Mos lejo që njerëzit të dijnë asgjë për ty, përveç lumturisë tënde

0
246

Mos lejo që njerëzit të dijnë asgjë për ty, përveç lumturisë tënde.

Mos lejo që njerëzit të dijnë asgjë për ty, përveç lumturisë tënde. Mos lejo që të shohin asgjë përveç buzëqeshjes, qoftë edhe në sprovat më të rënda, sepse në Kuran është Xheneti yt. Nëse dhimbjet të dërmojnë dhe rëndojnë lutju Atij mbi qiej. Nëse të pyesin për gjendjen tënde, le të jetë përgjigjja yte falënderim Allahut dhe buzëqeshje. Nëse sheh milingonën në rrugë mos e shkel. Duke shpresuar që Allahu do të jetë i meshirshëm me ty sikur ti që ishe me milingonën, dhe kujto që po kjo milingonë e madhëron Allahun. Mos ja nderpre madhërimin me mbytjen e saj. Kur të kalosh pranë harabelit i cili është duke pirë ujë, mos ju afro ashtu që ta trembësh dhe këtë bëje vetëm për hirë të Allahut, ndoshta Allahu do të të bëjë të sigurtë dhe të ruaj në Ditën e frikës më të madhe. Kur të hudhësh ushqimin e mbetur bëje këtë me njetin që atë ta hanë gjallesat dhe me këtë kërko kënaqësinë e Zotit, ndoshta për shkak kësaj do të të furnizoi nga ti nuk e shpreson fare.

Sheikh Ebu Is’hak El-Huvejni

[Perktheu nga boshnjakishtja: D. Kraja]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here