Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija

0
386

Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija

Cila është grada e saktësimit të këtij hadithit dhe kush është kuptimi i tij: “Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija te Allahu.”?

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Hadithi është autentik. E transmeton imam Hakimi në “El-Mustedrak”[1]dhe ka thënë: “Zinxhiri i tij është autentik.”

Kuptimi i tij është i qartë: Në kohën e fundit kur të ndodh Kiameti do të merren shpirtrat e besimtarëve, siç transmetohet në hadith, dhe nuk do mbesin (në tokë) veçse jobesimtarët. Dhe mbi ta do të ndodh Kiameti

Pyetje: Hadithi tjetër: “Nuk do të ndodh Kiameti deri në tokë të ketë njerëz që thonë Allah, Allah”.[2]

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Nuk do të ndodh Kiameti veçse mbi krijesat më të këqija dhe jobesimtarët. Ndërsa besimtarëve do u merren shpirtrat para kësaj.

“El-Munteka min fetaua fadileh esh-Shejh Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzani” vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

[1] (4/494) me tekst “vetëm se mbi krijesat më të këqija”. Po ashtu e transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (4/2268)

[2] Muslimi në “Sahihun” e tij (1/131) prej hadithit të Enesit radijAllahu anhu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here