A nuk ishin vendet arabe të gjelbëruara dhe të pasura me kopshte dhe lumenj?

0
242

RRETH THËNJEVE TË PROF. KRONER NË LIDHJE ME TË DHËNAT KUR’ANORE RRETH GJEOLOGJISË DHE FORMIMIT TË TRUPAVE

PROF ALFRED KRONER :

“Shumë të vërteta të përmendura në Kur’an nuk qe e mundur që të vertetoheshin në atë kohë, mirëpo sot përmes shkencës bashkëkohore u bë e mundur të vertetohet ajo që u tha në Kur’an dhe në Sunne, para 1400 vitesh.”

PROF ABDUL MEXHID EZ ZENDANI

Ky është prof. Alfred Kroner, njëri ndër shkencëtarët më të njohur botërorë të gjeologjisë. U bë i njohur në mesin e shkencëtarëve me kritikat që u bëri teorive të dijetarëve më të mëdhenj botërorë, në lëmin e gjeologjisë. U takuam me të dhe i ofruam disa citate kur’anore dhe thënie të pejgamberit, Muhammedit a.s. Më pas diskutuam rreth tyre.

Në fund prof. Kroner tha: “Duke menduar më thellë rreth këtyre çështjeve dhe rreth asaj se nga i mori Muhammedi ato njohuri, kur dihet se ai ishte beduin dhe analfabet, besoj se është e pamundur që vetë ai, të mund të sillte njohuri kaq të sakta mbi gjithësinë dhe krijiniin e saj. Këto njohuri shkencëtarët i zbuluan vetëm para disa vitesh me anën e mjeteve të sofistikuara bashkëkohore.”

Për të provuar faktin se Kur’ani nuk është rezultat i një njeriu analfabet, siç ishte Muhammedi a.s., prof. Kroner mori shembullin kur’anor, i cili flet mbi atë se gjithësia në fillim ishte një tërësi.

Në Kur’anin e shenjtë thuhet :

“A nuk e dinë mosbesimtarët se qiej dhe toka ishin një tërësi e Ne i ndamë ato dhe ujin e bëmë bazë tëjetës së çdo sendi.” (El Enbija, 30)

Fjala e përmendur në Kur’an “RETKAN”, sipas komentatorëve të shquar të Kur’anit, Ibn Abasit, Muxhahidit dhe të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta), do të thotë se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e pastaj u ndanë.

Prof. Kroner mori si shëmbull këtë citat ur’anor, për të vertetuar se kjo e vërtetë e përmendur në Kur’an s’mund të ishte rezultat i mendjes së Muhammedit a.s. dhe as i njohurive njerëzore të asaj kohe.

Prof. Kroner gjithashtu, shprehet:

“Një njeri që nuk dinte asgjë mbi fizikën nukleare, sipas mendimit tim, është e pamundur që para 1400 vitesh me mendjen e vet të zbulonte se toka dhe qiejt ishin një tërësi apo dhe shumë çështje të tjera rreth të cilave biseduam së bashku.”

Sa herë që i jepej rasti, prof. Kroner mundohej t’i shmangej përgjigjes. Më kujtohet një rast, kur ne biseduam së bashku rreth vendeve arabe dhe e pyetëm atë: “A nuk ishin vendet arabe të gjelbëruara dhe të pasura me kopshte dhe lumenj?”

“Po” – u përgjigj ai. I thamë: “E kur ka ndodhur kjo?” Ai tha: “Në kohën e akullnajave, akujt e grumbuIluar në Polin e Ngrirë të Veriut filluan të rrëshqasin drejt Jugut dhe, kur ato i ishin afruar relativisht gadishullit arabik, ndryshoi temperatura, gjë që bëri që ky gadishull të ishte një ndër vendet më të pasura me kopshte, lumenj dhe të reshura.” E pyetëm profesorin : “A do të jetë përsëri gadishulli arabik me kopshte dhe lumenj?” “Po” – tha ai. “Kjo është e vërtetë shkencore”

U befasuam me fjalët e tij dhe i thamë: “Ju thoni se kjo është e vërtetë shkencore, kur kjo çështje ka të bëjë me të ardhmen?”

PROF. KRONER tha: “Koha e re e akullnajave ka filluar. Akulli për herë të dytë ka filluar të rrëshqasë nga Poli i Veriut në drejtim të Jugut. Tani ai ka marrë rrugën e tij në drejtim të gadishullit arabik. Dëshmi për këtë është ajo që dëgjojmë mbi fortunat e forta, të cilat përfshijnë vendet veriore në Evropë dhe Amerikë. Kjo është dëshmi mbi atë që thamë. Shkencëtarët kanë edhe fakte të tjera rreth kësaj çështjeje dhe kjo është e vërtetë shkencore.”

Pastaj i thamë profesorit: “Këtë që thatë ju, shkencëtarët arritën ta zbulojnë pas një kohe të gjatë hulumtimesh dhe me mjete të sofistikuara, të cilat lehtësuan dhe mundësuan këtë zbulim. Ndërkaq kjo e vërtetë është përmendur, nga i dërguari i Allahut, Muhammedi a.s. para më shumë se 1400 vjetësh. Në hadithin e transmetuar nga Muslimi, Muhammedi a.s. thotë:

“Nuk do të shkatërrohet bota, derisa vendet arabe të mos mbushen me kopshte e lumenj.”

E pyetëm profesorin: “Kush e informoi Muhammedin a.s. se vendet arabe kishin qenë të pasura me kopshte dhe lumenj?” “Romakët” – u përgjegj ai. M’u kujtua se ai gjithmonë donte të gjente rrugëdalje. Vendosëm t’i bëjmë një pyetje tjetër: “E kush e njoftoi atë, se këto vende përsëri do të mbushen me kopshte e lumenj?”

Gjithnjë mundohej të gjente rrugëdalje, por kur e kuptonte të vërtetën tregohej i guximshëm dhe e shprehte mendimin hapur. Më në fund prof. Kroner pohoi: “Kjo patjetër duhet të jetë shpallur nga Zoti.”

Pas diskutimit të gjatë që bëmë me të, ai deklaroi: “Besoj se të gjitha çështjet që janë përmendur në Kur’an, të cilat kanë të bëjnë me tokën dhe krijimin, si dhe me shkencën në përgjithësi janë të vërteta, të padiskutueshme. Këto mund të vërtetohen shkencërisht. Prandaj mund të themi se Kur’ani është libër që përmban të vërteta shkencore konçize. Vertetimi i shumë fakteve të paraqitura në Kur’an në atë kohë ishte i pamundur. Sot shkenca bashkëkohore është në gjendje të vertetojë atë që tha Muhammedi a.s. para 1400 vjetësh”.

Allahu është Thënës i së vërtetës. Në librin e Tij, në Kur’anin e shenjtë Ai thotë:

“Kurani është këshillë për të giitha botërat. Ju giithsesi do ta kuptoni këtë, madje qoftë edhe më vonë” (Sad, 87, 8

“Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshiruesit”.

“E atyre që u është dhënë dija e dinë se kjo që të është shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruatit. (Sebe, 6)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here