Mrekullia e rrjetës së merimangës, e cila përmendet në Kur’an

Mrekullitë e Allahut janë të pafundme. Koha që kalon dhe zbulimet shkencore provojnë atë që është shpallur në Kur’an mijëra vite më parë. Një prej këtyre mrekullive është edhe ajeti 41 i sures Ankebut.
“Shembulli i atyre, të cilët morën mbrojtës (zota, idhuj)veç All-llahut, është si shembulli i merimangës e cila thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, se shtëpia e merimangës është e shtëpia më e dobët.”(Ankebut;41)

Në këtë ajet kemi dy detaje shumë të rëndësishme. Fillimisht përdorimi i fjalës Ankebut, që ne gjuhën Arabe do të thotë Merimanga femër. Së dyti, folja  thur e cila përdoret në rastin kur kryefjala i përket gjinisë femërore. E gjitha kjo jo pa qëllim. I Gjithedituri Allah, na sinjalizon me anë të ajetit se shtëpinë e merimangës e ndërton femra dhe jo mashkulli siç ndodh në përgjithësi në botën shtazore. Pikërisht këtë kanë vërtetuar edhe kërkimet e fundit shkencore. Rrjeta e merimangës ndërtohet nga merimanga femër, e cila pasi e ndërton atë, gllabëron çdo insekt që ngec gabimisht aty, madje edhe merimangën mashkull. Ky është një tjetër detaj që na tregon atë që është paralajmëruar në versetin Kur’anor. Fatin që merimanga ndryshe nga gjallesat e tjera që e ndërtojnë shtëpinë e tyre për mbrojtje  nga kushtet klimatike ose rreziku nga gjallesat e tjera, e ndërton atë për të gllabëruar e shkatërruar çdo gjallesë që bie pre e grackës së saj. Ky është një krahasim i mrekullueshëm që I është bërë idhujtarëve me merimangën.

“ Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe që thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke arritur në konkludimin): ‘Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran: 191-190.)

Leave a Reply