Mus’hafi më i vjetër në botë

0
152

Mendohet se mus’hafi më i vjetër në botë është ai i Osmanit r.a.. Rrjedh nga shekulli VII dhe supozohet se e ka shkruar vetë hazreti Osmani r.a.. Gjithashtu mendohet se pas vdekjes së Osmanit r.a., halifi i IV, Aliu r.a. e dërgoi këtë mus’haf në qytetin Kufe në Irak. Aty qëndroi rreth 700 vjet, kur Timurlenko, pushtuesi i Azisë Qendrore, e gjeti këtë kopje dhe e mori me vete në shtëpi. Tek ai qëndroi rreth 400 vjet.

Pas pushtimit të Samerkandit nga ana e Rusisë më 1868, sunduesi rus e mori këtë kopje dhe e vendosi në Bibliotekën Mbretërore, prej nga Lenini e dërgoi në Uf, në Baskortostan. Pas shumë kërkesave të myslimanëve të Tashkentit, kjo kopje u kthye në Azinë Qendrore në vitin 1924.

Në këtë vend gjendet edhe sot. Mus’hafi i Osmanit r.a. është i mbrojtur nga UNESCO.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here