Transmetohet nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Derisa një njeri me petka të bukura, i kënaqur në vetvete, me flokë të krehura, ecte me mendjemadhësi, në atë çast All-llahu i Madhëruar e fundosi në dhe, ku do të thellohet deri në Ditën e Gjykimit!”
(Muttefekun alejhi)
Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva radijallahu anhu se i Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi derisa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)