ORIGJINA E MUHAMMEDIT SAL-LALLAHU ALEJHI VE SEL-LEM DHE E FAMILJES SË TIJ

0
192

Origjina e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është klasifikuar në tri periudha kohore. Pjesa e parë është pranuar si e saktë nga të gjithë autorët e Sires. Këtu përmendet prejardhja e Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem deri tek Adnani. Pjesa e dytë është në lidhje me brezin hyrës të Resulullahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, nga Adnani e gjer te Ibrahimi alejhi selam.

Aty ka edhe mospajtime mendimesh. Pjesa e tretë ka të bëjë me origjinën lidhur nga Ibrahimi alejhi selam e deri tek Ademi alejhi selam. Te brezi i fundit ka të dhëna, të cilave nuk mund t’u besohet me siguri të plotë.

Shkalla e parë e origjinës:

Muhammed b.Abdullah b. Abdul-Muttalib – i quajtur Shejbe, ibën Ha¬shim – i quajtur Amër, – ibën Abdi Menaf – i quajtur El-Mugire, – ibën Kus¬saj – i quajtur Zejd, – ibën Kilab b. Marre b. Ka’b b. Lu’a b. Galib b. Fahër – i quajtur Kurejsh, sipas tij, fisi mori emrin, – Ibni Malik b. En-Nadar – i quajtur Kajs, – b. Ken’aneh b. Huzejmeh b. Mudriket – i quajtur Amir, – ibën Ilijas b. Mudar b. Nazzar b. Me’ad b. Adnan[1].

Shkalla e dytë:

Këtu llogaritet vija hyrëse, duke filluar prej Adnanit, i cili është djali i Edd b. Humejs b. Selaman Ibni Avs b. Berz b. Kamval b. Ebi b. Avam b. Nashid b. Haza b. Beldas b. Judlah b. Tabih b. Xhahim b. Nahish b. Mahij b. I’id b. Abkar b. Ubejde b. ed-Du’a b. Hem¬dan b. Senber b. Jeth¬rebij b. Jah; Zen b. Jehhan b. Eravij b. Dishan b. Ajser b. Efnad b. Ej¬ham b. Naksar b. Nahas b. Zerah b. Se¬mij b. Mezzij b. Avdat b. Aram b. Kajdar b. Ismail b. Ibrahim .

Shkalla e tretë:

Vija hyrëse nga Ibrahimit alejhi selam deri tek Ademi alejhi selam është kjo: Ibrahimi alejhi selam është djali i Tarihit, i cili është quajtur Azer – ibën Nahur b. Sar’u (ose Sarug) b. Rauv b. Lamik b. Metuveshleh b. Ehnuh – tho¬në se ky është Idrisi alejhi selam – ibën Jerid b. Mehlail b. Kajnan b. Anusheh b. Shejth b. Adem alejhi selam.

__________________________________________________________________

[1] Ibni Hisham: I/1, 2; Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, 5 dhe 6; Rahmetun li-l-Alemin: II/11-14, 52.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here