Prifti Jones në vend të Kuranit gabimisht i ka djegur 2000 kopje të Biblave

0
247

                                                                                                                                images

Pastori nga Florida i ndezi më shumë se 2000 kopje të Biblave për të cilat ka besuar se janë kopje të Kur’anit para se autoritetet të arrinin ta fikin flakën dhe ta arrestonin atë.

Sipas policisë lokale, Terry Jones dhe prifti i tij ndihmës, Marvin Sap, dolën për ti djegur 2998 kopje të Kuranit, një për secilën viktimë të 11 shtatorit. Dy personat u arrestuan të mërkurën dhe u akuzuan për një vepër penale, derisa e ngiste kamionin e tij në kamionin Sheverlet pas së cilës “e tërhiqnin një skarë të madhe me kopje të Kuranit të shkrira në vajguri.”

Policia tha rimorkion e kishte kapluar zjarri, ndërsa kamioni ishte duke ecur. Pasi zjarrfikësit e shuan flakën, duke shikuar në detaje e zbuluan se librat që ishin bërë pirg brenda kutisë shumë të ndezshme, në fakt, kishin qenë Bibla.

“Nuk e miratojmë djegien e asnjë libri fetar,” tha Sherif Grady Judd , “por ne jemi të tronditur absolutisht kur e kemi zbuluar se Pastori Jones disa mijëra Bibla të krishterëve i kishte shëndrruar në pluhur. ”

Ndërsa Jones nuk dëshironte të komentoj, Fran Ingram, një zëdhënës për kishën e udhëhequr nga Pastor Jones thotë se Jones kishte porositur kopje të Kur’anit në tregun me shumicë përmes Amazonit (faqe interneti që shet) . “Ato kishin për të arritur me 10 shtator, por ishin vonuar një ditë. Ne ishim në një nxitim, dhe kjo ishte arsyeja pse ne nuk i kontrolluam kutizat. ”
“Vazhdimisht e lus Zotin për falje pasi ka ndodhur kjo”, tha Ingram . “Ne mendojmë se muslimanët janë pjesërisht për ti fajësuar për këtë. Po të mos protestonim kundër tyre, kjo nuk do të kishte ndodhur. Ata na kanë mashtruar!”

Megjithatë, ata po të mos kishin dashur ti djegin kopjet e Kuranit, nuk do ti kishin djegur kopje e Biblës.

Ne shpresojmë se Pastori Jones dhe urryesit e tjerë të Islamit të marrin mësim nga proverba popullore: “Kushdo që ia gërmon një gropë tjetrit bie vete në të.”

Burimi:  newslo.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here