Ja edhe 10 faktorë për zhvillimin e dashurisë mes bashkëshortëve

0
531

Kush dëshiron t’i rritet kapitalit në llogarinë bankare, duhet të kërkojë mënyra për zhvillimin dhe rritjen e kapitalit të tij. Edhe ai që dëshiron të zhvillojë më tej dashurinë për gruan e tij, duhet të kërkojë mjete të përshtatshme për ta rritur shkallën e dashurisë dhe që të dy bashkëshortët duhet t’i përmbahen asaj.

Ne do të përmendim disa nga këto mjete:

1. Shkëmbimi i dhuratave, edhe pse simbolike, si vendosja e një trëndafili në jastëk para se të flejë, ka një magji të çuditshme. Një kartelë e vogël e zbukuruar mirë, ku i shkruan dy fjalë të bukura, ka ndikimin e saj, të hollat e harxhuara për blerjen e dhuratave do të të kompensohen me ndriçimin që do të shohësh në fytyrën e saj, me buzëqeshjet e ëmbla në buzët e saj. Lëvdatat, letrat dhe gëzimi duhet të shpërndahet në të gjitha këndet e shtëpisë. Por edhe gruaja duhet t’u japë rëndësi këtyre çështjeve.

2. Caktimi i kohës për t’u ulur së bashku dhe dëgjimi me vëmendje për njëri-tjetrin. Disa komentatorë të hadithit ishin befasuar nga heshtja e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selm në hadithin që rrëfen Umu Zerra nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj.

3. Shikimet që reflektojnë dashuri dhe admirimi. Emocionet mes bashkëshortëve nuk duhen të jenë thjesht duke shkëmbyer fjalë dashurie ose kryerjen e detyrave, por këto veprime duhen bërë nëpërmjet sinjaleve pa fjalë, përmes shprehjeve të fytyrës, tingullit e zërit, shikimit të syve. Të gjitha këto janë kënaqësi emocionale dhe psikologjike.

A duan çiftet ta mësojnë artin e syve, artin e gjuhës së toneve të zërit dhe atë të shprehjeve të fytyrës? Për shembull, a e dini çfarë ndikimi të madh ka gjuha e syrit në zemra?

4. Përshëndetjet e ngrohta në hyrje dhe dalje, në udhëtim apo në telefon.

5. Lavdërimi i gruas dhe bërja e saj të ndihet se je xheloz për të dhe moskrahasimi me dikë tjetër.

6. Merrni pjesë së bashku në disa gjëra të lehta të tilla, si planifikimi për të ardhmen dhe në rregullimin e bibliotekës. Ndihmoje në përgatitjen e ndonjë ushqimi, për të rregulluar diçka për fëmijët apo shkruani nevojat për shtëpi dhe punë të tjera të lehta, të cilat janë shkak që ndërtojnë dashurinë mes jush.

7. Fjalët e mira, shprehjet emocionale dhe të ngrohta janë si një lloj deklarate dashurie për gruan. Mbill tek ajo ndjenjat se ajo është një dhuratë për ty nga i madhi Zot.

8. Mbledhjet e qeta, duke u kushtuar kohë për dialog dhe muhabet, të përziera me pak argëtim dhe të qeshur, larg nga problemet, nga fëmijët, britmat dhe grindjet e tyre ka një ndikim të rëndësishëm në intimitetin dhe dashurinë mes bashkëshortëve.

9. Bilanci mes pranimit apo refuzimit është një çështje e rëndësishme. Nuk duhet pranuar tjetri me një shkallë të tepërt e as nuk duhet refuzuar, që kjo të bëhet shkak që t’i shmangemi një ditë.

Dashuria e tepruar është e ndaluar. Duhet të kemi shumë kujdes në mbajtjen e kësaj balance dhe nuk duhet ta neglizhojmë këtë çështje sepse prej saj mund të lindin shumë probleme në jetën bashkëshortore.

10. Bashkëveprimi i dy bashkëshorteve në kohë krizash në veçanti, në rast se gruaja është e sëmurë, ka nevojë për kujdes, përkrahje konkrete dhe morale apo burri është i mërzitur për disa arsye, kërkon simpati morale apo që t’i qëndrohet pranë. Dhimbja për dhimbjen e tjetrit ka ndikimin më të madh në ndërtimin e miqësisë midis bashkëshortëve dhe i bën ata më të ngushtë dhe të dashur ndaj njëri-tjetrit.

Shkroi: Dr Ibrahim Duvejsh
Përshtati: Rashit Zylfiu