është porosia më e rëndësishme e librit.
Libri “Dritë në kohën tone”, thirrmë për t’i dhënë dritë kohës. Përse ky titull?
Çdo kohë ka turbulencat e veta që vërshohen nga shumë dukuri, që në sipërfaqe paraqiten si moderne, avangarde, por, që pasojat e tyre i vuan shoqëria. Andaj, ta mësosh dikë se si formohet personaliteti intelektual, me virtyte familjare, dhembshurie, dashurie, bamirësie, është pakëz dritë në kohën e tij kalimtare. Këtë bën ky libër, – shpërfaq ato dukuri që e bëjnë njeriun të ec jo nëpër turbulencë errësire, por, në dritë të hapur të cilën e pranon vet natyrshmëria njerëzore.
Mesazhi kulminant i librit është që njeriu, pavarësisht preokupimeve të tij të përditshme, sprovave, egove dhe jetës dinamike që bartë në kurrizin e tij, asnjëherë nuk duhet të harrojë atë arsyen kryesore përse e jeton këtë botë. Libri jep dëshmi të qarta se suksesi i tij vjen jo vetëm përmes rrugëve të lehta, dhe, jo pa u vënë në sprovë gatishmëria e tij, performansa e tij që tregon në raport me krijesat dhe Krijuesin Fuqiplotë.
Libri socializohet mirë me kohën tonë, me shoqërinë tonë. Është një referencë e mirë për t’i velur ato vlerat etike – morale. Shpërfaq vlerat universale dhe në njëfarë mënyre i thotë njerëzores: Ja, këtej është rruga e ndriçuar. Këtej është dashuria për vet jetën, këtej vjen e mira. Kështu kanë jetuar ata që i ka mbajtur në mend historia si njerëzit më të devotshëm. Pra, libër që jep në mënyrë të përmbledhur, me pak fjalë, jehonën e madhe të shembujve që kanë lënë gjurmë në kujtesën e njerëzve.
Botimi i çdo libri ka procedurat e veta duke filluar prej inspirimit të autorit, orvatjeve të tij për të dhënë atë rrëfenjën që ka pasur mundësi ta hulumtojë në burime të ndryshme, çoftë në literaturë, në vet përditshmërinë jetësore, meditimet e tij, shkrimin, përmirësimet dhe kriteret që përzgjedh për ta formësuar si libër etj. Deri këtu është puna e autorit, pastaj, vijnë arsyet teknike që i japin formë si libër të gatshëm për lexuesin. Kjo e dyta në të shumtën e rasteve varet prej menagjimit financiar dhe organizimit të shtëpive botuese. Tani, mendoj unë, autori e ka dhënë maksimunim e tij dhe i mbetet shoqërisë që ta ribotojë dhe ta nxjerrë nga ” kafazi” i tirazhit njëmijë copësh.

Google search engine
0FansaPëlqeje
0NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Recent Posts