Ngrënia me gishta

0
226

Kultura e të ushqyerit islam
Njohuritë dhe përvojat që paraprijnë dhe përcjellin punët rreth hajes, pijes dhe të ushqyerit të muslimanëve përbëjnë kulturën e të ushqyerit islam. Me kulturën e të ushqyerit islam nënkuptojmë rregulla dhe norma të cilat janë nga Islami, e që u imponohen pjesëtarëve të tij si sjellje obliguese para, gjatë dhe pas ushqimit.
Veprimet para, gjatë dhe pas ushqimit janë:
– larja dhe pastrimi i duarve para dhe pas ushqimit;
– shqiptimi i Bismilahit në fillim të ushqimit dhe falënderimi All-llahut pas ushqimit;
– marrja e hajes dhe pijes me dorë të djathtë, me tre gishta të dorës së djathtë të merren kafshata të vogla, të hahet para vetes drejt mesit të pjatës, ashtu siç i ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] Omer b. Selemes [radijall-llahu anhu]: “O djalosh, thuaj Bismilah, ha me dorë të djathtë dhe ha para vetes.” (Muttefekun alejhi);
Muslimi transmeton nga Xhabiri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kur dikujt nga ju i bie kafshata, le t’ia mënjanojë papastërtinë nëse ka, dhe pastaj le ta hajë dhe mos t’ia lë shejtanit. Kur të përfundojë me ushqim, le t’i lëpijë gishtat, sepse nuk dihet se në cilën pjesë të ushqimit ka bereqet.
– preferohet të hahet në shoqëri;
– nuk preferohet të hahet shpejtë;
– nuk preferohet të hahet ushqim shumë i ftohtë apo i nxehtë;
– është e papëlqyeshme të pihet ujë pa pushim. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tre herë bënte pushim duke pirë, jashtë enës, e pastaj thoshte: “Kjo pas kësaj më mirë të ngopë, bëhet më e shëndetshme dhe më e shijshme.” (Muslimi);
– është e ndaluar pirja e ujit apo ngrënia e ushqimit që ka qëndruar në enë të zbuluar. Transmeton Xhabir b. Abdullahu [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Mbuloni enët e juaja dhe lidhni calikët, sepse gjatë vitit është një natë kur përhapen infeksionet. Pranë cilës enë të zbuluar dhe caliku të palidhur të kalojë, e infekton.” (Muslimi);
– ndalohet të fryhet në enë me ushqim të nxehtë;
– ndalohet të hahet dhe pihet nga ena e dëmtuar;
– ndalohet të hahet dhe pihet nga ena ku ka ngrënë qeni;
– ndalohet të hahet dhe pihet nga ena e arit dhe argjendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here