NËSE JE NË…!?

0
233

Nëse je në…!?
*Nëse je në DEPRESION ti je duke kaluar në të kaluarën.
I Lartmadhërishmi në Kur’an thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse vërtet All-llahu i fal të gjitha mëkatet, Ai është që fal shumë dhe është mëshirues”! (Zummer, 53).
*Nëse je ANKSIOZ ti je duke jetuar në të ardhmën.
Mos vrapo pas dynjasë sepse nuk ka dyshim se fjala e Allahut është e vërtetë kur thotë: “…Jeta e kësaj bote nuk është tjetër përveç se një përjetim mashtrues.”
( Ali Imran, 185 ).
Nga Ibn Umeri -Allahu qoftë i kënaqur me të!- transmetohet se Pejgamberi -alejhi selam- e ka marrë me vete dhe i ka thënë: “Jeto në dynja si i huaj ose si kalimtar !”
Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nëse ngrysesh mos e prit sabahun, e nëse gdhihesh mos e prit mbrëmjen. Merr nga shëndeti yt për në rast sëmundje dhe nga jeta jote për në rast vdekje”. [Buhariu ].
* Nëse je në PAQE ti je duke jetuar në të tashmën.
“O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë, në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna ne. Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo send”. (Et-tahrim, 8)
“Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë ( dëm) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (El-earaf, 23).
Thotë i Dërguari i Allahut: “Sikur të mos bëni mëkate, Allahu do të krijonte njerëz që bëjnë mëkate, dhe më pas t’ua falë atyre mëkatet”. “Çdo njeri është gabimtar, më të mirët nga ata janë penduesit e mëdhenj”.
Dëgjoni se ç’thotë Pronari i Xhenetit:“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë, dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë”.(Kaaf, 31-35).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here