Ndër kohët më të mira për pranim të lutjeve

0
219

Dije, na mëshiroftë Allahu ty dhe mua, se pasi të plotësosh udhëzimet e mësipërme, duhet të zgjedhim kohën më të përshtatshme për lutje, që të jemi më afër shpresës për plotësimin e saj. Ndër kohët më të përshtatshme, sipas këshi-llave të Pejgamberit (salall-llahu alejhi ue selem), janë:
1.Dita e Arafatit, që është gjithmonë një ditë para Bajramit të Ramazanit.
2.Nata e Kadrit, që është midis dhjetë-ditëshit të fundit të muajit të madhëruar të Ramazanit.
3. Pjesa e fundit e natës dhe mbrëmja.
4.Koha midis ezanit dhe ikametit.
5.Dita e xhuma.
6.Kur jemi duke bërë sexhde.
7.Kur jemi në udhëtim e sipër.
8.Kur bie shi, etj.
Këto janë disa kohë që i ka përmendur Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem). Por kryesore është që besimtari t’i drejtohet Allahut me lutje, kudo që të jetë, sepse Ai kërkon nga ne që të trokasim në derën e Tij kudo e kurdo, madje, Ai kënaqet nga një veprim i tillë. Në ajetin e gjashtëdhjetë të sures “Gafir” Allahu thotë:
“…Lutmuni vetëm mua, që t’ju përgjigjem … “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here