O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe...

O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër

Profeti a.s thoshte:” O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Dikush mund të pyesë:”Përse Profeti a.s përmend edhe ujin dhe breshërin, bashkë me borën?

E njëjta pyetje, i është drejtuar dhe dijetarit të njohur Ibnu Dekik El-id. Ai u përgjigj:”Nëse njeriu dëshiron të pastrojë rrobat, ai do të përdorë ujin. Por nëse kërkon që rrobave t’ju japë bardhësinë maksimale, ai duhet që bashkë me ujin, të shtojë dhe përbërës të tjerë.”

Është pikërisht ky, shkaku përse Profeti a.s përmend edhe ujin dhe breshërin bashkë me borën, në hadithin e mësipërm.

Doktorët thonë se bora është si një morg për trupin.

Larja e gjynahit me ujë, simbolizon pastrimin e trupit prej këtij gjynahi. Më pas vjen bora ajo që e neutralizon dhe breshëri që e shkatërron përfundimisht.

Në hadithin e mësipërm, Profeti a.s përmend borën, ujin dhe breshërin, të cilët të tre vijnë nga qielli.

Hadithi i mësipërm, ka dy transmetime. I pari, është i lartpërmenduri ku Profeti a.s thotë:” O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Kurse në transmetimin e dytë, Profeti a.s thotë:“O Zot! Ma laj zemrën me ujë, borë dhe breshër!”

Dijetarët muslimanë, thonë se transmetimi i dytë, ku Profeti a.s përmend zemrën, është më kuptimplotë dhe domethënës. Kjo, pasi pastrimi i zemrës është më i mirë se pastrimi nga gjynahet. Gjynahu mund të pastrohet, por mund të kthehet sërish. Kurse nëse pastrohet zemra, nuk mund t’u rikthehet sërish.

Këtë lutje, Profeti a.s e përdorte edhe në lutjet e rastit kur falte namazin e një xhenazeje.

Siç e thamë dhe më lart, arabët e kohës së Profetit a.s nuk e njihnin borën. Megjithatë, Profeti a.s përmend atë, pasi mesazhi i tij është mesazh për mbarë njerëzimin.

Shokët e Profetit a.s, i përdornin të dy transmetimet në lutjet e tyre drejtuara Allahut. Edhe ne në fund të këtij emsioni, lutemi dhe themi:

“ O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”