Nxënësi që s’e preu pulën!

0
208

Një profesor një ditë u dha detyrë të veçantë nxënësve të tij.
U tha: të gjithë prejeni nga një pulë në shtëpi dhe silleni nesër, por keni kujdes, asnjëri të mos u shoh gjatë prerjes.

Nxënësit të nesërmen u kthyen me pulat e prera në qese, përveç njërit!
Profesori ua kërkoi pulat, ndërsa thonin se i kishin prerë në errësirë të plotë dhe askush nuk kishte mundësi t’i shihte.
Djali që nuk e preu pulën u pyet nga profesori, se pse nuk e kishte kryer detyrën, ai tha: unë nuk gjeta dot vend ku nuk më sheh Allahu, dhe nuk e preva dot pulën.

Profesori e thirri të dilte në ballë të shokëve të tij dhe i tha vetëm ky djalë e ka kryer detyrën, të gjithë u çuditën!
Profesori tha: Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, as në qiell e as në tokë dhe juve u ka parë Allahu, keni frikë Allahun në veprimet tuaja që kurrë nuk mund t’i fshiheni Krijuesit dhe do merreni në përgjegjësi për secilën vepër.

Allahu u ruajtë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here