Ballina Blog Faqe 2

Ne ramazan… filloj udhëtimin e ndryshimit

(1)

رمضان كريم

Ne ramazan… filloj udhëtimin e ndryshimit

إن الله لا يغير ما بقوم حتى يغيروا ما بأنفسهم

“Allahu nuk ndërron gjendjen e një popullit derisa ata të ndryshojnë vetveten”.

(2)

Ke dhanë një provim, por nuk je i kënaqur me rezultatin…

Ke disa ndjenja që dëshiron t’i braktisësh, siç janë hidhërimi, frika, stresi, mërzia….

Ke synim, por nuk di si ta realizosh.

Përcakto… çka dëshiron të ndryshosh:

Sjelljen…shkathtësinë…ndjenjat negative….mendimet.

(3)

Kujto se…

Ndryshohemi për të zgjidhur problemet në mënyrë më të mirë, domethënë të jetojmë jetë më të mirë.

Nuk mjafton vetëm vullneti për të ndryshuar…

Vullneti i ngjan një armës, të cilën duhet të dijë ta përdorë.

Ndryshimi është një proces që kërkon ta njohim shumë mirë vetveten.

(4)

Ndryshimi kushtëzohet me bindjen tënde se është i mundshëm, andaj binde veten se mund ta bësh ndryshimin dhe se me lejen e Allahut ashtu do të ndodh.

Fillo me gjëra të vogla… hap pas hapi

Duro sepse… fryti i ndryshimit do të vjen më vonë

Bindu se…

“All-llahu nuk humb shpërblimin e atij që e bën punën mirë”.

Ramazani është muaj i vetëdijes se Allahu e mbikëqyrë

Mësimet e Ramazanit nuk përfundojnë, bereqetet e tija nuk kanë skaj, kurse sekretet nuk ndalen në ndonjë përkufizim.

Prej mësimeve më të mëdha që i merr besimtari gjatë këtij muajit dhe gjatë agjërimit është vetëdija se Allahu e mbikëqyre në çdo hap dhe çdo kohë.

Si ndodhë kjo?

Agjëruesi ndalet nga ushqimi gjatë tërë ditës, e kontrollon vetveten, e mbikëqyrë në çdo gjë të vogël dhe të madhe, e paramendon Madhërinë e Allahut, mbikëqyrjen e Tij dhe praninë e Tij në formën më të plotë, andaj as që i flet shpirti i tij për të përdorur elementet ushqimore që ia prishin agjërimin, as që i bjer ndërmend për ta rrënuar agjërimin e tij edhe poqë se fshihet prej syve të njerëzve. Në këtë mënyrë arrin gradën e ihsanit- mirësisë, që ta adhuron Allahun ashtu sikurse ta sheh Atë.

Mu për këtë Allahu [subhanehu ve teala] e ka veçuar agjërimin nga veprat e mira tjera, duke e veçuar për Vetvete dhe duke e shpërblyer Ai në mënyrën e veçantë të Tij.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( كل عمل ابن آدم له ، الحسنة بعشرة أمثالها إلى سبعمائة ضعف (( قال الله عز وجل في الحديث : )) إلا الصيام فإنه لي وأنا أجزي به ؛ إنه ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي ))

“Secila punë e birit të Ademit është për te. Një e mirë shpërblehet dhjetëfish deri në shtatëqind fish. Allahu thotë: “Përveç agjërimit, i cili është i Imi dhe unë e shpërblej për te. E le epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dijetarët kanë përmendur disa sqarime rreth kësaj fjale: “Përveç agjërimit, i cili është i Imi dhe unë e shpërblej për te”. Mirëpo dy mendime dhe sqarime janë më të mira:

E para: Agjërimi është thjeshtë braktisje e ëndjeve personale dhe epsheve burimore, nga të cilat sipas natyrës anon kah to. E kjo nuk gjendet në asnjë adhurim tjetër përveç se në agjërim. Sepse me ihram lihen marrëdhëniet intime dhe elementet joshëse që kanë të bëjnë me te, mirëpo jo edhe ushqimi dhe pija. Edhe me itikafin ndodh e njëjta gjë, edhe pse ai është shoqërues i agjërimit.

Kurse namazi, edhe pse namazliu i le të gjitha epshet e tija gjatë namazit, mirëpo koha është aq e shkurtë saqë namazliu nuk e ndien këtë edhe aq shumë. Madje edhe është ndaluar të falet në prani të ushqimit gjersa të ha aq sa e qetëson urinë. Andaj është urdhëruar t’i jep përparësi darkës para namazit të jacisë.

Për dallim nga agjërimi i cili e kaplon tërë ditën, ku agjëruesi e ndien mënjanimin nga këto epshe, dhe i mallëzohet shpirti për këto gjëra, sidomos gjatë ditës së verës, e cila është shumë e gjatë dhe shumë e nxehtë.

Nëse mallëngjehet shpirti për gjëra të cilat i dëshiron, në një kohë kur ka mundësi ti realizon, e pastaj i le për hir të Allahut, në vend ku nuk e sheh askush përveç Allahut, kjo është argument se ky njeri ka besim të shëndoshë.

Agjëruesi e di se ka Zot, i Cili e sheh kur është në vetmi, e i janë ndaluar epshet nga të cilat për nga natyra anon, edhe e respekton Allahun, e zbaton urdhrin e Tij, largohet nga ndalesat e Tija, frikohet nga dënimi dhe shpreson shpërblimin e Tij. E ndien mbikëqyrjen e Tij, andaj e falënderon për këtë gjë Allahun [subhanehu ve teala]. Për këtë edhe Allahu e ka veçuar këtë punë nga punët tjera. Për këtë në fund thotë:

(( إنه ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي )).

“E le epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Aspekti i dytë: Agjërimi është sekret mes robit dhe Zotit të vet, askush nuk e sheh këtë adhurim. Ky adhurim përbëhet nga nijjeti i brendshëm, të cilin nuk e sheh askush përveç Allahut dhe lënien e përdorimit të epsheve, të cilat zakonisht i bën në fshehtësi. Andaj dijetarët kanë thënë se ky adhurim nuk ka syfaqësi në te.

Edhe ky aspekt është afër aspektit të parë. Ai që i le gjërat në të cilat e thërret epshi i tij në një vend ku nuk e sheh askush përveç Atij që e ka urdhëruar dhe ndaluar, kjo është argument se ka besim të shëndoshë. Allahu dëshiron nga robërit e Tij që të kenë raporte të fshehta mes tyre, sepse kështu i kanë raportet ata që duhen mes vete.

Kur agjëruesi e ka parasysh këtë domethënie të madhe, lind te ai vetëdija për mbikëqyrjen e Allahut që ka mbi ten ë të gjitha çështjet, sepse ai që e mbikëqyr gjatë agjërimit të tij e mbikëqyr në çdo rast.

Kjo është një e fshehtë e çuditshme, është mësim i madh që i bën dobi mbarë ummetit në përgjithësi dhe individëve në veçanti. Andaj përmirësuesit dhe udhëheqësit e ummetit duhet ta kenë parasysh këtë fakt dhe duhet të kujdesen që ta përhapin në mesin e muslimanëve. Sepse elementi fetar dhe vetëdija për mbikëqyrjen e Zotit ndikon aq shumë te njerëzit sa nuk mundet të ndikojë elementi i forcës dhe pushtetit. Nëse një njeriut i bëhet shprehi vetëdija se Allahu e kontrollon dhe vazhdimisht e ka parasysh se Allahu e sheh dhe është i pranishëm, shoqëria rehatohet nga të këqijat dhe dëmet e tija.

E nëse mbështeten vetëm në elementin e forcës dhe pushtetit, në rrojën e ligjit, le ta dijë se forca mundet të dobësohet kurse rroja të jetë i shkujdesur, e ligji mundet të komentohet në shumë mënyra, ashtu që nuk është edhe shumë rëndë t’i iket ligjit.

Për këtë shtohen fatkeqësitë dhe krimet nëse nuk është evidente edukata fetare në një shoqëri. Nëse e përhapin këtë domethënie në mesin e njerëzve, e i edukojmë me metoda fetare dhe vlera të larta, do të rehatohemi dhe do t’i rehatojmë të tjerët. Do të deponojmë shumë energji të cilat ndoshta janë harxhuar pa dobi.

Pra, vetëdija për kontroll të Zotit është ruajtës i mirë dhe i fuqishëm që e ndalon njeriun nga mendimi për të keqe dhe për krim.

Nëse një njeri e ka parasysh kontrollin e Allahut dhe e respekton dhe nderon Atë kur është në vetmi, Allahu [subhanehu ve teala] e shpalos vlerën e këtij njeriut, sepse sipas vlerës vjen edhe shpërblimi, e kush bën keq ashtu shpërblehet.

Ebu Hazimi [rahimehull-llah] thotë:

(( لا يُحسن عبدٌ فيما بينه وبين الله سبحانه وتعالى إلا أحسن الله فيما بينه وبين الناس ، ولا يعِّور فيما بينه وبين الله سبحانه وتعالى إلا عوَّر الله فيما بينه وبين العباد ، ولَمُصَانعةُ وجهٍ واحدٍ أيسرُ من مصانعة الوجوه كلها ؛ إنك إذا صانّعت الله مالت الوجوه كلُها إليك ، وإذا أفسدت ما بينك وبين الله شنأتك الوجوه كلها )).

“Nëse njeriu e përmirëson gjendjen me Allahun, Allahu ia përmirëson gjendjen e tij me njerëzit, e nëse i prish marrëdhëniet me Allahun, Allahu ia prish marrëdhëniet me njerëzit. Të kujdesesh që të jesh i mirë më një Fytyrë është më lehtë se të kujdesesh të bëhesh i mirë me krejt njerëzit. Nëse kujdesesh me qenë i mirë me Allahun, të gjitha fytyrat anojnë kah ty, e nëse e prish raportin mes teje dhe Allahut, të gjitha fytyrat të qortojnë”.

Mutemer ibën Sulejmani thotë:

(إن الرجل يصيب الذنب في السر ّ ، فيصبح وعليه مذلته).

“Njeriu e bën mëkatin fshehurazi, mirëpo kur gdhinë Allahu ia lëshon mbi te hijen e mëkatit”.

Ibën Xhevziu [rahimehull-llah] thotë:

(( نظرت في الأدلة على الحق سبحانه وتعالى فوجدتها أكثر من الرمل، ورأيت من أعجبها ؛ أن الإنسان قد يخفي ما لا يرضاه الله عز وجل فيظهره الله سبحانه وتعالى عليه ولو بعد حين، وينطق الألسنة به ، وإن لم يشاهده الناس ، وربما أوقع صاحبه في آفة يفضحه بها بين الخلق ؛ فيكون جواباً لكل ما أخفى من الذنوب ، وذلك ليعلم الناس أن هنالك من يجازي على الزلل ، ولا ينفع من قدرِه وقدرتِهِ حجابٌ ولا استتارٌ ، ولا يضاع لديه عمل)) .

“Shikova në argumentet mbi Allahun e i gjeta ma shumë se sa rëra. Prej më të çuditshmeve e gjeta këtë: njeriu mundet t’i fsheh disa gjëra të cilat nuk e kënaqin Allahun, kurse Allahu ia shpalos këto gjëra pas një kohe. Atë mëkat e flasin njerëzit edhe pse nuk e kanë parë. Ndoshta e shpien në ndonjë të metë me të cilën e turpëron në mesin e njerëzve, e kështu bëhet përgjigje për mëkatet që i ka fshehur. Krejt kjo që të kuptohet se ka kush dënon edhe për rrëshqitjet dhe se nuk bën dobi para caktimit dhe mundësisë së Allahut as mbulesë e as pengesë, se te Allahu asnjë punë nuk humbë.

Edhe nëse njeriu i fsheh punët e mira, Allahu [subhanehu ve teala] ia shpalos, e njerëzit i bisedojnë, madje edhe ma shumë se sa janë ato në të vërtetë, saqë mendojnë se ai nuk ka asnjë mëkat, vetëm të mirat ia kujtojnë, që të dihet se ka Zot që nuk ja humbë askujt punët që i ka bërë.

Zemrat e njerëzve e njohin gjendjen e një personi, e duan dhe e refuzojnë, e lavdërojnë ose e qortojnë, në përputhshmëri me atë që është mes tij dhe Allahut [subhanehu ve teala], sepse Ai i mjafton nga çdo brengë dhe largon nga ai çdo të keqe.

Nëse njeriu mundohet të përmirëson raportin me njerëzit, duke mos shikuar raportin e tij me Allahun, i ndodh e kundërta e asaj që e ka qëllim dhe në vend se të lavdërohet qortohet”.

Gjithashtu thotë:

(( إن للخلوة تأثيراتٍ تَبِيَّنُ في الجلوة ؛ كم من مؤمن بالله عز وجل يحترمه عند الخلوات ، فيترك ما يشتهي ، حذراً من عقابه ، أو رجاء لثوابه ، أو إجلالاً له ، فيكون بذلك الفعل كأنه طرح عوداً هندياً على مجمر ، فيفوح طيبه ، فيستنشقه الخلائق ، ولا يدرون أين هو )).

“Vetmia ka ndikime të cilat shfaqen në publikë. Sa besimtarë të devotshëm e respektojnë Allahun në vetmi, i le gjërat e këndshme nga frika e dënimit ose nga shpresa e shpërblimit të Tij, ose në shenjë madhërimit të Tij. Kjo i ngjan sikurse njeriut i cili e ka hedhur një dru aromatik në zjarr, nga i cili derë aroma e këndshme, mirëpo askush nuk e di sa nga vjen kjo aromë.

Aq sa përpiqet njeriu për të lërë gjërat e këndshme, aq forcohet dashuria ndaj tij, aq sa i refuzojmë ato gjëra të këndshme dhe të mira aq ma shumë shtohet aroma.

Në këtë rast do të vërejmë se sytë e njerëzve e madhërojnë këtë person, gjuhët e tyre e lavdërojnë, nuk e dinë pse as nuk munden ta përshkruajnë këtë gjë.

Këto aroma mundet të vazhdojnë edhe pas vdekjes, aq sa ka bërë mirë kur ka qenë gjallë. Disa përmenden një kohë e pastaj harrohen, të tjerët përmenden njëqind vjet dhe harrohen, e disa përmenden përjetë.

E kundërta ndodh me ata që i frikohen krijesave, nuk e respekton vetminë me Allahun. Ky njeri aq sa i publikon mëkatet dhe aq sa bën mëkate aq prej tij del erë e keqe dhe e urrejnë zemrat”.

Vazhdon e thotë:

(( قال أبو الدرداء رضى الله عنه : إن العبد ليخلو بمعصية الله تعالى – فيلقي الله بغضه في قلوب المؤمنين من حيث لا يشعر )).

“Ebu Derdaja [radijAllahu anhu] ka thënë: Nëse njeriu kur vetmohet bën mëkate ndaj Allahut, Allahu e bën që besimtarët ta urrejnë atë, duke mos e ditur pse”.

Ibn Xhevziu thotë:

(( إنه بقدر إجلالكم لله ، عز وجل يجلكم ، وبمقدار تعظيم قدره واحترامه ؛ يعظم أقداركم وحرمتكم ))

“Aq sa e madhëroni Allahun, aq ju madhëron Allahu juve. Aq sa e madhëroni dhe e respektoni Atë madhëroheni dhe respektoheni ju”. (Sejdul-Hatir).

Në këtë mënyrë fitojmë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit adhurimin e vetëdijes për kontroll të Allahut, e cila është diç prej fryteve të këtij adhurimi.

Për në fund do të përmendim disa ajete dhe hadithe që flasin mbi këtë temë.

Allahu [subhanehu ve teala] thotw:

{الذي يراك حين تقوم وتقلبك في الساجدين}.(الشعراء 219، 220)

“(Allahu) I cili të sheh ty kur ngrihesh për t’u falur dhe bie në sexhde bashkë me të tjerë”. (Esh-Shuara: 219-220).

{وهو معكم أينما كنتم}.(الحديد 4)

“Allahut nuk mund ti fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell”. (Ali Imran: 5).

{يعلم خائنة الأعين وما تخفي الصدور}.(غافر 19)

“( Allahu ) I di ç’janë sytë tradhtues dhe ç’farë fshihet në krahërorë.” (El-Gafir: 19).

Kurse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((اتق اللَّه حيثما كنت، وأتبع السيئة الحسنة تمحها، وخالق الناس بخلق حسن )). رواه الْتِّرْمِذِيُّ وَقَالَ حَدِيثٌ حَسَنٌ.

“Kij frikë Allahun ( mos bëj të këqia ) kudo që të jesh. Të keqen pasoje me të mirë sepse kjo e fshin atë. Sjellu me njerëzit me moral të mirë”! (Tirmidhiu, hasen).

Enesi [radijAllahu anhu] thotë:

أنس رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: إنكم لتعملون أعمالا هي أدق في أعينكم مِنْ الشعر كنا نعدها عَلَى عهد رَسُول اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّم مِنْ الموبقات رواه الْبُخَارِيُّ

“Është e vërtetë se ju i bëni disa punë që i konsideroni të vogla sa qimja e flokut, kurse ne në kohën e Profetit [salAllahu alejhi ve sel-lem] i konsideronim këto katastrofike. Transmeton Buhariu

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( الكيس من دان نفسه وعمل لما بعد الموت، والعاجز من أتبع نفسه هواها وتمنى عَلَى اللَّه))! رَوَاهُ الْتِّرْمِذِيُّ وَقَالَ حَدِيثٌ حَسَنٌ.

“Njeri i mençur është ai që kontrollon vetveten dhe punon për jetën e pasvdekjes. Kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa ndonjë meritë shpreson e mbështetet tek Allahu”. (Tirmidhiu, hasen).

E lusim Allahun që të na dhuron frikën prej Tij në jetën tonë të fshehtë dhe publike dhe të na bëjë udhëzues e të udhëzuar.

Amin.

Përgatiti: Bekir Halimi

Të shikoni televizorin natën rrit rrezikun e depresionit

Televizori , ekrani i kompjuterit, zgjimi, këto janë burime të dritës së natës, që janë një dozë e fortë dhe mund të rrezikojnë depresionin, sipas një studimi.

Një ekspozim i zgjatur në dritën artificiale ( ekrani kompjuterit, televizori …) nata mund të ju bëj depresiv. Ky është një studim i bërë në Ohio State University Medical Center, ku njerëzit nuk duhet të kalonin shumë kohë në mbrëmje para televizorit.

Ato këtë eksperimentë e kanë bërë me një kavje që i ekspozuan në një dritë të dobët gjatë natës dhe këtë në mënyrë të vazhdueshme , ku në një moment ato kanë shfaqur shenja depresioni. Me një periudhe kohe prej disa javësh .
Studiuesit kanë vënë re disa ndryshime në cerebralë , e cila është vënë re dhe tek njerëzit depresiv.

Këto simptoma depresive te lidhura me dritën artificiale janë venitur kur ato u kthyen në gjendjen normale në 8 orë në errësirë totale çdo natë.

Ato thonte që ekspozimi në dritën artificiale natën turbullon ritmin qarkullues , e cila në të njejtën kohë jep probleme dhe me gjumin. Kur personat kalojnë shumë pak kohë në errësirë , do të duket që organizmi bllokon lirmin e metatonisë, i cili është hormoni që rregullon ritmin kronobiologjik dhe është e njohur për të pasur një efekt mbrojtës kundër kancerit. Shqetesimet e ritmit ditë-natë mund të bëjnë me të dobët , për tu prekur nga diabeti

Veçoritë e Muajit të Ramazanit

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na ligjësoi muajin e Ramazanit. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë. Dijeni se prej urtësisë së madhe të Tij është ta veçon kë të donë prej krijesave të Tij dhe ta dallon njërën krijesë nga tjetra. Disa nga njerëzit i bëri të dallohen nga të tjerët dhe disa vende i bëri të dallohen nga vendet tjera dhe poashtu disa periudha i bëri të dallohen nga periudhat tjera dhe Allahu prej tyre e veçoi dhe dalloi muajin e Ramazanit prej muajve tjerë dhe në Kuran tha: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)“. Bekare 185.

 

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i qartësoi edhe më gjerësisht veçoritë e muajit Ramazan me një hadith të cilin na e përcjell Selman el Farisij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i cili thotë: “I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, na ligjëroi në ditët e fundit të muajit Shaban dhe tha: “O ju njerëz, po afrohet një muaj i madh dhe i bekuar. Në këtë muaj është një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Gjatë këtij muaji Allahu e ka bërë agjërimin të detyrueshëm dhe faljet gjatë natës të lavdërueshme. Ai që e kryen një punë të mirë vullnetare gjatë këtij muaji, është si të ketë kryer një punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Ai që kryen një vepër të detyrueshme është si të ketë kryer 70 punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Ky është muaji i durimit dhe shpërblimi i durimit është xheneti. Ky është muaji i barazisë dhe bujarisë dhe bamirësisë. Në këtë muaj furnizimi i besimtarit rritet. Kushdo që i jep ushqim një agjëruesi këtë muaj, kjo do të bëhet shkak që atij t’i falen mëkatet, do të shpëtojë nga zjarri dhe ai do ketë shpërblimin e tij pa i hequr personit që ushqehet asnjë pjesë të shpërblimit të tij”.

Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, nuk mundet çdokush prej nesh të ushqejë ndonjë agjërues”. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, u përgjigj: “Allahu e shpërblen atë që ushqen një agjërues me hurmë, ujë ose qumësht. Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi falje kurse fundi shpëtim nga zjarri. Atë që jep nga pasuria e vet, Allahu e mëshiron dhe e shpëton nga zjarri. Shtoni në këtë muaj katër gjëra: me dy fitoni pëlqimin e Allahut kurse me dy tjera jeni të detyruar. Dy të parat janë: dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe kërkimi për faljen e mëkateve, kurse dy të fundit janë: kërkoni prej Allahut xhenetin dhe mbështetuni në mbrojtjen e Tij nga zjarri. Kush i jep ujë agjëruesit, Allahu i jep atij prej lumit tim dhe nuk ndien etje derisa të hyjë në xhenetin e Allahut”.

O ju robërit e Allahut, në këtë hadith janë të qartësuara gjerësisht veçoritë e muajit Ramazan dhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e ka përshkruajtur këtë muaj si të madh dhe të bekuar. Këto dy cilësi i japin një veçori të posaçme muajit Ramazan kundruall muajve tjerë. Çdo çast i këtij muaji përshkruhet se është i madh dhe i bekuar. I bekuar në kohë, i bekuar në vepër dhe i bekuar në shpërblim. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, lajmëroi se në të është një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Ajo natë është nata e Kadrit dhe muaji Ramazan veçohet me të për arsye se ajo natë nuk gjendet në muajt e tjerë. Ajo natë është më e mirë se çdo natë tjetër dhe në Kuran përshkruhet me cilësi të mëdha.

Ajo është nata kur zbriti Kurani: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit”. Kadër 1. Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, e cek se Kurani ka zbritur i kompletuar në qiellin e parë të dynjasë, i cili njihet me emrin Bejtul Iz’zeh, dhe kjo ka ndodhur natën e Kadrit. Ajo natë është nata e bekuar ashtu siç e përshkruan Allahu në Kuran: “Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar”. Duhan 3. Ajo është nata kur zbresin melekët me mirësi: “Melekët dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë”. Kadër 4. Ajo është nata kur vendoset përcaktimi vjetor: “Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë”. Duhan 4. Ajo natë e tëra është paqe: “Paqe është ajo deri në lindjen e agimit”. Kadër 5. Ajo natë e madhe me begatitë dhe mirësitë e saj është një nga veçoritë e muajit Ramazan.

Prej veçorive tjera që i qartësoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në këtë hadith është se gjatë këtij muaji Allahu e ka bërë agjërimin të detyrueshëm dhe faljet gjatë natës të lavdërueshme. Agjërimi gjatë ditës në këtë muaj është një prej shtyllave të Islamit dhe me përfshirjen e një prej shtyllave të Islamit gjatë këtij muaji ky muaj veçohet prej muajve tjetër. Poashtu veçohet edhe me faljen e teravive, i cili është një prej namazeve të lavdërueshme, dhe falja e tij nuk ligjësohet jashtë këtij muajit.

Prej veçorive tjera që i qartësoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në këtë hadith është se shtohen sevapet në këtë muaj. Puna vullnetare në sevap është si sevapi i një pune të detyrueshme në çdo kohë tjetër dhe puna e detyrueshme në sevap është si të ketë kryer 70 punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Nuk dihet se sevapet shtohen në një muaj tjetër si në muajin e Ramazanit dhe kjo veçori e bën këtë muaj të veçohet prej muajve tjerë.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i durimit. Muslimani bën durim nga largimi i epsheve dhe bën durim në vështirësitë e adhurimeve. Durimi është një nga nënshtrimet më të rënda për shpirtrat dhe për këtë arsye shpërblimi i tij është xheneti: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. Zumer 10.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i bujarisë. Bujaria e Allahut në këtë muaj shfaqet me faljen e robërve të Tij dhe lirimin e tyre prej zjarri të xhehenemit. Kurse bujaria mes robërve shfaqet me barazinë mes tyre, ushqimin e të varfërve, ushqimin e agjëruesve dhe me butësinë mes tyre.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i mëshirës mes njerëzve dhe muaj i zbritjes së mëshirës prej Mëshiruesit. Pasaniku e mëshiron të varfrin, i forti e mëshiron të dobëtin, sunduesi e mëshiron atë që është nën pushtetin e tij, kurse ata që mëshirojnë Allahu i mëshiron.

Poashtu prej veçorive të këtij muaji është shumëllojshmëria e mirësive në të. Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij është falje kurse fundi i tij lirim prej zjarri.

O ju robërit e Allahut, është e pamundur që një muaj t’i posedon këto cilësi dhe veçori dhe njeriu mos të gëzohet me ardhjen e tij. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e luste Allahun që t’ia mundëson ta arrin muajin Ramazan dhe kur hynte muaji Rexheb thonte: “O Zot, bekona në muajin Rexheb dhe Shaban dhe mundësona ta arrijmë muajin Ramazan”. Kurse të parët tanë e lusnin Allahun gjashtë muaj që t’ua mundëson që ta arrijnë muajin Ramazan, e pasi që e arrinin e lusnin edhe gjashtë të tjera që tua pranon muajin Ramazan. Shkaku i kësaj lutjeje ishin adhurimet e shumta dhe mirësitë e shumëllojshme që i jepte ky muaj.

Allahu, azze ue xhel, thotë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është I sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini. Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është I sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. Bekare 183-185.

 

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Të krishterët nën sundimin musliman

Historia e përhapjes së Islamit në Botë

Të krishterët nën sundimin musliman

Në kohët e halifëve të dikurshëm të krishterët, e sidomos ata që kanë banuar nëpër qytete, për shkak të sigurisë personale e pasurore kanë arritur edhe më shumë pasuri. Muaviu (661-680, 41-61 sipas H.) ka angazhuar në punë shumë të krishterë, prandaj edhe shumë sundues të tjerë nga dinastia Umevite dhe Abbasite kanë ndjekur atë në këtë aspekt.60 Te krishterët në pallatin e tyre kanë zënë pozita me rëndësi. Poet të pallatit e patë emëruar poetin e krishterë me emrin Ahtal. Gjatë kohës së halifit Mutessim (833-842, 218-226 H.) dy vëllezër të krishterë patën fituar besim te sunduesi i besimdrejtëve. Njër prej tyre, me emrin Salmavejh, ka qenë në shërbim i ngjashëm me shërbimin e sotshëm të ministrit të punëve të jashtme dhe asnjë dehret i sunduesit nuk konsiderohej i vlefshëm pa nënshkrimin e tij. Vëllai i tij Ibrahimi (Abraham) ka qenë rojtar i vulës (muhyrit) së sunduesit dhe ka mbikqyr arkën shtetërore. Nuk ka qenë jo e rëndomtë t’i besohet vendi i këtillë i rëndësishëm, ku disponohej me finansat shtetërore dhe me shpenzimin e tyre, një jomuslimani.

Aq ka qenë miqësia e Halifit ndaj Ibrahimit sa që personalisht gjatë kohës së sëmundjes së tij e ka vizituar dhe aq ka qenë i mërzitur me sëmundjen e tij që ka urdhëruar që në pallat sipas ritualeve të krishtere t’i bëhet përcjellja e funeralit.61 Abdulmeliku ka porositur që vëllaut të tij mësues t’i bëhet dijetari i krishterë me emrin Atanasiusi. Kur Abdulazizi u emrua mëkëmbës në Egjipt, Atanasiusi atje e ka përcjellur nxënësin e vet të vjetër, dhe në Egjipt ka fituar pasuri shumë të madhe. Rrëfehet se Atanasiusi ka pasur rreth katër mijë robë, shumë fshatra, shtëpi, kopshte, ari e argjend. Bijtë e tij, duke paguar racionin e ushtarëve, kanë marrë nga çdo ushtar nga një dinar. Kur merret parasysh se në atë kohë në Egjipt kanë qenë rreth tridhjetë mijë ushtarë, atëherë mundemi vetes t’ia paraqesim se çfarë pasurie ka fituar Atanasiusi gjatë njëzet e dy vite qëndrimi në Egjipt.62 Kah fundi i shekullit të nëntë sipas isaut i krishteri me emrin Ebunnuh Enbari, deri sa ishte shkrues i Ebu Musa b. Elmusahut, ka përdorur ndikimin e vet të madh në dobi të besimtarëve të vet.63 Gjatë kohës së Mutemidit (892-902, 279-290 sipas Hixhretit) mëkëmbësi Enbar b. Jusufi ka qenë i krishterë. Halifi ka thënë se ekzistojnë shkaqet për ç’arsye ia ka parashtruar një të krishterë muslimanëve, Hebraikëve dhe ithtarëve të fesë së Zoroastrës në këtë pozitë kaq të rëndësishme.64 Muveffiku, i cili gajtë kohës së vëllaut të vet mutemidit ka pasur aq ndikim sa që ai ka qenë sundues i vërtetë, ia ka besuar drejtimin e ushtrisë të krishterit me emrin israil. Gjatë kohës së Muktedirit në krye të drejtimit luftarak ka qenë i krishteri.65 Nasr b. Harimi, i cili ka qenë sekretari kryesor i Adudud-devletit nga dinastia e Buvejhidevë (Buisdëve), që ka sunduar me jugun e Iranit dhe Irakut, ka qenë i krishterë. Gjatë kohë sektoret shtetërore, e veçant ajo finansiare, ka qenë përplotë adhurues të zjarrit e të krishterë, që kanë punuar bashkë.67 Edhe në kohët më të vonshme në Egjipt të krishterët kanë depërtuar deri atje sa që kohë pas kohe pathuaj ekskluzivisht në duart e veta kanë mbajtur kompetencat zyrtare.68 Të krishterët, e sidomos në cilësi të mjekut, kanë arritur kapital të madh dhe shkathtësia e tyre qe pranuar në shtëpitë e shkëlqyeshme islame.

Mjeku personal i Harun err-Rreshidit ka qenë i krishterë me emrin Xhebrail (Gabriel) të ardhurat e të cilit nga pasuria private kanë qenë tetëqind mijë dirhemë përveç asaj që nëpërmjet mjekësisë, që ka shërbyer te Halifi, ka fituar dyqind mijë dirhemë.69
Të krishterët edhe në tregti janë bërë pasanikë të mëdhenj. Fanatikët, në mënyrë tendencioze duke i shfrytëzuar ndjenjat e masës së thjeshtë, që është zgjuar nga urrejtja ndaj të krishterëve të pasur, atyre u kanë bërë dhunë. Nëse përjashtohen këto raste, bashkësia e krishterë ka pasur administrimin e pastër autonom, sepse shteti ua ka lënë këtyre bashkësive që pavarësisht të drejtojnë me punët e tyre të brendshme. Liderët e tyre në pyetjet që u përkasin besimtarëve të tyre kanë kryer detyrën e gjyqtarëve dhe kanë vënë drejtësinë.70 Nuk ka pasur përzierje në manastiret e kishat e tyre. Vetëm disa në vendet më të mëdha janë shëndruar në xhamia. Deri te shëndrrimi i kishave në xhamia ka ardhur për shkak të ramjes numerike të të krishterëve dhe rritjes së jashtëzakonshme të muslimanëve, prandaj kësaj nuk mund t’i bëhet vërejtje. Ndër tregimet që kanë të bëjnë me Damaskun është edhe kjo që flet se Arabët, kur e kanë pushtuar këtë vend, i kanë ndarë për gjysmë midis muslimanëve dhe të krishterëve kishat që gjendeshin aty dhe se një komandant me shpatë në dorë ka hyrë në qytet në dyert lindore, kurse tjetri ka hyrë në ato perëndimore me kontratën dorëzuese. Se këto rrëfime janë të pasakta është provuar me hulumtimet e mëvonshme kritike. Po ashtu me kërkimet detaje dhe me topografinë e kishës së madhe Saint Jean (Shën Gjoni) është provuar pamundësia e versionit të disa historianëve arabë se kjo katedralë është përdorë si tempull i përbushët i muslimanëve e i të krishterëve (d.m.th. se muslimanët në një pjesë të kësaj kishe i janë lutur Zotit.71 Megjithatë besimi i historianëve të cekur se sistemimi i këtillë ka zgjatur tetëdhjetë vjet është dëshmi i lirisë së krishterëve në vetë fillimin në aspekt të kryerjes së ritualeve religjioze.

Në këtë pyetje shumica e juristëve islamë është kundër gjykimeve të drejtimit (medhhebit) në liberal-hanefit. Dhe njëmend, sipas gykimeve hanefite, brenda kufijve islam, ndonëse nuk lejohet të ndërtohen kisha e sinrgoga (havra) të reja, megjithatë lejohet të ndërtohen aty ku kanë qenë më parë, por që janë rrënuar. Lejohet të riparohet ajo që është në gjendje rrënuese. Mundet përndryshe të ndërtohet kisha ose havra në fshatra ku nuk ka simbole islame. Sipas drejtimit fanatik hanbelist, nuk lejohet ndërtimi i kishave e havrave në atë vend ku janë prishur, as që lejohet të dëmtuarat të riparohen. Sipas disa juristëve, privilegjet në këtë aspekt janë të ndryshme sipas kontratave të lidhura me dhimmitë. Në vendet që me forcë janë marrë absolutisht nuk u lejohet dhimmive të ndërtojnë tempull. Vetëm nëse ekziston në këtë aspekt kontratë, janë të lirë të ndërtojnë qoftë kisha qoftë havre (sinagoga).72 Mirëpo, juristët islamë, duke u marrë me këtë në skuta dhe duke shtuar shqyrtime të ngjashme, sikur edhe dispozitat e tyre në këtë aspekt, kanë pasur pak lidhje me gjendjen e vërtetë të gjërave.73 Ulemaje është pajtuar në mendimin që në një vend që e kanë themeluar muslimanët nuk u lejohet dhimmive të ndërtojnë tempull, kurse në qytetin Kahire (Cairo), që e ndërtuan muslimanët, bashkësia fetare e kobtëve ka ndërtuar kisha.74 Ashtu edhe në shumë vende tjera që i kanë themeluar muslimanët, të krishterët kanë ngritur kisha, e madje edhe manastire. Për kisha kështu rishtas të ndërtuara ka shumë shembuj, që i cekin si historianët islamë ashtu edhe ata të krishterë. Për shembull, gjatë kohës së Abdulmelikut (685-705 sipas Hixhretit) pasaniku Atanasisu ka dhënë që në qytetin e tij të lindjes në Odes të ndërtohet kisha, të cilën ia përkushtoi shën Marisë, dhe kryqtarja, të cilën ia përkushtoi Jezusit. Skica e tyre, si tregohet, i është dërguar mbretit Abgarit. Ky njeri ka lejuar që të ndërtohen shumë kisha në Egjipt, nga të cilat më të bukurat janë ato dy që gjenden në Fustat.75 Disa të krishterë ndërmjet dinjitarëve të mëkëmbësit egjiptian Abdulazizit, vëllaut të Abdulmelikut, kanë lejuar që në Heluan të ndërtohet kisha e përkushtuar shën Gjonit.76 Këtë vend e kanë themeluar muslimanët. Në vitin 711, me pëlqimin e halifit Velidit (705-715, 86-97 sipas Hixhretit)77 është ngritur në Antiohi kisha për të krishterët jakobitët. Janë kryer ceremonitë e veçanta me rastin e hapjes solemne të kishës, të cilën e kanë ngritur vetë në vitin e dytë të sundimit të Jezidit II (720, 102 sipas Hixhretit) patriku jakobit në Antiohi Maraliasi me priftërinjt dhe monakët. Vitin vijues në fshatin Sermada n ërrethinë të Antiohisë me rastin e kryerjes së ceremonive për hapjen solemne të kishave, dinjitarët kishtarë qenë të ekspozuar protestit, por ky protest ka ardhur nga ana e ithtarëve të një sekti tjetër të krishterë që garonte me këtë.78 Halid el-Kasri, i cili ishte mëkëmbës i Irakut arab e persian prej vitit 724 deri më 738 (106-121 H.) ka lejuar të ndërtohet një kishë e veçantë për nënën e et, e cila ka dashur të mbetet në krishterizëm.79 Gjatë sundimit të halifit. Mehdiut (775-785/106-121 H.) është ndërtuar kisha në Bagdad për të krishterët, që kanë ra në robëri në luftërat e shumta që janë zhvilluar me Imperatorinë Bizandinase.50 Gjatë sundimit të Harun err-Rreshdit (786-809/170-195 H.) për shkak të sigurimit të protektoratit është ndërtuar nga ana e popullatës së Semavës një kishë.81 Gjatë sundimit po këtij të halifit patriku nestorian në Basra ka marrë lejen që në të të ndërtojë kishë,82 kurse themelet e saj (Basrës) janë vënë në vitin 638 /17 H.) në kohën e halifit Omer r.a. Është ndërtuar edhe kisha e shkëlqyeshme në Babilon, ku gjenden varret e pejgamberëve Danielit dhe Zekerias (Zakorij).83 Halifi Me’muni (813-833, 198-218 H.), kur shkoi në Egjipt, i dha autorizim dy dinjitarëve të vet, që në kodrën Mukattam në rrethinë të Kahires të ndërtojnë kishë.84 Patriku nestorian Timotensi, që vdiq në vitin 820 sipas Isaut, ka lejuar që të ndërtohet kisha në Tekrit, kurse në Bagdad manastiri.85 Gjatë kohës së sundimit të halifit të pestë fatimit në Egjipt zahirit (1020-1035/411-427 H.) është ndërtuar kisha edhe në vetë Xhidden.86 Me konstituimin e pushtetit islam tolerimi i kishave të krishtere nuk është shkelur, por përkundrazi: nestorianët, sipas të dhënave që janë marrë nga veprat e tyre historike, kanë reguar zgjim dhe aktivitet të jashtëzakonshëm në jetën religjioze dhe zelltari prej kur kanë ra nën pushtetin islam.87 Sunduesit e Persisë, ku ky sekt i krishterë ka qenë i shtrirë, herë i mbronin, e herë i ekspozonin presionit.

Kur fillonte lufta ndërmjet persisë dhe Imperatorisë Bizantinase, ata gjendeshin në situatë tejet të rrezikshme. Për shkak të simpatisë së tyre ndaj armikut, Persianët me ta mjaft vrazhdë silleshin. Por gjatë sundimit shtetëror të halifëve, siguria e tyre, që e kanë arritur brenda krahinave të tyre, ka shkuar deri aty sa u është mundësuar që nga krahinat e tyre të dërgojnë misionarë fetarë. Misionarët e tyre, që i kanë dërguar në shekullin e tetë sipas Isaut në Indi dhe Kitaj, kanë arritur madje në pozitat e peshkopëve. Pasi filluan e u forcuan në Egjipt, e kanë përhapur ende krishterizmin edhe në Azinë Qendrore. Në shekullin e njëmbëdhjetë madje shumë tatarë i kanë kryquar.88 Përse bashkësitë tjera të krishtere nuk kanë dëftuar kaq veprimtari, për këtë nuk duhet akuzuar udhëheqjen islame. Udhëheqja qendrore islame ka qenë për të gjithë njëlloj, për më tepër, ka penguar sulmet e njërës ndaj tjetrës.89 Në shekullin e pestë sipas Isaut, peshkopi nestorian me emrin Bar-Suma, që të mundet rreptë t’i persekutojë ithtarët e kishës ortodokse, e bindi sovranin e Persisë se Nestoriusi u është mik dhe si dëshmi i ka krahasuar dispozitat e veta fetare me rregullat fetare të Persianëve. Tregohet si janë pre (therë) në këto-persekutime 7800 persona, sa klerikë ortodoksë, sa të tjerë.90 Dhumë është bërë ndaj ortodoksëve edhe gjatë kohës së Kosroesit II (Hosrevit), pasi Herokliu hyrinë tokën persinae. Por edhe kjo dhunë u bë për shkak se një ithtar i sektit jakobit të krishterë ka arritur ta bind sunduesin e Persisë se ortodoksët kanë simpati ndaj Bizantit.91 Vetëm islami me rregullat e veta mbi tolerancën pengon veprat e këtilla që e rrënojnë drejtësinë. Përkundrazi, është e qortë se është orvatur të sillet drejtë me mbarë popullatën e krishterë. Duke e shfrytëzuar këtë veprim të drejtë të barabarësisë, jakobitët janë ngutur që pas pushtimit të Egjiptit, kur kanë parë se nëpunësit bizantinas janë larguar, t’i përvetëspjnë kishat ortodokse, por, gjatë konstatimit të pranësisë, është urdhëruar nga ana e muslimanëve që ato t’u kthehen pronarëve.92

RËNDËSIA E AGJËRIMIT NË KULTIVIMIN E MORALIT

 Dr. Shefqet KRASNIQI

Jemi në ditët e para të muajit ramazan, ditë të nxehta dhe kohë e gjatë por të agjëruar, por prapë, kënaqësia nuk mungon. Diku agjërimi zgjat edhe me njëzet orë e dikur temperaturat arrijë edhe mbi pesëdhjetë gradë, por edhe atje njerëzit agjërojnë, bile kënaqen duke agjëruar.

Këto ditë kam ardhur për vizitë në Qabenë e bekuar dhe temperatura në disa vende këtu ka arritur deri në 55 e gradë, mirëpo, megjithëkëtë agjërojnë edhe fëmijët në moshën dhjetë vjeçare. Edhe tek ne Allahu e ka lehtësuar dhe njerëzit po agjërojnë, bile po kënaqën. Zaten agjërimi ka ardhur për ta kënaqur shpirtin, për ta forcuar besimin e myslimanit, për ta sprovuar atë se sa është në gjendje për të duruar e sakrifikuar për hir të Atij që e beson dhe në Xhennetin e të Cilit shpreson. Agjërimi hair i madh, i mirë dhe shumë i dobishëm për shpirtin e njeriut, trupin dhe moralin e tij. Eh sa kanë nevojë njerëzit sot për moral të lartë. Zaten a ka diçka çka vuajnë njerëzit më shumë sesa për moral të mirë, për etikë dhe karakter të shëndoshë e cilësor? Sa gjaku derdhet si rezultat i karakterit të ultë, sa mosmarrëveshja e kacafytja bëhet, sa miqësia e vëllazëria prishet si rezultat i sjelljeve të liga dhe moralit të ultë! Vërtetë është tmerr një realitet i tillë në shoqërinë tonë, por edhe gjithandej nëpër botë. E Islami synon ta ngritë njeriun lart, ta bëjë të mirë e të dashur në qiell dhe të mirë e të dashur në tokë, e një gjë e tillë nuk ka mundësi të arrihet pa pasur moral të mirë dhe karakter të lartë, andaj edhe e ka bërë njërën prej bazave të tij siç thotë profeti Muhamed alejhiselam “Unë vërtetë kam ardhur për tua plotësuar juve moralin” . Bile Allahu ua ka mbjellë njerëzve dëshirën për të pasur një moral të mirë, për të pasur vlera dhe karakter të lartë, për atë arsye gjejmë se njerëzit synojnë ta arrijnë një shkallë sa më të lartë të mirësisë, të pajisën me sa më shumë vlera. E shkak i fortë i realizimit të këtij synimi është edhe agjërimi, për atë Allahu kur urdhëron myslimanët të agjërojnë ua sqaron qëllimin e agjërimit duke ju thënë:

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (el-Bekare : 183)

U është bërë juve agjërimi obligim në mënyrë që ju ta arrini shkallën e devotshmërisë. E devotshmëria është një synim dhe vizion i të gjithë njerëzve të mirë, i të gjithë atyre që duan të jenë të dashur e të dobishëm në tokë, i të gjithë atyre që duan të kultivojnë vlera. E si mos ta ngrit njeriun agjërimi në shkallë  të devotshmërisë, kur ai për Zotin është në gjendje ta lë bukën dhe ujin, dhe atë në kohën kur më së shumti ka nevojë për të, siç -fjala vjen- në vapë të madhe dhe ditë të gjatë! E këtë nuk mund ta bëjë vetëm se ai që është i sinqertë me Zotin, ai i cili ka parasysh Lartmadhërinë e Tij, ai i cili e do Atë, shpreson shpërblimin e Tij dhe ka frikë nga dënimi i Tij. Pastaj ai i cili për Zotin e lë ushqimin, ai obligohet t’i lë edhe gjestet e këqija –nëse veç i ka pasur-, andaj dhe nuk guxon të shan, të mallkon, të shpifë e të përgojon. Ka thënë Pejgamberi alejhiselam: “Ai që agjëron mos të fletë fjalë amorale, fjalë të liga…”, përndryshe shkoi agjërimi i tij, thjesht ai rri pa ngrënë e pa pirë kotë. Po kështu thotë: “Ai i cili nuk largohet nga fjalët e liga, (përgojimi, shpifja etj) dhe të punuarit me to, ai le ta di se Zoti nuk ka nevojë që ai të rri kotë pa hëngër e pa pirë.”

Po të nderuar, sepse Zoti nuk kërkon nga robi i tij që thjesht të rri pa ngrënë e pa pirë, por kërkon që ai ta fitoj epitetin e të devotshmit, e përderisa ai nuk po e pastron moralin e tij, nuk po e pastron fjalorin e tij, ai nuk ka shans për ta arritur atë gradë. Bile edhe nëse dikush e ngucë agjëruesin, ai nuk guxon t’ia kthen njëjtë, por duhet ti përmbahet provokimeve të tjerëve, për atë thotë Pejgamberi alejhiselam “.. dhe nëse e kacafyt (agjëruesin) ndonjë njeri, ai i përmbahet duke thënë: unë jam agjërueshëm.” dhe asnjë fjalë nuk e flet më shumë. E më thoni pash Allahun e Madhëruar, ai i cili i përmbahet këtyre rregullave, a nuk e ka moralin e mirë, a nuk është i mirë dhe i dobishëm për familjen e tij, për rrethin dhe shoqërinë e tij?! E ai që e ka moralin e mirë, ai edhe mund ta fitoj atë epitet të devotshmërisë të cilin e synon Islami nëpërmjet agjërimit. Pastaj nëse myslimani e arrin këtë shkallë të lartë të mirësisë në ramazan, ai duhet ta vazhdoi edhe pas ramazanit, ai duhet në çdo kohë dhe çdo vend të jetë i tillë, duhet të jetë gjatë tërë jetës së tij i ëmbël, i dashur, tërheqës, i dobishëm, frytdhënës etj. E ky është edhe misioni njeriut në këtë botë. E sa mirë do të ishte sikur të gjithë njerëzit të jenë të tillë. Imagjinoni si do të ishte gjendja e njerëzimit në një situatë të tillë! Nuk do të kishte luftëra, vrasje, kacafytje, shkelje të drejtave të njerëzve. Të gjithë do të jetonin në paç, të lirë e të lumtur, të gjithë të barabartë, ashtu edhe siç edhe i ka krijuar Zoti. Andaj nëse e kuptojmë këtë segment të urtësisë së agjërimit, atëherë e kuptojmë edhe tërë agjërimin dhe Islamin se sa i mirë dhe i dobishëm që është.

O ju njerëz kuptojeni këtë fe, analizojeni e meditoni në madhështinë e saj, do të arrini shkallën e devotshmërisë , do të pajiseni me vlera dhe do ti përhapni gjithandej nëpër botë ato vlera për të cilat më së shumti njerëzimi ka nevojë për to në këtë kohë.   Do të jeni të lumtur në këtë dhe në botën tjetër.

Allahu ua lehtësoftë agjërimin  e ua mundësoftë juve dhe neve ta arrijmë shkallën e devotshmërisë, amin dhe deri javën tjetër selam alejkum.

Historia dhe barbarët

Shkruan: Nexhmedin Spahiu

Sigurisht jeni habitur kur keni parë në Perëndim objekte të vjetra qindra e mijëra vjeçare akoma në përdorim. Fakti që ato janë ruajtur deri tani na bënë të kuptojmë pse Perëndimi ka shkuar përpara.
Por edhe ata që kanë pasur rastin të shkojnë në Lindje hasin në objekte të tilla. Në Betlehem ti sheh po të njëjtën objekt ku ka lindur Jezu Krishti, që tani shërben si kishë. Objekte të vjetra qindra e mijëra vjeçare mund të shohësh anë e mbanë botës.

Famagusta – katedralja (xhamia) dhe druri 700 vjeçar
Në qytetin universitar të Famagustës në Qipro, vizitova katedralen e shndërruar në xhami. Vapa në qytet bënte 58 gradë celsius. Në këtë objekt shumëshekullor, ku nuk kishte aspak ventilatorë e aparate ftohëse, temperatura ishte 25 gradë celsius. Si ka mundësi? Mrekulli e arkitekturës. Kur osmanët pushtuan Famagustën nuk e shkatërruan këtë mrekulli, por vetëm hoqën kryqin dhe vunë minaren.
Më befasuesja ishte se në oborrin e kësaj xhamie ishte një dru i madh ku shkruante viti i mbjelljes 1299. Dru i vjetër 713 vjeçar. Një dru i tillë në Kosovë mund t’i rezistonte shekujve vetëm nëse do të rritej në ndonjë skutë ku këmba e shqiptarit nuk do të arrinte. Druri ishte mu në mes të qytetit dhe gjatë gjithë këtyre shekujve nuk kishte rastisur ndonjë barbar që ta priste atë.

Jerusalemi dhe Kosova
12 vite më parë në Jerusalem dikush shtroi pyetjen pse në këtë vend ku kishte luftëra të përhershme dhe ku ende vazhdojnë tensionet mes palestinezëve e izraelitëve ka kaq shumë objekte historike që i kanë rezistuar kohës?
Pse ta zëmë gjithë objektet me histori të lashtë që ka Kosova i ka mbuluar dheu? Asnjë nuk i ka rezistuar kohës!
Dhe përgjigja ishte së në këtë anë të botës, nëse nuk ka konsideratë ndaj njerëzve që i përkasin komunitetit tjetër fetar, etnik, kulturor apo politik, ka konsideratë për vlerat universale të artit, kulturës e teknologjisë, prandaj janë ruajtur. Në Kosovë duket se nuk ka pasur konsideratë as ndaj vlerave universale të artit, kulturës dhe teknologjisë dhe prandaj janë shkatërruar. Atë që kemi ndërtuar për një kohë e kemi rrënuar gjatë natës. Tamam si në legjendën e Rozafatit apo Urës së Shenjtë.

Sulmi barbar në RTV Mitrovica dhe koha e Rankoviqit
Ditë më parë, autoritetet komunale të Mitrovicës me policinë e Kosovës, pa urdhër gjykate, në mbrëmje thyen forcërisht dyert e Radio e Televizionit të Mitrovicës dhe demoluan barbarisht studiot e produksionit të Radio dhe TV Mitrovicës, morën pajisjet, inventarin, dokumentet, pikturat, skulpturat, arkivin. Pamje barbare që nuk kanë ngjarë as në kohën e Aleksandar Rankoviqit.
Sabri Novosella më tregoi se kur udbashët e Rankoviqit paskëshin ardhur para mëngjesit për të arrestuar vëllain e tij Selatinin, vëllai i madh Novosella paskësh kërkuar urdhëresën e gjykatës nga udbashët/policia serbe a asaj kohe. Ata paskëshin pritur disa orë deri pas mëngjesit derisa njëri nga ta ka sjellë urdhëresën e gjykatës dhe tek më pas kishin filluar bastisjet dhe arrestimin.

Arkivi 13 vjeçar i radio dhe televizionit dhe pajisjet e ndjeshme – në kamion për bartjen e rërës
Kur pashë filmimet e TV Mitrovicës se si në kamionë që bartin rërë e çimento bartej arkiva 13 vjeçare e Radio Televizionit të Mitrovicës, mu kujtua përse Kosova s’ka histori të prekshme. S’ka, sepse në Kosovë ka shumë barbarë dhe kështu duhet të ketë pasur edhe në të kaluarën. Atë që është krijuar me vite, dekada e shekuj i është vënë flaka brenda natës.
Të operosh si një televizion në Mitrovicë në 13 vitet më të vështira të saj (të shpresojmë që ato që do të vijnë do të jenë më të mira) njëkohësisht ti je regjistrues i prekshëm i historisë.
Të përkujtoj vetëm disa nga gjërat që kanë regjistruar disqet e Radio Mitrovicës dhe kamerat e TV Mitrovicës dhe që nuk i kishte askush tjetër.
Masakra e 2 shkurtit 2000 ku u vranë 13, u plagosën dhjetëra e u përzunë mijëra shqiptarë nga veriu i Mitrovicës. Bashkëpunimi i RTV Mitrovicës me policinë e UNMIK-ut e KFOR-in u pat vlerësuar publikisht nga Policia e UNMIK-ut e KFOR-i, se ka shpëtuar dhjetëra e qindra jetë njerëzish.
Në ngjarjet e Marsit të vitit 2004 kameramanët e gazetarët e RTV Mitrovica regjistruan mu në mes të plumbave, granatave dhe bombave tymuese. Skenat që përshkruan botën nga TV Reuter ishin të huazuara pikërisht nga TV Mitrovica.
Përmenda vetëm këto 2 raste, por janë 13 vite regjistrime të panumërta që dëshmojnë një histori të rëndësishme të prekshme të kësaj treve. Ky arkiv nuk është vetëm pronë e RTV Mitrovicës, por edhe pronë e Kosovës .
Disa ditë para se të ndodhte sulmi barbar mbi Radio Televizionin e Mitrovicës, bisedova me profesor Fazli Hajrizin për mundësinë që një pjesë të arkivit së Radio Televizionit të Mitrovicës t’ia dorëzojmë arkivit të shtetit, pasi ballafaqoheshim me mungesë hapësire. Prof.Fazliu u ankua se kushtet në arkivin e shtetit në Mitrovicë ishin katastrofike dhe më tha më mirë ruajeni ju se aty është më e sigurt.
Por çfarë është e sigurt në Kosovë? Asgjë dhe askund. Barbarët janë të shumtë dhe kudo. Ata futen në lokalet e një televizioni si në një lokal teneqesh dhe shkatërrojnë barbarisht studiot e produksionit dhe arkivin e ruajtur me shumë kujdes e sakrificë.

Polici bizantinist – komandanti Avni Zabeli
Ajo që është krijuar për 13 vjet shkatërrohet brenda natës nga njerëz bizantinistë e të djallëzuar. Kur mora shkresën nga kryetari i Mitrovicës (i zgjedhur me vota të vjedhura), që lokalet e RTV Mitrovicës i pretendonte për pronë komunale dhe kërkonte largim brenda 3 ditësh!, veç kisha ftesën nga ministri i jashtëm qipriot dhe isha në dilemë të anulojë udhëtimin.
Thirra në telefon komandantin e stacionit policor në Mitrovicë, Avni Zabelin, dhe i thash se pres që policia të mos involvohet në kontestin mes Komunës dhe RTV Mitrovicës, sepse policisë i takon të jetë e paanshme në këtë kontest. Është gjykata institucion kompetent që duhet të vendosë se kush ka të drejtë: RTV Mitrovica apo Komuna. Nëse gjykata vendos në favor të komunës ne do të largohemi pa pasur nevojë intervenimi policor. Komandanti më bindi se e njeh ligjin, se e respekton atë dhe se në asnjë mënyrë nuk do të involvohet policia pa urdhër gjykate. Mos e mbaj këtë dert lirisht udhëto ku ke për shkuar- më tha komandanti i policisë.

Historia e trenit të Rezallës
Sapo u vendosa në hotel në Nikozia më lajmëruan se policia paskësh hyrë forcërisht në lokalet e RTV Mitrovica. E thirra në telefon komandantin Zabeli dhe i thash që dje me premtove se nuk do të intervenojë policia pa urdhër gjykate dhe tani çfarë po ndodhë? Por reagimi i tij ishte në stilin “ta ngulëm”.
Fshati nga vjen ky polic, Rezalla e Drenicës, njihet për trenin e famshëm të Rezallës. Një fshatar i Rezallës kish parë trenin në Mitrovicë dhe kish menduar se do ta bënte një të tillë në Rezallë. Kish marrë një stufë drurësh i kish venë zjarrin dhe kish lidhur qerret e qeve një pas një. Kishin hipur fshatarët dhe ishin leshuar kodrës teposhtë derisa ishin bërë copë-copë. I kompleksuar nga fama e fshatit të tij për nivelin e intelektit, ky komandant policie, tërë zgjuarsinë e tij e dëshmoi në shkatërrimin e RTV Mitrovicës, në shkatërrimin e dokumentimit faktik të një historie 13 vjeçare. Punë barbarësh.

Vetëm për të rinjtë në Ramazan

      O djalosh!

     Para disa ditëve e pritëm muajin e bekuar të Ramazan. Ky muaj ka domethënie të madhe te unë dhe te ti. Ti sikurse edhe mbarë myslimanët, pa dyshim se je gëzuar me ardhjen e këtij muajit të ndershëm.

     Më gëzon pa masë fakti se në këtë muaj të bekuar kam mundësinë që të drejtohem me gjërat më të shtrenjta që i posedoj dhe me gjërat më të ndershme që i kam, duke ecur rrugës së çiltërsisë dhe bisedës nën dritën e diellit.

     Çiltërsia mundet të jetë e hidhur, mirëpo frytet i ka të ëmbla. Të gjithë ne i kemi përjetuar këto momente të hidhura nga shkaku i mbulimit të  metave dhe kemi përjetuar fatkeqësinë e varrosjes së gabimeve me pretekst të sjelljes së mirë. Kam shpresë se gjoksi juaj do të jetë i gjerë që të dëgjojë atë që të them.

     Devotshmëri, mirëpo …

     Vëllai im, djalosh!

     Të gjithë e shohim një pamje të caktuar në muajin e Ramazanit. Vërejmë djelmoshat, të cilët janë larguar nga rruga e Zotit, të fundosur në kënetën e epsheve, i bën mëkatet e mëdha, nuk i kryen obligimet e domosdoshme, ky djalosh fillon e interesohet për gjërat shumë të imta që kanë të bëjnë me agjërimin. p.sh: nëse duke marrë abdes i rrjedhin nga hunda disa pika gjak, pa qëllim, a ndikon kjo në agjërimin e tij ose jo? Duke ecë në rrugë, më hyri në fyt pluhur, a e prish kjo agjërimin ose jo? Ai këto pyetje i bën me seriozitet dhe është i gatshëm që të merr përsipër përgjegjësinë e pyetjes, qoftë kompensimi ose shpagimi.

     Të pyesësh për gjëra të cilat janë të paqarta për ty në çështjet e adhurimit është princip të cilin ne nuk duhet ta refuzojmë dhe se rënia e ndokujt në mëkate nuk është arsyetim që ai mos të interesohet për adhurimet dhe mos të pyet për to.

      Mirëpo, a nuk pajtohesh me mua se shembulli i këtij djaloshi jeton në kundërthënie, të cilës nuk mundesh ti gjesh sqarim?!

     Pse tregohet i devotshëm këtu, pyet dhe sigurohet për gjërat e dyshimta, kurse me qëllim dhe me insistim e bën atë që e di me siguri se është e ndaluar, madje edhe mëkat prej mëkateve të mëdha?!

     Disiplinë e çuditshme

      Disa djelmosha kur t’i ndalosh prej mëkateve ose kur t’i urdhërosh për ndonjë adhurim, ata arsyetohen duke thënë se ne jemi plotësisht të bindur në këtë qe e thua, mirëpo epshi e ka sunduar dhe nuk ka mundësi ta disiplinon vetveten. Disa herë, në shikim të parë, ky arsyetim duket i logjikshëm, mirëpo kur të shohësh gjendjen e këtij djaloshi me agjërimin, sheh një logjikë tjetër.

     Në momentin kur thërret ezani i namazit të sabahut, ai përnjëherë ndalet nga ushqimi edhe në qoftë se në dorë ka kafshatën e parë, pasi që është ngritur vonë. Ose mbetet në sofrën e iftarit dhe nuk ka guxim që ta zgjas dorën para se ta dëgjon ezanin, e gjatë ditës pa marrë para sysh se sa e ka lodhur agjërimi, se sa është etur, ai as që mendon ta prish agjërimin dhe të tejkalon kufijtë. A nuk mendon se kjo sjellje është shumë e pëlqyer dhe pa dyshim se tregon se ai ka forcë për të kontrolluar vetveten dhe për të ngadhënjyer ndaj epshit të tyre? Agjërimi, djelmosha, na jep mësim se ne kemi mundësi, me lejen e Allahut, që ta disiplinojmë vetveten dhe të ngadhënjejmë mbi epshin tonë.

     A i ke parë ata?

     Vëlla, pse nuk urdhëron një herë, e të vizitosh xhamitë, ku imamët e kanë zërin e bukur dhe me ndikim, e të shohësh grumbullin e djelmoshave të rinj?! Ata janë të vendosur për të qëndruar para Allahut [subhanehu ve teala] në atë namaz edhe po që se zgjat deri në syfyr, kurse në anën tjetër kemi djelmosha të cilët tërësisht e kanë lënë namazin me xhemat. Këta djem të xhamisë, vazhdimisht i sheh në adhurime të llojllojshme dhe të ndryshme, në kohë kur të tjerët i kalojnë netët e Ramazanit në gjëra krejtësisht pa vlerë.

     Pse nuk ia parashtron vetvetes këtë pyetje, ti që e humb kohën duke shëtitur nëpër qytet, nga kafeneja në tjetrën: A nuk mundem të jem edhe unë njëri prej tyre? Si arritën këtë sukses ata? Edhe ata jetojnë në këtë shoqëri ku jetoni edhe ju, edhe ata kanë epshe sikur ju, edhe ata ballafaqohen me pengesa sikurse ju!

     A nuk mund të durojmë atë që duruan ata?

     Vëlla i nderuar!

      Të shumtë janë ata djelmosha që ishin të lajthitur, në rrugë të neglizhencës, të dhënë pas mëkateve dhe epsheve, e pastaj All-llahu i udhëzoi, e u ndryshua gjendja e tyre dhe u fut në karvanin e burrave të mirë, të nënshtruar dhe që i frikohen Allahut, [subhanehu ve teala].

     Ndoshta ndonjëri prej tyre është shoku yt. Si ka mundësi që të arrijnë sukses ata në kalimin e këtyre pengesave e të tjerët dështojnë?! Pse ata mundën të pendohen, kurse të tjerët nuk munden?!

     Te shumë djelmosha pengesë nga pendimi dhe zbatimi i urdhrave të Zotit nuk është mosbindja, por ndjenjat se nuk kanë mundësi për ndryshim. A nuk është ky yrnek shembull i mirë për të dhe argument se mos mundja është vetëm iluzion, të cilin vet e ka krijuar.

     Para se të vyshket lulja

      Vëllai im i nderuar, e ke pa atë që i është kërrusur shpina, e shkopi është bë element i pandarë i jetës së tij, vitet e gjata i kanë lënë mbresat e veta në fytyrën e tij, vallë kështu ka lindur? Ose një ditë ka qenë i fuqishëm dhe aktiv? A nuk e di se edhe ne do të arrijmë në këtë gjendje, nëse nuk na vjen exheli. Atëherë na shkon ndriçimi dhe na dobësohet gjallërimi. Vëlla, çka mund të ndodh nëse e shfrytëzojmë kohën e rinisë në adhurime para se të na kalon kjo kohë dhe ta kërkojmë, mirëpo atëherë kot do të jetë.

     Edhe për rininë, ku e kemi kaluar

     Vëlla i dashur, sigurisht se e mban mend mirë fjalën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

{ لن تزول قدما عبد يوم القيامة حتى يسأل عن أربع عن عمره فيما أفناه ، وعن شبابه فيما أبلاه ، وعن ماله من أين اكتسبه وفيما أنفقه }.

     “Nuk do të lëvizin këmbët e robit në Ditën e Kiametit derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën e tij  ku e ka kaluar, për rininë ku e ke harxhuar, për pasurinë ku e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar”.

     Nëse mendojmë seriozisht rreth realitetit tonë, a do të mundemi të gjejmë përgjigje bindëse, shpëtuese para Atij që nuk mund t’i fshehët asgjë. Jeta jonë në kohën e rinisë a është e atij rangu që mundet të na ofroj sukses kalimtar në këtë provim?! A nuk e shihni se para nesh kemi një mundësi të madhe për të shfrytëzuar rininë dhe për tu përgatitur për këtë provim?

     Njëri prej shtatë personave

     Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na ka lajmëruar se në Ditën e Kiametit: “Dielli do të afrohet mbi njerëz sa një mile, e lodhja dhe djersa do të arrijnë kulmin”. Dhe se në këtë ditë ka njerëz që do të jetojnë nën hije të Allahut, e prej tyre është edhe:

{ شاب نشأ في طاعة الله عز وجل }

     “I riu që është rritur në adhurim ndaj Allahut [subhanehu ve teala]”.

     Çka të pengon që të bëhesh ti njëri prej tyre?!

     Çka qëndron mes teje dhe mes kësaj gjendjeje?!

     Rishikoj llogaritë dhe përmirëso rrugën, e bëre këtë muaj shans për të arritur në këtë gradë.

     Gjëja më e madhe që mundesh ta ofrosh në këtë muaj

     Vëlla, sigurisht se ke pa se si njerëzve u është ndryshuar gjendja në këtë muaj. Xhamitë janë mbushur me njerëz, shumë njerëz janë të preokupuar me leximin e Kuranit, vendet e shenjta janë përplot me njerëz që bëjnë tavaf dhe itikaf, shumë pasuri jepet sadaka dhe për bamirësi. Njëri lexon Kuran, tjetri fal namaz, i treti jep sadaka, i katërti bën lutje…

      Ku është vendi yt në mesin e tyre?

     A nuk ke kërkuar vend në këtë hartë.

     A nuk është puna më e mirë që e bën dhe realizimi më i mirë që e ofron pendimi i sinqertë dhe lajmërimi se do të ecish në karvanin e burrave të devotshëm?!

     Para se të befasojë shkatërruesi i kënaqësive e t’ia japësh lamtumirën kësaj bote, bëri vetvetes qëllim në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, sepse ti ke mundësi ta bësh këtë, me lejen e Allahut.

     Pendimi dhe afati i imagjinuar

     Shumë djelmosha janë të bindur me gabimet e veta dhe shpreson ndryshimin, mirëpo prêt kohën e përshtatshme, e ajo është vdekja e ndonjë të afërmit ose ndodhia e ndonjë fatkeqësie, ose ta tronditë ndonjë moment, i cili e thërret në pendim. Mirëpo çka do të bëhet gjendja kur i vdekuri do të jetë vet ky njeriu, nga i cili do të marrim mësim të tjerët?!

     Paska qenë me të vërtetë ajo ndodhia të cilën e ka pritur, por me te i erdhi edhe fundi!

     Vëllai im, dije se në këtë botë e ke vetëm një mundësi, andaj kjo çështje nuk ofron mundësi për të rrezikuar!

     Pse nuk vendosim që tani të pendohemi dhe të ecim rrugës së përqendrimit?

      Vendimmarrja mundet të jetë i rëndë dhe i vështirë për shpirtin, ka pasoja dhe flijim, mirëpo fundin e ka të lavdëruar dhe frytet i ka të bollshme, me lejen e Allahut.

     Për këtë të vendosim në këtë muaj që të pendohemi dhe të nisemi rrugës së adhurimit dhe ngjitjes në shkallët e ngritjes tonë dhe arritjes së lartësirave të xhenetit.

All-llahu na bëftë nga të tillët. Amin.

 

Google search engine
0FansaPëlqeje
0NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

Recent Posts