A lejohet të veshim rroba të zeza, kur mbajmë zi?

0
240

Pyetje:A lejohet të veshim rroba të zeza, kur mbajmë zi për të vdekurin, posaçërisht, nëse i vdekuri është bashkëshorti?

Përgjigje:
Veshja e të zezës, gjatë kohës së fatkeqësive, është traditë e gabuar, që s’ka bazë në Islam. Në fatkeqesi, personi duhet të bëjë atë çfarë është ligjëruar [për të tilla raste], kështu që ai duhet të thotë:

“Allahut i përkasim dhe Atij do t’i kthehemi. O Allah, më zhdëmto për vuajtjen time dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë”. [Muslim, 1525]

Nëse ai e thotë këtë me besim të fortë dhe duke qenë i kënaqur [me caktimin e Allahut], atëherë me siguri, Allahu i lartësuar do t’a shpërblejë për këtë dhe do t’a zhdëmtojë me atë që është më e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here