NDALIMI I MENDJEMADHËSISË DHE VETKËNAQËSISË

0
154

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Atë botën tjetër do t’ia japim atyre, të cilët nuk lak­mojnë madhështinë në këtë botë, as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut.”

(el-Kasas, 83)

“Mos ec mendjemadh nëpër tokë.”

(el-Isra’, 37)

“Dhe, nga arroganca, mos ua kthe njerëzve fytyrën tën­de dhe rrugës mos ec kryelartë e me arrogancë, se All-lla­hu nuk e do arrogantin e lavdëraçin.”

(Lukman, 18)

“Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull) dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; pran­daj populli i thonte: “Mos u entuziazmo, sepse All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar. Dhe përpi-qu me sa të ka dhënë All-llahu, të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde (përgjegjësinë tënde) në këtë bo­të dhe bë mirë, si të ka bërë ty mirë All-llahu, e mos bëj çrregullime në Tokë, sepse All-llahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime.” Ai tha: “Ajo që më është dhënë, më është dhënë me dijen time.” A nuk e ka ditur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popuj, të cilët kanë qenë më të fortë se ai (Karuni), ose edhe më shumë; Prandaj më­katarët as që do të merren në pyetje për mëkatet e ve­ta. Dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata, të cilët adhuronin jetën e kësaj bote thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, një­mend, fatlum.” Të mjerët ju – thoshin të diturit. Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpër­blimi i All-llahut, por do t’u jepet vetëm durimtarëve. Dhe ne, atë dhe pallatin e tij e shafuam në dhe.”

(el Kasas, 76-81)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here