NDËRMJETËSIMI DHE DALJA E BESIMTARËVE NGA ZJARRI

0
234

Ebu Said, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Sa u përket banorëve të zjarrit të cilët qëndrojnë aty, ata as që do vdesin e as që do shpëtojnë, por, disa njerëz që i ka kapluar dënimi i zjarrit si pasojë e mëkateve (apo gabimeve) të tyre, dënohen deri sa të humbin ndjenjat e të bëhen si qymyri, do lejohet për ta shefati, e sillen grupe grupe, ndahen nëpër lumenjtë e xhenetit, e më pas u thuhet (banorëve të xhenetit): O banorë të xhenetit, hudhni mbi ta ujë, kështu që ata riformohen njëjtë sikur që zhvillohet fara e mbjellur në një skaj të lumit.” Shënon Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Mëshira e Allahut është e madhe, mirësia e Tij është e pakufishme, mirësitë dhe mëshira e Tij janë më të mëdha dhe më të gjëra ndaj krijesave në ahiret, shumëfishi i asaj që është në këtë botë, e prej llojeve të kësaj mëshire lejimi i Allahut për pejgamberët dhe njerëzit e mirë prej robërve të Tij, që të ndërmjetësojnë për disa njerëz që veprat e tyre ishin të mangëta që të hyjnë në xhenet, e mëkatet e tyre ishin tej mase të mëdha, kështu që hyrën në zjarr. E Allahu i begaton ata me lejen e Tij për ndërmjetësim, e nxirren prej zjarri pasi të jenë djegur në të , saqë të jenë bërë si qymyr, do hudhen në lumënjë afër xhenetit, e do urdhërohen banorët e xhenetit që të hudhin ujë mbi ta, kështu që u rikthehet atyre gjallëria, riten e zhvillohen ashtu si një farë ritet afër një lumi, dalin të gëzuar, të sihariquar, falënderues ndaj Allahut për dhuntitë e begatitë e Tija.

Dobi nga hadithi

Se banorë të zjarrit janë jobesimtarët.
Përjetshmëria e jobesimtarëve në zjarr, është përhershmëri, nuk do vdesin.
Disa nga besimtarët gjynahqarë do hyjnë në zjarr si shkak i gjynaheve të tyre.
Pohimi i ndërmjetësimit për besimtarët gjynahqarë, që të dalin nga zjarri.
Ndërmjetësimi nuk i takon askujt përveç kujt Allahu i lejon.
HADITHI I NJËZET E KATËR

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here