A mund të shërohet njeriu i çmendur apo ndonjë fëmijë i çmendur?

0
251

E ngjashme është edhe ndodhia që transmetohet nga El-Hejthemi ku përmendet se Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i erdhi një grua e cila kërkonte që ta lutë Allahun [subhanehu ve teala] për shërimin e djalit të saj i cili ishte i çmendur. Ai kërkoi t’i sjellin ujë. I sollën një enë të vogël nga guri me ujë ku pështyri, ia lau fytyrën, i bëri lutje dhe urdhëroi: “Laje me ketë dhe lute Allahun që ta shërojë.” Transmetuesi pastaj thotë: “Kërkova nga ai që të më ipet nga ai ujë për për djalin tim. Mora pak me gishta dhe e fërkova. Pas kësaj djali im ishte njeriu më i shëndoshë, e pyeta edhe atë grua për djalin e saj, e më tha se është shëruar plotësisht.

Ebu Davudi transmeton ndodhinë të cilën En-Neveviu në “Edh-kar”-in e tij thotë se është autentik, në të cilën Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerëz që mbanin një njeri të pranguar. I thanë se si mes veti kishin biseduar: “Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) është dërguar me ndonjë të mirë dhe të dobishme për njerëzit.” Mandej e pyetën për atë se a ka ndonjë send me të cilën (muslimanët) shërohen? (Ai më pastaj rrëfen):

“I këndova rukje (disa pjesë nga Kur’ani) në formë të Fatihas derisa nuk u shërua. Ai më dhuroi njëqind dhenë. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmërova për këtë. Më pyeti: A lexo ve diç tjetër pos kësaj?” I thashë: “Jo!” Ai më tha: “Merre atë dhuratë. Mjerr për ate që ushqet prej rukjes jo të drejtë! Ti je ushqyer prej rukjes së drejtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here