A mund të shkoj në shtete e jashtme, të emigroj dhe ta le nënën vetëm?

0
215
travel

Pyetje: ”Zëri i pyetjes është i pa qartë, por bëhet fjalë në lidhje me gjykimin për të bërë hixhret në një vend mysliman dhe për ta lënë nënën e vjetër në vend kufri …”

Përgjigje: ”Atij nuk i lejohet që të bëjë hixhret dhe ta braktis nënën e tij që është në nevojë për të. Ai duhet të qëndrojë me të për t’i shërbyer asaj dhe ta trajtojë atë mirë. Ky është një justifikim i vlefshëm për atë që të qëndrojë atje:

”Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje). Atyre do t’iu falë Allahu. Allahu është që shlyen e falë shumë (gabime).” 4:98-99

Ai justifikohet për të mos bërë hixhret. Megjithatë, ai duhet të kapet për fenë dhe të sillet mirë ndaj nënës së tij.”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (4)
p.m.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here