NËSE KËRKON LUMTURINË E GJENË KËTU..?!

0
193

Nëse kërkon lumturinë…

“Lumturia” është synimi kryesor drejt të cilit, për ta fituar, vrapon kushdo që ndodhet në tokë.

Të gjithë njerëzit -dijetarë qofshin apo injorantë-, janë përpjekur t’i japin një kuptim lumturisë, duke kërkuar shkaqet që e sjellin atë dhe që largojnë brengën, dhimbjen dhe pikëllimin.

Dhe në të vërtetë, alternativat që ata paraqesin, nuk të çojnë vetëm se në një lumturi të mangët, ose imagjinare. Ajo më tepër ngjason me drogën, ku përdoruesi i saj fillimisht ndihet aktiv dhe plot gjallëri, por me t’i ikur ndikimi i saj, atij menjëherë i kthehen brengat dhe hidhërimet, madje shumë herë më tepër se para përdorimit të saj.

Këto fjalë që lexojmë, të ftojnë drejt lumturisë së vërtetë dhe të udhëheqin drejt qetësisë shpirtërore dhe suksesit të mirëfilltë.

Para se të vazhdosh leximin e mëtejshëm, dëshiroj prej teje t’i kthehesh vetvetes me përpjekje dhe meditim në mendjen dhe zemrën tënde. Po të kujtoj, se i logjikshëm është ai që kërkon të vërtetën, pa marrë parasysh se kush e thotë atë.

Çdokush, i kthjellët, i zhveshur nga epshi nuk mund të mohojë, se lumturia e plotë dhe e përhershme nuk arrihet vetëm se me besimin dhe ndjekjen e udhëzimit të Allahut, i Cili krijoi krijesat. Kjo, se Ai është Krijuesi dhe Ai është i Gjithëdijshëm për atë që i lumturon dhe i dëshpëron këto krijesa, i Gjithëdijshëm për atë që u sjell dobi dhe dëm.

Shumë prej psikologëve kanë arritur në përfundimin se njeriu që e përjeton lumturinë dhe qetësinë, është vetëm ai që jeton me fenë.

Meqenëse pas besimit fshihet lumturia e vërtetë, atëherë cila është rruga që të çon tek ai?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se fetë dhe ideologjitë janë të shumta. Ka prej tyre ku vihen re mosmarrëveshje thelbësore, ndaj është e pamundur që të jenë të gjitha të vërteta.

Atëherë mund të pyesim: Cila mes tyre është feja e saktë?
Cili është besimi që Allahu e do dhe duhet të përqafohet?
Cila mes tyre na garanton lumturinë në këtë botë dhe në botën tjetër?

Para se t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve, duhet të vendosim një pikë referimi, nga e cila do të nisemi për të zgjedhur saktësisht fenë e vërtetë. Unë besoj pa pikë dyshimi, se të gjithë të mençurit janë në një mendje për faktin, se krijimi i njeriut është në një fe të caktuar, por fakti që babai, nëna dhe shoqëria në të cilën jeton, janë në një fe të caktuar, nuk do të thotë se ajo është feja e vërtetë, për aq kohë sa nuk ka fakte bindëse për të dhe përderisa logjika nuk e pranon.

Meqenëse logjika është ajo që dallon njeriun nga kafsha, atëherë duhet që çdokush që zotëron logjikën, ta përdori për ta parë me vëmendje këtë çështje. Kjo është çështja më e rëndësishme dhe më e rrezikshme.

Një udhëtim i shkurtër në botën e feve, si dhe një shëtitje në ideologjitë e tyre, mund të jetë një mënyrë e mirë, për të gjetur përgjigjen e shumëkërkuar.

Për te qenë sa më i drejtpërdrejtë, po të them ty me plot siguri dhe sinqeritet, se sado që të kërkosh dhe të hulumtosh, nuk ke për të arritur vetëm se në një përfundim: Feja e vërtetë është vetëm Islami dhe se lumturia e vërtetë, arrihet vetëm me Islamin.

LIBRI NËSE KËRKON LUMTURIN DR. SALIH SINDIJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here