MYSLIMANI NЁ MOMENTET E VЁSHTIRA

MYSLIMANI NЁ MOMENTET E VЁSHTIRA

Cilësia e besimit të myslimanit dhe karakterit moral shfaqet në kohëra të vështira.
Nën rrethanat e tilla, shohim moralin, trimërinë, durimin, besimin, kuptimin, guximin, tolerancën e tyre superiore si dhe vullnetin e tyre për të falur, vetëflijimin, mëshirën, humanitetin, vlefshmërinë, ndërgjegjen dhe vetëpërmbajtjen.

“Myslimani në çastet e vështira” është personi që ka durim në çdo vështirësi, frustrim dhe humbje duke i shfaqur cilësitë e lart përmendura.

Njerëzit e tillë kurrë nuk rrezikojnë moralin e tyre, ndeshen me çdo situatë me pjekuri të plotë dhe besim në All-llahun, shohin arsyen në çdo gjë që ndodh dhe të mirën në të, dhe nxisin të tjerët që të praktikojnë moral të njëjtë.

Siç shkruan në Kur’an:
“…kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt… “ (Ahzab, 33:10), këto janë kohëra të vështira kur besimtarët i nënshtrohen sprovës serioze dhe janë të kapluar nga frustrimi.

Kur flasim për çastet e vështira, njerëzve që nuk e njohin All-llahun u vijnë shembuj të ndryshëm: fatkeqësi natyrore, humbja e vendit të punës, bankrotimi dhe ngjarje të ngjashme.

Por për ata që kanë besim, momentet e vështira janë në situata më serioze si: kur dikush është i privuar nga kushtet elementare të tij/saj, dhe kur frustrimet janë më serioze sesa ato të përditshmet.

Kur’ani definon kohërat e tilla kur “zemrat arritën në fyt” si kohëra kur ndonjë vështirësi, sëmundje dhe fatkeqësi bie në shumë njerëz, si kur dëbohen nga shtëpia, dëbohen nga vendi, përballimi me kurthe të vendosura vetëm për ta, si dhe njerëzve dhe familjeve të tyre, atëherë janë subjekt i brengës shpirtërore.

Kur’ani jep shembuj të vështirësive të përjetuara nga profetët dhe besimtarët e devotshëm. Siç thamë edhe më herët, besimtarët e devotshëm kanë kaluar dhe kanë qëndruar shumë sprovave serioze, si:

Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!” Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër! (Bekare, 2:214)

Në këtë ajet, All-llahu thotë se të gjithë njerëzit do të kalojnë nëpër vështirësi dhe jep lajme të mira se durimtarët do të kenë të mira në jetën e amshueshme. Në këtë kohëra, dallimi mes “myslimanëve në çastet e fatkeqësisë” dhe “myslimanit në çaste të lumtura” do të jetë i qartë.

Ata të grupit të parë do të përgjigjen vështirësive dhe frustrimeve kështu:

Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!” (Bekare, 2:156)