Pacientët, të dëshpëruar me Ministrin Agani

0
250

images

Hysni Shala, i cili prej gjashtë muajsh vuan nga sëmundja e kancerit, ankohet se në Institutin e Onkologjisë as për së afërmi nuk gëzon shërbimet që i takojnë.

Ai thotë se të gjitha barnat duhet t’i blejë vetë, të cilat janë mjaft të kushtueshme. Shala ka përcjellë intervistat e ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, dhe thotë se deklaratat e tij se ekzistojnë barnat dhe shërbimet e tjera, janë të pavërteta, raporton KTV.

Shala është shprehur se deri tash në klinika private i ka bërë dy kontrolle të detajuara, e që, siç thotë ai, janë të kushtueshme. Thotë se ia del mbanë t’i kryejë kontrollet e domosdoshme, por vetëm me ndihmën e familjarëve të tij që gjenden jashtë Kosovës.

Se furnizimi me citostatikë nuk ka qenë i mjaftueshëm pohon edhe zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu. Fazliu thotë se nuk pritet të ketë ndryshime as për këtë vit.

Ndërsa, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur se prej 15 janarit 2014, procesi i furnizimit me barna dhe material shpenzues, është decentralizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ka kaluar në kompetencat e spitaleve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here