Muslimanët e Filipineve – kolonializmi, krishterizimi, pushkatimi dhe xhihadi për çlirim

0
251

                                                                                                                              1344609293873

Viti 1521. Ekspedita e Magellanes spanjolle hapi periudhë koloniale për muslimanët e Filipineve të sotme, e cila zgjati 4 shekuj (400 vite), në mënyrë që më vonë të qeverisin SHBA-t duke ia dorëzuar shtetin të krishterëve.

Ashtu si muslimanët e tjerë, në pjesë të ndryshme të botës, muslimanët e Moros përjetojnë sprova lufte për mbijetesën e tyre. Këto sprova nuk zgjasin një vit apo dhjetë vjet, por kanë qenë tashmë përmes një serie të gjatë të pushtimeve koloniale, të cilat prej shumicës së muslimanëve të cilët posedonin shtet, u bënë minoritet, i cili nuk e njeh as atdheun, dhe nuk ka strehim!

Ata kishin një shtet të madh, i cili si i pavarur bashkë-ekzistoi për më shumë se dy shekuj. Islami në të erdhi në vitin 1380 nëpërmjet predikuesve tregtar, të cilët i thërrisnin njerëzit në islam dhe me sjelljet e tyre të mira dhe veprimeve arritën sukses për ta përhapur fenë e islamit në të gjithë vendin.

Gjate njëqind e pesëdhjetë viteve të ardhjes së tyre ata e krijuan një emirat islam të pavarur në ishujt e saj të mëdha: Sulu Mindenao, Selam etj.

Njerëzit, në ishujt e mëdha dhe të vogla të shpërndara në Oqeanin Paqësor, i cili ka arrit numrin prej 7.000 ishujsh me një sipërfaqe prej 300,000 km2, kanë vazhduar të jetojnë nën ombrellën e islamit deri më 17 mars në vitin 1521, kur kolonizatori spanjoll, me anijet e tyre luftarake, papritmas i sulmuan ato ishuj me një plan të përpunuar mirë.

Sipas tij, spanjollët, pasi që arritën ta shkatërrojnë kështjellën e fundit të shtetit islam në Spanjë në vitin 1492, e planifikuan shkatërrimin e muslimanëve dhe çrrënjosjen e islamit, i cili do të shkon në dy drejtime.

I pari, i brendshmi, i cili bazohet në çlirimin nga të gjithë muslimanët në Andaluzi (Spanjë dhe Portugali) dhe tjetrin, të jashtëm, i cili bazohet në zhdukjen e muslimanëve në cilindo rajon që arrijnë duart e tyre, dhe përhapjen e krishterizmit në të.

Zona Moroa (Filipinet jugore) dhe zona rreth tij, ishin të parat për tu sulmuar nga kolonialistët spanjoll, vetëm pas 29 vjetëve nga rënia e Andaluzisë.

Periudha e kolonizimit

Okupatori spanjoll, siç është kjo, kryesisht, praktikë e vjetër e kolonialistëve, erdhi me makinat më të mira të tyre ushtarake dhe priftërinjtë, që ishin trajnuar mirë në detyrat e tyre, dhe ky ishte konvertimi i muslimanëve në krishterizëm, dhe të cilët për shkak të rolit të tyre në luftën në Andaluzi (Spanjë) nga ajo erdhën të ngarkuar me urrejtje të madhe ndaj islamit dhe muslimanëve.

Ndër udhëheqësit e kësaj ekspedite ishte Magellani, i cili në histori është i njohur për udhëtimin e tij në det rreth tokës, por ndër të tjera ishte ai i cili i konvertonte dhe i cili e kaloi jetën e tij në shërbim të projekteve kishtare. Statuja e tij, të cilën ia kanë ndërtuar në ishullin Bedafao, ende të kujton në – “Daljen e Mesiut për çlirimin e vendit nga muslimanët”, siç e ka quajtur kisha Magellanin!

alt

Hartë e vjetër spanjolle e ishullit të Mindanao (Wikipedia)

Në fushatën e tij ushtarake spanjolle së pari e pushtoi ishullin Bedafao. Pasonte ishulli Mindenao. Muslimanët në atë kohë nuk qëndruan të pandihmë, por u angazhuan në një luftë të ashpër kundër pushtuesve, duke e mbrojtur vendin e tyre, popullin dhe fenë. Ata arritën ta vrasin Magellanin në ishullin Makistan (Maktan). Mbretëria e Spanjës atëherë e  përforcoi flotën e saj me luftanijet e tjera, e cila ua mundësoi pushtimin e zonave veriore. Pastaj arritën ta imponojnë autoritetin e tyre në jug.

Magellanin, shkenca e feston si njeriun e parë i cili lundroj rreth botës, edhe pse në realitet ai ishte lajmëtari i kishës për ti krishterizuar dhe robëruar njerëzit e lirë! Në fakt, Magellani as nuk “lundroi” rreth botës, sepse në këtë rrugë u vra, por ekspedita e tij vazhdoi ta rifilloj udhëtimin detar nëpër botë.

Pas ardhjes së ushtrisë spanjolle ekspeditat ushtarake okupuese praktikonin “Gjykatat inkuizitore”, të cilat filluan në Andaluzi (Spanjë), dhe qëllimi i tyre ishte ti shfarosin muslimanët dhe parandalimin e përhapjes se tyre, dhe krishterizmin e vendit te njerëzve me “qejf” ose me “forcë”. Historiani krishterë Piter Xhojnxhi i pranoi të gjitha ato që i bënë spanjollët qe ti krishterizojnë njerëzit me forcë, kështu që para tyre ishte një “zgjedhje”: Vrasja apo pranimi i krishterizmit.

Spanjollët në Filipine qëndruan gati katër shekuj (400 vite) dhe arritën që në atë periudhë ti realizojnë shumicën e qëllimeve të tyre: Përhapjen e qeverisjes në vend, konvertimin me dhunë të popullit, dhe frikësimin. Gjithashtu me inkurajimin (joshjen) e një numri të muslimanëve ku arritën, me pranin e të krishterëve, ti realizojnë planet e tyre, dhe muslimanët e mbetur që ishin të koncentruar në pjesët jugore të vendit u quajtën “populli Moro” dhe fjala “Moro” është fjalë spanjolle e cila ishte përdorur për muslimanët, gjatë pranisë së tyre në Andaluzi (Spanjë), dhe e cila, gjatë luftës midis dy palëve, është përhapur, duke ia kujtuar çdo spanjolli, i cili do ta flet apo dëgjon, në armiqtë e tyre, muslimanët. Urrejtja e spanjollëve ndaj kësaj fjale erdhi aq larg sa që ata njëri-tjetrin e quanin kështu gjatë grindjeve dhe mallkimeve të ndërsjella!

Periudha amerikane

alt

4 Qershor në vitin 1946. Amerika ia dorëzon pushtetin të krishterëve filipinas

Spanjollët më në fund, i lanë Filipinet, por amerikanët e zunë vendin e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë me zbatimin e planit të njëjtë. Hapi i parë i kolonialistëve amerikanë ishte sinkronizimi me të krishterët dhe nxitja në mbështetjen e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën shoqërore, derisa vetes së tyre t’ia sigurojnë një qëndrim të mundshëm afatgjatë. Kështu, autoritetet e reja okupuese amerikane e formuan shtetin, institucionet e saja dhe ia dorëzuan të krishterëve në mënyrë që ta zgjerojnë pushtetin e tyre (ndikimin) në mënyrë të organizuar. Pra, ata ia themeluan qeverinë e re transitore në vitin 1935 si pjesë e Komonveltit, e cila i përfshin të gjitha ishujt dhe kjo nën autoritetin e forcave të krishtere. Pastaj Shtetet e Bashkuara e deklaruan pavarësinë e Filipineve në vitin 1946.

Periudha e persekutimi dhe bisedimeve mashtruese

Që nga publikimi i pavarësisë dhe njohjes nga ana e OKB-së u edukua  qeveria zyrtare, e cila ishte ligjshëm e njohur nga opinioni publik botëror, dhe të cilës i ndihmonin fuqitë e mëdha, veçanërisht SHBA, në çdo gjë që bënin kundër muslimanëve në vend të kolonizatorëve të vjetër. Ajo qeveri krijesë e kolonialistëve, u bë një shtet. Kështu, muslimanët, pronarët e tokës dhe shtetit, u bënë grupe rebelësh ose separatist, të cilët ishin ngritur kundër sistemit dhe ligjit, dhe ishin rrethuar në zonën jugore, duke u bërë një pakicë (në mes të 5 dhe 10 milion sipas statistikave zyrtare) në mesin e 100 milion filipinasve.

Përkundër gjithë kësaj, qeveritë e njëpasnjëshme të Filipineve prej vitit 1946 deri në ditët e sotme nuk u ndalën me zbatimin e planit të tyre për të shkatërruar praninë islame. Kështu që punuan në thyerjen e strukturës së popullsisë, duke mbjell prani të re të krishterëve dhe inkurajimin e vazhdueshëm të ardhjes së krishterëve, duke u ndarë vend (tokë) atyre (krishterëve), duke ua lejuar atyre për të përhapur ndikimin e tyre (krishterë) dhe udhëheqësisë deri në atë kohë sa që prania e tyre në disa zona, arriti në 50{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të popullatës së përgjithshme. Nga ana tjetër, prania islame në jug filloi të bjerë.

Por shpresa nuk u shkatërrua apo që ana islame ta ndalë xhihadin për lirimin e vendit të tyre. Muslimanët luftuan kundër spanjollëve, siç edhe u përmend, ashtu siç luftuan kundër pushtimit amerikan dyzet vjet (40) vazhdimisht. Pas kësaj, ata vazhduan xhihadin kundër qeverive që erdhën njëra pas tjetrës, dhe i dhanë më shumë se 300.000 shehida. Në vitin 1962 grupet e tyre luftarake u bashkuan në “Fronti për çlirimin e Moroas”, të cilën e themeloi një grup studentësh në universitetet islame dhe institutet jashtë vendit. Fronti filloi të veprojë publikisht në vitin 1968 nën udhëheqjen e Nur Misvarijas dhe Selamat Hashimit, dhe udhëhoqën një luftë të gjatë e cila e detyroi qeverinë Filipine, që njëzet vjet më parë, të ulet në tryezën e bisedimeve, negociatat vazhdojnë deri në ditët e sotme.

Muxhahidët Moroan

altQë atëherë janë nënshkruar tri traktate të paqes, por asnjëra prej tyre në praktikë nuk është zbatuar. Kështu, në vitin 1976 të dy palët; muslimanët të udhëhequr nga Nurom Misurijemi dhe Filipinasit të udhëhequr nga një prej presidentëve të mëparshëm Ferdinand Markosi, arritën një marrëveshje mbi autonominë, me të cilën muslimanëve u jepen trembëdhjetë zona – qarqe dhe nëntë qytete në Filipinet jugore, të cilat në përgjithësi janë vende ku janë të koncentruar muslimanët. Marrëveshja u nënshkrua në Tripoli në Libi, me ndërhyrjen e Organizatës së Kongresit Islamik dhe nën presionin e disa vendeve të naftës, nafta e të cilëve ishte e nevojshme për Filipinet. Edhe përkundër faktit se qeveria Filipine me këtë ka marrë shumë naftë dhe të ardhura tregtare nga vendet ndërmjetësuese muslimane, ato (Filipinet), së shpejti pasi i realizuan interesat e tyre, kjo marrëveshje u ngri. E gjithë kjo pavarësisht nënshkrimeve të Organizatës së kongresit islamik dhe qeverive në vendet muslimane, si dëshmitar të marrëveshjes.

Gjatë mbretërimit të Korazon Akinit (1986 – 1992) filluan, për herë të dytë, negociatat në mes dy palëve për ringjalljen dhe zbatimin e marrëveshjes në Tripoli. Por, qeveritë e vonuan zbatimin dhe në vend të kësaj marrëveshje, i ofruan muslimanëve autonomi, e cila, në vend te 13 i përfshin 4 zona. Kontrata, përsëri, nuk u zbatua, për shkak se qeveria, nga ana e saj, nuk e pranoi seriozisht problemin dhe Nur Misuri, i cili ishte një negociatori i komunitetit musliman në Tripoli, e refuzoi ofertën e re.

Diskutimet vazhduan mes dy palëve derisa në pushtet erdhi qeveria e presidentit Fidel Ramosit, në vitin 1992 i cili kishte “përvojë” për shtypjen e muslimanëve. Ai është projektuesi i masakrës të cilin e bëri ushtria gjatë mbretërisë së Markosit. Ai në atë kohë ishte komandant i komandës supreme, dhe pastaj ministër i mbrojtjes gjatë mbretërimit të Korazona Akinit. Por, kur ai u bë president, ai u përpoq për ta qetësuar situatën në vend duke e kthyer një faqe të re, dhe njoftoi mundësinë të një amnestie të përgjithshme dhe kryerjen e zgjedhjeve në rajonet autonome muslimane, si dhe tu lejoj muxhahidëve hyrje të sigurt në qytetet ku qeveris ushtria.

Ky zhargon i ri ndihmoi për të filluar një raund të ri të negociatave midis të dy palëve (Misurit dhe qeveris Filipine), të cilat në fillim të shkurtit në vitin 1994 e nënshkruan një marrëveshje të re sipas së cilës u pezulluan operacionet ushtarake dhe krijimin e të ashtuquajturës “Kuvendit të Filipineve jugore me sigurinë dhe zhvillimin.”

Por, në praktikë, për muslimanët, asgjë nuk ndryshoi. Marrëveshjet që pasuan njëra pas tjetrës ishin faktorë i drogës për anën muslimane, që ishte e shoqëruar nga vonesat, mashtrimet dhe shtyrjen, dhe të gjitha në një kohë në të cilën pala Filipine vazhdimisht vazhdonte projektet e saja kundër muslimanëve, të cilat ishin të bazuara (të varura) në tri drejtime paralele.

Së pari: Veprimi i zhvendosjes dhe dëbimit jashtë vendit dhe konfiskimi i arave (tokave) dhe shlyerja e banorëve të rinj.

E dyta: Përfitimi i ofrimeve të disa shërbimeve që lidhen me nevojat ekonomike dhe sociale.

Së treti: Përpjekja e përhapjes të përçarjes dhe armiqësisë në radhët e muslimanëve, sidomos të atyre që vazhduan xhihadin për çlirimin e vendit.

Nga ngjarjet më të rëndësishme në këtë periudhë ishte copëtimi i frontit Moroa dhe dalja e Selamata Hashimit me organizatën e re në vitin 1977 nën emrin “Organizata çlirimtare Bangs Moro”, emrin e së cilës më vonë e ndryshoi në “Fronti Islamik për çlirimin e Moroas” duke konfirmuar se do të shkojë në rrugën e xhihadit për të arritur pavarësinë. Selamat Hashimi kishte justifikim të fortë për ndarjen nga Misvariji, pasi zbuloi mashtrimet dhe shtyrjen e autoriteteve Filipine të cilat kishin vendosur ta tërheqin problemin në negociata të vazhdueshëm dhe marrëveshje prej të cilave nuk kishte asnjë dobi.

Ndarja ndodhi, por pa armiqësi, ose luftë për të cilin vuri bast (short) regjimi i Filipineve, i cili me ndihmën e All-llahut nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Me rritjen e aksioneve të xhihadit nga ana e muxhahidëve të Moroas islamike, rritej edhe kundërshtimi nga ana e Filipineve, e cila në vitin 1972 e themeloi organizatën terroriste “Ilaxha”, gjatë mbretërimit të Markosit, dhe ndërmori aksione kundër muslimanëve në dy drejtime.

Së pari, vrasjen e predikuesve (thirrësve të islamit) dhe aktivistëve muslimanë.

Së dyti, veprimin e aktiviteteve për konvertimin e muslimanëve (në krishterë). Aktiviteti i kësaj organizate kryhej paralelisht edhe me bashkëpunimin e organizatave perëndimore për konvertimin (evropianëve dhe amerikanëve), të cilët kryenin aktivitete të gjëra nën mbrojtjen e qeverisë. Aktivitetet e tyre përhapeshin në Azinë Juglindore (Indonezi, Malajzi, Tajlandë dhe Singapor), të gjitha këto nën kujdesin e Vatikanit dhe të këshillit botëror të kishave.

Roli i sionistëve

Edhe sionistët (jevrejët) gjithashtu i përzien gishtat e tyre këtu dhe roli i tyre nuk mbeti prapa nga rolet e të tjerëve. Kështu, forcat speciale “izraelite” punonin për ti trajnuar forcat speciale të Filipineve, e cila quhej “Ushtria e verdhë”, e cila ka ndërmarrë operacione për vrasjen  e muslimanëve dhe vendosjen e krishterëve në zonat e Duboias derisa muslimanët në to mbetën pakicë (40{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}), pasi që ishin shumica dërrmuese.

ARSYET E OKUPIMIT

Nuk ka dyshim se burimet natyrore që i gëzojnë zonat muslimane (8 nga 10 produktet kryesore të eksportit të Filipineve vinë nga jugu i vendeve muslimane), dhe të cilat marrin pjesë në pasurin e vendit me një përqindje prej 65-70{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të vlerës së mallrave të eksportit, ajo që gjithmonë i bën këto zona tërheqëse për fuqitë koloniale, sidomos pas zbulimit të rezervave të naftës të mëdha, të cilat ekspertët i vlerësojnë një nga depozitat më të mëdha natyrore të naftës në botë, shumë më të larta se nafta në Brunei.

Përveç kësaj, prodhimi i grurit e vetë ishullit Mindanao e përben 56{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të grurit në tërë Filipinet, dhe 55{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të qumështit, 55{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të kokosit, 50{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të peshkut, 100{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të gomës, 100{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të bananeve, 39{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të mishit dhe 29{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të prodhimit të orizit.

Me të vërtetë, shpëtimi i këtyre pasurive, lirimi i përgjithshëm i atdheut, kthimi i lirisë dhe identitetit, kërkon edhe më shumë përpjekje dhe xhihad, se që kërkohet nga muslimanët e tjerë për tu ndihmuar dhe të tregojnë solidaritet me vëllezërit tanë.

Pas shumë vitesh të negociatave dhe marrëveshjeve, rezultati është mashtrime, 50 vite xhihad dhe 300 000 shehida.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here