Nëse familjari grindet shpesh, a mos është prekur nga magjia?

0
504

Pyetja:

Në qoftë se një njeri grindet shpesh me të familjes dhe njëkohësisht është kundërshtar i madh i Islamit (është e pamundur që mos të kundërshtojë Islamin në çdo gjë), a ekziston mundësia që ai të jetë prekur nga magjia?

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket pyetjes se nëse një person grindet me të familjes dhe kundërshton Islamin gjithmonë, unë nuk mund të gjykoj në këtë se a ka sihr (magji) ai person apo jo, por them se është e mundur kjo. Por, mundet të jetë edhe ajo se ai person të jetë vetë në natyrshmëri nevrik dhe zemërohet shpejt, prandaj duhet të kemi parasysh se si sillemi me të. Para se t’i përcjellim atij ndonjë çështje apo qëndrim të Islamit duhet së pari ne të fitojmë rrespekt tek ai. Prandaj, është me rëndësi se si i qasemi bisedës me të, pastaj mund të jetë ai paragjykues ndaj Islamit, nga informatat e mëhershme që i ka. Gjithashtu, ju këshillojmë që të bëni lutje për të që Allahu ta drejtojë dhe përmirësojë.

Alaudin Abazi