NËNA JOTE TË MOS PREZANTOJË NË DASËM NËSE DO QË TË MARTOHEM ME TY!

Një i ri, me profesion mjek, shkon në shtëpinë e familjes së shokut ta kërkon dorën e vajzës së tyre, por vajzës pasi që ju sqarua gjendja e tij në tërësi, e kushtëzoi më një kusht të rëndë për tu martuar me të, që nëna e tij të mos prezantojë në dasmën e tyre!

Djali u hutua nga ky kusht dhe sdinte çfarë të bën. Mendoi një periudhë dhe e vendosi të këshillohet me një nga profesorët e tij universitar.

Shkoi në zyrë të tij dhe kur e takoi ia paraqiti rastin dhe profesori i habitur i tha: E pse ky kusht?!

U turpërua dhe i tha: Prindi më ka ndërruar jetë kur isha vetëm se njëvjeçar, e nëna ime, për të mbijetuar dhe për të më shkolluar ka punuar si punëtore e thjeshtë, i lante rrobat e njerëzve. Kjo e kaluar e saj më shkakton shumë probleme dhe unë tani dua të filloj një jetë të re!
Profesori i tha: E kam për ty një kërkesë të vogël… e ajo është që ti të shkosh në shtëpi dhe tia lash duart nënës tënde, e pastaj të nesërmen kthehu dhe takohemi dhe ta jap mendimin tim!

Me të vërtetë, kur shkoi në shtëpi kërkoi nga e ëma ti lajë duart e saj. Sa filloi tia lajë duart, nga pamja e tyre, i rrjedhën lotët! Ishte hera e parë që i vërejti se sa ishin rrudhë, dhe se në to ishin disa varrë dhe mavijosje dhe kur lageshin me ujë, nëna ndjente dhembje dhe kishte ethe!

Pasi që i lau duart e nënës, skishte durim ta prese të nesërmen dhe takimin me profesorin, po e mori telefonin dhe i telefonoi prindit të vajzës dhe i tha: Të falënderoj për çdo gjë, unë pasi që mendova mirë vendosa për çështjen time, e vendimi im është se, unë nuk do ta flijoj nënën time për hir të tashmes sime, sepse ajo e flijoi jetën e saj për hir të ardhmes sime!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU