NJË SISTEM I MREKULLUESHËM I KRIJUAR PËR NJË JETË TË RE

0
203

Vazhdimësia e racës njerëzore në botë është e mundur me punën perfekte të sistemit riprodhues. Trupat e meshkujve dhe të femrave janë mjaft të ndryshëm nga njëri tjetri në funksionin e organeve të tyre riprodhuese, por këto sisteme shumë të ndryshme funksionale në mënyrë perfekte plotësojnë njëra tjetrën me rezultatin që një qenie e re njerëzore lind në këtë botë. Nga elementet themelore të prodhuara në dy trupa të ndryshëm, të pavarur nga njëri tjetri, një nga mrekullitë më të mëdha të botës ndodh: mrekullia e krijimit të njeriut. 

ËSHTË AI I CILI IU FORMON NË MITËR ASHTU SI DËSHIRON AI. NUK KA ZOT TJETËR PËRPOS TIJ, I PLOTËFUSHISHMI, I URTI. (KUR’AN, 3: 6)

 

Në mënyrë që mrekullia e krijimit të njeriut të ndodh, përgatitjet e duhura në të vërtet fillojnë shumë vite më herët.  Së pari, qelizat riprodhuese të mashkullit dhe të femrës duhet të bëhen funksionale. Kjo ndodh gati në çdo qenie njerëzore përmes procesit të quajtur pubertet. Elementi më i rëndësishëm në këtë proces sigurisht që është sistemi hormonal, i cili vendos komunikimin në mes të qelizave nën drejtimin e trurit.

Zoti ka krijuar një sistem në të cilin të gjitha nevojat e trupit të njeriut dhe zhvillimi i tij janë nën kontrollin e trurit. Ai ka bërë që mesazhet që shkojnë në tru nga organet të vlerësohen në tru, i cili pastaj e jep përgjigjen e duhur; kjo pastaj dërgohet në fushat e duhura në një kohë tejet të shkurtër.  Në këtë proces sistemi hormonal përdoret për të dërguar informatat.  Zoti ka krijuar në trupin e njeriut një rrugë postare perfekte për komunikim. Në këtë rrugë postare, molekulat mesazh-bartëse quhen “hormone” ku secila prej tyre me të vërtet kryen funksionin e postierit.  Ashtu si postieri që shkon nëpër rrugët e qytetit për të shpërndar letrat tek adresa e caktuar, ashtu edhe hormonet bartin urdhërat nga truri te qeliza përkatëse.  Në këtë mënyrë, brenda trupit aktivizohen funksionet e nevojshme për jetën e njeriut.

Por këtu duhet të kujtohemi që hormonet nuk janë qenie njerëzore të cilat posedojnë vetëdije për të ditur çfarë mesazhe duhet bartur, në cilin vend duhen bartur, apo të vendosin për drejtimin e rrugës së tyre.  Ato nuk kanë pasur ushtrime apo nuk kanë fituar njohuri pas viteve të studimit.  Hormonet që ne po i quajmë postier, janë të përbëra nga molekulat që mund të paraqiten me formulat më komplekse.  Me të vërtet është një mrekulli e madhe që një molekul e di ku është duke shkuar dhe çka duhet të dërgoj; që d.m.th. të vendos se cilin mesazh t’a dërgoj të cila qelizë; t’a gjej rrugën pa u humbur asnjëherë në terrin e plotë të trupit të njeriut i cili është me miliona herë më i madh se sa ajo dhe këtë detyrë e kryen pa të meta, pa e dëmtuar veten apo mesazhin.  Vetëm ky shembull është dëshmi e mjaftueshme e sistemit të jashtëzakonshëm që Zoti e ka vendosur në trupin e njeriut.


Mjeshtri i sistemit hormonal është hipotalamusi. Lidhjet e tij me pjesët e tjera të trurit janë ilustruar në foto.

Funksionimi i sistemit hormonal të njeriut në përgjithësi fillon kur ende është në mitrën e nënës dhe vazhdon deri në vdekje.  Gjëndrrat ripordhuese fillojnë të funksionojnë po ashtu si rezultat i efekteve nga hormonet.  Mirëpo ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, sekretimi i hormoneve që ka të bëj me gjëndrrat riprodhuese fillon në pubertet. Hipotalamusi, një vend i vogël në bazën e trurit, konsiderohet si kontrollues i sistemit hormonal; në purbertet, fillon t’u dërgoj mesazhe gjëndrrave të hipofizës që t’i bëj organet ripordhuese të fillojnë funksionimin.

Edhe këtu është e nevojshme të theksohet një tjetër mrekulli. Hipotalamusi është në dijeni për zhvillimet në trupin e njeriut, p.sh. e di moshën e njeriut dhe a është apo nuk është personi i zhvilluar mjaft fizikisht që sistemi i tij i riprodhimit të filloj funksionimin.   Dhe hipotalamusi kryen punën e tij në mënyrë të vetëdijshme. Me fjalë të tjera, hipotalamusi, llogarit kohën dhe vendos se mosha madhore e personit ka ardhur, dhe u jep urdhërin e duhur gjëndrrave të ndryshme endokrine në trup.  Dërgon mesazhet (hormonet) saktësisht në momentin e duhur te organet e paracaktuara riprodhuese dhe siguron fillimin e zhvillimit të nevojshëm që të lejoj racën njerëzore të vazhdojë.  Dhe kjo nuk ndodh te hipotalamusi i një njeriu të vetëm; në këtë moment hipotalamuset e milionave njerëzve në botë janë duke kryer këtë funksion në të njejtën mënyrë dhe gati në të njejtën periudhë.

Fakti që kjo pjesë mishi, që zen vend në trupat tonë jo më shumë se disa katror sheqer, është e vetëdijshme për kohën dhe mund të bëj rregullime për pasazhet e kohës sigurisht që është diçka që kërkon  vëmendjen tonë. Si bën kalkulime të tilla hipotalamusi? A i ka treguar dikush hipotalamusit se çka duhet të bëj, apo e kuptuar nga vetvetja? Si kalkulon hipotalamusi se gjëndrrat riprodhuese duhet të zhvillohen në mënyrë që qenia njerëzore të vije në ekzistencë? Si e di që hormoni i posaçëm duhet të sekretohet në këtë kohë të posaçme? Dhe si vendos që cili në mesin e të gjithë hormoneve që prodhon, do të vendos sistemin riprodhues në veprim saktësisht në kohën e duhur?  A ka parashikim që të vendos për planin e së ardhmes, dhe bën masat e nevojshme dhe përgatitjet që ky plan të ndodh?  Pse pret deri në kohën e saktë, kur trupi i njeriut është gati fizikisht për prodhim, e as më herët e as më vonë?

Intelegjenca që mund të bëj një pjesë mishi pa sy, veshë apo tru, të drejtojë qelizat sikur të ishte vet një qenie intelegjente është e pakrahasueshme dhe e madhe për t’u imagjinuar nga ne.

Nuk është as rasti as ndonjë forcë tjetër që e vë hipotalamusin në dijeni të kohës; intelegjenca e lartë që ia jep atij funksionin e veçantë i përket Zotit.  është Zoti I Gjithëdijshëm I Cili inspiron këtë pjesë të vogël të mishit që të dijë se çka duhet të bëj.  Se çdo gjë është nën kontrollin e Zotit është shpallur në këtë varg:

…Zoti është mbikqyrës i të gjitha gjërave. (Kur’an, 33:52)

Marre nga libri ”Mrekullia e Krijimit te Njeriut”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here