Disa nga vlerat e kungulleshkës

0
259

Per 10 vjet me rradhe ne Florida jane realizuar studime epidermiologjike ne mbi 15 000 persona, te cileve iu kerkua te bashkepunonin duke ngrene sasira te medha kungulleshkash. Pas 10 vitesh u pa se hasja e tumorit ne mushkeri tek duhanepiresit ishte me e ulet ne 30 % ne krahasim me rastet e tjera ne vend. Kungulleshka eshte nje arme e forte ne profilaksine e disa llojeve te tumorit. Gjithashtu kungulleshkat jane perime qe kane pak kalori dhe karbohidrate (sheqerna), per kete motiv jane shume te perdorura ne dieta dhe te keshilluara per diabetiket. Eshte shume e pasur me uje (93% uje per 100g kunguj), permban kripera minerale (potas, hekur, fosfor, kalcium, zolf) dhe vitamina (B2, PP, A, dhe sasi te vogla vitamine C). Eshte nje nga perimet qe stomaku tret shume shpejt dhe ideale eshte te gatuhet me avull (ne kete menyre nuk humb kriperat minerale). Kungulleshkat kane fuqi te larte pastruese per organizmin (nga toksinat e ndryshme). Eshte e keshillueshme personave qe kane probleme me kapsllekun (ne kete rast kungulleshkat duhen gatuar me gjithe lekure e cila eshte e pasur me fibra), celulitin dhe personave qe vuajne nga veshkat (gure apo çiste). Kungulleshka eshte nje nga perimet qe gjen perdorime te shumta ne kuzhinat tona. Mund te gatuhen te skuqura, ne furre (te mbushura), ne supra me perime te tjera, ose ne fergesat e vezve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here